Ora News: “Ben Affleck harron Jennifer Garner, në krahët e Lindsay Shookus” plus 9 more |
- Ben Affleck harron Jennifer Garner, në krahët e Lindsay Shookus
- Shqiptari “fluturon” me Mercedez, por kapet me 2 pako kokainë tek “dritat”!
- I përgjigjen ankesës për zhurmë, policët përfundojnë duke luajtur në ujë
- Katari: Akuzat për mbështetje të terrorizmit shpifje. Emiratet: Përgjigje naive!
- Shfaqen për herë të parë në publik binjakët e George Clooney
- Publikohet video e aksidentit të tenistes së famshme që i mori jetën të moshuarit
- Përplasja spektakolare, momenti kur motori shkatërron murin
- Mosul, xhihadistët përdorin mburoja njerëzore: Do luftojmë deri në vdekje
- Rex Tillerson vizitë në Ukrainë
- Mbijetesë në minutën e fundit
Ben Affleck harron Jennifer Garner, në krahët e Lindsay Shookus Posted: 09 Jul 2017 12:25 AM PDT Aktori i famshëm Ben Affleck duke se e ka harruar shumë shpejt ish bashkëshorten e tij Jennier Garner dhe është hedhur në krahët e producentes Lindsay Shookus. 44-vjeçari është parë për herë të parë me të dashurën e tij të re duke shujuar një darkë romantike nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Giorgio Baldi në Los Anxhelos. Ylli i filmit mori kërkesën për divorc nga Jennifer në prill dhe sipas burimeve ai ka që në vitin 2015 që shoqërohet Lindsay sipas US Weekly.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Shqiptari “fluturon” me Mercedez, por kapet me 2 pako kokainë tek “dritat”! Posted: 09 Jul 2017 12:08 AM PDT Një korrier shqiptar i drogës, u arrestua nga policia italiane në Arenzano. Shqiptari ishte në timonin e një automjeti tip Mercedez, kur në dalje të autostradës për në Masone, shtoi shpejtësinë sapo pa forcat e policisë. Kjo bëri që të shtoheshin dyshimet ndaj tij dhe për pasojë nisi ndjekja. Pas ndalimit dhe kontrollit të mjetit të 46 vjeçarit, policia ka gjetur dy pako kokainë me peshë 113 gram në të fshehur në pjesën e tavanit të mjetit afër dritave, siç shkruan "Ansa". Shqiptari është arrestuar dhe është dërguar në qelitë e paraburgimit nën akuzën e trafikut të drogës. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
I përgjigjen ankesës për zhurmë, policët përfundojnë duke luajtur në ujë Posted: 09 Jul 2017 12:05 AM PDT Dy oficerë Karolinës së Veriut pasi morën një ankesë për zhurmë iu përgjigjën menjëherë dhe shkuan në vendngjarje. Por ajo çfarë ndodhi ishte e paparashikuar. Sapo arrijnë ata shikojnë disa fëmijë duke luajtur në një rrëshqitëse me ujë. Në vend që ti kërkonin të largoheshin pasi po prishnin qetësinë publike, policët iu bashkuan në lojë. Oficerët Joe Jones dhe Carrie Lee e shijuan pafund dhe u kënaqën në aktivitetin e preferuar të verës së fëmijëve në të gjithë vendin. Njerëzit fillimisht u frikësuan kur i panë, pasi menduan se nuk do ti lejonin që të luanin. Por tingujt e zhurmës së fëmijëve ia zbutën zemrën policëve. Video e dy policëve është bërë virale në mediat sociale. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Katari: Akuzat për mbështetje të terrorizmit shpifje. Emiratet: Përgjigje naive! Posted: 09 Jul 2017 12:02 AM PDT Akuzat nga kuarteti araba që imponuar një bllokadë të gjerë kundër Katarit lidhur me mbështetjen e monarkisë ndaj terrorizimit, janë shpifje e pabazuar, tha Ministria e Jashtme e vendit të vogël të Gjirit. Nga ana tjetër, Emiratet e Bashkuara Arabe i quajtën argumentet e Dohas të dobëta dhe naive. “Pozicioni i Shtetit të Katarit ndaj terrorizmit është i qëndrueshëm dhe i njohur për refuzimin dhe dënimin e të gjitha formave të terrorizmit pavarësisht nga shkaqet dhe motivet”, tha Ministria e Jashtme e vendit në një deklaratë. “Pretendimet rreth ndërhyrjes së Katarit në çështjet e brendshme të vendeve dhe financimin e terrorizmit janë akuza të pabazuara,” theksoi burimi, duke shtuar se Doha mbështet aktivisht përpjekjet anti-terroriste në rajon, të cilat “bashkësia ndërkombëtare dëshmon”. Komunikimi i fortë i Ministrisë së Jashtme shtoi se deklaratat e përbashkëta nga Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni pas refuzimit të Katarit për të respektuar listën e 13 kërkesave janë të ardhur keq dhe “përbëjnë shpifje në kundërshtim me themelet e marrëdhënieve ndërkombëtare. “Doha gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij për të “bashkëpunuar dhe shqyrtuar të gjitha pretendimet që nuk kundërshtojnë sovranitetin e shtetit të Katarit”. Të enjten, katër shtetet e angazhuara në konfrontimin e madh diplomatik me Katarin, premtuan të vendosin masa shtesë “politike, ekonomike dhe ligjore”. Njoftimi erdhi një ditë pasi Katari e hodhi poshtë ultimatumin, i cili ndër kërkesat e tjera përfshiu prerjen e lidhjeve me Iranin, ndalimin e ndihmës për Vëllazërinë Myslimane dhe grupeve të tjera dhe mbylljen e rrjetit televiziv Al Jazeera. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Shfaqen për herë të parë në publik binjakët e George Clooney Posted: 08 Jul 2017 11:40 PM PDT Që kur u mirëpritën në jetë binjakët e tyre, George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, kanë qenë shumë të rezervuar për jetën e tyre personale dhe janë munduar që të qëndrojnë larg paparacëve dhe mediave rozë. Fituesi i çmimit Oscar u nis për një udhëtim me një aeroplan privat në Milano së bashku me prindërit e tij. 56-vjeçari është fotografuar duke mbajtur me kujdes binjakët në një kosh të basrdhë ndërsa Amal del pas tij raporton Daily Mail.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Publikohet video e aksidentit të tenistes së famshme që i mori jetën të moshuarit Posted: 08 Jul 2017 11:21 PM PDT Venus Williams ishte me jeshile kur hyri në kryqëzimin ku ndodhi aksidenti fatal që i mori jetën një të moshuari. Video e aksidentit është shpërndarë nga policia ndërsa avokatët e tenistes së famshme po e përdorin si provë për të treguar që ajo është e pafajshme. Williams u përplas me makinën Linda Barson, burri 78 vjeçar i së cilës mbeti i vdekur. Ajo u la e lirë nga policia për tu hetuar në gjendje të lirë. "Bazuar në provat e gjetura gjatë hetimit në vazhdim është përcaktuar se automjeti i drejtuar nga Venus Williams hyri në mënyrë të ligjshme në kryqëzim në një sinjal qarkullues të gjelbër,” tha në një deklaratë Major Paul Rogers të PBGPD. Bashkëshortja e të moshuarit që ishte në drejtim, deklaroi se kaloi semaforin me jeshil, e kundërta e asaj që ka deklaruar Willimas. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Përplasja spektakolare, momenti kur motori shkatërron murin Posted: 08 Jul 2017 10:57 PM PDT Një motoçiklistë u përplas fort me një mur, duke krijuar një vrimë në të e duke kaluar në anën tjetër. Aksidenti dramatik, por jo me pasoja të rënda për jetën e drejtuesit, ndodhi në Miçigan. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e përplasjes spektakolare me murin teksa çiklisti i pa identifikuar i ngjan një Super Mario (personazh i një loje të animuar). Videoja e lëshuar nga Policia e Allen Park të hënën, tregon motorin duke u përplasur në mur me shpejtësi të rrezikshme dhe duke kaluar në anën tjetër. Drejtuesi i mjetit përfundoi me disa kocka të thyer nga përplasja. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Mosul, xhihadistët përdorin mburoja njerëzore: Do luftojmë deri në vdekje Posted: 08 Jul 2017 10:48 PM PDT Terroristët e Shtetit Islamik janë zotuar të “luftojnë deri në vdekje” dhe po përdorin civilë si mburoja njerëzore në Mosul, ndërkohë që forcat irakiane po kryejnë një ofensivë përfundimtare për të rimarrë qytetit e dytë më të madh të Irakut dhe ndër më të vjetrit. Koalicioni amerikan tha se fitorja në Mosul tani është “e afërt”. “Njësitë tona vazhdojnë të përparojnë … Nuk mbetet shumë para se forcat tona të arrijnë lumin Tigër, ku ISIS ende kontrollon qarkun e lumit Al Maydan", tha të shtunën Komanda e Përbashkët e Operacioneve, sipas AP. Lumi Tigër ndan në mes qytetin. Ndërsa forcat irakiane kanë nisur festimet për fitoren e tyre mbi Shtetin Islamik, luftëtarët xhihadistë, të cilët kontrollojnë një territor më pak se një kilometër katror, kanë premtuar se do të qëndrojnë ose do të vdesin duke luftuar për qytetin e vjetër të Mosulit. Luftëtarët islamikë “po mbanin pozicionet e tyre të fortifikuara”, raportoi agjencia e lajmeve Amaq e xhihadistëve, siç citon Reuters. “Luftëtarët e Shtetit Islamik po angazhohen kolektivisht për të luftuar në Maydan", thotë agjencia. Trupat e Irakut, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe nga milicitë shiite dhe kurde, kanë çliruar të gjithë anën lindore të Mosulit në një ofensivë gjashtë mujore që filloi në tetor. Por, sigurimi i perëndimit të qytetit, në veçanti, Qyteti i Vjetër, ku militantët aktualisht janë të fshehur, ka provuar një sfidë dhe një operacion gjithnjë e më vdekjeprurës, pasi militantët e vendosur fort kanë vënë rezistencë të ashpër përmes kurtheve të zjarrit, goditjet me snajpera si dhe predha me llaç të mbushura me gaz toksik. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Rex Tillerson vizitë në Ukrainë Posted: 08 Jul 2017 10:31 PM PDT Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson mbërrin sot në Kiev për bisedime me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, në vizitën e tij të parë zyrtare në këtë vend. Takimi i planifikuar vjen një ditë pas samitit të G20-s në Hamburg të Gjermanisë, ku Tillerson mori pjesë në takimin e parë midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Ndërsa Trump e quajti takimin “të jashtëzakonshëm” dhe ka bërë thirrje për lidhje më të mira me Moskën, administrata e tij mban ende sanksionet e SHBA të vëna pas konfiskimit nga ana e Rusisë të Gadishullit të Krimesë në vitin 2014. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Heather Nauert tha më 5 korrik se Tillerson do të “riafirmojë” angazhimin e Uashingtonit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe ta inkurajojë Kievin që të vazhdojë zbatimin e reformave për të forcuar “elasticitetin e tij ekonomik, politik dhe ushtarak”. Departamenti i Shtetit njoftoi më 7 korrik se Tillerson do të shoqërohej në Kiev nga Kurt Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO, të cilin Trump e ka caktuar të dërguar të posaçëm për të negociuar mbi fatin e Ukrainës së përfshirë nga lufta. Poroshenko përshëndeti emërimin e Volker, duke e quajtur atë “veprim të rëndësishëm dhe në kohë në interes të përfundimit të agresionit rus dhe restaurimit të integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”. /Ora News.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Posted: 08 Jul 2017 01:49 PM PDT Takim mes dhunës së ekzagjeruar dhe interesave të papajtueshme – një samit i arrirë ka pamje tjetër. Por duhet theksuar megjithatë se punët mund të kishin shkuar edhe më keq, mendon Dagmar Engel. Punët mund të kishin shkuar edhe më keq në samitin e G20-s. E nuk është fjala për trazirat brutale, pasi aty nuk kishte si të bëhej më keq. Dhunë, shkatërrim, plaçkitje në një dimension, të panjohur më parë në Gjermani. Më keq mund të kishin shkuar punët edhe në rezultatet përfundimtare të takimit të 19 shteteve plus Bashkimin Europian. Thjesht përbërja e këtij raundi do t’i kishte nxjerrë djersët, kujtdo që ka synimin të dalë me një deklaratë përfundimtare: Të ulur në një tavolinë shihje demokratë të vërtetë me autokratë të pastër dhe shkelës të shumëfishtë të të drejtave të njeriut, disa të panjollosur, të tjerë me procedura gjyqësore për korrupsion – dhe mes tyre edhe dikush që e ngrinte më lart tensionin me refrenin e pafshehur e masiv „America First”, presidenti Donald Trump. Ajo që u arrit… Në këto rrethana mund të jesh i kënaqur me rezultatin e samitit: Në mënyrë të habitshme të gjithë ranë dakord që të refuzojnë proteksionizmin. Kush mendon, se po trajtohet në mënyrë të padrejtë mund t’i drejtohet Organizatës Botërore të Tregtisë – ky është në fund të fundit pranim i multilateralizmit, si e kishtë dëshiruar kancelarja Merkel. Vlerësime erdhën si nga ana e presidentit francez, ashtu edhe atij rus. Ndërsa tek mbrojtja e klimës duhet një nuhatës shumë i hollë i deklaratave përfundimtare politike që të lexojë ndonjë pasazh suksesi. SHBA largohet nga Marrëveshja e Parisit, kjo është e shënuar e zezë mbi të bardhë në deklaratë. Hera e parë në historinë e G20-s që shënohet mungesa e konsesusit. Megjithatë të 19 pjesëmarrësit e tjerë të G20-s i mbeten besnik kësaj marrëveshje- pra siç u tha, mund të kishte ndodhur edhe më keq. Ajo që dështoi Por në kohë të tilla kjo nuk mjafton. Idetë e mira si rritja e pjesëmarrjes së gruas në shoqëri, një marrëveshje e re me Afrikën, iniciativat digjitale për arsimin janë të pamjaftueshme. G20 nuk ia doli t’i japë globalizimit një fytyrë të re. Në të gjithë botën njerëzit besojnë, se ekonomia botërore nuk ka në fokus të mirën e të gjithëve, por vetëm të disave. Angela Merkel tha në përfundim të samitit, se aksionet e shoqërisë civile para samitit dhe demonstratat paqësore kanë dhënë kontribut dhe kanë ndikuar në samit. Por ky kontribut nuk vërehet konkretisht. G20 nuk u zhvillua më tej, nuk është afruar me njerëzit. Para samitit, Merkel u akuzua, se ajo kërkon në këtë vit zgjedhor të prodhojë imazhet simbolike si një negociuese e suksesshme në arenën ndërkombëtare. Imazhet simbolike që erdhën nga Hamburgu janë ndryshe.
/DW/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |