“Një tjetër zyrtar ikën nga LSI: Rikthehem tek familja ime në PS” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Një tjetër zyrtar ikën nga LSI: Rikthehem tek familja ime në PS” plus 9 more Lajmi i Fundit


Një tjetër zyrtar ikën nga LSI: Rikthehem tek familja ime në PS

Posted: 31 Jul 2017 08:39 AM PDT

Administratori i Zall Herrit, Arben Maloku ditën e sotme ka lajmëruar ikjen e tij nga LSI për tu rikthyer në PS. Me anë të një postimi në Facebook, administratori Maloku shkruan se Zall Herri ka ndryshuar këto dy vite falë bashkëpunimit PS-LSI dhe se LSI duhej të mbështeste Kryetarin e Bashkisë, por që pas ikjes […]

VIDEO/ Policia “bën namin” me gjoba, heq qindra patenta. Shoferët: Për ça e ke vënë?

Posted: 31 Jul 2017 08:31 AM PDT

Aksioni i policise rrugore, vendosje gjobash by agjencialetraalPolicia Rrugore e Tiranës ka vijuar punën për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Në kuadër të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë javës që lamë pas janë evidentuar dhe ndëshkuar me […]

Zbulohet zyrtari i parë që do të punojë në Presidencë, ky është i “besuari” i Metës

Posted: 31 Jul 2017 08:16 AM PDT

Presidenti, Ilir Meta ka zgjedhur sot Sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni. Ai është Alqi Bllako, ekspert i njohur në fushën financiare. Mesohet se Bllako ka përfunduar studimet e larta në Tiranë dhe ka kryer disa studime pas-universitare, Master Shkencor në drejtimin Financë dhe Kontabilitet nga Universiteti i New York-ut dhe MBA me drejtim Banke […]

Turqi, breshëri godet avionin gjatë fluturimit, piloti hero shpëton 127 pasagjerë

Posted: 31 Jul 2017 08:04 AM PDT

Një pilot ukrainas i kompanise Atlas Global Airlines ka arritur të shpëtojë 127 pasagjerët, të cilët kanë arritur fatmirësisht të zbresin në aeroportin Ataturk të Stambollit pa asnjë dëmtim. Dëmet e avionit janë të dukshme në pjesën e përparme të mjetit. Breshëri ka arritur të shkatërroje pjesën e qelqtë të avionit dhe piloti ka bërë […]

U mbaron mandati, 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë lënë detyrën – EMRAT

Posted: 31 Jul 2017 08:00 AM PDT

Gjykata e Lartë njoftoi se katër anëtarë të saj dorëzuan detyrën, Guxim Zenelaj më datën 28 dhe Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako e Arjana Fullani më 31 korrik. Ata janë 4 nga 5 anëtarët e gjykatës që u ka përfunduar mandati, por sipas Kushtetutës, ata mund të qëndronin në detyrë deri në zgjedhjen e anëtarëve të […]

Arratisja spektakolare në Itali, ja si u kap pranë burgut njëri nga shqiptarët

Posted: 31 Jul 2017 07:56 AM PDT

Policia italiane ka rivënë në pranga një nga dy shqiptarët e arratisur një ditë më parë nga burgu i Civicavecchia. Lekë Luca 31 vjeç, i cili u arratis së bashku me bashkëkombasin e tij Osvald Marku 22 vjeç. Të dy shqiptarët ndodheshin në burg prej një viti. I kerkuari Lekë Luca është gjetur nga policia […]

U vra me 6 plumba mbrëmë në mes të Vlorës, në 2015 i ekzekutuan nipin duke menduar se ishte ai

Posted: 31 Jul 2017 07:53 AM PDT

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat disa persona që mund të kenë dijeni për atentatin e të dieles në shetitoren e qytetit. Renato Omeri, ka qenë edhe objektiv i vrasjes së dyfishtë që ndodhi në 2015 në Durrës. Aty mbeti i vrarë me armë zjarri nipi i tij dhe një person që e shoqëronte. […]

Rama shpërthen ndaj drejtorëve të spitaleve: Jeni të gjithë pis, na keni çuar 270 vjet pas

Posted: 31 Jul 2017 07:45 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka shperthyer në takim me drejtuesit e spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik, të cilëve iu kërkoi dorëheqjen. Rama foli hapur se gjithë e keqja në sistemin shëndetësor është menaxhimi i spitaleve. "Shëndetësia kërkon menaxhim të spitaleve në radhë të parë. Të gjitha të dhënat, qoftë të marra në rrugë zyrtare, qoftë […]

Rama nuk ndalet: Dua dorëheqjen nga të gjithë drejtorët e spitaleve dhe Shëndetit Publik

Posted: 31 Jul 2017 07:39 AM PDT

Kryeministri Edi Rama pas vendimin për t'iu imponuar dorëheqjen drejtorëve të Hipotekave dhe Hetimit Tatimor në të gjithë vendin, bën një tjetër hap. Në kryeministri Rama ka ftuar drejtorët e spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik dhe ka kërkuar dorëheqjen e tyre me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor. "Largimi i të gjithë drejtuesve […]

Tragjedi në Itali/ Mjeti i preu qafën, vdes gjatë orarit të punës 48 vjeçari shqiptar (Foto)

Posted: 31 Jul 2017 06:30 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali ditën e sotme, ku mësohet se një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në një kompani italiane, në Padova. Sipas mediave vendase, vitkima është Gezim Haka, 48- vjeç. Ai humbi jetën teksa ishte duke punuar me një makinë metalprerëse, dhe në rrethana […]