Lajmi.net: “Skuadra e njohur me komunikatë zyrtare për Dani Alves” plus 8 more |
- Skuadra e njohur me komunikatë zyrtare për Dani Alves
- E rrallë: “Fëmija” 50-vjeçar! (Foto)
- MASHT-i jep qindra mijëra euro për OJQ-në ku punon djali i ministrit
- Rita Ora shfaqet tërësisht natyrale, ja si duket (FOTO)
- Navas: Do të luftoj deri në vdekje
- Të tillë lojë argëtuese mes nuses dhe dhëndrrit nuk keni parë ndonjëherë (Video)
- Verratti e zbulon një strategji të re për t’iu bashkuar Barcelonës (FOTO)
- Kjo që ka ndodhur në Brazil, ka befasuar botën e futbollit (FOTO)
- Sot mot i freskët e me shi, nga e marta më ngrohtë
| Skuadra e njohur me komunikatë zyrtare për Dani Alves Posted: 02 Jul 2017 11:54 PM PDT ![]() Braziliani ditë më parë ka ndërprerë marrëveshjen me kampionët e Italisë, Juventus. Ai pritet t'i bashkohet Pep Guardiolas te Manchester City. Por së fundi mediet e huaja sollën paqartësi në të ardhmen e tij, duke thënë se Fenerbehace ka hyrë në garë për shërbimet e tij. "Janë publikuar disa lajme në gazeta në të cilat thuhet se klubi ynë është i interesuar për Dani Alves. Nuk kemi asnjë interes", thuhet në njoftimin e skuadrës turke./Lajmi.net/ |
| E rrallë: “Fëmija” 50-vjeçar! (Foto) Posted: 02 Jul 2017 11:51 PM PDT ![]() Ai është vetëm 73 centimetra i gjatë, aq sa një fëmijë i moshës 5-7 vjeçare. Në fshatin e tij ai është shumë i famshëm, por jo gjithnjë trupi i tij i ka sjellë favorizime. Kur ka qenë i ri ai ngacmohej nga bashkëmoshatarët e tij, ndërsa tani ai cilësohet si një "hero" nga famila e tij e cila krenohet me të. ![]() ![]() ![]() |
| MASHT-i jep qindra mijëra euro për OJQ-në ku punon djali i ministrit Posted: 02 Jul 2017 11:39 PM PDT ![]()
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në emër të Republikës së Kosovës ka nënshkruar një kredi në vlerë prej 2 milionë dollarëve amerikanë nga Banka Botërore për nënkompotentën e granteve për Zhvillim të Shkollave në Kosovë. Por nga kjo kredi, të cilën obligohen që ta paguajnë taksapaguesit kosovarë, Ministria që e drejton Arsim Bajrami ia ka ndarë 234 mijë euro organizatës ku punon si menaxher i projekteve Kushtrim Bajrami, djali i ministrit Arsim Bajrami. Bëhet fjalë për një kontratë të nënshkruar nga Fondi i Kredisë i Bankës Botërore me organizatën joqeveritare – Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), ku kjo organizatë gjatë viteve në vijim do t'i ofrojë ndihmë shkollave kosovare se si ta përgatisin dokumentacionin për të fituar grante nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Gazeta "Zëri" ka bërë një hulumtim disajavor në lidhje me fondet që i përfiton organizata joqeveritare – Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), e cila drejtohet nga Dukagjin Pupovci dhe ku që nga viti 2012 punon si menaxher i projekteve Kushtrim Bajrami, djali i ministrit në detyrë të Arsimit, dhe ka zbuluar se kjo OJQ edhe më herët ka përfituar fonde të majme nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, si dhe nga donatorë të shumtë ndërkombëtarë. |
| Rita Ora shfaqet tërësisht natyrale, ja si duket (FOTO) Posted: 02 Jul 2017 11:37 PM PDT |
| Navas: Do të luftoj deri në vdekje Posted: 02 Jul 2017 11:31 PM PDT ![]() Portieri nga Kosta Rika, është i vetëdijshëm për konkurrencën që mund t'i rritet këtë verë, por ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet përballë saj. 30 vjeçari ka pasur një sezon të mirë duke e ndihmuar Realin në triumfin në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga. "Do të luftoj deri në vdekje përballë gjithkujt (arritjet e reja)", ka deklaruar Navas për Marca, përcjell lajmi.net. Navas është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014 pas transferimit nga Levante, që nga ajo kohë ka fituar një La Liga, dy tituj të Ligës së Kampionëve, një UEFA Superkup dhe një Kupë të Botës për Klube./Lajmi.net/ |
| Të tillë lojë argëtuese mes nuses dhe dhëndrrit nuk keni parë ndonjëherë (Video) Posted: 02 Jul 2017 11:25 PM PDT ![]()
Ky çift, ditën e dasmës ka përzgjedhur një mënyrë argëtimi që ka kënaqur veten dhe të pranishmit. Shumë pyetje, kanë vënë në sprovë se sa e njohin dhe se si mendojnë ata për njëri tjetrin. Pyetjeve si: Kush ka familjen më të çmendur? Kush ka gjithmonë të drejtë? Kush është puthësi më i mirë?, e të tjera, çifti përgjigjen pa fjalë, duke ngritur këpucën që identifikon nusen apo dhëndrin. Këto, i mbajnë në duar, dhe të qeshurat kaplojnë të ftuarit, për çdonjërën pyetje që ata përgjigjen ndryshe nga njëri tjetri. Shikojeni videon më poshtë. /Lajmi.net/
|
| Verratti e zbulon një strategji të re për t’iu bashkuar Barcelonës (FOTO) Posted: 02 Jul 2017 11:16 PM PDT ![]() Mesfushori italian ëndërron të vesh fanellën e skuadrës katalane, ku cilësohet si një zëvendësim ideal i Xavi Hernadez. Deri sot, është PSG-ja që ka penguar kalimin e tij në La Liga, duke e mbajtur kundër dëshirës së tij. Por, 24 vjeçari gjatë ditës së sotme do të udhëtojë për në Paris, për t'iu bashkuar stërvitjeve me klubin. Pas disa javë konfrontimi të drejtpërdrejtë me klubin e tij, Verratti tani dëshiron të ndryshojë strategji, duke e bindur PSG-në me fjalë të mira, shkruan MundoDeportivo, për t'i lejuar kalimin te Barcelona./Lajmi.net/ |
| Kjo që ka ndodhur në Brazil, ka befasuar botën e futbollit (FOTO) Posted: 02 Jul 2017 11:15 PM PDT |
| Sot mot i freskët e me shi, nga e marta më ngrohtë Posted: 02 Jul 2017 11:13 PM PDT ![]() Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohet mundësia edhe për breshër. Nga dita e martë fusha me presion të lartë do të shtrihen mbi rajon dhe do të sjellin përmirësim të motit, me intervale më të gjata me diell dhe mot të ngrohtë. Temperaturat minimale do të sillen nga 10C deri në 14C, e maksimalet nga 19C, që pritet të zbresin nesër, gradualisht do të rriten deri në 30C, ditën e premte. Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi-veriu 4-11m/s. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |




















