Ora News: “Akuzohet për abuzim seksual, femrat protestojnë topless në koncertin e Woody Allen” plus 9 more |
- Akuzohet për abuzim seksual, femrat protestojnë topless në koncertin e Woody Allen
- Dhunonte gruan në sy të fëmijëve, policia e arreston. I gjen dhe armë
- KQZ, sot rinumërimi i votave
- Belona Qereti thjesht tërheqëse
- Rama për “lulet mos më prek”: Ferri i pret të gjithë rrogëtarët abuzues të shtetit
- Heshtja dhe mosreagimi është pajtim me të keqen
- Kritikët e Bashës nisin lëvizjen për fuqizimin e PD nga Durrësi
- Supermodelja pozon seksi me të brendshme
- Për lulet mos më prek
- Situata e zjarreve, sot mbërrijnë edhe dy helikopterë të Viva
| Akuzohet për abuzim seksual, femrat protestojnë topless në koncertin e Woody Allen Posted: 13 Jul 2017 12:26 AM PDT Dy aktiviste femra kanë protestuar topless në skenën ku performonte regjizori i famshëm amerikan Woody Allen. Arsyeja ka qene letra që vajza e adoptuar e tij Dylan Farrow ka publikuar ku akuzon babain e saj se ka abuzuar seksualisht me të kur ka qenë vetëm 7 vjeç. Gratë u ngjitën në skenë dhe filluan duke thënë me zë të lartë disa nga pasazhet e letrës. Allen ishte duke i rënë klarinetës së bashku me ansamblin e tij të xhazit të New Orleans në Hamburg. Ndërkohë ai pyet shkoun e tij muzikat se çfarë po thonin gratë në gjuhën gjermane. Rojet e sigurisë i nxorrin dy gratë nga skena dhe koncerti rifilloi. Letra e vajzës së tij Dylan është botuar fillimisht në The New York Times në vitin 2014. Kjo akuza ka bërë që ai të mos fitojë çmimin Oskar të ‘Annie Hall’ dhe ‘Midnight in Paris’. Vëllai i Dylan dhe nëna e tyre, aktore dhe aktiviste njëkohësisht, Mia Farrow kanë thënë se nuk e kanë bërë akuzën në vitet 1990 për shkak të brishtësisë së Dylan tashmë 31 vjeç dhe prokurorët vemdosën të mos e ndjekin çështjen.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Dhunonte gruan në sy të fëmijëve, policia e arreston. I gjen dhe armë Posted: 13 Jul 2017 12:23 AM PDT Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 44-vjeçar për dhunim të bashkëshortes së tij. I arrestuari është Fatmir Kolecaj, banues në Zejmen. Sipas bluve, "ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve, si dhe duke e kërcënuar me një armë zjarri , bashkëshorten e tij". Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Dhuna në familje ” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Posted: 13 Jul 2017 12:16 AM PDT Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të nisë sot rinumërimin e fletëve të votimit në 72 kuti të Tiranës për të cilat shprehën ankimin PDIU dhe PS. Po ashtu procesi do të realizohet edhe për ankesën e paraqitur nga PD për dy QV në Berat. Vendimi është miratuar dje me votë unanime. Proçesi i rinumërimit do të nisë në orën 10.00 në KQZ dhe rezultati do të ndajë nëse mandati do t'i shkojë PDIU së Shpëtim Idrizit, i cili me 37 vota mund të kalojë pragun për tu bërë deputet i Parlamentit të ri. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Belona Qereti thjesht tërheqëse Posted: 13 Jul 2017 12:02 AM PDT Belona Qereti u bë shumë kohë që nuk ka nxjerrë klip të ri muzikor por ajo është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram. Këngëtarja di si të jetë në qendër të vëmendjes dhe provokon fansat e saj me poza seksi. Bukuroshja ka publikuar së fundimi disa foto ku duket mjaft tërheqëse. Pavarësisht se vitet ikin ajo nuk ka ndryshuar fare.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Rama për “lulet mos më prek”: Ferri i pret të gjithë rrogëtarët abuzues të shtetit Posted: 12 Jul 2017 11:51 PM PDT Pas zhurmës së krijuar nga "lista e zezë" e publikuar nga kryeministri Edi Rama ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit. Përmes një postimi një postimi në fb, Rama shpreh çudinë e alarmimit të opozitës së vjetër dhe të re nga emrat e zyrtarëve të rreshtuar në përmbledhjen e raportit të postimit "Eksperienca Juaj Negative". Rama thotë se nuk bëhet fjalë as për “listë të zezë”, as “listë shtrigash" dhe as arsye për të vepruar administrativisht ndaj askujt prej individëve në fjalë. Por nga ana tjetër, Rama garanton se platforma online e bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm "Per Shqiperine qe duam" që do të hapet me fillimin e punës së qeverisë së re, do të jetë ferri i kujtdo që paguhet nga shteti dhe abuzon me njerëzit e zakonshëm, jo vetëm duke u futur duart në xhepa po qoftë edhe duke u sjellë pa etikë me ta. Dhe atëherë, thotë Kryeministri, do të ketë masa konkrete. "Boll u cfilit Shqipëria nga Tepsia dhe boll u pataksën njerëzit e zakonshëm të këtij vendi" përfundon Rama. Reagimi i plotë PER LULET MOS ME PREK /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Heshtja dhe mosreagimi është pajtim me të keqen Posted: 12 Jul 2017 11:39 PM PDT (Përmbledhje e fjalës së Patozit në bashkëbisedimin me demokratët e Durrësit) Falenderim me mirënjohje për të gjithë ju demokrate dhe demokratë, që keni ardhur të na dëgjoni në kushte ekstreme të motit, por PD gjendet sot në kushte edhe më esktreme. Jo rastësisht kemi zgjedhur Durrësin si stacionin e parë të bashkëbisedimit me demokratët e Shqipërisë. Sepse në ka një qytet që mund të konsiderohet si barometër i gjendjes së PD ky është Durrësi. Kur na ka pranuar Durrësi kemi fituar gjithmonë, kur jemi refuzuar, kemi humbur përherë. Do ta ndaj parashkrimin tim në tre pjesë: Kam ardhur të them disa të vërteta, qofshin edhe të hidhura. Gjatë këtyre ditëve, jo pa qëllim, na kanë konsideruar si kundërshtarë të Bashës. Kjo nuk është e vërtetë. Kundërshtar ne të gjithë këtu kemi Edi Ramën. Unë vetë në karrierën time nuk jam marrë kurrë me njeriun, por me idenë. Ne jemi këtu si demokratë të shqetësuar për Partinë Demokratike, të cilën e duam të bashkuar dhe të fortë edhe me Lulzim Bashën apo me këdo tjetër. Nuk e shpikëm ne termin lista Basha apo ekipi Basha. Ishin të tjerë ata që e bënë dhe ju i njihni ata. Por tani ajo kaloi dhe ne duhet te nxjerrim mësime. Natyrisht, duke parë nga vetja. Lulzim Basha është ende kryetari i partisë sonë dhe secili prej nesh nuk ndjehet mirë kur thotë apo dëgjon lajme apo opinione të këqija për të. Por ne jemi Partia Demokratike, ai nuk është mbreti ynë, për të cilin duhet të heshtim apo kafshojmë gjuhën, kur ai gabon. 1-Lidership i dobët dhe kaotik, deri tre muaj para zgjedhjeve. Vendime që u vonuan, zvarritën apo nuk u morën kurrë. Struktura u demotivua nga zgjedhje të këqija apo nga mungesa e tyre. Dhe pas dy vjetësh humbja e zgjedhjeve lokale u quajt fitore. Çfarë po ndodh sot me partinë tonë? Humbje dëshpëruese, e cila duhet të shoqërohej me dorëheqje të parevokueshme. Kishim edhe precedentin e 4 viteve më parë. Por ky nuk ishte problemi më i madh. Lulzim Basha i mohoi PD një garë të drejtë dhe të pabarabartë, e vetmja mënyrë për ta mbajtur bashkuar dhe ringritur partinë. Çfarë i kërkova unë? Ikjen nga selia, listat dhe një datë të përshtatshme. Asnjëra nuk u pranua. Në vend të garës, zgjodhi farsën, një proces tërësisht në kundërshtim me statutin, që duhet të mbarojë sa më shpejt. Sipas meje, ai po garon vetëm, sepse kandidati tjetër thjesht ka dashur të regjistrojë emrin. Ndonëse, për të qenë realist, fushatën nuk po e bën të keqe. Por ai ka hyrë në të në mungesë të plotë të rregullave minimale për një proces korrekt dhe të barabartë. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Çfarë duhet që të bëjë më shumë një politikan që të mbajë përgjegjësi përpara partisë së vet? Unë nuk e pranoj që Lulzim Basha është fatkeqësi natyrore. Që na ra në pjesë dhe duhet ta durojmë, derisa të mërzitet vetë, po u mërzit ndonjëherë, dhe të largohet. Kjo nuk mund të ndodhë. Politika ka ligjësitë e veta. Unë nuk e pranoj dot që Lulzim Basha ka dalë sot në fushatë dhe u drejtohet sot demokratëve, sikur e ka për herë të parë. Sikur ai që humbi në shifra katastrofike më 25 qershor të ishte një tjetër, dhe jo pikërisht ai vetë. Njeriu gabon, njeriu ndreq. Dhe njeriu jeni ju, anëtarët e PD, të cilët duhet të jeni të lirë të zgjidhni, por këta e kanë me ngut, duan të mbarojnë punë shpejt. Është folur shumë për listat, janë sharë mbarë e mbrapsht shumë emra me kontribute të jashtëzakonshme tek partia jonë, pjesë e historisë së saj. Është thënë se ata e kanë për karrigen, por unë po u them, që ata u hoqën, që Lulzim Basha të mos kishte më punë me ju. Por që prej 22 korrikut e tutje të kishte në dorë një parti të re. Sepse, për fat të keq, atij i intereson më shumë një kasolle, e gjitha e vetja, sesa një pallat i madh, ku të kenë pjesë edhe të tjerët. Dhe ky është një keqkuptim i madh i tij, që ne duhet ta ndryshojmë. Cfarë kërkojmë ne sot? Reflektim për humbjen dhe pastaj garë të drejtë dhe të pandikuar. Asgjë më shumë se kaq. Si e mendoj unë vetë Partinë Demokratike të së nesërmes, në rast se do të më jepej mundësia të shpallja alternativen time. Sipas meje; 1-Partia Demokratike ka nevojë që të riparojë me shpejtësi të gjitha defektet e rënda dhe efektet negative, që ka sjellë drejtimi i personalizuar. Në partinë tonë duhet të jenë aksionerë të gjithë anëtarët, për shkak të investimit të tyre të gjatë në vite. Vlera e aksioneve të gjithësecilit duhet përcaktohet nga meritokracia. Kryetari mund të jetë aksioneri më i madh, por kurrë pronari i vetëm. 2-Duhet të shndërrojmë me shpejtësi autoritetin e fortë te kryetarit në vendimmarrje të forumeve. Të kalojmë pa humbur kohë në drejtim me ekip ose në udhëheqje sa më kolegjiale të partisë. Dhe kjo të sanksionohet në statut, që të mos i lihet ta ndajë kryetari. Duhet zvogëlim i kompetencave të tij dhe kufizim i mandateve. 3-Përfaqësimi politik duhet të kthehet realisht në dorë të anëtarësisë dhe forumeve të PD. Ai duhet të përcaktohet strikt nga kriteret, kontributet dhe performanca. Por kurrë nga humori një njeriu apo qoftë edhe pak njerëzve. Kjo duhet të jetë e vlefshme për të gjitha nivelet, që nga seksioni e deri në parlament dhe më vonë kur të vijë dita edhe në qeveri. 4-Shenjtërimi i statutit. Duhet ta bëjmë me urgjencë. Askush dhe për asnjë arsye nuk mund të shkelë, qoftë një nen të vetëm të tij. Duhet të shndërrohet në biblën dhe kuranin e demokratëve. Arsyeja pse njerëzit qëndrojnë bashkë në një parti. Për shkak të anashkalimit të tij kemi mbërritur në këtë pikë. Asgjë nuk ka ndodhur ditën e fundit, por zullumi ka ardhur duke u trashur. 5-Përcaktimi në statut i dorëheqjes së kryetarit në rast humbjeje. Kurrë më në diskrecionin e tij. Mjaft kemi hequr me këtë punë. Kryetari nuk mund të shndërrohet në stres për partinë. Përkundrazi, të jetë gjenerator i shpirtit të saj, që e con drejt fitores. 6-Shndërrimi i Partisë Demokratike në një model për shoqërinë. Për demokracinë e brendshme dhe për respektimin e rregullave. Nesër në pushtet të kthehemi në shembull të sjelljes me ligjin dhe kushtetutën. 7-Rikthim tek respekti për kontributet dhe vlerat e PD në vite. Historia e saj është krenaria jonë. Simbolet, flamuri dhe shenjat dalluese, gjithashtu. Por ajo të mos shikohet si nostalgji, por si një instrument për të arritur fitoren. Duke respektuar gjithcka kanë bërë të tjerët deri më sot, ne projektojmë PD e së ardhmes. 8-Bashkimi i demokratëve, që nga viti 90 e deri më sot. Ftesë e sinqertë për ta. Jam i bindur se do të kthehen vetëm, kur të kuptojnë se partia e tyre ka ndryshuar për mirë. Por sidomos për ata 200 mijë votues, që i humbëm së fundi për shkak të gabimeve tona të rënda. 9-Por mbi të gjitha, bashkimi i Partisë Demokratike sot. Askënd për të humbur dhe gjithëkënd për të fituar. Kjo duhet të jetë deviza jonë. Nëse alternativa jonë do të votohet nga demokratët, dora e bashkëpunimit do të drejtohet në fillim nga Lulzim Basha dhe kushdo tjetër, që mendon si ai ose është i lidhur me të. Sepse, pavarësisht përgjegjësisë për humbjen e 25 qershorit, askujt nuk mund t’i mohohen kontributet e mëparshme apo ato që mund të vijnë në të ardhmen. 10-Partia Demokratike, të jetë shtëpia e lirisë e së djathtës shqiptare. Marrja e përgjegjësive për një riorganizim të saj, si nevojë e brendshme sociale e Shqipërisë, për shkak të zhbalancimit në krijuar në vite, por sidomos pas zgjedhjeve të fundit. 11-Partia Demokratike të shndërrohet shumë shpejt në tempullin e opozitës në Shqipëri, duke qenë se i takon të jetë forca udhëheqëse e saj. Pa asnjë paragjykim të ftojë cdo faktor edhe aktor të madh apo të vogël politik, që ka zgjedhur të refuzojë qeverinë, pa asnjë kompleks dhe me kurajo. Ne duhet të bëhemi zëri i fuqishëm i popullit të opozitës, në bashkëpunim dhe koordinim me cdo forcë tjetër politike që zgjedh të jetë kundërshtare e qeverisë. Natyrisht, që ka edhe të tjera, për të pasur një parti bashëkohore europiane, por mbi të gjitha konkurruese, që të mundë Edi Ramën në përplasjen e parë. Por kjo nuk po lejohet, ndaj edhe unë ju ftoj të gjithëve: çdo anëtar të PD, që nga Sali Berisha e deri tek anëtarët e seksioneve të Vermoshit e Konispolit, që të reagoni, me fjalë dhe me vepra për të shpëtuar Partinë Demokratike. Ka ardhur një moment që edhe heshtja është pajtim me të keqen, është dorëzim para saj, për të mos thënë bashkëfajësi. Demokratët duhet të marrin në dorë fatin e partisë së tyre. Ju duhet të mbroni aksionet tuaja për të ndalur grabitjen në mes të ditës së mandatit të kryetarit te Partisë Demokratike. Kjo farsë duhet ndalur përpara 22 korrikut, atë ditë nuk mund të ketë votim, sepse rezultati është i paracaktuar. Dhe nëse kjo nuk ndodh, përgjegjësia nuk do të bjerë vetëm mbi Lulzim Bashën. Por edhe mbi ne të gjithë që e lejuam atë. Atëherë, të gjithë do të mendojmë se nuk ne meritojmë asgjë më shumë se sa të kemi një kryetar humbës, i cili me të gjitha gjasat, do të humbasë sërish, përherë e më thellë. Unë nuk e pranoj dot ketë “dënim”, i cili nuk vjen prej Zotit, por prej njeriut, dhe si i tillë është i korrigjueshëm. Dhe jam i bindur se shumica e anëtarëve të Partisë Demokratike e mendojnë si unë. Kjo nuk është një cështje personale, as e imja dhe as e miqve të mi. Kjo aq më pak është një cështje pushteti. Jam gati ta provoj këtë, mjafton që të krijohen kushtet për një garë korrekte, dhe unë nuk e kam fare problem të mos jem më kandidat për kryetar të Partisë Demokratike. Të nderuar miq, ju falenderoj me shumë mirënjohje për durimin dhe vëmendjen, por ka ardhur dita që ne t’i dalim zot partisë sonë. Kjo nuk është thjesht një betejë për dinjitet, por më shumë se kaq. Partia Demokratike është aset kombëtar, është në radhë të parë pasuria e demokratëve të Shqipërisë. Ne nuk duhet të lejojmë kurrë që ajo për shkak të një apo disa njerëzve të shndërrohet dita ditës në një kompani biznesi privat, që i bien aksionet përditë.Kam bindjen se bashkë do t’ia dalim. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Kritikët e Bashës nisin lëvizjen për fuqizimin e PD nga Durrësi Posted: 12 Jul 2017 11:34 PM PDT Grupi i kritikëve të kryetarit të ngrirë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur nga Durrësi takimet me mbështetësit e tyre. Në fjalën e tij, Astrit Patozi, nënvizoi se Basha pas humbjes së 25 qershorit duhet të jepte dorëheqjen e parevokueshme ashtu si Berisha katër vjet më parë. Patozi: Ne nuk jemi kundërshtarët të Lulzim Bashës, jemi kundërshtarë të Edi Ramës të gjithë këtu sa jemi. Ne jemi këtu si demokratë shqetësuar për PD që e duam të bashkuar dhe të fortë, bashkë edhe me Lulzim Bashën dhe këdo tjetër. Pastaj erdhi çadra, që e ngriti pak adrenalinën. Kauza ishte e drejtë, por arsyeja nuk ishte ajo. Marrëveshja e gabuar, lista e gabuar dhe fushata e gabuar e rënduan më shumë pozitën elektorale të Partisë Demokratike, e cila, për fat të keq, korrri më 25 qershor atë që Lulzim Basha kishte mbjellë për 4 vjet. Për Besnik Mustafaj, PD është në krizën e saj më të thellë. Mustafaj: Po fillojmë një lëvizje brenda PD që do sjellë ringritjen e PD për ti prerë rrugën dhe vetë kësaj qeverisje të padurueshme. Në takimin e Durrësit, kritikët e PD u prezantuan nga 7 anëtarë. Krahas Patozit dhe Mustafaj ishin dhe Leonard Olli, Gent Malko, Arben Skënderi, Julian Deda dhe Rigels Muçollari. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Supermodelja pozon seksi me të brendshme Posted: 12 Jul 2017 11:30 PM PDT Bella Hadid mesa duket po i shfrytëzon në maksimum pushimet luksoze me miken e saj Kendall Jenner. Por ndërkohë që shijon pushimet ajo nuk heq dorë nga modelingu. Ylli i pasarelave ka pozuar me të brendshme në dush dhe ka ndarë foton me fansat e saj. 20-vjeçarja nxorri në pah format e saj trupore perfekte dhe dukej shumë tërheqëse. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Posted: 12 Jul 2017 11:16 PM PDT Jam shumë i impresionuar nga reagimet e zhurmshme të luleve “Mos më prek” për emrat e zyrtarëve të rreshtuar në përmbledhjen e raportit të postimit Eksperienca Juaj Negative! Çfarë ka ndodhur që deri edhe opozita e vjetër dhe e re, qenkan alarmuar në pikën që të vënë kujën përmes vetë udhëheqësve të tyre?! Kësaj i thonë tamam, “Bir Selman i nënës kë të qaj më parë?!”… Sidoqoftë po jap një sqarim për kë ka veshë të dëgjojë: E para, emrat janë nxjerrë nga komentet e miqve të këtij rrjeti social, pra kanë qenë aty, në postimin prej ku janë përmbledhur dhe nuk janë as “listë e zezë”, as “listë shtrigash”, as kurrëfarë gjëje tjetër përveçse një përmbledhje mekanike që ka bërë Skuadra e Shënimeve. E dyta, përmbledhja në fjalë nuk është as opinioni im, as qëndrim i imi, as qëllim për të hedhur hije mbi ndokënd apo arsye për të vepruar administrativisht ndaj askujt prej individëve në fjalë. E treta, “lulet mos më prek” dhe gjithë tallavaxhinjtë e katundit politik e mediatik që qenkan kuturisur sot të vënë kujën për demokracinë në rrezik, i këshilloj të ruajnë energjitë se nuk kanë parë e as dëgjuar gjë akoma! Platforma online e Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm PER SHQIPERINE QE DUAM, e cila do të hapet me fillimin e punës së qeverisë së re, do të jetë ferri i kujtdo që paguhet nga shteti dhe abuzon me njerëzit e zakonshëm, jo vetëm duke u futur duart në xhepa po qoftë edhe duke u sjellë pa etikë me ta. Dhe nuk do të jetë një ferr thashethemesh digjitale nga qytetarë digjitalë që nuk tregojnë identitetin e tyre, po do të jetë ferri i një koalicioni të madh kundër tepsixhinjve, harbutëve dhe parazitëve që paguhen nga taksat tona dhe pa pikën e turpit abuzojnë sa herë u del në shteg njeriu i zakonshëm me hallin e tij! Pa merak, gjithçka do të jetë morale, ligjore e transparente dhe ferri në fjalë do të jetë prej vërteti jo digjital, sepse boll u cfilit Shqipëria nga Tepsia dhe boll u pataksën njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, nga ferrat e administratës shtetërore që janë rritur prej çerekshekulli në lekurën e Shqipërisë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Situata e zjarreve, sot mbërrijnë edhe dy helikopterë të Viva Posted: 12 Jul 2017 10:00 PM PDT Me kërkesë të Emergjencave Civile ditën e sotme në Shqipëri do të mbërrijnë nga Gjermania edhe dy helikopterë të "Viva helicopters". Gjatë ditëve të fundit helikopterët Viva po punojnë nga mëngjesi deri në darkë për shuarjen e flakëve. Të mërkurën, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e kompanisë së helikopterëve VIVA për shuarjen e flakëve në fshatin Maqellarë në Dibër. Po ashtu helikopterët e kompanisë Viva kanë marrë pjesë edhe në aksione në zonën e Fushë Bulqizës, si edhe në jug të vendit në Malin me Gropa. Zjarret, helikopterët "VIVA" aksione në Maqellarë dhe Konispol /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






