Mesazhi.com: “Vie dënimi i parë për puçistët në Turqi” plus 9 more |
- Vie dënimi i parë për puçistët në Turqi
- Samiti G20, vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë
- Ky musliman u kontrollua dhe u lidh nga policia për një arsye banale
- Thaçi: Do të veprojë sipas Kushtetutës për mandatarin e qeverisë
- Mustafa: Jam takuar me Kurtin e Ymerin, kemi lënë mundësinë e hapur që të bisedojmë për koalicion
- Inaugurohet “Xhamia e Dritës” në Vitomiricë të Pejës (Video)
- Katari është shumë i pasur, mund ta përballojë bllokadën e vetme
- Vriten 26 ushtarë dhe 49 militantë në Egjipt
- PZAP: S`ka rinumërim të kutive, i hapet rruga certifikimit të zgjedhje
- MPB siguron letërngjitëset, fillon reciprociteti me targa me Serbinë
| Vie dënimi i parë për puçistët në Turqi Posted: 07 Jul 2017 03:04 PM PDT STAMBOLL (AA) – Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll ka shpallur dënimin me burgim të përjetshëm për rreshterin Yusuf Yildiz në kuadër të gjykimit lidhur me pushtimin e ndërtesës së Prefekturës së Stambollit gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi nga organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA). Për rastin në fjalë u gjykuan 24 të dyshuar, përfshirë rreshterin Yildiz dhe 23 ushtarë të tjerë, prej të cilëve Yildiz ishte në paraburgim, ndërsa vendimi i marrë sot është i pari lidhur në vazhdën e proceseve gjyqësore lidhur me ngjarjet në Stamboll gjatë tentativës për grusht shteti. Dënimi me burg të përjetshëm për Yildiz u caktua nën akuzën “tentativë për rrëzimin e rendit kushtetues”. Nga ana tjetër, gjykata ka liruar nga të gjitha akuzat 23 të dyshuarit e tjerë në këtë rast, të cilët datën e ngjarjes ishin të angazhuar si ushtarë, duke argumentuar se ata nuk kanë pasur paramandim të kryejnë krim. The post Vie dënimi i parë për puçistët në Turqi appeared first on Mesazhi.com. |
| Samiti G20, vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë Posted: 07 Jul 2017 03:00 PM PDT Në Hamburg të Gjermanisë ka vazhduar përleshja mes protestuesve dhe policisë gjatë Samitit të Liderëve të G20-ës, raporton Anadolu Agency (AA). Siç njofton policia e Hamburgut përmes rrjetit social Twitter, rreth 500 protestues në rajonin St. Pauli kanë gjuajtur me gurë në drejtim të policisë, teksa policia është kundërpërgjigjur me topa uji. Nga ana tjetër, njoftohet se para ndërtesës "Rote Flora" në lagjen Schanzenviertel ka pasur prani të shumë protestuesve me fytyra të mbuluara dhe me shufra hekuri. Sipas njoftimit të policisë, një polic ka shtënë në ajër për t'i paralajmëruar protestuesit pasi është sulmuar. Po ashtu theksohet se polici më pas është strehuar në një shitore dhe se është në vend të sigurtë. Nga policia gjithashtu thonë se protestuesit kanë formuar barrikada në disa rrugë. Në disa pjesë të qytetit vazhdojnë incidentet e dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Në protestat që kanë vazhduar gjatë ditës në Hamburg, shumë automjeteve dhe barrikadave u është vënë zjarri. Siç njoftohet, në përleshjet mes policisë dhe protestuesve ka edhe të plagosur. The post Samiti G20, vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë appeared first on Mesazhi.com. |
| Ky musliman u kontrollua dhe u lidh nga policia për një arsye banale Posted: 07 Jul 2017 02:45 PM PDT Ky burrë musliman u kontrollua dhe u keqtrajtua nga policia londineze, pas pretendimeve qesharake si ai kishte veshur shumë rroba. Burri, i cili ishte duke shkuar në xhuma u raportua nga një grua e cila paraqitet në video poashtu. Për më shumë se pesë minuta sa është paraqitur videoja, burri tregoi një durim të paparë ndaj provokimeve verbale të raportueses, por më tepër nga kontrollat e panevojshme dhe detajoze nga ana e policisë, që poashtu e vënë në pranga. Ne fund të videos, njëri nga policët përpiqet ta arsyetoj veprimin e tyre, duke i thënë se kjo është një “rutinë”. Videoja flet shumë për malltretimin me të cilin përballen njerëzit që thjeshtë duken më ndryshe se të tjerët. /MESAZHI/ The post Ky musliman u kontrollua dhe u lidh nga policia për një arsye banale appeared first on Mesazhi.com. |
| Thaçi: Do të veprojë sipas Kushtetutës për mandatarin e qeverisë Posted: 07 Jul 2017 01:46 PM PDT Në intervistën dhënë për emisionin Argumet Plus, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të respektojë në plotëni Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 për mandatarin e krijimit të qeverisë së re. "Unë kam obligimet e mia kushtetuese, unë do të respektoj vullnetin e qytetarëve të Kosovës, por para së gjithash do të respektoj mandatin tim kushtetues dhe ligjor dhe gjithçka do të shkojë sipas agjendës së planifikuar dhe sipas kornizës ligjore". "Nuk mund të flas me ditë apo javë, por jam i bindur se do të jetë në një afat të rregullt dhe rekord". Ai thotë se koalicioni PAN si fitues i zgjedhjeve ia ka konfirmuar se i ka numrat për krijimin e qeverisë dhe se institucionet e vendit do të konstituohen në afat rekord. Më poshtë ndiqni një pjesë të intervistës së presidentit Thaçi: The post Thaçi: Do të veprojë sipas Kushtetutës për mandatarin e qeverisë appeared first on Mesazhi.com. |
| Mustafa: Jam takuar me Kurtin e Ymerin, kemi lënë mundësinë e hapur që të bisedojmë për koalicion Posted: 07 Jul 2017 01:45 PM PDT Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë në intervistë në RTK se po presin certifikimin e rezultateve për të shqyrtuar mundësinë e koalicioneve. "Kemi 29 deputetë prej të cilëve 23 janë të LDK-së, 4 janë të AKR-së dhe 2 të Alternativës. Certifikimi final do të ndodh shumë shpejt. Kemi lënë mundësinë e hapur që të bisedojmë me VV-në dhe të shohim se a mund të krijojmë afërsi programore që na siguron që ne do të qeverisim dhe do të realizojmë synimet tona që kemi, edhe në fushën e zhvillimit ekonomik edhe në fushën e sundimit të ligjit dhe integrimeve evropiane dhe euroatlantike", ka thënë Mustafa, kryeministër në detyrë. Ai ka thënë se nëse mund të gjejnë një afrim programor me VV-në, mund të vazhdojnë më tutje. "Nëse jo, mund të vazhdojmë secili në rrugën e vet", ka thënë Mustafa. Kryeministri Isa Mustafa, prej se ka marrë këtë post nuk u takua asnjëherë në një tavolinë me Albin Kurtin e Visar Ymerin e Lëvizjes Vetëvendosje. Por, ai thotë se pas zgjedhjeve është takuar në një tavolinë me Kurtin dhe Ymerin. "Është hera e parë që jemi takuar prej se jam kryeministër me z. Kurti dhe z. Ymeri në një tavolinë të tillë. Kemi biseduar më shumë për proceset. Nuk kemi biseduar konkretisht për koalicionin", ka thënë Mustafa në RTK. Mustafa ka thënë se duhet të shohin programin dhe çdo gjë duhet të bëhet mbi bazë të një programi. "Sa duhet të jetë i pranueshëm dhe a mund të sintetizohet si i tillë që të mund të shprehë interesat e një koalicioni të tillë apo jo. Këto çështje mbeten të bëhen pasi të ndodhë certifikimi. Dhe pasi koalicioni që ka dalë i pari të ketë mundësinë të bëj tentimin e vet në Kuvend", tha kryeministri në detyrë Isa Mustafa. The post Mustafa: Jam takuar me Kurtin e Ymerin, kemi lënë mundësinë e hapur që të bisedojmë për koalicion appeared first on Mesazhi.com. |
| Inaugurohet “Xhamia e Dritës” në Vitomiricë të Pejës (Video) Posted: 07 Jul 2017 01:42 PM PDT Sot është bërë inaugurimi i “Xhamisë së Dritës” në Vitomiricë të Pejës, donacion i Hamda Rashid nga Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht nga Dubai. Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe vet donatorja Hamda Rashid, krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe të Komunës së Pejës. Kjo nuk është xhamia e vetme e financuar nga Rashid, pasi që të tilla xhamia ka ndërtuar edhe në disa vende tjera të Kosovës. Në vazhdim mund ta shikoni videon e plotë të ceremonisë së inaugurimit të kësaj xhamie mjaftë të bukur./Mesazhi.com/
The post Inaugurohet “Xhamia e Dritës” në Vitomiricë të Pejës (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Katari është shumë i pasur, mund ta përballojë bllokadën e vetme Posted: 07 Jul 2017 12:20 PM PDT Ministri i Financave i Katarit ka thënë se bazat ekonomike të vendit të tij ishin në pozitë më të mirë sesa rivalët e saj dhe se Doha ishte mjaft i pasur për t’u përballur me kërcënimet e bllokadës. Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë lidhjet me Katarin një muaj më parë, duke e akuzuar atë për financimin e “terrorizmit” dhe përhapjes së trazirave. Katari ka mohuar akuzat dhe ka refuzuar të përmbushë listën e kërkesave. Duke folur për gazetën The Times, Ali Sharif al-Emadi, tha se rezervat e mëdha financiare të shtetit, të cilat vijnë nga shitjet dekadore të gazit natyror, nënkupton se mund të përballonte sanksionet. /MESAZHI/ The post Katari është shumë i pasur, mund ta përballojë bllokadën e vetme appeared first on Mesazhi.com. |
| Vriten 26 ushtarë dhe 49 militantë në Egjipt Posted: 07 Jul 2017 11:16 AM PDT 26 ushtarë egjiptianë, duke përfshirë një kolonel i rangut të lartë, janë vrarë dhe të paktën 20 janë plagosur në një sulm me bombë vetëvrasëse që ndodhi në një pikë kontrolli ushtarak në Sinain verior. Bëhet e ditur se edhe 40 militant janë vrarë në luftimet mes dy palëve. Lajmin e bënë të ditur burimet e sigurisë. Dy automjete shpërthyen kur ishin duke kaluar një pikë kontrolli në një zonë midis kufijve Rafah dhe Sheikh Zuweid, kur një bombë vetëvrasëse e sulmoi makinën e ushtarakëve. Ky ishte momenti kur shpërthyen përleshjet, që gjithsej la më shumë se 66 persona. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /MESAZHI/ The post Vriten 26 ushtarë dhe 49 militantë në Egjipt appeared first on Mesazhi.com. |
| PZAP: S`ka rinumërim të kutive, i hapet rruga certifikimit të zgjedhje Posted: 07 Jul 2017 07:13 AM PDT PZAP ka hedhur poshtë sërish ankesën e kandidatit të koalicionit LDK-AKR Vehbi Imeri, i cili ka denoncuar pretendimet e tija për manipulim votash ndaj tij. Vendim i PZAP vjen pasi ky organ ishte detyruar nga Gjykata Supreme të rishqyrtonte vendimin e saj, pas ankesës në gjykatë të Imerit. Megjithatë, PZAP sërish në vendimin që e ka nxjerrë të premten, ka refuzuar pretendimet e kandidatit të koalicionit LAA duke marrë vendim se "ankesa është e pabazuar". Ky vendim i PZAP i hapë rrugë KQZ për certifikim të rezultateve. Në rast se kjo nuk behët të premten, atëherë KQZ, sipas paralajmërimeve të kryetares Valdete Daka, certifikimi do të mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. The post PZAP: S`ka rinumërim të kutive, i hapet rruga certifikimit të zgjedhje appeared first on Mesazhi.com. |
| MPB siguron letërngjitëset, fillon reciprociteti me targa me Serbinë Posted: 07 Jul 2017 06:59 AM PDT Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës ka shpallur kompaninë fituese për furnizim emergjent me letërngjitëse për targat e automjeteve. Këtë tender të MPB-së në vlerë prej 294 mijë euro e ka fituar kompania "G.S.G & KIG & KIG KGA ". Përndryshe, mungesa e letërngjitësve e ka shtyrë gati për një vit zbatimin e marrëveshjes për reciprocitet me targa me Serbinë. Kjo marrëveshje ishte planifikuar të filloj në nëntor të vitit 2016, por pasi që MPB nuk i kishte siguruar letërngjitëse, zbatimi i marrëveshjes është shtyrë deri më tani, përderisa pala serbe Brenda afatit kohor i kishte siguruar letërngjitëset, raporton "Zëri.info". Për vonesat në sigurimin e letërngjitësve, javë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u përplasën ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti. Sipas kësaj marrëveshje për targat të arritur vitin e kaluar në Bruksel, automjetet e Kosovës mund të hyjnë në territorin e Serbisë me targa RKS, por me letërngjitëse duhet të mbulohet pjesa ku shkruan RKS dhe stema e Republikës së Kosovës. Njëjtë do të veprohet edhe me automjetet e Republikës së Serbisë që hyjnë në Kosovë. Ndërsa deri më tani automjetet me targa RKS për të hyrë në Serbi është dashur të pajisen me targa "Proba", të cilat kanë pasur afat vlefshmërie prej 2 muajve. The post MPB siguron letërngjitëset, fillon reciprociteti me targa me Serbinë appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






