Ora News: “Fëmija më muskuloz në botë, fiton 6 medalje ari” plus 9 more |
- Fëmija më muskuloz në botë, fiton 6 medalje ari
- Ngacmoi demin por ja si e pësoi…
- Ja dëmet e shkaktuara nga tërmeti 5 ballësh në Ohër
- Armina Mevlani e mrekullueshme edhe pa make up
- Brian Hoyt Yee: Kufijtë e Ballkanit janë të përcaktuar qartë
- Koreja e Veriut gjuajti me raketë drejt Japonisë
- Aktorja e famshme vret veten, paralajmëron veprimin e saj në Instagram
- Gjykata urdhëroi konfiskimin e pasaportës së Gruevskit
- Topalli: Basha më keq se Enveri, neveri për grupin që e mbështet
- Gjuhë lufte midis Indisë dhe Kinës
| Fëmija më muskuloz në botë, fiton 6 medalje ari Posted: 03 Jul 2017 11:59 PM PDT Është vetëm 7 vjeç por ky djalë nga Kina është bërë shumë i famshëm për shkak të muskujve. Chen Yi është një gjimnast i talentuar dhe ka marrë prej 2 vitesh trajnim për gjimnastikë. Njerëzit janë të habitur dhe trondituar nga format e tij trupore dhe e konsiderojnë si djali më i vogël me muskuj. Foto e 7-vjeçarit janë marrë më 2 korrrik gjatë një ndeshje gjimanstike në Hangzhou. Pasi konkurroi në lojë shkoi që të ndryshonte veshjen. Kur gazetarët vunë re trupin e tij muskulor filluan duke i bërë fotografi, raporton Daily Mail. Fotot u hodhën në rrjetet sociale dhe u bënë virale në internet. Chen Yi pavarësisht moshës së vogël ka arritur që të fitojë 6 medalje ari dhe një medalje argjendi.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ngacmoi demin por ja si e pësoi… Posted: 03 Jul 2017 11:59 PM PDT Një burrë e ka pësuar keq pasi ngacmoi me shufër të gjatë një dem. Demi i tërbuar e ka goditur disa herë atë dhe më pas e kapi me brirë për ta hedhur në ajër. Ngjarja u regjistrua në Indi ku të pranishmit provuan ta shpëtonin, duke e qëlluar demin me gurë por e kishin të kotë. Turma e njerëzve e rrethuan atë, derisa më në fund demi u largua, duke e lënë me lëndime të konsiderueshme burrin. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ja dëmet e shkaktuara nga tërmeti 5 ballësh në Ohër Posted: 03 Jul 2017 11:51 PM PDT Tërmeti prej 3,7 ballëve që ndodhi në orën 4 të mëngjesit, duket se ishte vetëm paralajmërim për lëkundjen e radhës në orën 13 e 18 minuta. Tërmeti prej 5 ballëve, sipas Rihterit, ishte më i fuqishmi në vargun prej 800 lëkundjeve në dy javët e fundit në rajonin e Ohrit. Momenti i lëkundjes është kapur nga kamerat e disa shitoreve. Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të fshatit Kosel dhe në thellësi prej më pak se 10 kilometrash. Për këtë arsye lëkundjen e kanë ndier qytetarët aq fuqishëm. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por janë paraqitur dëme materiale. Ka oxhaqe të rrëzuara, mure të dëmtuara, si dhe bojlerë të shkëputur nga vendi. "Isha duke shkuar te disa miq dhe makinën e parkova këtu. U bë dëm i madh. Ishte e tmerrshme. Lëkundeshin shtëpi. Mbi makinën binin tulla, i shikoja derisa po binin. I shikoja shtëpitë duke u lëkundur. Ka dëme të mëdha… – u shpreh një qytetar. "Gjatë lëkundjes filloi të bie muri, të bie llaçi. Lart është katastrofë. Vajza shtatëvjeçare iku jashtë dhe ende gjendet atje derisa ta pastroj llaçin. Muri është i çrrënjosur tërësisht. Nuk është një ditë, po bëhen dhjetë ditë. Le të qetësohet më – tha një qytetare tjetër. Shumë qytetar të Ohrit me orë të tëra kanë qëndruar në rrugë, duke mos dashur të kthehen në shtëpitë e tyre. Situata më e tensionuar është paraqitur te kopshtet e fëmijëve. Në momentin e lëkundjeve gjatë pushimit të pasdites, përkëdhelëset i kanë zgjuar nga gjumi duke i nxjerrë jashtë. Kopshti "Biljana" ka dëme, mure të plasaritura, vrima të hapura dhe llaç. “Fëmijët u shtrinë për të fjetur në pushimin e pasditës. Që të gjithë me zë të ulët i zgjuam dhe duke i mbajtur në dorë i nxorëm jashtë objektit. Vetëm në këtë objekt qëndronin mbi 100 fëmijë. Kishte prej tyre që nuk mund të ecnin. Ishte tmerr! Kjo është një gjendje me të cilën përballemi për herë të parë. Tentuam t'i nxjerrim fëmijët jashtë, e më pas t'u japim ujë të ftohtë” – deklaroi Roze Kosteska, drejtore e kopshtit të fëmijëve në Ohër. E në disa vende të periferisë së qytetit, dëshmitarët kanë fotografuar rrëshqitje të gurëve nëpër rrugë. Dëme janë vërejtur edhe në fshatrat përreth. Sipas informacionit të pakonfirmuar deri tani, te Sulfatorja mbi fshatin Kosel, gjegjësisht në afërsi të epiqendrës janë hapur disa vrima të reja për ku përhapet erë e pakëndshme nga thellësia e tokës. Ndryshe, me intensitet më të vogël, tërmeti është ndier në tërë territorin e Maqedonisë dhe vendet fqinje. Në situatë të këtillë, shkencëtarët thonë se askush nuk mund të tregojë saktësisht nëse do të ketë tërmet më të fuqishëm , apo ngadalë toka do të fillojë të qetësohet. “Duhet të them se përvoja ime tregon se asnjëherë nuk guxojmë të themi nëse ky është tërmeti më i fuqishëm dhe se pas tij do të qetësohet. Nuk mund të themi se ky është maksimumi, por duhet të jemi të kujdesshëm” theksoi Miodrag Maniç, profesor universitar i Inxhinierisë së tërmeteve. Në Ohër sot ka arritur ekipi i Institutit për inxhinieri të tërmeteve për të instaluar pajisjen për studimin e tokës. Në të kaluarën ka pasur lëkundje të fuqishme në rajonin e Ohrit, ku sipas supozimeve mund të ketë tërmet deri në maksimum gjashtë ballë. Epiqendra e tërmeteve të fundit është në lindje të liqenit dhe në të dy anët e malit Galiçicë./Alsat M/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Armina Mevlani e mrekullueshme edhe pa make up Posted: 03 Jul 2017 11:45 PM PDT Ne jemi mësuar që ta shikojmë gjithmonë të grimuar Armina Mevlanin por ajo është shumë e bukur edhe pa make up. Miss Shqipëria 2009 ka postuar një video në Instagram dhe shkruan: "E përgjumur". E veshur me rroba të përditshme dhe pa make up ajo duket e mrekullueshme.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Brian Hoyt Yee: Kufijtë e Ballkanit janë të përcaktuar qartë Posted: 03 Jul 2017 11:42 PM PDT Prania dhe interesimi amerikan për Ballkanin perëndimor mbetet i fuqishëm dhe politika e shteteve të bashkuara nuk ka ndryshuar, deklaron zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Brian Hoyt Yee, në një intervistë për të përditshmen greke Kathimerini dhe gazetarin Stavros Tzimas. Stabiliteti dhe prosperiteti i vendeve të rajonit do të ndihmojnë që Amerika të bëhet më e sigurt, dhe do të jenë aleatë të fuqishëm në luftën kundër terrorizmit, thekson Yee. Mirëpo, Brian Hoyt Yee shton se që të realizohet ky objektiv, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të angazhohen për reforma të thella, që do t'u ofrojnë qytetarëve një qeverisje më të mirë, siguri dhe më shumë vende pune. Zyrtari amerikan, që ndërmori misione në Balllkan muajt e fundit, vëren se ka disa zhvillime pozitive në Ballkan, që sipas tij u realizuan me angazhimin amerikan dhe europian . "Mali i Zi u anëtarësua në NATO, liderët e Maqedonisë krijuan qeveri, opozita shqiptare pranoi të ndërpresë bojkotin dhe të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa Serbia hapi dy kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në BE", konstaton Hoyt Yee dhe shton: "Këto hapa progresi tregojnë se vendet ballkanike mund të arrijnë synimet e tyre kur ekziston vullneti politik". Sipas Hoyt Yee, rajoni ende ka sfida të rëndësishme përpara. Në planin e brendshëm: institucionet e pafuqishme, dobësitë në rregullat e së drejtës, media jo të lira dhe korrupsionin endemik. Në planin e jashtëm: Lufta kundër terrorizmit, menaxhimi i flukseve migratore dhe presionet e jashtme për frenimin e demokratizimit. Që të kalohen me sukses këto sfida, "liderët e këtyre shteteve do të duhet të tregojnë kurajo politike, të bashkëpunojnë mes tyre dhe të marrin vendime, por edhe të bëjnë hapat e nevojshëm për më shumë stabilitet dhe prosperitet", thekson zyrtari amerikan. Përballë paralajmërimeve nga Beogradi, Shkupi e madje dhe Moska, mbi rrezikun e një destabilizimi të ri në Ballkan, për shkak të "retorikës nacionaliste të liderëve shqiptarë, që interpretohet si një përpjekje për axhendën e Shqipërisë së Madhe", zyrtari amerikan përgjigjet: "Ne nuk e mbështesim rishikimin e hartës së Ballkanit dhe refuzojmë retorikën nacionaliste prej çfarëdo burimi. Nuk është në dijeninë time asnjë tentative serioze për ndryshimin e kufijve në rajon". "Kufijtë e vendeve Ballkanike janë përcaktuar qartë, njihen ndërkombëtarisht dhe nuk përbëjnë objekt të një mosmarrëveshjeje serioze. Ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do të ndihmonte sigurinë dhe stabilitetin në rajon", thekson zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit. "I inkurajojmë liderët e rajonit që të distancohen nga retorikat zjarrvënëse dhe separatiste e të përqëndrohen në reformat themelore politike dhe ekonomike, që janë të domosdoshme për progresin e integrimit të tyre në institucionet euroatlantike", përfundon Brian Hoyt Yee intervistën për të përditshmen greke Kathimerini. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Koreja e Veriut gjuajti me raketë drejt Japonisë Posted: 03 Jul 2017 11:28 PM PDT Zyratë ushtarakë amerikanë kanë konfirmuar se Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë me rreze të ndërmjetme në drejtim të Japonisë. Raketa me bazë toke u nisë nga aeroporti i Panghyon dhe fluturoi për 37 minuta përpara se të ulej në Detin e Japonisë, tha Komanda e Paqësorit të SHBA-së, shkruan BBC. Japonia ka reaguar me nota proteste dhe kryeministri Shinzo Abe tha se raketa e sapo lëshuar “tregonin qartë se kërcënimi është rritur”. Pheniani ka rritur shpejtësinë e testeve bërthamore dhe raketore, përgjatë muajve të fundit, duke ngritur kështu edhe tensionet në gadishull dhe jo vetëm. Koreja e Jugut tha se raketa e së martës u lëshuan në 09:40 sipas kohë lokale dhe fluturoi rreth 930 kilometra. Sipas zyrtarëve japonezë raketa mund të ketë zbarkuar në ujërat japoneze. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Aktorja e famshme vret veten, paralajmëron veprimin e saj në Instagram Posted: 03 Jul 2017 11:27 PM PDT Aktorja amerikane Stevie Ryan është gjetur e vdekur të shtunën në shtëpinë e saj në Los Angeles. 33-vjeçarja dyshohet se ka var veten raportojnë autoritetet. Ryan, e njohur për serinë e saj Little Loca YouTube dhe për imitimet e njerëzve të famshëm, kishte paralajmëruar vrasjen e saj me anë të një postimi në Instagram. Ajo i kishte bërë një dedikim për gjyshin e saj i cili kishte vdekur pak kohë më parë. "Burri i ëndërrave të mia i cili do të mbetet gjithmonë në ëndërrat e mia. Unë do të takoj së shpejti. Të dua shumë gjyshi im,"-shkruan aktorja. Ryan ka drejtuar një program rreth derepsionit të quajtur "Mendërisht Ch (i sëmurë)". Në episodin e fundit gjithashtu ka diskutuar për vdekjen e gjyshit të saj: "Jam shumë e shqetësuar se kjo do të më dërgojnë në një depresion të thellë.” Ajo luajti në serinë e komedisë VH1 Stevie TV dhe ishte bashkë-organizatore në debutimin e Brody Jenner në shfaqjen Sex with Brody.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Gjykata urdhëroi konfiskimin e pasaportës së Gruevskit Posted: 03 Jul 2017 11:04 PM PDT Një gjykatë në Maqedoni ka urdhëruar konfiskimin e pasaportës së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhe katër zyrtarëve të tjerë të partisë së tij konservatore, WMRO-DPMNE, përfshirë dy ish-ministra të qeverisë së tij, lidhur me skandalin madhor të përgjimit. Ky urdhër është shpallur dje, pasi Gruevski dhe ish-ministri i brendshëm dhe ai i transportit, përkatësisht Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, ishin akuzuar të dyshuar se i kanë shkelur rregullat financiare të fushatës zgjedhore dhe për keqbërje të tjera, gjatë hetimit të Prokurorisë speciale për përgjimet ilegale. Në këtë skandal, janë përgjuar ilegalisht bisedat telefonike të afro 20 mijë njerëze. Gruevski i ka hedhur akuzat dhe i ka fajësuar spiunët e jashtëm. Skandali ka shkaktuar krizë politike dhe zgjedhje në dhjetor të vitit të kaluar, me ç'rast ka përfunduar sundimi 10 vjeçar i partisë WMRO-DPMNE të Gruevskit. Më se 100 vetë janë akuzuar deri tash në kuadër të hetimeve për përgjim./Rel/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Topalli: Basha më keq se Enveri, neveri për grupin që e mbështet Posted: 03 Jul 2017 01:49 PM PDT Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka rrëfyer se pse mbeti jashtë listave të kandidatëve për deputetë të PD për zgjedhjet e 25 qershorit. E ftuar në emisionin "Debati në Channel One" me gazetarin Roland Qafoku, Topalli nuk kurseu ironinë kur tha se mund të ishte në listë nëse do t'u buzëqeshte familjarëve të Bashës. Topalli: "Unë i kam shkuar në zyrë tre javë para zgjedhjeve dhe i kam kërkuar që të mblidhen strukturat e partisë. Ai s'bëri asnjë gjë. Edhe Enver Hoxha i mblidhte formalisht byrotë. Gjithsesi unë e dija që po t'u buzëqeshja familjarëve të Bashës do isha në listë. Por këtë se bëj dot". Topalli tha se ndjen neveri për grupin në PD që është pro Bashës. Topalli: "Unë ndjej neveri për atë grup që mbështet Bashën. Ata janë njësoj me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë". /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Gjuhë lufte midis Indisë dhe Kinës Posted: 03 Jul 2017 01:36 PM PDT Lufta e fjalëve midis Indisë dhe Kinës, dy vendet më të fuqishme të rajonin të pajisur gjithashtu me armë bërthamore, janë intensifikuar, edhe pse udhëheqësit e lartë të të dyjave shteteve ka të ngjarë të zhvillojnë bisedime jo formale në samitin e G-20 në Hamburg të Gjermanisë. Ekspertët thonë se toni konfrontues nuk është i mirë as për Kinën dhe as për Indinë, por ata shohin gjithashtu një lidhje pas vizitës së fundit të kryeministrit indian Narendra Modi në Uashington ku u takua me Presidentin amerikan, Donald Trump. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze tha se pozicioni më i fundit i Indisë për mosmarrëveshjet për kufirin në Sikkim është në kundërshtim me qëndrimin tradicional të kryeministrit të parë të vendit Jawaharlal Nehru dhe qeverive të mëpasshme. “Kufiri midis dy kombeve në rajonin Sikkim është i përcaktuar mirë nën Traktatin Sino-Britanik të vitit 1890. Ish-Kryeministri indian Jawaharlal Nehru miratoi Traktatin Sino-Britanik të vitit 1890 në Sikkim në një letër drejtuar homologut të tij kinez Zhou Enlai më 1959. Qeveritë e njëpasnjëshme indiane gjithashtu e kanë miratuar këtë. Dëshiroj që pala indiane të respektojë traktatin e 1890 dhe të tërheqë trupat kufitare që kanë kaluar përsëri në territorin kinez në anën indiane të kufirit. Kina do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin territorial “, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang. Geng gjithashtu fajësoi Indinë për përdorimin e Butanit për të mbrojtur “hyrjen e paligjshme” të saj në zonën Doklam. India ka kundërshtuar referencën kineze ndaj traktatit të vitit 1890, duke thënë se një marrëveshje e vitit 2012 ndërmjet dy palëve, kërkon përfshirjen e një pale të tretë (Butani, në këtë rast). Butani ka paraqitur një protestë kundër Kinës në përpjekjen për të ndryshuar status quo-n. Ndërkohë, India të dielën vendosi më shumë trupa në Sikkim në “mënyrë jo luftarake”, pasi ushtria kineze u përpoq të ndërtonte një rrugë në rajonin Doklam i vendosur strategjikisht (kinezët i referohen si Donglang). Përshkallëzimi i gjuhës aktuale është më i ashpri që nga lufta e vitit 1962. Ministria e jashtme kineze hodhi poshtë gjithashtu komentet e ministrit indian të mbrojtjes Arun Jaitley se India e vitit 2017 është ndryshe nga ajo që ishte në vitin 1962. Pekini tha se Kina gjithashtu është e ndryshme dhe do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur sovranitetin territorial të saj. Ekspertët indianë thanë se një ton konfrontues midis Indisë dhe Kinës nuk do të sjellë asnjë të mirë për të dy kombet. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






