Mesazhi.com: “Shkencëtari musliman fiton Çmimin prestigjoz të Zbuluesit Europian” plus 9 more

Mesazhi.com: “Shkencëtari musliman fiton Çmimin prestigjoz të Zbuluesit Europian” plus 9 more


Shkencëtari musliman fiton Çmimin prestigjoz të Zbuluesit Europian

Posted: 13 Jul 2017 03:03 PM PDT

Çmimi prestigjioz i Zbuluesve Evropian i ka njohur njerëzit me risitë që po ndryshojnë jetën tonë.

Ky cmim u dha sot nga Zyra Europiane e Patentave, ku u shperblyen individët dhe ekipet që tregojne aftësi shkencore, krijuese dhe intelektuale, të cilat kontribuojnë në progres global.

Çmimi synon të inkurajojë inovacionin, dhe një juri e pavarur ndërkombëtare vlerësojnë inovacionet bazuar në origjinalitetin teknik, si dhe ndikimin ekonomik dhe social.

Fituesit e vitit 2017 u vecuan me shkencetarin musliman Adnane Remmal nga Maroku, i cili zbuloi se si mund te rritet efikasiteti i antibiotikëve me vajra esenciale

 

Fituesit:

Industri

Jan van den Boogaart dhe Oliver Hayden (Holandë, Austri) – Testi i shpejtë i gjakut për malarien

Zbulim

Laurent Lestarquit, José Ángel Ávila Rodríguez dhe ekipi (Francë, Spanjë) – Sinjale radioje për navigim më të mirë satelitor

Vendet jo-evropiane

James G. Fujimoto, Eric A. Swanson dhe Robert Huber (SHBA, Gjermani) – Imazhe mjekësore me rezolucion të lartë (OCT)

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Günter Hufschmid (Gjermani) – Super-sfungjer për derdhjet e naftës

Çmimi i popullaritetit

Adnane Remmal (Marok) – Rritja e efikasitetit te antibiotikëve me vajra esenciale

Arritje jetësore

Rino Rappuoli (Itali) – Vaksina sipas analizës së gjeneve. /MESAZHI/

The post Shkencëtari musliman fiton Çmimin prestigjoz të Zbuluesit Europian appeared first on Mesazhi.com.

Berat Gjimshiti prezantohet te skuadra e re

Posted: 13 Jul 2017 02:16 PM PDT

Benevento ka zyrtarizuar blerjen e Berat Gjimshitit, edhe pse lajmi ishte konfirmuar para 3 ditësh,kur mbrojtësi i kombëtares u shikua në ambientet e stërvitjes.

Me një komunikatë zyrtare, Benevento ka njoftuar marrjen e mbrojtësit shqiptar në huazim për një vit nga Atalanta.

Në këtë mënyrë, pas Armando Sadikut edhe Gjimshiti është sistemuar në Serinë A, aty ku ëndërronte Sadiku.

The post Berat Gjimshiti prezantohet te skuadra e re appeared first on Mesazhi.com.

Januzaj me flamur të Kosovës prezantohet te Sociedadi (Foto)

Posted: 13 Jul 2017 01:39 PM PDT

Adnan Januzaj është prezantuar sot para tifozëve të Real Sociedadit.

Ai madje në një foto shihet së bashku me flamurin e Kosovës.

Sulmuesi që ka mbrojtur ngjyrat e Belgjikës ka ende mundësi të zgjedh të luaj për Kosovën.

The post Januzaj me flamur të Kosovës prezantohet te Sociedadi (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Shkëndija një hap larg Play Off-it, Skënderbeu me shanse të mira

Posted: 13 Jul 2017 01:36 PM PDT

Shkëndija e Tetovës është nja hap larg kualifikimit në Play-off të Europa Ligës.

Skuadra shqiptare e Maqedonisë mposhti në shtëpi Helsinkin me rezultat 3-1.

Hetrik në këtë ndeshje shënoi Besart Ibrahimi, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Ousman Jallow.

Në anën tjetër Skëndërbeu ka barazuar si mysafirë me rezultat 1-1 kundër Kairat Almaty.

The post Shkëndija një hap larg Play Off-it, Skënderbeu me shanse të mira appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: Barcelona transferon talentin portugez

Posted: 13 Jul 2017 01:32 PM PDT

Barcelona ka konfirmuar se ka transferuar në radhët e veta talentin e Benficës, Nelson Semendo.

Talenti portugez do të kaloj në Spanjë për rreth 35 milionë euro.

23 vjeçari nesër do tu nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas të nënshkruaj kontratën me klubin e ri.

The post Zyrtare: Barcelona transferon talentin portugez appeared first on Mesazhi.com.

Albin Kurti: Qeveria Haradinaj do t’i kishte dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin

Posted: 13 Jul 2017 01:29 PM PDT

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja "Vetëvendosje", Albin Kurti gjatë një inervistë për ora news ka thënë se nëse Ramush Haradinaj arrin që të formojë qeverinë, atëherë ajo qeveri do të kishte dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin.

"Ajo qeveri do të kishte kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin sepse 9 nga 10 deputetët e pakicës serbe dirgjohen nga Beogradi. Ajo qeveri do të ishte e pakicës dhe jo e shumicës", ka thënë Kurti, transmeton zeri.info.

Më tutje, ai ka folur edhe mandatarin për formimin e qeverisë. Ai ka thënë se herën e dytë, edhe pse kjo varet nga diskrecioni i presidentit, e drejta për ta formuar qeverinë i takon Lëvizjes "Vetëvendosje" pasi që ai diskrecion duhet që të evitoj vendin nga zgjedhejt e reja.

The post Albin Kurti: Qeveria Haradinaj do t'i kishte dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin appeared first on Mesazhi.com.

Pse në avion duhet të qëndrojmë në “fly mode”?

Posted: 13 Jul 2017 01:00 PM PDT

Disa persona mund të mos e përfillin urdhrin e stjuardesave për të bërë telefonin "airplane mode".

Këta persona ose nuk e kanë idenë se përse është krijuar ky opsion në celular, ose mbase nuk dinë se cilat janë pasojat që ndodhin nëse gjatë udhëtimit në avion nuk respektojmë këtë rregull.

Telefonat e ndezur nuk ndërhyjnë tek pajisjet e aeroplanit, sepse teknologjia është shumë e më sofistikuar këto ditë, ama mund të ndërhyjnë tek piloti, aq më tepër nëse po përpiqeni të merrni apo dërgoni thirrje dhe mesazhe, ose gjithçka që dërgon informacion tek telefoni juaj.

Telefonat duhet të jenë patjetër 'airplane mode'.

Kam pasur interferenca valësh tek radiot e mia gjatë uljes në tokë shumë herë. Kur telefoni juaj përpiqet të lidhet me valët, bën të njëjtën zhurmë tek unë si ajo që krijohet kur vendos telefonin tek bokset e zërit," tregon një pilot.

Kjo zhurmë jo vetëm të shpërqendron, por mund të na pengojë të marrim udhëzimet nga kontrollorët e trafikut ajror. Prandaj fikini telefonat ju lutem. Pse të rrezikojmë sigurinë e të gjithëve kur mund të futesh në Instagram 5 minuta më vonë?"./Mesazhi/

The post Pse në avion duhet të qëndrojmë në "fly mode"? appeared first on Mesazhi.com.

Ushqimet që duhet të evitoni në këto ditë të nxehta

Posted: 13 Jul 2017 12:40 PM PDT

Këto ditë të nxehta vere jemi në kërkim të pjatave të lehta në mënyrë që të ushqehemi pa u ndier në faj. Por, përballë aperitivëve dhe darkave jashtë me miqtë nuk është e thjeshtë…

Duhet të dini që me ngrohjen e motit, konsumi energjik i organizmit tonë zvogëlohet, sepse shpenzohet më pak energji për të ruajtur temperaturën e trupit. Por, nga ana tjetër rritet nevoja për hidratim, kështu që sa më shumë ujë dhe sa më pak yndyrna… Shmangni ushqimet tepër të përpunuara dhe pikante.

Por, cilat janë disa nga ushqimet për t'u evituar gjatë verës?

Të skuqurat

Në fakt do të ishte mirë t'i eliminonit gjatë gjithë vitit. Por, duke qenë se kalojnë në një proces tretjeje të ngadaltë, shkaktojnë ndjesi përgjumjeje dhe rëndese. Shkoni për ushqime të gatuara sa më pak.

Pijet me gaz e sheqer

Është e vërtetë që pijet e ftohta freskuese japin ndjesinë e shuarjes së etjes më shumë se uji. E gabuar. Sheqernat dhe ëmbëltuesit e shumtë artificialë veprojnë si diuretikë, duke rritur rrezikun e dehidratimit. Më mirë pini ujë, por jo akull sepse mund t'ju shkaktojë dhimbje koke. As pije alkoolike.

Mishi i kuq

Shumë kalori dhe yndyrna, perfekte për dimrin, por të vështira për t'u tretur në verë. P.sh një "cheeseburger" përmban 750 kalori dhe 50 gram yndyrna. Më mirë preferoni pulën dhe gjelin e detit.

Karbonara dhe salca të gatshme

Makaronat nuk duhet të mungojnë në një dietë të ekuilibruar, por duhet të bëni kujdes me salcën. Braktisni salcat e gatshme dhe të ringrohura. Karbonara? Jo. Më mirë provoni pesto arrash, vaj ulliri, rukola.

Ushqime delikate

Ngrohja rrit rrezikun e kontaminimit të ushqimeve, kështu që mos i lini për shumë gjatë jashtë frigoriferit sidomos ushqimet me pana, kremrat e përgatitura me vezë, salcat me majonezë ose karbonarën klasike./Mesazhi/

 

The post Ushqimet që duhet të evitoni në këto ditë të nxehta appeared first on Mesazhi.com.

Rreziku që vjen nga mospastrimi i gjuhës

Posted: 13 Jul 2017 12:20 PM PDT

Edhe pse i lani dhëmbët rregullisht, nëse nuk ndani nga koha juaj pak sekonda për pastrimin e gjuhës atëherë mund të keni probleme.

Pastrimi i gjuhës duhet të jetë shprehi e zakonshme dhe shumë e rëndësishme e rutinës suaj. Nga specialistët tregohet se ekzistojnë më shumë se 700 lloje të ndryshme të bakterieve, të cilat jetojnë në gojën tuaj. E dimë se jo të gjitha nga këto bakterie janë të dëmshme, por nëse bakteriet e këqija fillojnë të shumohen atëherë do të filloni të keni probleme të mëdha.

Mendojeni gjuhën tuaj si një sfungjer që tërheqë dhe përhap bakterie të shumta në gojë, prandaj pastrimi i kujdesshëm i saj është i domosdoshëm, transmeton KP. Problemi më i zakonshëm nga kjo gjë është era e keqe e gojës.

Bakteriet bëjnë përhapjen dhe shumimin e menjëhershëm dhe me vështirësi do të mund të trajtohet ky problem më vonë. Shkaku kryesor i kësaj gjëje janë grimcat e ushqimit të cilat nuk eliminohen plotësisht, kështu që është më mirë të filloni të keni kujdes për gjuhën tuaj menjëherë.

Zakonisht larja e gjuhës preferohet të bëhet në mëngjes dhe në mbrëmje, nëse ndjeni se goja juaj është tharë, tentoni ta lani në mënyrë që të evitoni një gjë të tillë./Mesazhi/

 

The post Rreziku që vjen nga mospastrimi i gjuhës appeared first on Mesazhi.com.

5 krimet më të mistershme në botë

Posted: 13 Jul 2017 12:00 PM PDT

Çdo krim në vetvete është i frikshëm. Por, përpos frikës, disa krime vazhdojnë që të shoqërohen edhe me mistere të mëdha.

Tmerri në dhomën 1046

Ky krim i mistershëm është plot me ngjarje jo të rëndomta dhe mbetet i pashpjegueshëm. Gati është e sigurt se kurrë nuk do ta dimë të vërtetën. Hetimi rreth vrasjes së personit me emrin Ogletree u rihap shkurtazi në vitin 1937, pasi detektivët vërejtën një ngjashmëri midis vrasjes së tij dhe të një të riu në Nju-Jork, por as këto hetime nuk çuan askund. Ky rast mbeti i pazgjidhur dhe në errësirë deri më tani, me përjashtim të një incidenti të çuditshëm dhjetë vjet më parë. Bëhet fjalë për vrasjen e vitit 2012 nga John Horner, një bibliotekist në Kanzas Siti, i cili kishte bërë hetime të mëdha rreth misterit Ogletree.

Vrasja e Joe Elwellit

Joe Elwell ishte autoriteti kryesor në lojën me letra dhe vrasja e tij e çuditshme mbetet e pazgjidhur. Në fakt, kurrë nuk ka pasur asnjë njeri të dyshimtë. Nëse ju pëlqejnë krimet në dhomat e mbyllura, atëherë ky do të jetë krimi juaj i preferuar.

Vrasjet e çuditshme të kutive të akullit

Ku dhe kur: Hjuston, në qershor të vitit 1965. Çka: Fred dhe Edwina Rodgers, 81 dhe 79 vjeç, u vranë, e më pas u vendosën në frigoriferin e tyre, në Ditën e babait të vitit 1965. Pse është aq e frikshme? Fred dhe Edwina në fakt ishin vrarë një javë para se të vendoseshin në frigoriferë. Edwina ishte rrahur dhe ishte vrarë me armë, kurse Fredit i ishte shtypur koka dhe i ishin nxjerrë organet jashtë. Djali i tyre, Charles 43 vjeçar, është i dyshuari kryesor, por ai u zhduk pas këtij akti.

Rastet tmerruese të vrasjeve të kryera nga familja Bender

Familja Bender dukej e rëndomtë në Kanzasin juglindor në pranverën e vitit 1872. Pjesëtarët e saj nuk dukeshin të ishin të jashtëzakonshëm në asnjë aspekt. Thjesht, vetëm edhe një familje imigrantësh që ishte larguar nga qytetet lindore, për ta provuar fatin në perëndim. Sikur edhe shumë të tjerë, ata vetëm donin një jetë të re. Por, metodat e tyre për realizimin e këtyre gjërave, ishin shumë të ndryshme nga ato të të tjerëve.

Vrasjet në Snoutaun

Vrasjet në Snoutaun (të njohura edhe me emrin vrasjet e kufomave në fuqi) ishin një seri vrasjesh të bëra nga John Bunting, Robert Wagner dhe James Vlassakis midis gushtit të vitit 1992 dhe majit të vitit 1999, në Australinë jugore./Mesazhi/

The post 5 krimet më të mistershme në botë appeared first on Mesazhi.com.