Mesazhi.com: “Historia e fotografisë së famshme, e para me ngjyra e planetit Tokë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Historia e fotografisë së famshme, e para me ngjyra e planetit Tokë” plus 9 more


Historia e fotografisë së famshme, e para me ngjyra e planetit Tokë

Posted: 14 Jul 2017 02:59 PM PDT

A nuk është madhështore kjo fotografi? Eshtë pamja e parë me ngjyra e planetit tonë, ndërsa "ngrihet" nga perspektiva e orbitës hënore.

Fotografia është shkrepur në vitin 1968, nga astronauti Uilliam Anders gjatë Misionit Apollo 1968, në udhëtimin e parë njerëzor rreth orbitës hënore.

Fotografia nuk ishte planifikuar, por Frank Borman, komandanti i misionit, i kërkoi kolegut të merrte shpejt një film me ngjyra për të bërë fotografinë./Mesazhi/.

 

 

 

The post Historia e fotografisë së famshme, e para me ngjyra e planetit Tokë appeared first on Mesazhi.com.

Ushqimet të cilat nuk keni nevojë t’i ruani në frigorifer

Posted: 14 Jul 2017 02:30 PM PDT

Kur vjen puna te ruajtja e ushqimeve, ka shumë debate se si dhe ku duhet të ruhen ato. Ta ruani gjalpin në frigorifer apo mos ta ruani.

Një nga ushqimet më të diskutuara në fushën e ruajtjes së ushqimit është gjalpi. Njerëzit kanë debatuar gjatë nëse duhet apo jo dhe sa kohë duhet të mbajnë gjalpin në frigorifer. Gjalpi direkt nga frigorifer është shumë i vështirë për t'u përhapur dhe çfarë të mirë ka nga kjo?

Ruani hapësirën në frigorifer ​​duke transferuar këto ushqime çuditërisht të qëndrueshme nga frigoriferi në dollap, ushqimin do ta shijoni më shumë,njëkohësisht do të keni më shumë hapësirë ​​në frigorifer.

Gjalpi

Pasi që, gjalpi është kryesisht yndyrë (zakonisht rreth 80% yndyrë), gjë që e bën atë më pak tërheqës ndaj bakterieve sesa produktet tjera me përmbajtje të lartë të ujit. Gjithashtu shumë lloje të gjalpit janë prodhuar me qumësht të pasterizuar, gjë që i bën ata edhe më pak të prirur ndaj rritjes bakteriale .

Mjalti

Temperaturat e ulëta shkaktojnë që mjalti të kristalizohet,duke e bërë atë të kalojë nga tekstura viskoze në të ngurtë.

Frutat citrik

Limoni ,portokalli, grejfruti .Natyra u ka dhënë lëkurë të fortë atyre për një arsye ,kështu që mund ti bëjnë ballë ambientit dhe ndryshimeve të jashtme.

Domatet

Nëse dëshironi t'ua ruani shijen dhe teksturën që I karakterizon domatet atëherë kurseni ato nga ftohtësia e frigoriferit./Mesazhi/.

 

The post Ushqimet të cilat nuk keni nevojë t'i ruani në frigorifer appeared first on Mesazhi.com.

Vetitë mjekësore të barit të bletës

Posted: 14 Jul 2017 02:00 PM PDT

Bari i bletës është pjesë e familjes së mentës dhe cilësohet si një erz qetësuese. Ai është përdorur në Mesjetë për të trajtuar ankthin dhe stresin, shtuar oreksin dhe lehtësuar dhimbjet dhe parehatitë e shkaktuara nga tretja.

Edhe para Mesjetës bari i bletës është përdorur së bashku me verën për të larguar shpirtrat, shëruar plagët dhe trajtuar kafshimet helmuese të insekteve dhe kafshëve të ndryshme.

Tani ajo përdoret së bashku me bimë të tjera, si kamomili, sanëza, për t'u relaksuar.

Bari i bletës përdoret shpesh edhe tek kremrat që trajtojnë herpesat në gojë, të shkaktuara nga ftohja dhe gripi.

Studime të ndryshme kanë treguar se bari i bletës i kombinuar me erëza të tjera si kamomili, sanëza, ndihmon në lehtësimin e ankthit dhe lufton pagjumësinë.

Gjatë një studimi të kryer tek disa njerëz që vuanin nga probleme të vogla me gjumin, 81% e atyre që përdorën një përzierje bimore me sanëz dhe bar blete bënë një gjumë më të rehatshëm se personat e tjerë që morën hapa të tjerë.

Disa studime sugjerojnë se kremrat të cilët kanë si përbërës edhe barin e bletës mund të ndihmojnë në shërimin e herpesave të shkaktuara nga ftohja.

Studimet kanë vërtetuar gjithashtu se bari i bletës mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e funksionin njohës dhe lehtësimin e ankthit dhe nervozizmit tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja e alzajmerit.

Kjo bimë shitet edhe si çaj, dhe në kapsula, ekstrakte, vajra, tinkturë dhe në kremra të ndryshme që shiten në farmaci./Mesazhi/

The post Vetitë mjekësore të barit të bletës appeared first on Mesazhi.com.

Largoni flokët e thinjura në mënyrë natyrale

Posted: 14 Jul 2017 01:30 PM PDT

Flokët e thinjura janë një problem shumë i madh për shumë persona.
Andaj, për t'i evituar ato në vend që të përdorni kimikate të ndryshme që edhe mund të jenë të domosdoshme, mund t'i largoni ato në mënyrë natyrale, me limon dhe vaj kokosi, shkruan gazetametro.net

RECETA:
Përbërësit:
Vaj kokosi organik (sasia varet nga gjatësia e flokëve)
3 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur
Përgatitja
Përzieni këto dy përbërës derisa të krijoni një masë homogjene. Më pas vendoseni këtë maskë në kokë dhe masazhojeni atë në kokën tuaj. Lëreni të qëndrojë për një orë.

Më pas lani me shamponin e zakonshëm. Përsëriteni këtë maskë një herë në javë./Mesazhi/.

 

The post Largoni flokët e thinjura në mënyrë natyrale appeared first on Mesazhi.com.

7 Arsye Pse Duhet Te Lexosh Liber

Posted: 14 Jul 2017 01:00 PM PDT

Ka shumë arsye të mrekullueshme pse duhet të lexosh një libër. Përvoja e leximit të një storie është shumë më ndryshe se sa ajo e shikimit të përformohet nga aktorët në TV apo ekran të madh. Sa jemi të rinj lexojmë më shumë por duke u rritur kemi më pak kohë të lexojmë. Provo gjej kohë të lexosh në shtrat para se të flesh dhe dalë nga dalë do e ndjesh se të ka munguar kjo përvojë relaksuese e leximit të librit. Pra lexo 7 arsyet pse duhet të lexosh e më pas kap librin favorit tuaj, përgatit vetës një çaj të nxehte dhe fillo lexo!

1. Stimulon Imagjinatën

Të gjithve na pëlqen të shikojmë TVn dhe filmat për njëra nga arsyet më të mira të leximit të librit është se ju përdorni imagjinatën tuaj për të përshkruar karakteret dhe gjërat që i rrethojnë. Duke ju falënderua autorit të librit ju veq keni disa përshkrime të karaktereve por mendimet dhe perceptimet tua krijojnë ambientin dhe lojtarët kyç tjerë në storien që shtjellohet. Pa marr parasysh se sa i ri apo vjetër je, është gjithnjë e rëndësishme të kesh imagjinata aktive dhe leximi i ndonjë libri interesant është rrugë e sigurt për ta stimuluar mendjen tuaj!

2. Ofron Ikje

Nëse je duke kaluar në situatë të vështirë, ke një ditë të keqe apo ndjehesh depresiv, të humbësh mendjen në një libër është një mënyrë e mirë e largimit të mendjes nga telashet për pak kohë. Kjo ndodhë  për shkak se fokusohesh në krijimin e rrethanave dhe karaktereve në libër dhe për një moment harron telashet që të preokupojnë. Është interesante se nëse shikoj TVn kjo nuk funksionon por kur lexoj libër shumë lehtë humbem në libër dhe mendja më lirohet nga të gjitha telashet përveç stories që lexoj në libër.

3. Informative

E di që interneti e bënë të lehtë të gjejmë informatat që dëshirojmë por më duhet të them se gjërat që i mësojmë duke lexuar një libër kanë mbetur me mu (në memorie) për vite të tëra, jo sikur ato që kamë mësuar nga Interneti kurdo që më duhet të mësoj diçka. Edhe pse nuk do të ndalem së kërkuari informacione të reja online, prapë se prapë e dij që informacioni do mbetet më gjatë në mendjen time po që se lexoj në libër.

4. Pasuron fjalorin

Pasurim_fjaloritAta që lexojnë rregullisht zakonisht kanë fjalor më të pasur se sa ata që rrall lexojnë. Kështu që po që se në të ardhmën ëndërron të bëhesh shkrimtar apo folës plublik (të dalësh shpesh para publikut), thesari i fjalorit tuaj është shumë i rëndësishëm të jetë i pasur. E për ta pasuruar fjalorin duhet të lexosh se vetëm kështu arrin të mësosh fjalë dhe shprehje të reja. Sigurisht ju ka ndodhru të hasni në fjal që nuk e keni dëgjuar më parë por konteksti i fjalisë ju ndihmon ta kuptoni dëmethënien e fjalës së panjohur dhe kështu fillon ta përdoresh në biseda të përditshme.

5. Librat shpesh janë më të mira se sa filmat që bëhen bazuar në to

Ka përjashtime në këtë por shumica e librave janë gjithnjë më të mira se sa filmi që bëhet bazuar në to. Kjo për shkak se filmi ka 2 ose më së shumti 3 orë për të treguar tërë ngjarjen. Ndërsa libri është shumë më i gjatë dhe ka mundësi të përshkruaj shumë më shumë detaje dhe zhvillimet të situatave dhe karaktereve. Këtë e kam provuar kur kam lexuar librin "The Davinci Code", kur kam parë filmin kamë vërejtur se shumë detaje në libër mungojnë në film.

6. Heshtje

Ti mund të lexosh gati çdo vend pa penguar dikë tjetër rreth teje. Mund të lexosh në shtrat pa e zgjuar këdo tjetër që ke aty :), mund të lexosh në transportues publik, autobus, tramvaj, tren dhe aeroplan… jo në veturë mos provo se bënë ndeshje :). Leximi është mënyrë e mirë e kalimit të kohës pa e penguar dikë tjetër.

7. Inkurajon Tjerët

Nëse je nënë, motër, hall, teze, kushëri, shok apo mësues, kur lexon dikush tjetër është ka vëzhgon gjithçka që po bën. Nëse ju shohin se po lexoni kjo do ti inkurajoj ata që ta bëjnë të njëjtën gjë. Leximi ka aftësi të hap shumë rrugë dhe sot shumë fëmijë të vegjë dhe të rritur nuk inkurajohen aq sa duhet për të lexuar për kënaqësi dhe mendojnë se leximi është thjesht për detyrë shtëpie dhe diçka që kërkohet detyrimisht nga ta. Duke lexuar ju tregon se leximi është kënaqësi e kështu mund ti bësh ta fikin TVn dhe të lexon pak më shumë.

Leximi është formë argëtimi që shpesh anashkalohet. Në asnjë mënyrë nuk po sugjerojmë se duhet ta fikni TVn përgjithmonë e të mos shikoni më filma. E tëra që deshëm të themi në këtë artikull është që duhet të lexojmë më shumë libra për ta ringjallur imagjinatën. Çfarë janë arsyet e juaja për të lexuar, cilat nga këto që përmendëm të pëlqejnë?/Mesazhi/.

 

The post 7 Arsye Pse Duhet Te Lexosh Liber appeared first on Mesazhi.com.

Sëmundjet që u rrezikojnë nga rimbushja me ujë e shisheve të plastikës

Posted: 14 Jul 2017 12:30 PM PDT

Me temperaturat gjithnjë e në rritje duhet të konsumojmë më shumë ujë për të qenë të hidratuar, por nëse jeni personi që rimbushni shishet plastike çdo ditë, në fakt po e dëmtoni më shumë veten.Kjo pasi shishet plastike që i rimbushni nuk janë prodhuar për këtë, kjo do të thotë se ato janë njëpërdorimshme dhe kanë potencialin të lëshojnë kimikate për të mbajtur baktere të dëmshme.Në veçanti ka shqetësime për Bisphenol A (BPA), një kimikat, i cili përdoret për të prodhuar plastikën, i cili mund të shkaktojë çrregullime hormonale.

"Disa kimikate të zbuluara në shishet plastike mund të prekin çdo sistem të trupit tonë. Mund të ndikojnë në ovulim, të rrisin rrezikun e problemeve të shëndetësore si kanceri i gjirit, endometrioza dhe shumë të tjera", paralajmëron doktoresha Marilyn Glenville,por jo vetëm kaq.Në një studim të drejtuar nga Treadmill Rivievv, studiuesit testuan në laborator shishen e ujit pas përdorimit nga një atlet për një javë dhe zbuluan se 60% e mikrobeve që gjetën në shishet e ujit ishin në gjendje të sëmurnin njerëzit. Pra,çfarë duhet të bëni që të mos sëmureni?E thjeshtë, mos i ripërdorni shishet plastike.

Konsumoni lëngun që kanë dhe ricikloni. Një ide e mirë është dhe blerja e shisheve plastike pa BPA kur është e mundur, apo të zgjidhni një prej qelqi apo inoksi./Mesazhi/.

 

The post Sëmundjet që u rrezikojnë nga rimbushja me ujë e shisheve të plastikës appeared first on Mesazhi.com.

Edicioni i 15-të: Butrinti antik jo si në “ëndrrën” e Shekspirit

Posted: 14 Jul 2017 12:00 PM PDT

Nga 13 korrik deri më 19 mbahet në skenën antike të Butrintit, edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit; një dokumentar jubilar dëshmon rezistencën e këtij festivali qysh prej krijimit duke kaluar nëpër aventurën e lloj-lloj ministrave që ikën e erdhën, pa mundur në asnjë rast të kapërcejnë "sfidën" financiare, një ngulmim e quan drejtori artistik, Alfred Bualoti që këtë vit sjell për herë të parë edhe teatrin kombëtar të Kinës

60 vjet më parë , themeluesi i Festivalit të Avignonit, Jean Vilar thoshte: "Po, ne duhet të ngulmojmë, të sakrifikojmë! Se nëse politikëbërësit apo të fortët e politikës nuk besojnë më te kultura, kjo do të thotë se ata nuk besojnë më te sovraniteti i popullit". Kur përmend këtë thënie, Alfred Bualoti, drejtori historik i festivalit ndërkombëtar të teatrit Butrint 2000, ka parasysh edhe sipërmarrjen e tij, të nisur 15 vjet më parë: optimizëm, financim dhe trupa të jashtëzakonshme teatri nga Europa dhe Ballkani.

Një dosje shtypi që dëshmon debatin dhe tabutë që theu edhe vetë teatri shqiptar në atë skenë, qoftë si ballafaqim por dhe cilësi artistike. Premiera e regjisorë karriere, që janë shtangur e dashuruar njëkohësisht me skenën antike, me thirrjet e "kolegëve" të tyre nga thellësitë e 5 mijëvjeçarëve duke tronditur psikozën e tyre se teatri është i Aktorit. Kjo rezistencë pati jetën pothuaj vetëm një dekadë, edhe pse ishte ndër festivalet më jetëgjatë në vend, në përpjekje për t'u ngjarë simotrave, së paku rrotull rajonit, ku historia ka shpërfillur luftërat e politikën.

"Përballë dëshpërimit tonë nga politika, kultura dhe arti lind një politikë të re, që s'është aspak diçka simbolike, por një shembull emblematik i mishëruar nga ndjenja të sinqerta të shpirtit njerëzor. Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Butrinti 2000" me ngulmimin e rezistencën e tij, me angazhimin e qindra artistëve nga mbarë bota, të cilët përbëjnë zërin e njerëzve që refuzojnë një botë të privuar kanë shprehur qartazi që mrekullia skenike, kuraja dhe shpresa do të përbënin doemos një zgjidhje, një të ardhme.

Të ngulmojmë që vendimet e ndryshimeve të mëdha mbi gjeneratat, të kalojnë nga kultura, pasi kjo është thelbësore për një shoqëri të civilizuar e të integruar. Edukimi fillon nga kultura dhe kultura është një edukim i vazhdueshëm. Duhet të ngulmojmë me ekzigjencën intelektuale, me besimin tek inteligjencia e publikut, tek angazhimi i artistëve dhe ndërgjegjësimi i poetit. Zelli dhe etja shpirtërore e publikut të shumtë në këto 15 edicione të Festivalit Butrintit i ka dhënë kurajë, shpresë dhe jetë, dëshirës së ndryshimeve në të ardhmen edhe pse shpesh rrethanat bëjnë të kundërtën. Padyshim që të besosh, të rezistosh e të ngulmosh, ky është destinacioni më i mirë i kulturës apo i Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit. Pra, ne kemi detyrën të rezistojmë e të ngulmojmë.

Këtë detyrë ky aktivitet emblematik i turizmit kulturor e ka për gjeneratat që vijnë, pasi nga kulturat e mijëvjeçarëve ne rrezikojmë harresën. Butrinti me Festivalin e tij është një xhevahir në gjirin e vendit, ai duhet të ekspozohet sa më bukur që të duket sa më i rrallë", bën një "homazh" hyrës, drejtori i festivalit të Butrintit, Alfred Bualoti. Në këtë jubile, 15 vite nga organizimi mbrëmja e parë e 13 korrikut hapet me një dokumentar për përvjetorin e Festivalit. Në fletëpalosje shënohet hapje modeste, me njerëz të kulturës, që do të thotë se prej vitesh ky event edhe pse paratë shkojnë nga Ministria e Kulturës, është shpërfillur prej vetë këtij institucioni.

Ndërsa itinerari i përvitshëm, vendosur prej 13 korrikut deri më 19 korrik, prezanton një hartë artistike nga vende të largëta, si Kina, ndërsa mbrëmjet antike nisin me Variacione me motive nga këngëtarja tullace, e Ionescos, shfaqje performancë, me koreografi të konceptuar nga Gjergj Prevazi; Teatri "Thesis Theatre Company", nga Athina vjen me shfaqjen "Ëndrra e një nate vere", Shekspirit, me regji të Michalis Sionas; Teatri "Migjeni" i Shkodrës zbret për herë të parë në Butrint, me shfaqjen "Kanarina blu" me skenar dhe regji të Stefan Çapalikut; Teatri i të rinjve, Tbilisi Geogia me shfaqjen "Shumë zhurmë për asgjë" të Shekspirit, mban një frymë tjetër lindore, me regji të Dimitri Khutsishvili; ndërsa për organizatorët e festivalit kulmi shënon ardhja e Teatrit Kombëtar të Kinës, me shfaqjen "Rikardi III", një rast unik së paku për publikun shqiptar./Mesazhi/.

 

The post Edicioni i 15-të: Butrinti antik jo si në "ëndrrën" e Shekspirit appeared first on Mesazhi.com.

Ja sa shpenzon Nju Jorku në luftën kundër minjve

Posted: 14 Jul 2017 11:36 AM PDT

New York, qyteti më i madh dhe qendra ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka ndarë buxhet prej 32 milionë dollarësh për luftën kundër minjve, raporton Anadolu Agency (AA).

Bashkia e New York-ut ka rritur synimin në luftën kundër minjve, numri i të cilëve në këtë qytet supozohet të jetë rreth dy milionë.

Kryesia e Bashkisë ka njoftuar se ka ndarë buxhet prej 32 milionë dollarësh për të reduktuar rreth 70 përqind të këtyre brejtësve, që njihen për dëmin në shëndetin e njeriut në këtë qytet.

“Nuk i pranojmë minjtë si pjesë normale e jetës në New York”, ka thënë kryetari i bashkisë Bill de Blasio në një deklaratë.

Blasio ka theksuar se rajonë të synuara të kësaj lufte janë Chinatown, East Village dhe Lower East Side në Manhattan, Bushwick dhe Bedford-Stuyvesant në Brooklyn dhe Grand Cocourse në Bronx.

Në kuadër të luftës kundër minjve, qyteti planifikon të vendosë kompaktorë solarë për mbeturina dhe kuti të çelikut, për t’i zëvendësuar shportat e vjetra prej teli.

Në Grand Concourse të Bronxit në muajin shkurt ishte raportuar për një të vdekur nga “leptospiroza” e ngjitur në urinën e minjve.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Shëndetësisë e New York-ut ka njoftuar se që nga viti i ri kanë marrë mbi 10 mijë ankesa nga qytetarët lidhur me minjtë.

Në ndërkohë, shefja e Departamentit të Sanitarisë së New York-ut, Kathryn Garcia, u është drejtuar njujorkezëve duke thënë se “Mënyra më e mirë për t’i zhdukur minjtë është që ata të privohen nga koshet e mbeturinave në shtëpi dhe ushqimet në koshet e mbeturinave në rrugë”.

The post Ja sa shpenzon Nju Jorku në luftën kundër minjve appeared first on Mesazhi.com.

Paqenësia e një çështjeje

Posted: 14 Jul 2017 11:30 AM PDT

Njerëzimi dhe shoqëria mbarë deri më sot ka frymuar dhe ka mbartur detyra nga gjenerata në gjeneratë në saje të familjes dhe lindshmërisë dhe ky ka qenë parim universal në të drejtën e individit përjetë.

Ekstremizmi, përtej një fenomeni shoqëror, në planin individual është gjendje psikike që ndërlidhet me përkatësinë ndaj një grupi dhe identitetin qenësor në identitetet e shumëfishta që individi i përfiton në formësimin e tij ideor, estetik dhe politik gjatë rrugëtimit jetësor.

Më shumë se kaq, ekstremizmi është rezultat edhe i paranojës, frikës që manifestohet si tendencë pushtimi dhe eklipsimi ndaj çfarëdo gjeje që mund "ta rrezikojë" shkërmoqjen e identitetit të grupit, prej të cilit individi merr përkatësinë. Ngjashëm, siç janë fanatikët e rrymave religjioze, janë edhe fanatikët e rrymave ideologjike që vetëdijet e shformësuara përpiqen t'i universalizojnë prapa një pushteti virtual epistemologjik dhe një legjitimiteti të zbehur politik.

Ekstremistët liberalë, në frymën e promovimit të vlerave liberale, shpesh bien në grackën që çdo ideologji bie ose, thënë më mirë, çdo ideologji e ka përbrenda në formë latente – ajo është gracka e projeksionit të uniformitetit të liberalizimit utopik.

Të jesh liberal në bindje do të thotë të thotë "t'i pranosh" të tjerët me fondamentet e tyre, mu ashtu siç janë, duke respektuar identitetin qendror të identiteteve të shumëfishta që ata i posedojnë, ndërsa – në anën tjetër – ekstremisti liberal nuk mund ta pranojë asnjë njeri, pos si liberal, pavarësisht konceptimit unilateral që një "unë" e ka për liberalizmin.

"Tjetri", i cili nuk pranon projeksionin e një "uni" liberal, vihet nën shënjestrën e etiketimit, për t'u avancuar në atë të linçimit, kjo nën pretekstin e vetëviktimizimit të "Unit" liberal, duke u cilësuar si "mendjembyllur".

IMPULSET E "SULMEVE" TË JASHTME

Mendja, për individin, është foleja e akumulimit, analizës dhe sistematizimit të dijeve njerëzore mbi botën, rendin dhe ligjshmëritë e natyrës. Demarkacioni epistemologjik ose kufiri ndërmjet mbylljes dhe hapjes është spekulim i kulluar filozofik, ngaqë kufijtë, burimet dhe vëllimi i dijes janë gjëra që e mbizotërojnë debatin dymijë vjeçar të historisë së filozofisë dhe assesi t'i vihet pika e fundit kësaj çështjeje. Në anën tjetër, të imagjinuarit e mendjes në formën e një kështjelle, e fortifikuar me mure të larta dhe "të mbyllur" ndaj sulmeve të jashtme, i bie që impulset që na vijnë përmes botës perceptuese empirike të ofrohen deri te "kufiri" i mendjes dhe krejt pasi që ta kuptojnë se nuk mund të depërtohet brenda, "kthehen" dhe e vlerësojnë që mendja është e mbyllur.

Karikaturimi i mendjes përmes imazheve fizike të filmave vizatimorë në të vërtetë e kufizon dhe simplifikon qeniesinë dhe funksionin e mendjes. Në parim, çdo mendje është e hapur dhe me dashje ose pa të ajo u ekspozohet impulseve, "sulmeve" të jashtme dhe, në një shpjegim kantina, ajo përmes kategorive të saj apriorike dhe të kulluara e formëson lëndën nga empirikja dhe reflekton një interpretim të caktuar rreth impulsit në fjalë.

Trendet e një ekstremizmi liberal, përmes formulimeve të diskurseve epistemologjike për "mendjet e mbyllura", u bënë edhe më agresive dhe histerike ndaj të gjithë atyre që reaguan ndaj një propozimi afektiv për të drejtën e martesave të gjinive të të njëjtit seks, të bërë nga deputeti i partisë shqiptare në pushtet (BDI), Branko Manajllovksi. Në rrugëtimin politik një parti si kjo, e cila e ka desubjektivizuar shqiptarin politik, e ka humbur betejën për drejtësi dhe së bashku me partnerin e koalicionit, LSDM-në, tashmë janë në zgrip të humbjes së betejës për drejtësi qytetare, në mënyrë krejt afektive dhe të paplanifikuar në kuadër të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve e politizon çështjen e legalizimit ose zyrtarizimit të martesave të të njëjtit seks.

Partia maqedonase në pushtet është shprehur në mbështetje të një propozimi të tillë dhe ka shtruar kërkesën për të hapur një debat në opinion dhe madje "ka ftuar ekspertët që t'i prezantojnë përvojat ndërkombëtare", është shprehur lideri i kësaj partie. I vetmi deputet që e ka kundërshtuar propozimin e Manajllovksit ka qenë Afrim Gashi nga Lëvizja Besa, duke i referuar ligjit aktual për definimin e martesës dhe mbështetjes ndaj konceptit të familjes tradicionale.

Në një deklaratë ku janë nënshkruar "Qendra për Përkrahjen e LGBT-së" dhe "Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni" i kanë dënuar këto deklarata, pa iu referuar ndonjë personi me emër të përveçëm, duke i cilësuar ato si gjuhë të urrejtjes dhe deklarata homofobe, si dhe duke kërkuar edhe sanksionimin e tyre. Në kongruencë me deklaratën e liderit të LSDM, njëherazi kryeministër i shtetit, janë edhe deklaratat e zyrtarëve evropianë, të cilët pareshtur shfaqin qëndrimet e dërgimit të ekspertëve këshillues për avancimin e shtetit të së drejtës, e që padyshim në këtë paketë duhet të jetë i përfshirë edhe miratimi i ligjit për lejimin e martesave të të njëjtit seks.

"SHQIPTAR POLITIK" E JO SHQIPTAR KULTUROR

Paradoksi në këtë tregim është qasja selektive e ripërsëritur për të satën herë në çështjet e avancimit të të drejtave të komuniteteve dhe pakicave: në njërën anë ligji për gjuhën shqipe dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa në anën tjetër ke një mobilizim total të faktorit vendor dhe ndërkombëtar për realizimin e martesave të së njëjtës gjini, si dhe avancimin e të drejtave të tyre në përgjithësi.

Edhe më intrigues është fenomeni i perceptimit të komunitetit LGBT si komunitet trans-etnik, ku përkatësia e grupit ndërtohet mbi "përpjekjen" për t'iu njohur, pranuar dhe legjitimuar ontologjikisht "bindja" se e drejta për "orientim seksual" është valide, logjike dhe etike. Në anën tjetër, përpjekja për të qenë "shqiptar politik" e jo shqiptar kulturor, është anakronike, e konsumuar dhe politikisht jovalide.

Normalisht, pasi që marrëveshja koalicionit nuk është transparente, propozimi i Manajllovksit mund të jetë edhe zhvendosje vëmendjes publike, por gjithashtu edhe tentim për t'i provokuar reagimet e opinionit publik. Edhe më brengosës është fakti nëse deputeti nga radhët e BDI-së. Branko Manajllovksi, të cilin partia e skematizoi brenda mozaikut të identitetit të shqiptar, pra shqiptarit ortodoks, me qëllim që ta vë atë në një shënjestër krejt joetike, për tradhti kombëtare dhe fetare, duke nxitur kështu edhe një front të ri të përçarjes nën flamurin e përpjekjes së legalizimit të të drejtave të homoseksualëve, pasi që i kishin bastarduar mirë e mirë të drejtat e shqiptarëve për të qenë qytetarë të barabartë me të tjerët.

Skepticizmin politik e shton edhe më tepër fakti i moskoordinimit të partnerëve të koalicionit për një çështje kaq të ndjeshme, pas deklaratave të Manajllovksit për iniciativë private, pas reagimeve të shfaqura nga qarqe dhe individë konservatorë. Por, duke e pasur parasysh faktin se në agjendën e LSDM-së është çështja e avancimit dhe legalizimit të martesave të individëve të të njëjtit seks, mbështetja që vetë lideri i LSDM-së ia dha deputetit Manajllovski me tërë shoqërinë civile, janë fakte që i mënjanojnë dyshimet për veprim kuturu dhe të pakoordinuara.

Rrjedhimisht, mund të konkludojmë se qeveria, për hesapet e veta politike, e politizon pandjeshëm një çështje kaq të ndjeshme, duke rrezikuar dhe degraduar edhe më poshtë perceptimin e opinionit publik për një komunitetin LGBT.

Ekstremizmi liberal, si shpërfaqje e nuancave më thelbësore dhe ekstreme të thelbit ideologjik të liberalizmit në përgjithësi, krijon një situatë të binarit dikotomik, me ç'rast gjykuesin e përgjithshëm ndaj komunitetit LGBT e ngujon para një aporie ose rruge pa shtegdalje, duke i ofruar, në njërën anë, të zezën, e në tjetrën të bardhën: mendjen e hapur dhe mendjen e mbyllur, homofilinë dhe homofobinë.

Normalisht, dikotomia gjithmonë nxit ankthin, kjo si manifestim psikologjik i analizës kognitive dhe përzgjedhja e njërës të shkakton kokëçarje dhe tension. Gjykimi i organizatave për të drejtat e LGBT-së dhe Komitetit të Helsinkit ndaj deklaratave "pro-familjes" si deklarata homofobe dhe urrejtëse, është argumenti më i mirë për të shfaqur qasjen unilaterale të liberalizmit ekstrem si formë stërkequr e modernitetit dhe demokracisë si qasje dhe agjendë autodisfatiste që e mohon të drejtën e shprehjes së lirë.

Është e mangët maksima se vullneti i lirë që ushtroj në sjelljet e mia është edhe përcaktuesi i gjinisë sime ndaj empirikes dhe biologjisë së trupit si realitet i pandashëm i qenies. Nëse e pranojmë se njeriu lind "tabula rasa", atëherë interaksioni me biologjinë e trupit, përmes perceptimeve të para, është indikatori më i mirë për shpjegimin e formësimit seksual të njeriut. Perceptimi i penisit dhe prania e tij në trup është vendimtare për mendësinë, shpesh edhe epërsinë e mashkullit në formësimin e identitetit të tij gjinor, ngjashëm si te femra, ku të qenit nën ndikimin e perceptimit të vagjinës, që krijon ndjenjën e dobësisë dhe kompletimin e feminitetit të saj. Por, përtej çdo spekulimi frojdist, që shkencërisht është i diskutueshëm, madje i paargumentueshëm, kualifikimet e psikologëve që ia bëjnë homoseksualizmit si sëmundje, janë të paqëndrueshme, jo për shkak të fenomenit, por për shkak të metodave induktive të argumentimit, që ato i përdorin dhe, së fundi, nga një "çrregullim seksual psikik" ai u shndërrua në "orientim seksual".

Si argument i vetëm për legjitimitetin e "orientimit seksual" përdoret ndërgjegjja e lirë e individit për të vendosur për veten e tij, gjegjësisht për trupin dhe ndjenjat e tij dhe një ndërgjegje e tillë kërkohet të adaptohet brenda legjislaturës juridike të shteteve si vullnet i pakontestueshëm dhe legal. Propaganda mediatike ka arritur që me sukses ta paraqesë heteroseksualizmin si "orientim seksual", që në vetvete është "diskriminues", madje duke e zhvendosur atë nga normaliteti drejt në antipodi të homoseksualizmit.

Filozofi anglez Roger Scruton shprehet se martesat e çifteve të të njëjtit seks janë homofobike. Përkundër faktit që pranimi i "martesës" së tyre e dhunon konceptin e martesës së një burri dhe gruaje, megjithatë homofobia qëndron në faktin se një "martesë" e çiftit të seksit të njëjtë të bëhet konform rregullave dhe definicioneve të heteroseksualëve.

RRËNIMI I SË DREJTËS PËR JETË

Argumentet, si të palës "për" dhe palës "kundër" rreth çështjes së legalizimit të martesave të individëve të të njëjtit seks, shterojnë pas një "regressus ad infinitum" dhe prekin dimensionin më metafizik të çështjes, atë të burimit të dijes, e cila i legjitimon bindjet tona. Pala e parë, legjitimitetin e vet e bazon në mendimin mbi qëndrimin relativizues të lirisë njerëzore, kurse pala e dytë e bazon mendimin e saj mbi natyrshmërinë dhe përcaktimin e lirisë në raport me drejtësinë simetrike shoqërore, ku liria është në proporcion të zhdrejtë me drejtësinë.

Në këtë kontekst, sigurimi i jetës dhe të drejtës për jetë është principi themelor mbi të cilin sot gjallëron njerëzimi dhe shoqëria. Sado që "orientimi seksual" mund të kategorizohet tek e drejta e lirisë së mendimit dhe martesa e homoseksualëve në të drejtën për martesë dhe trashëgimi, kjo e fundit e atakon në mënyrë direkte rrënimin e të drejtës për jetë, të drejtës për të krijuar familje dhe trashëgimi.

Njerëzimi dhe shoqëria mbarë deri më sot ka frymuar dhe ka mbartur detyra nga gjenerata në gjeneratë në saje të familjes dhe lindshmërisë dhe ky ka qenë parim universal në të drejtën e individit për jetë. Rrjedhimisht, në kontekst të propozimit të ligjit për martesat e individëve të të njëjtit seks, në shoqëri konservatore siç është Maqedonia, jo që vetëm që e dëmton reputacionin dhe, përmes diskrecionit, i vë para sulmeve brutale individët me "përcaktime seksuale" të tjera, por dëshmon edhe për betejën e humbur të qeverisë së re me drejtësinë, aq më tepër ne demaskimin e një disfate të tillë. Mbulimi i çështjeve kruciale të shtetit në raport me drejtësinë dhe realizimin e të drejtave edhe më elementare njerëzore, krijon pasiguri, dëshpërim, defetizëm dhe, si çdo shoqëri krizash, e bën shoqërinë më fragjile dhe më të ndjeshme ndaj provokimeve që prekin në nderin dhe kodet e etikës familjare. Në një Maqedoni, ku nataliteti është në rënie e sipër te të gjitha komunitetet, forcimi i familjes dhe stimulimi i natalitetit do të duhej të ishte prioritet i këtij shteti.

Të përcaktohesh për familjen nuk nënkupton të jesh homofob, por përfaqësuesit e ekstremizmit liberal, si pakicë organizuese, që përpiqen të qeniesojnë një çështje të paqenë, përmes mekanizmave të manipulimit, ta nënshtrojnë një "shumicë" të paorganizuar, duhet të jenë të kujdesshëm në qasjen që e kanë ndaj dëmit dhe dobisë. Dobia është e paarritshme në qasjen ekstremiste. Ekstremizmi është gjendje psikologjike, ku "uni" rrëshqet në pole dhe, së këndejmi, këndin e rëndesës përpiqet ta qendërzojë padrejtësisht. Humbja e baraspeshës e shtrembëron perceptimin për simetrinë, kurse asimetria e bjerrë komplementaren dhe, rrjedhimisht, harmonia shndërrohet në disharmoni.

Disharmonia e shkërmoq të bukurën, sado që e bukura është vetëzbuluese në paqëllimësi, ndërsa asimetria e kategorive konceptuese e bën të pamundur perceptimin e së bukurës. Aq më tepër kur në tërë këtë proces kognitiv mungon shija estetike, e cila zhvillohet dhe ruhet me sensin e sakrales ose të shenjtës. E vërteta është përjetim estetik dhe zbulohet si e Bukur dhe kuptimësohet vetëm përmes sensit të së shenjtës. Desakralizimi i së Vërtetës, përpos që atë nga një përjetim estetik e ka shndërruar në një të kalkulim logjik, e ka shmangur tërësisht edhe nga thelbi i vet përgjatë procesit të shekullarizimit.

Rrjedhimisht, desakralizimi i natyrës ka shpjerë në ndryshimin e botëkuptimit ndaj saj, me ç'rast nga qasja tradicionale, ku jetohej në harmoni të plotë me të, desakralizimi në njeriun modern perëndimor krijon përshtypje të reja dhe qasje të re ndaj natyrës, ku në vend të subordinimit ndaj saj preferohet eksploatimi i saj. As njeriu, duke qenë pjesë e pandashme e natyrës, nuk i shpëton desakralizmit dhe, në vend të dashurisë ndaj së bukurës njerëzore, ka preferuar tundimin e fetishizimi materialist dhe trupor të tij.

Si konkluzion i krejt kësaj mund të themi se qytetërimi perëndimor gjatë këtij procesi e ka bjerrë përbrenda estetikën e përjetimit të së Vërtetës, duke e margjinalizuar edhe të shenjtën, në përgjithësi, dhe duke e ka margjinalizuar dhe shpërfytyruar familjen, në veçanti. Familja është thelbi i çdo qytetërimi të gjallë dhe qytetërimet vdesin vetëm atëherë kur fillon të cenohet familja dhe shenjtëria e saj.Nga Latif Mustafa /Mesazhi/

The post Paqenësia e një çështjeje appeared first on Mesazhi.com.

BIK-u e quan të kotë peticionin kundër ndërtimit të xhamisë në “Dardani”

Posted: 14 Jul 2017 11:14 AM PDT

Anëtari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi ka folur për në lidhje me peticionin i cili u nënshkrua na 30 persona, e i cili kërkon që të mos ndërtohet Xhamia në lagjen Dardania.

Në thelb të këtij peticioni është se plani arkitektonik i projektit të xhamisë që planifikohet të ndërtohet nuk përkon me planin e caktuar nga komuna për atë lagje, kështu që kanë kërkuar ndërrim plani.

Por, gjasat që të ndodhë një gjë e tillë sipas Resul Rexhepit janë ZERO dhe të kota, por që mund të rezultojnë me diçka jo të mirë për ta.

"Ne kemi ndjekur një procedurë jashtëzakonisht transparente dhe qytetarët sidomos të kryeqytetit kanë pasur mundësinë të votojnë dhe kanë votuar këtë projekt. Tash më duket krejtësisht e kotë, që bëhen tentime të tilla, sepse gjithçka mundet të rezultojë të na lejnë neve pa atë xhami dhe asgjë tjetër jo. Tani nuk ka gjasa për ndryshim projekti sepse qytetarët e kanë votuar, jo besimtarët, por qytetarët", ka thënë Rexhepi për Ndertimi.info.

E së fundi për këtë xhami është diskutuar edhe leja e ndërtimit. Ajo leje ende nuk është dhënë nga Komuna e Prishtinës.

"Leja nuk është dhënë ende. Kjo çështje do të debatohet në nivel komunal. Neve na është premtuar që deri më datën 22-23 të këtij muaji do të përfundojë dhe ne po presim, pasi nuk kemi çka të bëjmë më. Që tri vjet po merremi me këtë projekt dhe tash e 5 muaj e kemi dorëzu në Komunë", ka përfunduar Resul Rexhepi, duke potencuar se kjo nuk është "xhami personale e individuale.

The post BIK-u e quan të kotë peticionin kundër ndërtimit të xhamisë në "Dardani" appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts: