Ora News: “Bella Hadid nuk i lë vend imagjinatës” plus 9 more |
- Bella Hadid nuk i lë vend imagjinatës
- Shqiptari 23-vjeçar që ëndërron të bëhet ministër në Itali
- Tiranë, kapen duke shkëmbyer makinat me drogë, tre në pranga
- Infermieri dhunon pacientin 89-vjeçar me probleme mendore
- Kryente vepra të turpshme me vajzën e tij, ndalohet babai
- Nusja me dhëndrin nisin të vallëzojnë si të “çmendur” por…
- Kriza e Katarit, Arabia Saudite dhe aleatët do takohen në Kajro
- Koreja e Veriut teston raketën me rreze të gjatë
- Elvana Gjata shfaqet unike dhe tërheqëse në setin e ri fotografik
- Berlini paralajmëron sulme të reja terroriste
Bella Hadid nuk i lë vend imagjinatës Posted: 05 Jul 2017 12:14 AM PDT Supermodelja Bella Hadid ka sfiluar në Javën e Modës Haute Couture në Paris të martën dhe ka guxuar me dy veshjet e saj. 20-vjeçarja nuk i ka lënë fare vend imagjinatës dhe ka dalë në pistë pa recipeta duke nxjerrë në pah asetet e saj. Në daljen e parë ylli i sfilatës mbante veshur një fustan ngjyrë argjendi me një rrip ngjyrë të zezë rreth belit. Ndërsa më pas u shfaq me një veshje të zezë dhe bluzja ishte tërësisht transparente. Padyshim që Bella Hadid tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe e ndezi atmosferën.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Shqiptari 23-vjeçar që ëndërron të bëhet ministër në Itali Posted: 05 Jul 2017 12:13 AM PDT Shqiptari 23 vjeçar Mike Gjeli me prindër shqiptarë, i lindur në Itali, me nënshtetësi italiane e banues në Novi Ligure sapo është emëruar kryetar i seksionit të emigracionit në strukturat partiake të Lëvizjes Lidhja e Veriut e ka një ëndërr për të ardhmen e tij; të jetë Ministër i Transportit në qeverinë italiane. 23 vjeçari shqiptar ka tërhequr vëmëndjen e mediave italiane për shkak se është shqiptari i parë që emërohet në një post të rëndëishëm të strukturave të Lidhjes së Veirut, të kësaj force politike të së djathtës italiane, e njohur për politikat anti emigracion e me një sens të fortë nacionalizmi. Lideri i Lidhjes së Veriut , Matteo Salvini e ka emëruar në krye të politikës së integrimit në një moment kaq të vështirë që po kalon Italia ku çdo ditë në brigjet e saj zbarkojnë me qindra emigrantë klandestinë. Mike Gjeli ka lindur në Itali, nga prindër shqiptarë që më vitin 1991 emigrojnë nga Shqipëria në Brindizi. E gjithë familja e tij ka zgjedhur të marrë vetëm nënshtetësinë italiane e jo të drejtën e mbajtjes së dy nënshtetësive, shqiptare e italiane siç kanë bërë e bëjnë mjaft shqiptarë emigrantë prej vitesh në Itali. “Si ka mundësi që një shqiptar në origjinë e bir emigrantësh ka zgjedhur të jetë pjesë e politikës legiste?” pyesin mediat italiane duke iu referuar deklaratave jo të pakta të kësaj force poltike kundër shqiptarëve që emigronin dikur me gomone apo të epitezuar “si grabitës e trafikantë”. Mike Gjeli rrëfen për gazetarët italianë se vetëm pak muaj më parë, në nëntor është bërë anëtarë i teseruar i Lidhjes së Veriut. Në një post të publikuar nga Matteo Salvini mbi ligjin e të drejtës së nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve, ligj i miratuar në dhomën e deputetëve të parlamentit e i bllokuar në dhomën e senatit për shkak të votës kundër të Lidhjes së Veriut e Lëvizjes 5 Yje, shqiptari Mike Gjeli kishte komentuar “unë bir emigrantësh prita të mbush 18 vjeç për të qënë nënshtetas italian edhe pse kam lindur në Itali. Nuk kam qënë as i diskriminuar e as i penalizuar kurrë. Ligji që është në fuqi është mjaft i mirë e detyron personat të integrohen. Ligji i ri shërben vetëm për të marrë vota.” Ky koment i ka mjaftuar liderit të Lidhjes së Veirut Matteo Salvini për ta emëruar si përgjegjës i politikave të emigracionit të kësaj force politike. Por Mike Gjeli përvec karrierës politike ka një tjetër ëndërr për të ardhmen e tij. I diplomuar në shkenca politike për momentin punon si shofer i një autobuzi turistik në një park ujor. Ëndrra e tij është të bëhet Ministër i Transportit në një nga qeveritë e ardhshme italiane. “Qysh i vogël më pëlqente loja Lego e të ndërtoja trena. E gjëja e parë që dua të bëj si Ministër i Transportit është të përmirësoj linjat hekurudhore lidhëse e transportin mes Jugut e Veriut të Italisë.” /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Tiranë, kapen duke shkëmbyer makinat me drogë, tre në pranga Posted: 05 Jul 2017 12:03 AM PDT Tre persona janë vënë në prangat e policisë në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar "Kalaja". Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se kanë sekuestruar edhe një sasi prej 50 kg kanabis, e cila do shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës. Në pranga u vunë shtetasit: – Blerim Murati, 31 vjeç, banues në Krujë. – Dritan Murati, 29 vjeç, banues në Krujë. – Bashkim Mema, 41 vjeç, banues në Krujë. Për këta shtetas është arritur të dokumentohet veprimataria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. "Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të grumbulluara kanë konstatuar në rrugën e vjetër Vorë – Rinas automjetin Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Blerim Murati dhe pasagjer shtetasin Bashkim Mema, ku më pas është afruar shtetasi Dritan Murati, i cili ishte në drejtim të një automjeti tip Mercedes Benz. Pasi kanë ndaluar ata kanë shkëmbyer automjetet me njeri- tjetrin, ku në ato momente është bërë edhe ndërhyrja nga shërbimet e policisë. Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që mori në drejtim shtetasi Blerim Murati, u gjetën 6 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa", sqaron policia. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 50 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. – 2 automjete Mercedes Benz. – 3 aparate celularë të markave të ndryshme. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Infermieri dhunon pacientin 89-vjeçar me probleme mendore Posted: 04 Jul 2017 11:53 PM PDT Një infermier është kapur duke dhunuar një pacient me probleme mendore. Familja e Georges Karam kishte instaluar një kamera në dhomë për të kuptuar se nga i vinin plagët në trup. Jie Xiao u filmua duke e goditur 11 herë në fytyrë 89-vjeçarin pasi i ndërroi pampersin. Xiao ishte punësuar si infermier personal nga familja e Karam për tu kujdesur për të moshuarin por atyre kurrë nuk ia kishte marrë mendja që do të ndërmerrte akte të tilla. Pasi vunë re një numër të madh plagësh të pashpjegueshme në trupin e Karam ata filluan që të dyshonin se diçka nuk shkonte. Daniel Nassrallah vendosi që të instalonte një kamera me definicion të lartë në dhomën e gjyshit të tij për të kuptur se çfarë po ndodhte. "Kur pashë pamjet u tondita, gati sa nuk më ra të fikët, këmbët nuk më mbanin më dhe nuk dija si të reagoja,"-është shprehur Daniel. Xiao është arrestuar nga policia dhe u akuzua për dhunë pasi familjarët bënë denoncimin. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Kryente vepra të turpshme me vajzën e tij, ndalohet babai Posted: 04 Jul 2017 11:51 PM PDT Një 36-vjeçar nga Maliqi është ndaluar nga policia pasi dyshohet se kryente vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë ndalimin e shtetasit Pandi. Sh, 36 vjeç, banues në njësinë administrative Pirg. "Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhërit të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, si edhe pas kallëzimit të bërë më datë 04.07.2017 nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 5-vjeçare.Gjithashtu dyshohet se 36 vjeçari, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij", sqaron policia. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vepra të turpshme” dhe “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 108/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Nusja me dhëndrin nisin të vallëzojnë si të “çmendur” por… Posted: 04 Jul 2017 11:49 PM PDT Ky është momenti qesharak ku dhëndri shihet duke rrëzuar keq për tokë nusen, derisa po vallëzonin në ditën e tyre më të lumtur të jetës. Incidenti ndodhi pasi ata ishin ngritur në mes të sallës për të vallëzuar për herë të parë si burrë e grua dhe nga gëzimi i madh që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, dhëndri në një moment mban në krahë nusen dhe teksa humb balancën, rrëzohen për tokë. Lawrence Satow 30-vjeç nga Drewsteington dhe Victoria 29-vjeçe, kishin vendosur ta shijojnë në maksimum ahengun e organizuar për martesë, por në një moment kënaqësia e tyre për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi. Për fat të mirë kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Kriza e Katarit, Arabia Saudite dhe aleatët do takohen në Kajro Posted: 04 Jul 2017 11:44 PM PDT Bahreini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të diskutojnë mbi krizën e Katarit, një muaj pasi ndërprenë lidhjet me shtetin e Gjirit, shkruan BBC. Takimi i ministrave të jashtëm në Kajro vjen në ditën e skadimit të afatit për Katarin që të pranojë një listë të kërkesave ose të përballet me sanksione të mëtejshme. Kërkesat për Katarin përfshijnë mbylljen e televizionit Al-Jazeera dhe shkrirjen e lidhjeve me Iranin. Nga ana e tij Katari e ka quajtur listën e kërkesave “joreale dhe të pazbatueshme”. Katari është akuzuar për destabilizimin e rajonit duke mbështetur ekstremizmin dhe terrorizmin, akuza të cilat vendi i mohon. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Koreja e Veriut teston raketën me rreze të gjatë Posted: 04 Jul 2017 11:28 PM PDT SHBA ka konfirmuar se Koreja e Veriut ka testuar një raketë me rreze të gjatë që disa ekspertë besojnë se mund të arrijë deri në Alaskë, shkruan BBC. Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e quajti atë një “përshkallëzim të ri të kërcënimit” dhe paralajmëroi se Uashingtoni “nuk do të pranojë një Kore të Veriut të pajisur me armë bërthamore. Pheniani pohoi të martën që ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale. Megjithatë, shumica e ekspertëve besojnë se Korea e Veriut ende nuk ka aftësi për armë bërthamore me rreze të gjatë. Si përgjigje SHBA dhe Koreja e Jugut kryen një ushtrim të përbashkët ushtarak të mërkurën. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Elvana Gjata shfaqet unike dhe tërheqëse në setin e ri fotografik Posted: 04 Jul 2017 11:26 PM PDT Elvana Gjata gjithmonë shfaqet shumë unike dhe e veçantë në stil. Këngëtarja, e cila ka nisur rrugëtimin e saj ndërkombëtar, është shfaqur mjaft tërheqëse dhe seksi në fotografitë e fundit të realizuara. Ajo sapo ka publikuar këngën e saj të fundit "Forever is over" dhe e cila rezultoi një sukses shumë i madh.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Berlini paralajmëron sulme të reja terroriste Posted: 04 Jul 2017 10:48 PM PDT Gjermania duhet të mobilizohet nga sulmet e ardhshme terroriste, pas rritjes së numrit të militantëve islamistë në këtë shtet, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i sigurisë. Gjermania ka qenë cak i pesë sulmeve të tilla gjatë vitit 2016, duke përfshirë edhe sulmin në tregun e Krishlindjeve në Berlin, në të cilin u vranë 12 persona, derisa shtatë sulme të tjera kanë dështuar të realizohen, u ka thënë gazetarëve, presidenti i Agjencisë për Inteligjencë në Gjermani, Hans – Geog Maassen. "Ne duhet të jemi të gatshëm të presim sulme të tjera nga individë apo grupe terroriste", ka thënë Maaseen. Në raportin e përgjithshëm të kësaj agjencie në vitin 2016, thuhet se në Gjermani janë 24,400 islamistë, në mesin e tyre 9,700 janë salafistë. Në raport po ashtu thuhet, se qindra "xhihadistë" kanë hyrë në këtë vend, në mesin e rreth 1 milion migrantëve që kanë shkuar në Gjermani gjatë dy viteve të kaluara. Zyrtarët e sigurisë janë të vëmendshëm për mundësinë e 680 kërcënimeve potenciale islamike, shumica prej tyre të ndikuar nga ideologji salafiste, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere. Ai ka thënë se gjatë vitit të kaluar, Gjermania ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet e saj, për të luftuar militantët islamikë, me një numër rekord arrestimesh, ndjekjesh penale dhe dëbimesh. Maassen ka thënë se rreth 930 persona kanë lënë Gjermaninë për të luftuar me grupin terrorist, Shteti Islamik, në Siri ose Irak, nga të cilët rreth 20 për qind kanë qenë gra. Rreth 145 prej tyre kanë vdekur, ka shtuar më tutje ai./Rel Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |