Mesazhi.com: “Zyrtare: Cassano shkon në Verona” plus 9 more |
- Zyrtare: Cassano shkon në Verona
- Armando Sadiku kërkohet nga skuadra greke
- Rafael Nadal eliminohet nga Wimbledoni
- Nuk na ndryshon Zoti, derisa të ndryshojmë vetë
- Familja hebreje aksidentohet me makinë, i shpëtojnë palestinezët (FOTO,VIDEO)
- Popullsia e BE-së rritet për 1,5 milion banorë
- Rama nxjerr një imazh “epik” me Erdoganin, ku “nënçmohet” Vuçiq (Foto)
- Në një xhami në Turqi, për besimtarët ofrohen ato që mund të ju duhen shumë…
- VV-ja i vendos kushte Haradinajt për takim
- Ambasadori arab i kërkon falje homologut izraelit lidhur me votimin në UNESCO
| Zyrtare: Cassano shkon në Verona Posted: 10 Jul 2017 01:00 PM PDT Antonio Cassano është bërë me skuadër të re. Ylli italian është transferuar te skuadra e Hellas Veronas dhe do ta bartë numrin 99. 34-vjeçari ka luajtur në shumë skuadra italiane, ndër to ishin: Milan, Inter, Roma, Bari. Së fundi ishte pjesë e Sampdoria-s ku zhvilloi afro 30 paraqitje. The post Zyrtare: Cassano shkon në Verona appeared first on Mesazhi.com. |
| Armando Sadiku kërkohet nga skuadra greke Posted: 10 Jul 2017 12:58 PM PDT adiku i ka rrugët e ndara me Zyrihun, por që të ndodhë kjo, duhet që në zyrat e klubit zviceran të mbërrijë oferta e duhur. Është folur shumë për një ofertë të Mababi Haifës, por izraelitët nuk e përballonin dot shifrën e kartonit të sulmuesit të Kombëtares. Tanimë në Greqi shkruhet se është skuadra e Panathinaikosit që mendon për Sadikun shkruan "Gazzeta.gr", pasi kërkon të zëvendësojë Markur Berg, sulmuesin e larguar këtë verë nga skuadra kryeqytetase. Shuma që duhet të paguhet është 3 milionë euro, që duket e vështirë të paguhet edhe nga grekët. The post Armando Sadiku kërkohet nga skuadra greke appeared first on Mesazhi.com. |
| Rafael Nadal eliminohet nga Wimbledoni Posted: 10 Jul 2017 12:55 PM PDT Ka ndodhur befasua e parë në turneun më të madh të tenisit, Wimbledon. Tenisti spanjoll, Rafael Nadal është eliminuar në raundin e katër nga Gilles Muller. Ndeshja mes Nadal dhe Muller zgjati rreth pesë orë, ndërsa, setin e pestë e fitoi tenisieri nga Luksemburgu 15:13. The post Rafael Nadal eliminohet nga Wimbledoni appeared first on Mesazhi.com. |
| Nuk na ndryshon Zoti, derisa të ndryshojmë vetë Posted: 10 Jul 2017 10:31 AM PDT Është vetë njeriu burim i çdo ndryshimi për mirë apo për keq. Sipas gatishmërisë së tij për tu lartësuar ose për të marrë tatëpjetën, është dhe frymëzimi i Zotit. Kur profetit Muhamed a.s iu shpall Kurani, u prit nga zemra të sinqerta dhe të përmalluara, gjë e cila ua shtoi dhe forcoi besimin. Sakaq, zemrat që e refuzuan, ishin ato të ligat dhe përgënjeshtrueset e çdo të mire, gjë e cila ua shtoi mosbesimin. Thotë Zoti në Kuran:"Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: "Kujt prej jush do t'ia shtojë besimin kjo sure?" Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gëzohen. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e veta, ajo ua shton edhe më dyshimin që kanë dhe ata vdesin si mohues." (Teube, 124-125) Popujt që kërkojnë lavdinë, askush nuk mund ti pengojë në rrugën e lavdisë, do të arrijnë atë me krenari, sepse e meritonin. Le të shohim besimtarët në luftën e Bedrit. Ishin vetëm treqind e katërmbëdhjetë burra, por ishin bërthama e këtij umeti, bërthamë e fortë e një umeti të fortë dhe madhështor. Që aty buruan fitoret dhe zgjerimi i territoreve të mëvonshme. Një umet që i është dorëzuar pasivitetit, që e ka pranuar nënshtrimin madje dhe poshtërimin, nuk mund të ngrejë kokë asnjëherë. Benu Israilët poshtëroheshin dhe persekutoheshin nga faraoni. Ai i kishte skllavëruar shpirtërisht dhe fizikisht. E gjitha kjo, sepse ata shfaqnin gatishmëri të çuditshme për tu skllavëruar dhe poshtëruar. "Kështu, ai e nënçmoi popullin e vet dhe ata iu nënshtruan, sepse ishin vërtet një popull i lig." (Zuhruf, 54) Kur profeti Musa a.s i çoi tek toka e shenjtë, ata u zbrapsën sepse nuk e meritonin fitoren dhe lavdinë. Nënshtrimi, poshtërimi dhe persekutimi u kishte depërtuar në çdo qelizë. Prandaj dhe Zoti i ndëshkoi duke i humbur në shkretëtirë për dyzet vite, derisa vdiq dhe u shua brezi i robërisë, brezi i disfatave dhe poshtërimit. Me të lindur brezi i ri, brezi i rezistencës, sfidave dhe krenarisë, e morën tokën e shenjtë. Çdo shtet apo revolucion, bazohet pikërisht tek heronj të cilët kanë gatishmëri për sakrificë dhe flijim. Ebu Muslim Horasani thoshte:"Liderët e një vendi të fuqishëm, në fillimet e tij janë të guximshëm dhe trima. Shtetet, rrëzohen dhe shuhen vetëm për shkak të dembelëve dhe dështakëve, të cilët kanë gatishmërinë për tu rrëzuar." Dinastia omejade u shua nga vetë krerët e saj, nga njerëz të pakujdesshëm dhe qejflinj, si puna e Velid ibnu Jezid, i cili u izolua totalisht nga njerëzit. Gjithë kohën e kalonte i dehur dhe jetonte në luks të shfrenuar, derisa u vra nga kushëriri i tij dhe u dogj në lëkurë gomari. Dinastia abasite u rrëzua nga brezi kaotik i vetë kësaj dinastie, të cilët nuk dinin gjë tjetër përveç dëfrimit dhe përmbushjes së qejfeve. Elmustasim, kalifi i fundit e abasitëve, gjithë ditën e kalonte duke parë ndeshjen e deshve dhe duke luajtur tavull. Sakaq, ata që ngritën civilizime, e meritonin këtë status, zhvillim dhe qytetërim. Mos vallë japonezët e arritën zhvillimin dhe teknologjinë e tyre të përparuar, duke vështruar yjet, duke mbajtur në qafë hajmali, duke kërkuar mendimin e fallxhorëve?! Jo miq të dashur! Ata e arritën këtë zhvillim duke përveshur llërët, duke punuar, duke hapur shanse të reja, duke përdorur dhuntitë dhe talentet në shërbim të rilindjes dhe civilizimit, larg dembelizmit, fenomeneve joshëse dhe mashtruese të përmbushjes së shfrenuar të tundimit të instinktit. Mos vallë Malajzia nën udhëheqjen e Mahadir Muhamed, ka arritur ekonomikisht aty ku ka arritur, sepse i ka kënduar me lahutë lavdisë të parëve të saj dhe historisë së shkuar, apo sepse Mahadir Muhamed vendosi një plan praktik, i cili njihet me emrin "Plani njëzet vjeçar". Ky plan mund të gjendet dhe lexohet kollaj për këdo që dëshiron të njihet me të. Ky plan, bazohej tek respekti i vlerave, respekti i lirive të tjerëve, ngritja e shtetit institucional, hapja e tregut të punës, kalimi nga teoria në praktikë etj… Mos vallë Erdogani i Turqisë e ngriti vendin dhe e zhvilloi vendin e tij, duke qëndruar ulur e duke u rrëfyer turqve haberet e gjyshërve të tij, Osmanit të parë, Sulejmanit të madhërishëm, Muhamed Fatihut e shumë të tjerëve? Ky burrë dhe njerëzit që e rrethonin, shtrënguan rripin dhe iu përveshën punës e cila bazohej tek shpirti i konkurrencës, novatorizmit dhe kreativitetit. Ata vendosën plane konkrete dhe amicioze për arsimin, politikën, ekonominë, turizmin etj… Ata formuan grupe pune me njerëzit më të mirë, të cilëve u besuan zbatimin e këtyre planeve dhe projekteve. Këtë vit, Turqia zinte vendin e parë në botë në fushën e turizmit, për nga rregulli, organizimi dhe shërbimet që ofronte. Vlen të dihet se Turqia nuk është vend i naftës apo i gazit. Nuk mund të pushtohet një vend dhe nuk mund të nënshtrohet një popull, nëse nuk kanë gatishmëri për diçka të tillë. Bota islam në kohën e denigrimit, u sulmua dhe u shkretua nga mongolët barbarë. Por, kur myslimanët brofën në këmbë dhe e refuzuan kolonializmin, ishte koha e triumfit madhështor të Salahudin Ejubit ndaj kryqtarëve në Kuds, Jeruzalem. Ata që nuk kanë me ç'të krenohen, atyre që u mungon lavdia, nuk kanë përjetuar progres dhe zhvillim, u mungon gatishmëria për tu lartësuar në shkallët e lavdisë. Ata që mendojnë vetëm për vogëlsirat, jetojnë në botën e iluzionit dhe dëfrehen me të shkuarën, nuk vlejnë për të ndërtuar një të ardhme të lavdishme, atyre u mungon kreativiteti dhe ambiciet. Po të shohim figurat më të shquara të historisë, emëruesi i përbashkët i tyre është vendosmëria, sfidimi, durimi, puna e palodhur… pavarësisht besimit dhe fesë që i përkisnin. Gjithçka ka të bëjë me respektimin e ligjeve të jetës së kësaj bote, kushdo që kërkon gjen, kush mbjell korr. Thotë Zoti në Kuran:"Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa të ndryshojnë gjendjen e tyre." (Rad, 11) Prandaj, le t'ia nisë njeriu me veten e tij, le ta ndryshojë atë për mirë, le ta shtojë vullnetin, planifikimin dhe punën. Ai që mendon natë e ditë për suksesin, i bëhet gati dhe përgatitet, patjetër që Zoti do ia plotësojë ëndrrën e tij dhe do i japë sukses. Ai që kërkon të shtojë të mirat materiale, lodhet dhe derdh djersë për të fituar pasurinë me djersën e ballit, Zoti do e furnizojë nga nuk e priste. Kurse ai që shtrihet në krevatin e tij, herë i hap sytë nga njëra faqe muri e herë nga tjetra, duke pritur që ti zbresë inteligjenca dhe gjenialiteti nga tavani, apo ti hyjë dhuntia nga dritarja, është një i sëmurë që duhet trajtuar sa më shpejt. Prandaj dhe profesionistët kërkojnë që njeriu, fillimisht të ndryshojë botëkuptimin e tij ndaj vetes dhe ndaj jetës. Ata këshillojnë që njeriu të mendojë rreth suksesit, lavdisë, triumfit, paqes, shëndetit, mirëqenies etj… për rrjedhojë, do të vihet në lëvizje për ti garantuar. Ai nuk ka përse të mendojë për dështimin, mbetjen në mësime, prapambetjen, luftën, disfatën, sëmundjen dhe fukarallëkun. Duke menduar për të keqen, e ndjell dhe i dorëzohesh asaj. Perktheu: Elmaz Fida The post Nuk na ndryshon Zoti, derisa të ndryshojmë vetë appeared first on Mesazhi.com. |
| Familja hebreje aksidentohet me makinë, i shpëtojnë palestinezët (FOTO,VIDEO) Posted: 10 Jul 2017 09:33 AM PDT Banorët palestinezë të Hebronit shpëtuan një familje kolone izraelite e cila u përfshi në një aksident me makinë. Aksidenti i cili ishte tejet i rëndë ishte incizuar, dhe aty duken disa burra që vrapojnë në drejtim të makinës së aksidentuar. Në makinë u shpëtuan pasagjerët, shumica prej të cilëve ishin fëmijë shumë të vegjël. Në video dëgjohen zëra që bërtisnin: “Paska fëmijë të vegjël në makinë! Shko kontrolloni makinën tjetër! Burra! Thërrisni ambulancën, shpejtoni”. Një foshnjë e sapolindur dhe dy fëmijë të vegjël u shpëtuan bashkë me nënën e tyre. Fëmijët ishin gjakosur dhe ishin duke qarë pas aksidentit të tmerrshëm. Një ambulancë palestineze u thirr për t’u ofruar kujdes dhe për t’i çuar kolonët izraelit në spital. /MESAZHI/ https://www.youtube.com/watch?v=DAD3SNuh7t0 The post Familja hebreje aksidentohet me makinë, i shpëtojnë palestinezët (FOTO,VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Popullsia e BE-së rritet për 1,5 milion banorë Posted: 10 Jul 2017 09:02 AM PDT Popullsia e përgjithshme e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) ka arritur 511,8 milionë në vitin 2017, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të Zyrës Evropian të Statistikave (Eurostat), popullsia e përgjithshme e 28 vendeve anëtare të BE-së e cila në fillim të vitit 2016 ka qenë 510 milionë e 278 mijë e 700, në fillim të këtij viti ka arritur në 511 milionë e 805 mijë e 100. Në këtë mënyrë, popullsia e BE-së është rritur për 1 milionë e 526 mijë e 400 vitin e kaluar. The post Popullsia e BE-së rritet për 1,5 milion banorë appeared first on Mesazhi.com. |
| Rama nxjerr një imazh “epik” me Erdoganin, ku “nënçmohet” Vuçiq (Foto) Posted: 10 Jul 2017 08:35 AM PDT Kryeministri shqiptar Edi Rama që po qëndron në Stamboll ku nesër do të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës, ka publikuar një foto nga takimi me presidentin turk Recep Tayp Erdogan, e ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Në foton të cilën Rama e ka cilësuar si Foto e Ditës, kryeministri shqiptar shihet i ulur në një karrige në krye të vendit, fare afër Erdoganit, i cili edhe i mban dorën mbi dorë liderit të socialistëve shqiptar. Ndërsa, Vuçiq, shihet ulur në një qosh të ulëses rrethore, dhe në një pozicion fare të palakmueshëm. Edhe më të fuqishme këtë foto e bën, prezenca e këshilltarit shqiptar të Erdoganit, Sabri Demiri, me origjinë nga Shkupi, i cili shihet teksa qëndron mbi kokën e Ramës. Në takim, shihet të jetë prezentë edhe presidenti i Azerbexhanit, Ilham Aliyev, i cili gjithashtu, është i ulur në karrige, për dallim nga Vuçiq. Rama ka marrë pjesë në takimin me presidentin turk, Erdogan, ku kanë diskutuar mbi projektet e përbashkëta, shkruan gazetametro. Ai ka bërë të ditur se në takim, negociatat kanë shënuar progres të qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines. The post Rama nxjerr një imazh “epik” me Erdoganin, ku “nënçmohet” Vuçiq (Foto) appeared first on Mesazhi.com. |
| Në një xhami në Turqi, për besimtarët ofrohen ato që mund të ju duhen shumë… Posted: 10 Jul 2017 07:20 AM PDT Në nje xhami në Turqi është vendosur kjo tavolinë me disa corape të reja, ndërsa mbishkrimi është ky: “Nëse corapet tuaja nuk janë teë mira, mund të marrësh një palë se janë falas”. Ky gjest tregon kujdesin e madh të turqve për pastertinë e xhamive. /MESAZHI/ The post Në një xhami në Turqi, për besimtarët ofrohen ato që mund të ju duhen shumë… appeared first on Mesazhi.com. |
| VV-ja i vendos kushte Haradinajt për takim Posted: 10 Jul 2017 06:29 AM PDT Kryetari i Vetëvendosjes, Visa Ymeri i është përgjigjur ftesës së kandidatit për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA. Përmes një shkrimi në facebook, Ymeri ka treguar se Vetëvendosje ka pranuar një ftesë, por thekson se Haradinaj nuk e ka bërë të qartë arsyene kërkesës për takim, transmeton Indeksonline. Megjithatë, ai shton se në rast se Haradinaj po i fton për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje, ai takim do të pranohet vetëm kur ftesa të bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it. Ja postimi i plotë i tij: Sot kam pranuar një letër prej Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. Prej letrës së tij, kuptohet që z. Haradinaj dëshiron takim, por nuk është i qartë qëllimi i këtij takimi. Nëse është fjala për koordinimin e mbledhjes së parë të Kuvendit ky nuk është roli e as detyra e z. Haradinaj. Duke qenë vetëm njëri prej deputetëve të legjislaturës së gjashtë Z. Haradinaj nuk e ka rolin e koordinimit dhe konsultimit per mbledhjen e parë. Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it. The post VV-ja i vendos kushte Haradinajt për takim appeared first on Mesazhi.com. |
| Ambasadori arab i kërkon falje homologut izraelit lidhur me votimin në UNESCO Posted: 10 Jul 2017 05:30 AM PDT Përfaqësuesi i arabëve në UNESCO i kërkoi falje homologut të tij izraelit Carmel Shama-Hacohen pasi nuk ishte në gjendje të votonte kundër mocionit palestinez që donte ta bënte qytetin e vjetër të Hebronit pjesë të trashëgimisë Palestineze në UNESCO. Të premten, 12 anëtarë të UNESCO votuan në favor të mocionit për t’i dhënë statusin qytetit të rrezikuar, vendim ky që do ta njohë atë si zonë palestineze. Një screenshot i publikuar nga “Ynet News” u publikuar nga telefoni i ambasadorit Shama-Hacohen, dhe zbuloi bisedën e mëposhtme: “Na vjen keq për sot, ishte shumë e komplikuar, pastaj ai ishte një votim i fshehtë …” tha ambasadori arab. “Nuk kisha asnjë zgjedhje …” Ambasadori izraelit iu përgjigj: “Unë e di mikun tim. Për mua, është sikur të kesh votuar kundër. ” Ambasadori arab nuk ishte në gjendje të votonte “kundër” sepse vota nuk ishte e fshehtë, përndryshe ai i kishte premtuar se do të votonte kundër. /MESAZHI/ The post Ambasadori arab i kërkon falje homologut izraelit lidhur me votimin në UNESCO appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |










