Ora News: “Kim Kardashian shfaqet tepër transparente” plus 9 more |
- Kim Kardashian shfaqet tepër transparente
- Shakaja e kripur që Pogba dhe Lukaku i bëjnë gazetares së sportit
- Rrëzohet avioni i Marinës, vdesin 16 ushtarë amerikanë
- Agjesohen 100 bimë kanabis në fshatin Drashovicë, arrestohet kultivuesi
- Atentat shoferit të linjës Kalivaç-Lezhë, plagoset në këmbë me pistoletë
- Provokon Jennifer Lopez
- Shqiptarët e Maqedonisë kanë një kërkesë për kryeministrin Edi Rama
- Kremlini: Nuk kemi dijeni për takimin e Trump Jr. me avokaten ruse
- Doktor, atë që të bën fëmija, s’ta bën as perëndia!
- ‘Volkswageni’ përplas gjyshin me mbesën tek Kthesa e Kamzës
| Kim Kardashian shfaqet tepër transparente Posted: 11 Jul 2017 12:32 AM PDT Kim Kardashian gjihmonë e gjen mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes me prezencën e saj dhe kësaj herë siguroi që të gjithë sytë të ishin tek ajo. Bukuroshja, e njohur për format e saj bombastike, i ka lënë pak vend imagjinatës e veshur me reçipeta transparente dhe një xhaketë sportive të hapur ndërsa po hynte në një restorant në New York mbrëmjen e së hënës. 36-vjeçarja nxorri zbuluar gjoksin e saj dhe dukje shumë seksi.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Shakaja e kripur që Pogba dhe Lukaku i bëjnë gazetares së sportit Posted: 11 Jul 2017 12:27 AM PDT Paul Pogba vërtetoi së ai gjithmonë i preferon shakatë dhe nuk ndalet së bëri. Kësaj radhe viktima e shakasë së tij ka qenë gazetarja e sportit e cila po intervistonte yjet e futbollit. Gazetarja e ESPN, Alexis Nunes, ishte në vendin ku po qëndron klubi anglez, ku bëri një intervistë me futbollistin më të shtrenjtë në botë , Paul Pogban dhe Romelu Lukakun. Ajo u bë pjesë e një loje që njihet si guri, letra dhe gërshëra, ku doli e pafat, pasi kur ajo e humbi lojën Pogba e shtyu në pishinë. Skuadra e United do të takohet në 24 orët e ardhshme, me Pogba dhe Lukaku duke u bashkuar me trupat e Mourinhos në Los Anxhelos.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rrëzohet avioni i Marinës, vdesin 16 ushtarë amerikanë Posted: 11 Jul 2017 12:16 AM PDT Të paktën 16 ushtarë amerikanë kanë mbetur të vdekur pasi një avioni i Marinës është përplasur në një fushë në Delta të Misisipit mbrëmjen e së hënës. Avioni ushtarak KC-130 ka shpërthyer në flakë dhe zyrtarët kanë spekuluar se shkak kanë qenë municionet në bord. Deri tani në vendngjarje janë gjetur 16 trupa dhe shumica e tyre janë marinsa ndërsa po bëhen kërkime për gjetjen e trupave të tjerë. Avioni, sipas informacioneve paraprake, ka pësuar një difekt në lartësinë 6 km dhe është gjurmuar nga kontrollorët e trafikut ajror në Memphis, raporton Daily Mail.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Agjesohen 100 bimë kanabis në fshatin Drashovicë, arrestohet kultivuesi Posted: 11 Jul 2017 12:14 AM PDT Policia e Vlorës ka asgjesuar 100 bimë kanabis në fshatin Drashovicë. Bimët narkotike u gjetën pranë vendit të quajtur “Kumë e madhe” në tokë të hapur rishtas. Nga hetimet e deri tanishme, shërbimet kanë zbuluar se autori i dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre është shtetasi Ahmet Nelaj. Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 51 vjeçarit. Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Atentat shoferit të linjës Kalivaç-Lezhë, plagoset në këmbë me pistoletë Posted: 11 Jul 2017 12:04 AM PDT Shoferi i furgonit të pasagjerëve të linjës Kalivaç-Lezhë është plagosur nga persona ende të paidentifikuar mëngjesin e së martës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit në fshatin Kalivaç, ndërsa i plagosuri është shtetasi Aleksandër Gjonoca 47-vjeç. Ky i fundit është qëlluar teksa po lëvizte me furgon i vetëm, pak metra larg banesës së tij. Nga të dhënat bëhet e ditur se në drejtim të tij është qëlluar me pistoletë dhe njëri nga plumbat e ka kapur në pjesën e këmbës. 47-vjeçari është dërguar më urgjence në spitalin e Lezhës nga ku bëhet e ditur se pasi ka marrë ndihmën e pare, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen autorët dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia po vijon hetimet. Forca të shumta policie po krehin zonën, por pa mundur ende që të bien në gjurmet e autorëve. Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja pistolete, ndërkohë që pritet marrja në pyetje e të plagosurit për të mësuar më teper detaje rreth ngjarjes. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Posted: 10 Jul 2017 11:38 PM PDT Padyshim që Jennifer Lopez është një nga këngëtaret më seksi dhe është e njohur për guximin e saj në veshje. Ylli i muzikës edhe kësaj rradhe ka tërhqur vemëndjen e të gjithëve. E veshur me një fustan të zi me punime, pa të brendshme dhe të çarë deri në bel 47-vjeçarja ka prokuar fansat e saj. Ajo e ka postuar fotografinë në Instagram për të lajmëruar videon e re muzikore që do të dalë për herë të parë sot, në orën 9 të mëngjesit në Telemundo. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Shqiptarët e Maqedonisë kanë një kërkesë për kryeministrin Edi Rama Posted: 10 Jul 2017 11:33 PM PDT Shqiptarët në Maqedoni kërkojnë që Tirana zyrtare të mundësojë përfitimin e shtetësisë shqiptare nga gjithë shqiptarët jashtë kufijve. Një plan i tillë është zbatuar nga shtetet fqinje siç janë Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe vendet tjera ish-jugosllave, njofton agjencia e lajmeve INA. Ilir. M nga Shkupi thekson për agjencinë e lajmeve INA se prej kohësh ëndërron ta ketë pasaportën e shqiptare. "Një kohë u bisedua se ish-kryeministri Sali Berisha do ti jap të gjithë shqiptarëve që shprehin interesim shtetësinë, por kjo deklaratë mbeti vetëm në letër. Shpresoj kryeministri Edi Rama të punoj në këtë drejtim", thekson ai. Të njëjtim mendim ndanë edhe Ardian. Sh, i cili thekson se është mirë që shqiptarë jashtë trojeve të Shqipërisë të kenë trajtim tjetër gjatë aplikimit për nënshtesinë shqiptare. "Mjafton një deklaratë apo dokument që dëshmon se je shqiptar për ta gëzuar shtetësinë shqiptare, e jo një vargë dokumentesh sikur që kërkohen për kinezët apo gjermanët", thekson ai. Aprovimi i Ligjit për Marrjen e Pasaportës së Shqipërisë gjatë kohës sa Shqipëria udhëhiqej nga Qeveria e Sali Berishës kishte rritur interesimin për të marrë pasaporta shqiptare edhe në Maqedoni dhe Luginë të Preshevës. Muhamer Pajaziti, analist shqiptar nga Maqedonia, ka thënë se nisma dhe ligji i nxjerrë nga Kuvendi i Shqipërisë janë për t'u përshëndetur, mirëpo nuk është se ka dhënë rezultatet e duhura. "Është i vogël dhe simbolik numri i shqiptarëve në Maqedoni që kanë aplikuar për pasaportën shqiptare. Kjo për faktin se ka munguar një sensibilizim institucional nga Tirana zyrtare, sa i përket kësaj çështjeje", ka thënë Pajaziti. Ai ka thënë se ky sensibilizim lë përshtypjen se nuk është bërë nga frika e faktorit ndërkombëtar dhe shmangia e akuzave eventuale për promovimin e idesë së Shqipërisë Etnike. "Përpos kësaj në këtë proces ka pasur edhe barriera të panevojshme. Numër i vogël i shqiptarëve që kanë shprehur interesim janë përballur me një burokraci të pakuptueshme, dokumente dhe letra të panevojshme. Ndërkaq, e kundërta ka ndodhur me qasjen e bullgarëve ndaj maqedonasve", ka thënë analisti shqiptar në Maqedoni, Muhamer Pajaziti. Sipas tij, për një decenie me statistika zyrtare mbi 100 mijë maqedonas janë pajisur me shtetësi bullgare, vetëm me deklaratë të thjeshtë, duke e deklaruar origjinën e tyre si bullgarë. "Por nuk është se shqiptarët e Maqedonisë kanë problem vetëm me shtetësinë shqiptare. Ata kanë problem të pajisen edhe me shtetësinë kosovare. Është absurde se për një lejeqëndrim në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë sikur edhe kinezët apo gjermanët duhet të dorëzojnë një listë prej afro 10 dokumenteve. Do të thotë nuk kanë asnjë trajtim të veçantë", ka thënë analisti Pajaziti. Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk dëshirojnë të diskutojnë mbi këtë çështje, mirëpo ata theksojnë se vetë shteti shqiptarë duhet të vlerësojë se a duhet apo jo të krijohet mundësia nëpërmjet rrugëve konstitucionale, që të gjithë shqiptarët kudo që janë të pajisen me shtetësi shqiptare, pavarësisht se ata jetojnë në dy shtete apo më shumë shtete, por pajisja me shtetësinë shqiptare të bëhet sipas modelit të shtetësisë së dyfishtë, që lejohet nga shumë shtete. Juristë dhe avokatë shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë që kryeministri Edi Rama me dekretin e presidentit të përmbush premtimet e dhënë në vitet e 90-ta, se çdo shqiptar në botë është shtetas i Shqipërisë. Kohë më parë burime të afërta me Qeverinë në Tiranë nuk kanë përjashtuar mundësinë që Qeveria shqiptare të shqyrtojë një plan të tillë për dhënien e shtetësive për gjithë qytetarët shqiptarë edhe jashtë kufijve të shtetit shqiptar. (INA) Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kremlini: Nuk kemi dijeni për takimin e Trump Jr. me avokaten ruse Posted: 10 Jul 2017 11:26 PM PDT Kremlini tha se nuk është në dijeni të një takimi në vitin 2016 midis stafit të lartë të presidentit Donald Trump dhe një avokateje ruse, e cila premtoi t’i jepte stafit informacione që mund ta dëmtonin fushatën e rivales së tij demokrate, Hillary Clinton. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se nuk e njeh avokaten Natalia Veselnitskaya dhe “nuk mund të ndjekë lëvizjet” e çdo avokati rus apo kontaktet e tyre jashtë vendit. Donald Trump Jr., djali i madh i Presidentit Trump, tha se është takuar me një avokate të lidhur me Kremlinin, pak pasi i ati kishte siguruar emërimin e Partisë Republikane, duke shpresuar se do të merrte informacion të dobishëm për fushatën. Donald Trump Jr. konfirmoi në një deklaratë se kishte rënë dakord për takimin në muajin qershor të vitit 2016 me avokaten ruse të lidhur me Kremlinin, pasi ishte njoftuar se ajo dispononte informacion që mund të dëmtonte kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton. Të pranishëm në takim ishin edhe Jared Kushner, dhëndrri i Presidentit Trump dhe tashmë këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, si dhe Paul Manafort, në atë kohë drejtor i fushatës elektorale të zotit Trump. I biri i Presidentit Trump tha se i ati nuk kishte qenë në dijeni të këtij takimi. Gazeta "New York Times" njofton se kur ishte pyetur fillimisht për takimin me Veselnitskayan, Trump Jr. nuk e kishte përmendur informacionin politik që mund të përdorej kundër kandidates Clinton. Por, të dielën ai e ndryshoi deklaratën e tij duke konfirmuar se avokatja ruse do ta ofronte informacionin gjatë atij takimi. Trump Jr. i tha gazetës se u bë e qartë menjëherë gjatë takimit se zonja Veselnitskaya "nuk dispononte asnjë informacion të vlefshëm". Mediat amerikane njoftojnë se zonja Veselnitskaya njihet për përpjekjet e saj për lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë, të vendosura pas abuzimeve me të drejtat e njeriut. Prokurori i posaçëm Robert Mueller dhe disa komisione të Kongresit po zhvillojnë hetime paralele për të parë nëse pati bashkëveprim ndërmjet anëtarëve të ekipit elektoral Trump dhe Kremlinit, në veçanti rreth përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë nëpërmjet hakerëve për të influencuar zgjedhjet presidenciale amerikane. Presidenti Trump ka mohuar çdo lidhje me Rusinë dhe Moska ka deklaruar se nuk ka qenë autore e këtyre sulmeve kibernetike./VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Doktor, atë që të bën fëmija, s’ta bën as perëndia! Posted: 10 Jul 2017 11:01 PM PDT Halli se i duhet të përjetojë përpara syve të tij degradimin e pandalëshëm të PD-së prej Lulzim Bashës, e ka vënë Sali Berishën në një pozicion shumë të vështirë. Ai po merret me gjithkënd, nga policët e thjeshtë deri tek ujësjellësi i Durrësit, pa guxuar të flasë për PD-në. Ai po sulmon dhe anatemon këdo, pa pasur burrërrinë të shprehet për partinë që themeloi dhe drejtoi vetë për një çerek shekulli. Në këtë sens ishte edhe reagimi i tij në këtë fillim jave. Berisha shpalli nga faqja e tij në Facebook se në zgjedhjet e 25 qershorit, qytetarët kishin ndëshkuar në mënyrë plebishitare Edi Ramën. Duke huazuar termin që kundërshtari përdori kundrejt tij katër vite më parë, ai pretendoi se kryeministri u godit nga 2.7 milionë shuplaka. Në këtë këndvështrim të Berishës nuk duket vetëm mllefi për një humbje të thellë që ai nuk e duroi dhe nuk e kapërdiu dot kurrë. Në këtë mënyrë të të parit të gjërave nuk ngre kokë vetëm ndejenja e tij e njohur e hakmarrjes. Por, mbi të gjitha aty sngrihet dyshimi nëse ai ka humbur sensin e realitetit. Si mund të flasë ai për 2.7 milionë shpulla kundër Ramës kur PD-ja pësoi përballë tij humbjen më të thellë që ka përjetuar ndonjëherë? Si mund të flasë ai për ndëshkim plebishitar kur rezultati qe edhe më i paparashikueshëm se ëndrrat e rilindasve më të guximshëm? Në fakt, po t'i kthehesh shifrave, duket sikur për një moment Berisha ka të drejtë. Gati 80% e shqiptarëve që janë të rregjistruar në listat e votimit nuk pranuan ta hedhin votën e tyre për Edi Ramën. Po të tregohesh më i drejtë (duke llogaritur që një pjesë e mirë janë emigrantë që nuk votojnë kurrë) përsëri kjo shifër mbetet shumë e lartë, në kufijtë e 60 %-shit. Ajo tregon se ndonëse ka një shumicë parlamentare, Rilindja ka një legjitimitet të cunguar për të qeverisur vendin, se ajo nuk ka mandat moral për të bërë reforma të mëdha, se vetura e drejtuar nga Rama i ngjan më shumë një taksie ku ke hypur për hall, sesa një makine ku je ulur me qejf. Por, pavarësisht nga këto konkluzione 2.7 milionë shuplakat që pretendon Berisha janë një realitet qesharak që mund ta prodhojë vetëm një mendje e marrë. Së pari se në votat potenciale kundër Ramës doktori llogarit jo vetëm të gjitha votat e partive të marra sëbashku por edhe abstenuesit (pra edhe ata 200 mijë që kanë rrfuzuar të votojnë për PD-në) madje edhe emigrantët që nuk votojnë kurrë. Pra, kjo lojë me shifrat përpara se të të bëjë të mendosh, e ka më të lehtë të të bëjë të vësh buzën në gaz. Së dyti llogaria për të mbledhur votat e partive opozitare së bashku me ato të abstenuesve për t'i llogaritur si një masë njerzore që nuk bie dakord me politikat e qeverisë edhe mund të bëhej. Por ky hesap nuk i lejohet kurrë moralisht një konkurenti në garë. Ai nuk i shkon një eksponenti politik partia e të cilit pësoi një debakël. Ai është, jo elegant për një opozitar që ka humbur një të tretën e votave pas katër vitesh pa qenë në pushtet. Dhe këtu vijmë tek pyetja që ngritën në fillim. Pse i duhen Berishës fishekzajrre të tilla? Pse ka ai nevojë të lëshojë broçkulla kaq të mëdha që e nxjerrin qesharak në sytë e publikut? Dhe përgjigjja natyrisht është e thjeshtë. Berisha po sillet kështu nga halli. Ai po lëshon bomba tymuese, për t'iu shmangur asaj që njerëzit presin prej tij. Ai po devijon se nuk do të flasë për Bashën, për humbjen e tij katastrofike, për mënyrën se si po e përçudnon PD-në dhe se si po e menaxhon betejën pas katastrofës. Berisha po shfaqet më i gatshëm të sillet si humorist sesa të përballet me të vërtetën. Ai nuk flet dot për marëveshjen okulte me Ramën. Ai nuk ka zë për përjashtimin e gjithë njerëzve me të cilët ka qeverisur. Ai nuk belbëzon dot për mënyrën se si po çthuret PD-ja. Dhe e gjitha kjo e ka një arsye. Shumë vite më parë, ai vendosi të bëjë një zgjedhje. Ai vendosi të mos besojë tek loja demokratike, por tek trashëgimia monarkike. Ai rriti një fëmijë politik dhe projektoi prej kohësh që atij t'i linte stafetën. Por, ashtu sikurse ndodh në shumë raste, kur pasardhësi nuk i përmbush dot pritshmëritë e atit politik, edhe Lulzim Basha nuk u ngrit dot kurrë në nivelin e investimit që u bë për të. Dhe kjo me sa duket është drama reale e Berishës. Basti i tij i humbur. Ajo që e detyron të flasë sot për gjithçka, pa folur dot për thelbin. Ajo që e bën të lëshojë bomba tymuese pa pranuar dot dështimin. Eshtë pikërisht ky kalkullim katastrofik që po e bën Berishën të duket ai që nuk ka qenë kurrë, sepse ashtu siç thotë një shprehje e lashtë, atë që të bën fëmija (politik), s'ta bën dot as perëndia. (Lapsi.al) Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| ‘Volkswageni’ përplas gjyshin me mbesën tek Kthesa e Kamzës Posted: 10 Jul 2017 10:00 PM PDT Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku një i moshuar së bashku me mbesën e tij mbetën të plagosur ndërsa u morën përpara nga një mjet. Ngjarja ka ndodhur te pallatet "Malazjane" në kthesën e Kamzës. Shtetasi Xh.K 77 vjeç së bashku me mbesën e tij, shtetasen A.K., 5 vjeçe kanë qënë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur janë përplasur nga mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin I.H I moshuari dhe mbesa e tij janë transportuar në spitalin Ushtarak ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesin e mjetit ku po kryhen veprimet proçeduriale. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






here for more exclusive content
. 



