“Marsh në Prishtinë në mbështetje të Erdoganit” plus 18 more Radio Evropa e Lirë

“Marsh në Prishtinë në mbështetje të Erdoganit” plus 18 more Radio Evropa e Lirë


Marsh në Prishtinë në mbështetje të Erdoganit

Posted: 15 Jul 2017 09:47 AM PDT

Në përvjetorin e parë të përpjekjes së dështuar të grushtshtetit në Turqi, kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan, në Kosovë është organizuar një ecje [marsh] në sheshin kryesor në Prishtinë. Në këtë aktivitet të organizuar nga Qendra Liberal Demokrate ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç. Biroll Urcan nga Qendra Liberal Demokrate tha për Radion Evropa e Lirë se ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin e të gjithë atyre 240 qytetarëve martirë të Turqisë që humbën jetën më 15 korrik të vitit të kaluar. Ai tha se sikur grusht-shteti  të kishte sukses, pasojat do të ndiheshin edhe në Kosovë. "Nëse ky puç do të kishte sukses, nuk do të kishte ndikuar vetëm në Turqi, por edhe në vendet të rajonit dhe në të gjitha vendet tjera mike të Turqisë dhe në një rast të tillë, e gjithë forca në Turqi do të përqendrohej në duart e një imami të krisur. Kështu që, menduam që është e rrugës që t'i kujtojmë martirët që e kanë mbrojtur demokracinë në Turqi po edhe në vendet e tjera, përfshirë edhe Kosovën në mënyrë indirektet", tha Urcan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Teheran: Sulmuesi me thikë vritet nga policia

Posted: 15 Jul 2017 09:38 AM PDT

Policia në Teheran e ka vrarë një person, i cili sulmoi me thikë një klerik dhe disa persona të tjerë. Sipas raportimeve të mediave iraniane, sulmi ka ndodhur në një stacion të metrosë. Hadi Tamhidi, zëvendës guvernator i distriktit Shar-e Rey në Teheran, ka thënë se një person i paidentifikuar ka sulmuar me thikë klerikun dhe ka lënduar një person tjetër. Sipas raportimeve mbajtësi i thikës ka sulmuar personat e tjerë, që kanë vrapuar për ta ndihmuar klerikun. Policia ka shtënë me armë zjarri ndaj sulmesit, i cili ma pas ka vdekur nga plagët e marra, ka thënë Tamhidi. Sipas tij, sulmuesi ka mundësi të ketë pasur probleme mendore. Policia po njoftuar se po vazhdon hetimin e rastit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hiri i Nobelistit Liu Xiaobo hidhet në det

Posted: 15 Jul 2017 08:28 AM PDT

Kina e ka djegur trupin e vdekur të Laureatit të Çmimit Nobel për Paqe, dhe disidentit, Liu Xiaobo. Ai ka vdekur gjatë kësaj jave në moshën 61 vjeçare, pas një beteje me kancer. Vdekja e tij është përcjellur me kritika ndërkombëtare ndaj Beijingut, për mos lirimin e tij në ditët e fundit të jetës. Autoritetet kineze kanë thënë se trupi i tij është djegur gjatë një ceremonie familjare. Gruaja e Liut, Xia, është mbajtur në arrest shtëpiak që kur Liu pati fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2010. Liu që ka vuajtur nga kanceri në mëlçi, ishte dënuar me 11 vite burgim pasi kishte ndihmuar në shkrimin e një peticioni për krjimin e reformave të reja në Kinë, në vitin 2008. Autoritetet kanë thënë se familjarët, kanë hedhur hirin e trupit të Liut në det. Mbështetësit e Liut kanë thënë se një ceremoni e tillë e vdekjes është iniciuar nga autoritetet qeveritare për të zhdukur të gjitha gjurmët e të burgosurit më të famshëm politik në Kinë. Vdekja e tij ka marrë vëmendjen globale, mirëpo në mediat e cenzuruara kineze, është përmendur shumë pak. Thuhet se qeveria kineze ka ndaluar reagimet në rrjetet sociale lidhur me vdekjen e tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestohet kundër imigrantëve në Tbilisi

Posted: 15 Jul 2017 06:53 AM PDT

Rreth 2000 persona janë mbledhur në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, duke kërkuar dëbimin e imigrantëve ilegalë, dhe ashpërsimin e ligjit për imigracion. Pjesëmarrësit e protestës kanë kërkuar edhe krijimin e kufizimeve rreth garantimit të vendbanimeve dhe ndalimin e financimit të organizatave civile nga fonde jashtë vendit. "Duhet të krijohet një ligj i ri për imigrimet, sipas të cilit lejimi i qëndrimit në Gjeorgji dhe procedurat për dhënien e shtetësisë të vendosen mbi masa maksimalisht të vështira", ka thënë organizatori i protestës, Sandro Bregadze. Protestuesit, që thuhet të jenë prorusë, kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk i përmbush premtimet në një të ardhme të afërt, ata do të mbajnë më shumë protesta.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Castro kritikon ashpërsinë e Trumpit ndaj Kubës

Posted: 15 Jul 2017 06:13 AM PDT

Presidenti i Kubës, Raul Castro, e ka kritikuar ashpërsinë e presdentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj shtetit të tij, duke e konsideruar si "pengesë" në marrëdhëniet në mes dy vendeve. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kubës kanë filluar të rregullohen gradualisht në vitin 2015. Në reagimin e tij të parë publik rreth ndalesave të Trumpit për udhëtimin dhe çështje biznesore ndaj ishullit komunist, Raul Castro, i ka thënë asamblesë kombëtare se do të dështojë çdo përpjekje për të përmbysur revolucionin. "Njoftimet e bëra nga presidenti aktual… janë pengesa drejt marrëdhënieve bilaterale", ka thënë Castro. Sidoqoftë ai ka treguar pozicionin e qeverisë së tij, për vullnetin e normalizimit të marrëdhënieve me Uashingtonin. Trump ka premtuar muajin e kaluar se " nuk do të heq sanksionet ndaj regjimit të Kubës, derisa të lirohen të gjithë politikanët e burgosur", dhe të mbahen zgjedhje të lira.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Analistët: Thirrjet e Quint-it për krijimin e institucioneve, të rëndësishme

Posted: 15 Jul 2017 06:00 AM PDT

Analistët politikë në Prishtinë, por edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovës, konsiderojnë se thirrjet e faktorit ndërkombëtar në Kosovë se nuk duhet të ketë vonesa për formimin e institucioneve të reja,janë normale dhe të rëndësishme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia shënon një vjetorin e përpjekjeve të dështuara për grushtshtet

Posted: 15 Jul 2017 05:31 AM PDT

Turqia shënon sot përvjetorin e parë të tentimit  për grushtshtet kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan në Stamboll dhe Ankara. Mijëra persona pritet të marshojnë në këto dy qytete, si dhe janë planifikuar disa fjalime në parlament. Në urën ikonike të Stambollit, Erdogan do të zbulojë "Memorialin e Dëshmorëve", si shenjë përkujtimi për personat që kanë vdekur në përleshjet e 15 korrikut të vitit të kaluar. Që nga përpjekja e dështuar për grushtshtet, qeveria ka arrestuar 50,000 persona dhe ka pezulluar nga puna më shumë se 100,000 të tjerë. Rreth 7,000 policë, ushtarë dhe zyrtarë të tjerë janë shkarkuar nga puna, sipas disa të dhënave të publikuara të premten, në prag të përvjetorit të përpjekjeve të dështuara për grushtshtet. Autoritetet turke e fajësojnë klerikun Fethullah Gulen, që jeton në SHBA, për nxitje të tensioneve për grushtshtetin e dështuar. Gulen ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij në këto ngjarje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përballje gjykatash për urdhrin e ndalim-udhëtimit në SHBA

Posted: 15 Jul 2017 04:35 AM PDT

Departamenti i Drejtësisë në SHBA, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të bllokojë vendimin e një gjykate më të ulët lidhur me urdhrin e ndalimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Sipas urdhrit të Trumpit, përkohësisht ndalohet hyrja e refugjatëve dhe udhëtarëve në SHBA, nga gjashtë vende me shumicë myslimane si, Irani, Jemenim, Siria, Libia, Somalia, dhe Sudani. Ndalimi mund të mos aplikohet për personat nga këto vende që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të mira me kompani në SHBA. Sipas urdhrit të administratës Trump, gjyshërit, axhallarët, hallat dhe kushërinjtë nuk konsiderohen lidhje familjare dhe u ndalohet udhëtimi në SHBA. Mirëpo një gjykatë në Honolulu ka marrë vendim më 13 korrik për lejimin e hyrjes në SHBA, për këto kategori që sipas urdhrit të Trumpit nuk konsiderohen lidhje familjare. Shteti i Havajit e ka sfiduar definicionin e administratës Trump për familjen, sipas të cilët vetëm prindërit, fëmijët dhe bashkëshortët janë kategori që u lejohet hyrja. Sipas gjykatës në Honolulu, administrata e ka keqinterpretuar urdhrin e Gjykatës Supreme. Mirëpo adiministrata e Trumpit ka thënë se gjykata e ulët "ka shtjerrur të gjitha kuptimet e vendimit të Gjykatës Supreme duke tentuar të detyrojë SHBA-në, të pranojë jo vetëm anëtarët e familjes "së ngushtë", por të gjithë anëtarët e familjes".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Lehtësime ekonomike për Ballkanin nga Samiti i Triestes

Posted: 15 Jul 2017 04:12 AM PDT

Në pjesën e dytë të intervistës për Radion Evropa e Lirë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se në Samitin e Triestes në Itali, liderët e Ballkanit dhe ata evropianë, kanë diskutuar për lehtësime ekonomike dhe treg funksional. Por, ai e ka përjashtuar mundësinë që të ri-vendoset ndonjë treg apo sistem doganor unik në këtë pjesë të Evropës, ngjashëm me kohën e ish-Jugosllavisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes Maryam Mirzakhani, fituese e "Nobelit" të matematikës

Posted: 15 Jul 2017 03:29 AM PDT

Ka vdekur Maryam Mirzakhani, iranianja e cila në vitin 2014 u bë gruaja e parë qe fitoi medaljen Fields, çmimin më prestigjioz për matematikë. Sipas mediave iraniane, Mirzakhani ka vdekur pas betejës së saj me kancer. Mirzakhan, një matematikane që ka punuar si profesoreshë në Universitetin Stanford, ka vdekur në një spital në SHBA, ka konfirmuar një familjar i saj, gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Mehr. Mirzakhani ka lindur në Teheran më 1977. Ajo ka kryer punimet e doktoratës në vitin 2004 në Harvard. Mirzakhani ka qenë eksperte për gjeometri.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfundojnë pa marrëveshje bisedimet për paqe në Siri

Posted: 15 Jul 2017 02:41 AM PDT

Raundi i shtatë i bisedimeve për paqe në Siri, i cili organizohet nga OKB, ka përfunduar në Gjenevë pa ndonjë shenjë të arritjes së marrëveshjes. "Ne kemi përparuar në disa aspekte, ashtu siç kemi shpresuar", ka thënë i dërguari special i OKB-së për Siri, Staffan de Mistura. Ai i ka dhënë këto deklarata pas një prezantimi të shkurtër para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për bisedimet e zhvilluara. Mistura ka pasur takime të ndara gjatë javës me përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe grupeve opoziatare, pasi dy palët nuk kanë pranuar që të bisedojnë me njëra-tjetrën. I dërguari special i OKB-së, e ka konsideruar si sukses ngushtimin e dallimeve ne mes të tri grupeve opozitare, dhe sipas tij ato tani kanë një pozicion më të bashkuar. Mosmarëveshjet në mes të grupeve opozitare janë arsyeja kryesore pse përfaqësuesit e presidentit sirian Bashar al-Assad, nuk pranojnë të negociojnë me këto grupe. Mistura ka thënë se dëshiron të bashkojë grupet opozitare përpara se të nisin bisedimet e perbashkëta edhe me qeverinë, duke shtuar se shpreson që ky hap do të arrihet deri në raundin e ri të bisedimeve që pritet të nisin në shtator. Ai ka paralajmëruar se përpjekjet jashtë negociatave për të luftuar grupet terroriste në Siri, janë të prira drejt dështimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Ballkani, me treg e dogana funksionale, por jo unike

Posted: 15 Jul 2017 02:11 AM PDT

Në pjesën e dytë të intervistës për Radion Evropa e Lirë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se në Samitin e Triestes në Itali, liderët ballkanikë dhe ata evropianë kanë diskutuar për lehtësime ekonomike dhe treg funksional. Por, ai e ka përjashtuar mundësinë që të ri-vendoset ndonjë treg apo sistem doganor unik në këtë pjesë të Evropës, ngjashëm me kohën e ish-Jugosllavisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kadyrov: SHBA e dobët përballë Rusisë

Posted: 15 Jul 2017 02:00 AM PDT

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov e konsideron SHBA-në, si shumë të dobët për të qenë armike e Rusisë. Këto deklarata ai i ka dhënë gjatë një interviste për kanalin televiziv, HBO. "Amerika është duke zhvilluar politika kundër Rusisë, kundër udhëheqjes së vendit", ka thënë Kadyrov. "Ata e dinë se unë jam i gatshëm të jap jetën për Rusinë dhe kam një ushtri të gatshme për sulm dhe mbrojtje. Do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet", ka shtuar ai. Kur është pyetur nëse e konsideron SHBA-në si armik të Rusisë, ai ka thënë se "Amerika nuk është mjaftueshëm e fuqishme për ne, për ta konsideruar armike të Rusisë. Ne kemi një qeveri të fortë dhe jemi shtet me armë bërthamore", ka thënë ai. "Edhe nëse qeveria jonë do të shkatërrohej, raketat tona bërthamore do të aktivizoheshin automatikisht", ka deklaruar Kadyrov. Kadyrov si udhëheqës i Çeçenisë, është i njohur për mbështetjen që gëzon nga Kremlini.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia nuk pranon kushte për kthimin e komplekseve diplomatike në SHBA

Posted: 15 Jul 2017 01:25 AM PDT

Kremlini ka paralajmëruar se nuk do të pranojë parakushte për kthimin e pronave diplomatike ruse të cilat janë konfiskuar nga SHBA-ja. Ky paralajmërim ishte si përgjigje ndaj komentve që ka bërë këshilltari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Sebastian Gorka në CNN, duke lidhur kthimin e pronave diplomatike të Rusisë me zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në mes të SHBA-së dhe Rusisë, për konfliktin në jugperëndim të Sirisë. "Kthimi i pronave diplomatike të Rusisë nuk duhet të varet nga asnjë kusht", ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. "Një gjë e tillë e thyen totalisht ligjin ndërkombtar", ka thënë ai. Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama, kishte urdhëruar konfiskimin e komplekseve diplomatike ruse në Nju Jork dhe Maryland. Obama po ashtu pati urdhëruar dëbimin e 35 diplomatëve rusë, pasi sipas tij ata ishin spiunë. Këto kanë qenë vetëm disa nga masat që Obama pati ndërmarrë, pas dyshimeve se Rusisa ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është hakmarrë ndaj këtyre masave, duke thënë se do të pres se çfarë do të veprojë adiministrata e Trumpit. Mirëpo Peskov dhe Ministria e Jashtme ruse kanë thënë se Kremlinit është duke i humbur durimi dhe se ka mundësi që të dëbojë diplomatët amerikanë nga Rusia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia, një vit pas përpjekjes për puç

Posted: 15 Jul 2017 01:03 AM PDT

Mbi 240 njerëz kanë vdekur një vit më parë në rrugët e Turqisë, në përpjekje për të mbrojtur pushtetin e Recep Tayyip Erdoganit. Fraksione të ushtrisë, të armatosura rëndë, kanë synuar të rrëzojnë presidentin. Puçi ka dështuar, ndërsa ndëshkimi i komplotuesve vazhdon.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mattis: SHBA nuk ka prova se Baghdadi ka vdekur

Posted: 15 Jul 2017 12:44 AM PDT

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të vërtetojnë se lideri i grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur. Gjatë javës, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se ka "informacion të konfirmuar" se Baghdadi është vrarë. Edhe ushtria ruse ka deklaruar gjatë muajit të kaluar se është në kërkim të verifikimit, se ka vrarë Baghdadin gjatë një sulmi ajror në Siri, në muajin maj. Mirëpo zyrtarët nga SHBA-ja dhe Iraku kanë qenë skeptikë. "Nëse do të kishim të dhëna , do t'i kishim publikuar". Unë nuk mund të konfirmojë ose mohoj një gjë të tillë", ka thënë Matiss. "Ne e konsiderojmë atë të gjallë, derisa të na dëshmohet e kundërta", ka shtuar ai. Mattis ka thënë se është duke u zbatuar armëpushimi në jugperëndim të Sirisë, marrëveshje e negociuar mes SHBA-së dhe Rusisë. Për armëpushim ishtë vendosur gjatë takimit të parë në mes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Hamburg të Gjermanisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia, duke relaksuar raportet me fqinjët, afrohet me BE-në

Posted: 15 Jul 2017 12:01 AM PDT

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se Brukseli është i interesuar t'i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në planin ekonomik, nëpërmjet projekteve infrastrukturore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nata e "puçit" në Turqi

Posted: 14 Jul 2017 09:00 PM PDT

Më 15 korrik të vitit 2016, fraksione të ushtrisë turke janë ngritur kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan. Përpjekja për puç ka dështuar, por qindra njerëz kanë vdekur. Një vit pas, mijëra njerëz janë të arrestuar, mijëra tjerë të pushuar nga puna, nën dyshimet se kanë pasur lidhje me "komplotistët e puçit". (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ankaraja s'i lejon ligjvënësit gjermanë të vizitojnë trupat e tyre

Posted: 14 Jul 2017 10:19 AM PDT

Ankaraja ka refuzuar lejen e ligjvënësve gjermanë për të vizituar ushtarët që shërbejnë në një bazë ajrore pranë qytetit Konia të Turqisë. Një refuzim i Turqisë, më herët, për t'i lejuar ligjvënësit gjermanë që të vizitojnë trupat e tyre në bazën Incirlik, ka bërë që Berlini t'i zhvendosë ato trupa në Jordani. Për arsye historike, forcat e armatosura të Gjermanisë janë nën kontrollin parlamentar dhe Berlini këmbëngul që parlamentarët të kenë qasje tek ushtarët e tij. Ministria e Jashtme e Gjermanisë u tha anëtarëve të Komitetit Parlamentar të Mbrojtjes se Turqia ka kërkuar që udhëtimi i paraparë për 17 korrik, të shtyhet, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dypalëshe. Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes, Rainder Arnold, tha se qeveria, sidomos kancelarja gjermane, Angela Merkel, duhet të marrë hapat e nevojshëm, për t'iu mundësuar ligjvënësve të vizitojnë trupat në Konia. Dy vendet janë në mosmarrëveshje për një varg çështjesh, përfshirë refuzimin e Berlinit për të ekstraduar azilkërkuesit që Ankaraja i akuzon për përfshirje në përpjekjen për grushtshtet, vitin e kaluar, në Turqi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now