Mesazhi.com: “Prishtina eliminohet nga Liga e Evropës pas humbjes minimale nga Norrkopingu” plus 9 more |
- Prishtina eliminohet nga Liga e Evropës pas humbjes minimale nga Norrkopingu
- Çaj për të gjitha disponimet (FOTO)
- Prishtina-Norrkopingu, pjesa e parë pa gola
- 5 fotografi që dëshmojnë se palestinezët nuk mposhten dot!
- Dosja e EULEX për trazirat e marsit 2004, urdhra nga struktura të larta të UÇK-së
- Zyrtare: Clichy befason me skuadrën e re
- Kjo është puna më e frikshme në botë (VIDEO)
- Eliminohet Tirana, mposhtet prapë nga izraelitët
- Formacionet zyrtare: FC Prishtina – Norrkoping
- Zyrtare: Milani transferon Contin
Prishtina eliminohet nga Liga e Evropës pas humbjes minimale nga Norrkopingu Posted: 06 Jul 2017 01:11 PM PDT Klubi kosovar, Prishtina ka humbur edhe ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës nga Norrkopingu me rezultat 1-0. Prishtina ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë e të matur në ndeshjen kthyese në stadiumin "Adem Jashari", ku humbi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me një lojë shumë të sigurt të të dyja skuadrave, ku raste për gol më shumë patën vendasit nga Prishtina, të cilët provuan disa herë të gjejnë golin. Megjithatë, futbollistët e Prishtinës nuk patën fat dhe kështu skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve me rezultatin e bardhë. Në pjesën e dytë, gjithashtu u vrenjt një ndeshje e sigurt nga skuadra e Arsim Thaçit që nuk hapej shumë në aventura dhe mundohej të rrezikoj me anë të ndonjë kundërsulmi. Por, goli u gjet vetëm nga mysafirët të cilët shfrytëzuan për mrekulli një gabim të mbrojtësit me përvojë, Armend Dallkut. Ishte sulmuesi Sebastian Andersson, i cili pasi mori topin shënoi për 1-0 në minutën e 71 dhe kaloi të tijit në epërsi. Ky gol ishte edhe vendimtar për këtë takim, pasi në vazhdimin e ndeshjes nuk pati ndonjë rast të rrezikshëm. Vlen të theksohet se tifozët "Plisat" në këtë takim anuan me korrektësi të madhe dhe përkrahën klubin gjatë 90 minutave, ndërsa në këtë ndeshje debutoi edhe talenti 18-vjeçar, Dardan Sekiraqa, që u inkuadrua në lojë në minutën e 74 në vend të Lorik Maxhunit. The post Prishtina eliminohet nga Liga e Evropës pas humbjes minimale nga Norrkopingu appeared first on Mesazhi.com. |
Çaj për të gjitha disponimet (FOTO) Posted: 06 Jul 2017 12:37 PM PDT Vetitë e cajit janë jashtëzakonisht të dobishme për organizmin, pasi ata jo vetëm që hidratojnë trupin, por edhe ndihmojnë në eliminimin e toksinave, qetësim e relaksim. Besoni apo jo, në botë ka më shumë se 3000 lloje cajërash, të gjithë me specifikat e tyre. Nëse keni nevojë për gjumë, antistres, reati, energji, dhe shumë benefite të tjera, shiheni fotografinë me shpjegime dhe vendoseni një caj pas iftarit! /MESAZHI/ The post Çaj për të gjitha disponimet (FOTO) appeared first on Mesazhi.com. |
Prishtina-Norrkopingu, pjesa e parë pa gola Posted: 06 Jul 2017 11:55 AM PDT Mbyllet pjesa e parë, pa gola 0:0, ndërmjet FC Prishtinës dhe IFK Norrkopingut në Europa League. Bardhekaltrit kanë bërë paraqitje të shkëlqyeshme në 45 minutat e parë, madje duke rrezikuar 2-3 herë, ndërkohë që e qëlluan edhe shtyllën me Maxhunin. Nga ana tjetër, suedezët ishin të parrezikshëm dhe portieri Alban Muçiqi nuk pati shumë punë në pjesën e parë. – Lorik Maxhuni e qëlloi shtyllën në minutën e 39-të, Prishtina po tregohet e rrezikshme. – Armend Dallku po tregohet i pakalueshëm për kundërshtarët. I shkëlqyeshëm në mbrojtje! – Prishtina i zhvilloi 30 minuta fantastike, duke rrezikuar me Lecin e Mankendan, ndërkohë që edhe reparti i mbrojtjes dhe mesfushës po funksionojnë mjaft mirë. – Prishtina rrezikoi me Liridon Lecin, i cili me kokë gjuajti pak pranë portës së ekipit mysafir. – ‘Plisat’ nuk ndalen së kënduari, ndërsa vërehet edhe prania e dhjetëra tifozëve nga Suedia. Image – Norrkopingu po sulmon më shumë, derisa prishtinasit po luajnë me kujdes të shtuar. – Është hera e parë që një ndeshje e Europa Leagues zhvillohet në Kosovë dhe atë nën dritën e reflektorëve. Ekipi i “Zërit” do t’ju informojë në hollësi nga vendi i ngjarjes. The post Prishtina-Norrkopingu, pjesa e parë pa gola appeared first on Mesazhi.com. |
5 fotografi që dëshmojnë se palestinezët nuk mposhten dot! Posted: 06 Jul 2017 10:56 AM PDT Këto fotografi tregojnë trimërinë, guximin dhe vendosmërinë e popullit palestinez, pa marrë parasysh sa herë janë vrarë,plagosur, bombarduar e dëbuar. Ata janë dëshmuar se kurrë nuk dorëzohen.
2. Xhamia u shkatërrua, por namazi dhe tubimet nuk u ndaën 3. Pa e pasur familjar, kjo grua rrezikon jetën për ta shpëtuar këtë djalosh në mes të bombave 4. Edhe fëmijet nuk e lejojnë askënd që t’ua marrë fëmijërinë 5. Librat…. Qoftë edhe nën gërmadha! The post 5 fotografi që dëshmojnë se palestinezët nuk mposhten dot! appeared first on Mesazhi.com. |
Dosja e EULEX për trazirat e marsit 2004, urdhra nga struktura të larta të UÇK-së Posted: 06 Jul 2017 10:20 AM PDT Prokurori Italian Danilo Cecareli pretendon se ka rënë në gjurmë mënyrës se si u organizuan trazirat e marsit 2004 e poashtu disa prej vrasjeve misterioze që u kryen në atëkohë. Duke përdorur dëshmitarë dhe analizuar provat e mbledhura nga UNMIK-u, prokurori Italian është vënë së fundmi në krye të një aksioni i cili mëton të zbardhë ato çfarë ndodhën gjatë marsit 2004. Prokuroi nuk përmend se kush ishin urdhërdhënësit politikë të grupit por pretendon se ka fakte se udhëheqësit ishin ish eprorë të UÇK-së dhe njerëz me poste politike në atëkohë. Në 41 faqe kërkesë për paraburgim për grupin i cili derivoi nga UÇK e cili mbahet përgjegjës për një varg ngjarjesh përfshirë vrasjen e dy policëve në ngjarjet e marsit. Kallxo.com ka siguruar një kopje të kërkesës së prokurorit ku përshkruhet mbështetja që grupi e kishte nga struktura të larta të UÇK-së për veprimet në terren. Sipas prokurorit Italian, Grupi ku bëjnë pjesë Bedri Krasniqi, Alban Dezdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri dhe disa persona të tjerë vepruan që nga paslufta duke organizuar disa aksione "Në fundit e vitit 2000 disa ish luftëtarë të UÇK-së krijuan një grup me qëllimin për të luftuar një luftë të fshehtë me qëllim të marrjes së kontrollit në të gjithë territorin e banuar me shqiptarë në Kosovë", thuhet në dokumentin e siguruar. I njëjti sqaron se grupi mori urdhra dhe i përgjigjej komandantëve të profilit të lartë të UÇK-së të cilët në ndërkohë kishin marrë poste të rëndësishme politike. "Nën këto urdhra Ata ishin të përfshirë në disa vrasje sulme terroriste, prita, rrëmbime dhe krime të tjera të renda", shkruhet në dokument. Hetimet e kryera nga prokurori italian tentojnë të ofrojnë prova se grupi ishte në mesin e zbatuesve të planit për trazirat e marsit 2004 të cilët shkaktuan dhjetëra të vrarë dhe dëme të mëdha në imazhin e vendit. "Grupi ishte pjesa qendrore e organizimit dhe ekzekutimit të trazira të Marsit në mes datave 17 mars dhe 19 marsit", thuhet në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com. Grupi kishte armë dhe municione dhjetëra kallashnikovë pushkë të tjera martallozë 12.7mm, dhjetëra granata të cilat ishin blerë në Shqipëri e të cilat supozohet se do përdoreshin në rast se trazirat shkonin keq. Gjithnjë sipas prokurorit italian, pas dështimit të trazirave të marsit grupi po humbte me shpejtësi mbështetjen politike nga figurat politike te të cilat ata bazoheshin, veçanërisht në zonën e Dukagjinit. Kjo ishte shtysë për nisjen e planeve për aktivitete të reja. Plani për vrasjet Grupi prej shtatë apo tetë personash besohet të jenë përgjegjës për sulmin ndaj një makine të policisë së UNMIK-ut ku po udhëtonin tre shtetas të Kosovës dhe një ndërkombëtar. "Më 23 mars 2014 pjesëtarët e grupit ishin në fshatin Shtedime të Podujevës ku Agron Sylejmani (tani i ndjerë) bëri planin për të zënë në pritë një veturë të UNMIK-ut", thuhet në dosjen e prokurorisë. Sipas prokurorit qëllimi fillestar nuk ishte vrasja por degradimi i pjesëtareve të misionit duke i përbuzur dhe duke u tallur me ta. "Prijësit e grupit për këtë sulm sulmuan një kamion të kuq të cilin e kishin në dispozicion që nga trazirat e marsit e po ashtu një makinë Suzuki, dhuratë nga një person me ndikim në zonën e Drenicës", thuhet në kërkesën e prokurorit. Prokurori përshkruan se sulmi kishte filluar rreth orës 21 45 minuta. "Dy nga kryesit kishin dalë nga vetura Suzuki disa metra larg rrugë katër të tjerët e rrethuan veturën, njëri nga kryesit i bërtiti në drejtim të veturë për të ndaluar së pari në serbisht e më pas edhe në shqip", thuhet në dokument. Të shtënat filluan befas, ndërsa vetëm pesë nga sulmuesit kishin qëlluar. 106 fishekë të tjerë ishin shkrepur në makinën e UNMIK-ut, disa prej tyre goditën për vdekje policin Possible Kojo Essuman, polic i UNMIK-ut dhe Arsim Rrustolli, pjesëtar i Policisë së Kosovës. Gjatë përleshjes, njëri nga policët kishte shtënë me armë duke goditur Agron Sylejmanin që kishte ndërruar jetë gjatë arratisjes nga vendi i ngjarjes Në detaje të ngjarjes, prokuroi përshkruan edhe veprime interesante të cilat kishin ndodhur gjatë sulmit. Grupi nuk kishte mundur të largohet nga vendi I ngjarjes me makinën Suzuki për shkak se u kishin humbur çelësat. Sipas përshkrimit të ngjarjes, pas plagosjes së Sylejmanit grupi kishte problem të ikte nga vendi i ngjarjes pasi kishin mbetur pa veturë. Por duke shfrytëzuar një makinë të grabitur, grupi kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes ndërsa tre nga anëtarët e grupit ishin përfshirë në një përleshje gjatë po asaj nate. "Po atë natë ata u nisën në drejtim të Batllavës ku në rrugën në afërsi të Sekiraqës ishin vërejtur nga një makinë e Policisë së Kosovës. Ata janë ndalur anash rrugës, duke nisur të shtënat oficerët kishin shtënë me automatik ndërsa tre kryesit kishin përdorur armët", thuhet në dosje.Grupi, sipas prokurorisë, ishte rigrupuar të nesërmen në një apartament në Gjakovë. Alban Dezdari dhe Bajram Kiqmari janë arrestuar të mërkurën në një aksion të EULEX-it i arrestuari tjetër Faik Shaqiri është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë. Prokurori Italian Danilo Cecareli pretendon se ka rënë në gjurmë mënyrës se si u organizuan trazirat e marsit 2004 e poashtu disa prej vrasjeve misterioze që u kryen në atëkohë. Duke përdorur dëshmitarë dhe analizuar provat e mbledhura nga UNMIK-u, prokurori Italian është vënë së fundmi në krye të një aksioni i cili mëton të zbardhë ato çfarë ndodhën gjatë marsit 2004. Prokuroi nuk përmend se kush ishin urdhërdhënësit politikë të grupit por pretendon se ka fakte se udhëheqësit ishin ish eprorë të UÇK-së dhe njerëz me poste politike në atëkohë. Në 41 faqe kërkesë për paraburgim për grupin i cili derivoi nga UÇK e cili mbahet përgjegjës për një varg ngjarjesh përfshirë vrasjen e dy policëve në ngjarjet e marsit. Kallxo.com ka siguruar një kopje të kërkesës së prokurorit ku përshkruhet mbështetja që grupi e kishte nga struktura të larta të UÇK-së për veprimet në terren. Sipas prokurorit Italian, Grupi ku bëjnë pjesë Bedri Krasniqi, Alban Dezdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri dhe disa persona të tjerë vepruan që nga paslufta duke organizuar disa aksione "Në fundit e vitit 2000 disa ish luftëtarë të UÇK-së krijuan një grup me qëllimin për të luftuar një luftë të fshehtë me qëllim të marrjes së kontrollit në të gjithë territorin e banuar me shqiptarë në Kosovë", thuhet në dokumentin e siguruar. I njëjti sqaron se grupi mori urdhra dhe i përgjigjej komandantëve të profilit të lartë të UÇK-së të cilët në ndërkohë kishin marrë poste të rëndësishme politike. "Nën këto urdhra Ata ishin të përfshirë në disa vrasje sulme terroriste, prita, rrëmbime dhe krime të tjera të renda", shkruhet në dokument. Hetimet e kryera nga prokurori italian tentojnë të ofrojnë prova se grupi ishte në mesin e zbatuesve të planit për trazirat e marsit 2004 të cilët shkaktuan dhjetëra të vrarë dhe dëme të mëdha në imazhin e vendit. "Grupi ishte pjesa qendrore e organizimit dhe ekzekutimit të trazira të Marsit në mes datave 17 mars dhe 19 marsit", thuhet në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com. Grupi kishte armë dhe municione dhjetëra kallashnikovë pushkë të tjera martallozë 12.7mm, dhjetëra granata të cilat ishin blerë në Shqipëri e të cilat supozohet se do përdoreshin në rast se trazirat shkonin keq. Gjithnjë sipas prokurorit italian, pas dështimit të trazirave të marsit grupi po humbte me shpejtësi mbështetjen politike nga figurat politike te të cilat ata bazoheshin, veçanërisht në zonën e Dukagjinit. Kjo ishte shtysë për nisjen e planeve për aktivitete të reja. Plani për vrasjet Grupi prej shtatë apo tetë personash besohet të jenë përgjegjës për sulmin ndaj një makine të policisë së UNMIK-ut ku po udhëtonin tre shtetas të Kosovës dhe një ndërkombëtar. "Më 23 mars 2014 pjesëtarët e grupit ishin në fshatin Shtedime të Podujevës ku Agron Sylejmani (tani i ndjerë) bëri planin për të zënë në pritë një veturë të UNMIK-ut", thuhet në dosjen e prokurorisë. Sipas prokurorit qëllimi fillestar nuk ishte vrasja por degradimi i pjesëtareve të misionit duke i përbuzur dhe duke u tallur me ta. "Prijësit e grupit për këtë sulm sulmuan një kamion të kuq të cilin e kishin në dispozicion që nga trazirat e marsit e po ashtu një makinë Suzuki, dhuratë nga një person me ndikim në zonën e Drenicës", thuhet në kërkesën e prokurorit. Prokurori përshkruan se sulmi kishte filluar rreth orës 21 45 minuta. "Dy nga kryesit kishin dalë nga vetura Suzuki disa metra larg rrugë katër të tjerët e rrethuan veturën, njëri nga kryesit i bërtiti në drejtim të veturë për të ndaluar së pari në serbisht e më pas edhe në shqip", thuhet në dokument. Të shtënat filluan befas, ndërsa vetëm pesë nga sulmuesit kishin qëlluar. 106 fishekë të tjerë ishin shkrepur në makinën e UNMIK-ut, disa prej tyre goditën për vdekje policin Possible Kojo Essuman, polic i UNMIK-ut dhe Arsim Rrustolli, pjesëtar i Policisë së Kosovës. Gjatë përleshjes, njëri nga policët kishte shtënë me armë duke goditur Agron Sylejmanin që kishte ndërruar jetë gjatë arratisjes nga vendi i ngjarjes Në detaje të ngjarjes, prokuroi përshkruan edhe veprime interesante të cilat kishin ndodhur gjatë sulmit. Grupi nuk kishte mundur të largohet nga vendi I ngjarjes me makinën Suzuki për shkak se u kishin humbur çelësat. Sipas përshkrimit të ngjarjes, pas plagosjes së Sylejmanit grupi kishte problem të ikte nga vendi i ngjarjes pasi kishin mbetur pa veturë. Por duke shfrytëzuar një makinë të grabitur, grupi kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes ndërsa tre nga anëtarët e grupit ishin përfshirë në një përleshje gjatë po asaj nate. "Po atë natë ata u nisën në drejtim të Batllavës ku në rrugën në afërsi të Sekiraqës ishin vërejtur nga një makinë e Policisë së Kosovës. Ata janë ndalur anash rrugës, duke nisur të shtënat oficerët kishin shtënë me automatik ndërsa tre kryesit kishin përdorur armët", thuhet në dosje.Grupi, sipas prokurorisë, ishte rigrupuar të nesërmen në një apartament në Gjakovë. Alban Dezdari dhe Bajram Kiqmari janë arrestuar të mërkurën në një aksion të EULEX-it i arrestuari tjetër Faik Shaqiri është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë. The post Dosja e EULEX për trazirat e marsit 2004, urdhra nga struktura të larta të UÇK-së appeared first on Mesazhi.com. |
Zyrtare: Clichy befason me skuadrën e re Posted: 06 Jul 2017 10:15 AM PDT Ish-lojtari i Manchester Cityt, Gael Clichy ka befasuar me skuadrën e re, shkruan IndeksOnline. Mbrojtësi francez ka nënshkruar me klubin nga Turqia, Basaksehir. Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes rrjeteve sociale. Clichy u largua nga "Etihad Stadium" pasi kontrata e tij skadoi gjatë muajit qershor. Francezi kishte oferta nga Premier Liga dhe skuadra e Romës në Itali, por ai vendosi të shkoj në Kampionatin turk.
The post Zyrtare: Clichy befason me skuadrën e re appeared first on Mesazhi.com. |
Kjo është puna më e frikshme në botë (VIDEO) Posted: 06 Jul 2017 10:12 AM PDT Të punosh një punë të këtillë mund të paguhesh mjaftueshëm, por ai që nuk paguhet dot është guximi që duhet pasur për ta performuar këtë super-ngjitje. Ky burrë për pak kohë ngjitet në majën e një platforme hekurash, arrinë në pikën ku “puthë qiellin”. Kjo ngjitje në lartësi marramendëse do ta bënte xheloz edhe Spiderman-in. /MESAZHI/ The post Kjo është puna më e frikshme në botë (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
Eliminohet Tirana, mposhtet prapë nga izraelitët Posted: 06 Jul 2017 10:11 AM PDT Skuadra shqiptare, Tirana është eliminuar nga Europa Ligë, shkruan IndeksOnline. Shqiptarët u mposhtën edhe në shtëpi kundër ekipit nga Izraeli, Maccabi Tel Avivi me rezultat 0 me 3, ndërsa me të përgjithshëm 5-0. Golat për ekipin mysafirë i shënuan: Schoenfeld, Itzhaki dhe Rikan. Për Tiranën vlen të përmendet se gjërat u përkeqësuan në fund të pjesës së parë, ku Sentamu u ndëshkua me karton të kuq. Skuadra izraelite pret fituesin e ndeshjes SJK – Reykjavik, për ta mësuar kundërshtarin në rrethin e dytë The post Eliminohet Tirana, mposhtet prapë nga izraelitët appeared first on Mesazhi.com. |
Formacionet zyrtare: FC Prishtina – Norrkoping Posted: 06 Jul 2017 10:08 AM PDT Dy skuadrat FC Prishtina dhe Norrkoping kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve të Europa League. Skuadra kosovare ishte mposhtur 5:0 në ndeshjen e parë dhe për të kaluar në rrethin e dytë i duhet një mrekulli. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin 'Adem Jashari' në Mitrovicë. Prishtina: Alban Muqiqi; Armend Dallku, Diar Miftaraj, Debatik Curri, Lorik Boshnjaku; Lirdon Fetahaj, Liridon Leci, Mankenda, Maxhuni, Khalid, Pefqeli Norrkoping: Langer; Linus, Ante, Jon, Nikola; Eliasson, Smith, Gudi, Dagerstal; Sebbe, Skrabb. The post Formacionet zyrtare: FC Prishtina – Norrkoping appeared first on Mesazhi.com. |
Zyrtare: Milani transferon Contin Posted: 06 Jul 2017 10:06 AM PDT Andrea Conti mund të quhet si futbollisti më i ri i Milanit. Pas gjashtë transferimeve të mëdha, Milani ka arritur të zyrtarizoj edhe futbollistin e shtatë. Ai është mbrojtësi italian, Andrea Conti, i cili ka zyrtarizuar sot (e enjte) transferimin e tij nga Atalanta. Conti në Milanello duke pozuar me shallin e Milanit Conti ka kryer me sukses vizitat mjekësore te Milani dhe më pas ka vendosur të zezën mbi të bardhë. Detajet tjera ende nuk janë bërë të ditura, pasi prezantimi i italianin pritet të bëhet nesër. The post Zyrtare: Milani transferon Contin appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |