Lajmi.net: “Shkolla Verore, mundësi për të rinjtë nga diaspora për të njohur më shumë Kosovën” plus 8 more |
- Shkolla Verore, mundësi për të rinjtë nga diaspora për të njohur më shumë Kosovën
- Edi Rama me editorial në WSJ: BE të na ndihmojë. Vetëm ekonomia e stabilizon Ballkanin
- Alessandra Ambrosio tërheq në bikini nga Greqia në Ibiza (Foto)
- Dani Alves, sot zyrtarisht me klub të ri (FOTO)
- 10 zbulimet e pabesueshme nënujore (Video)
- Luftimet në Irak janë “larg përfundimit”
- Vendet e Ballkanit – Fëmijët e njerkës për BE?
- Lamtumirë Man Utd, Januzaj gjen klubin e ri (FOTO)
- SHBA kryen me sukes testimin e sistemit kundër raketave balistike
| Shkolla Verore, mundësi për të rinjtë nga diaspora për të njohur më shumë Kosovën Posted: 12 Jul 2017 12:04 AM PDT Shkolla Verore e Diasporës do të vazhdojë edhe këtë vit me të rinjtë nga diaspora, që do të mbahet nga 30 korrikut deri më 4 gusht, njofton faqja e saj zyrtare në "Facebook", përcjell albinfo.ch. Përmes kësaj shkolle të rinjtë mund të mësojnë dhe të shkëmbejnë kulturë, zakone e tradita të ndryshme, por edhe të shëtitin në vende historike e kulturore të Kosovës. "Shkolla Verore është një mundësi e jashtëzakonshme që të rinjtë nga diaspora të mblidhen së bashku nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer eksperiencat e tyre si dhe të mësojnë për gjuhën, historinë dhe trashëgiminë kulturore-shqiptare", thuhet në njoftim. Shkolla Verore organizohet nga 30 korriku deri më 4 gusht 2017! Në edicionin e kaluar kishin marrë pjesë rreth 40 të rinj të moshave 12-16 vjeçare, me origjine kosovare, por që jetojnë dhe veprojnë anembanë diasporës. Te gjithë të interesuarit mund te aplikojnë përmes linkut të poshtëshënuar: https://goo.gl/forms/eoGZV59hluOfijty1 Për më shumë informata klikoni në linkun e faqes zyrtare: https://sites.google.com/site/shkollaveroreperdiasporen/ |
| Edi Rama me editorial në WSJ: BE të na ndihmojë. Vetëm ekonomia e stabilizon Ballkanin Posted: 12 Jul 2017 12:00 AM PDT Nga Edi Rama Liderat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Trieste, Itali, të mërkurën, me rastin e konferencës së përvitshme të Procesit të Berlinit. Do të jetë një mundësi jo vetëm për të diskutuar mbi rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, por edhe për të mbyllur plagët e të shkuarës, për t'u bërë bashkë rreth një ideje dhe më e rëndësishmja, për të krijuar një platformë për rritjen ekonomike. Midis të tjerave, do të na kërkohet që të mbështesim, krijimin e një zone ekonomike rajonale. Unë do të argumentoj pro saj. Pas disa dekadash autokraci, Shqipëria dhe fqinjët e saj kanë vuajtur në dy dekadat e fundit ekzaktësisht të kundërtën. Kjo përfshin luftë, përleshje, kaos dhe të tjera. Me to ka ardhur edhe korrupsioni, nepotizmi, klientelizmi, teksa fraksione të ndryshme politike luftojnë për pushtetin vetëm për të "plaçkitur" pasuri. Shqiptarët kërkojnë që t'i japin fund kësaj një herë e mirë. Ky është mesazhi që na dhanë votuesit në zgjedhjet që u mbajtën një muaj më parë. Pas katër vitesh në koalicion me një partner më të vogël, partia ime bëri fushatë për të pasur një mandat të fuqishëm për të pastruar shtëpinë tonë dhe fituam, si rrallë herë, shumicën parlamentare. Shqiptarët mbështetën planin tonë për shtetndërtimin dhe reformat institucionale, plane që përfundimisht do të depolitizojnë qeverisjen dhe do të shpërblejnë mundimet e njerëzve të zakonshëm. Kështu shpresojmë që të fitojmë stabilitet për vendin tonë dhe kështu, shpresojmë që së bashku të vazhdojmë të ecim përpara drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Vendimi për të çelur negociatat brenda këtij viti është i mundshëm, pasi të kemi përmbushur angazhimin tonë për të reformuar gjykatat dhe sistemin e drejtësisë, si dhe për të forcuar shtetin e së drejtës. Megjithatë, faktorët ekonomikë ndihen edhe në këtë situatë. Shqiptarët dhe fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor kanë vuajtur nga vite të tëra mungese qëndrueshmërie, pjesërisht për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik. Ne kemi gjykatës dhe prokurorë të korruptuar pikërisht, sepse ata duan pjesën e tyre të thërrimeve. Politikanët e korruptuar na kanë zaptuar pikërisht për të njëjtën arsye. Kur mënyra më e mirë për të krijuar influencë është politika, në vend të nismës personale dhe sipërmarrjes, konfliktet janë të pashmangshme. Ato mund të marrin forma të ndryshme, nacionalizëm etnik në disa raste, sektarizëm fetar në disa të tjera apo ndarje ideologjike diku tjetër. Por, kur resurset janë të pakta, gjithmonë përfundon tek kush njeh, në vend të çfarë di të bësh. Ndaj, kjo është edhe përparësia e ardhshme e Shqipërisë. Ndërsa do të vazhdojmë të modernizojmë dhe demokratizojmë qeverisjen tonë, gjithashtu do të hedhim bazat për një zhvillim më të madh ekonomik. Kjo është arsyeja përse këtë javë, në Itali, do të mbështes fuqimisht krijimin e zonës rajonale ekonomike, si një gur themeli që do të lehtësojë procesin e anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian. Ekzistojnë disa dyshime mbi këtë plan. Disa prej kolegëve të mi të Ballkanit Perëndimor i frikësohen idesë se kjo zonë ekonomike rajonale mund të jetë një rrugë pa krye, një stacion në të cilin Brukseli do të na braktisë. Disa vende anëtare dhe disa liderë europianë, në fakt, kanë shprehur hezitim për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Megjithatë, mjafton të shohim Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të Europës Qëndrore, marrëveshje në të cilat të gjashtë vendet tona janë firmëtare, për të kuptuar se zona ekonomike mund të ndihmojë, e jo të pengojë progresin tonë. CEFTA u krijua fillimisht nga Republika Çeke, Polonia dhe Sllovakia. Ata e përdorën këtë marrëveshje për të dëshmuar aftësinë e tyre për të punuar bashkë, pavarësisht diferencave politike apo kulturore, e për të treguar se ishin plotësisht të kualifikuar për të qenë anëtarë me të drejta të plota të BE-së. Përfitimet e një zone ekonomike rajonale janë të menjëhershme. Tregu i Ballkanit Perëndimor prej 20 milionë banorësh është më tërheqës për tregtinë dhe për investitorët, se sa tregu shqiptar me më pak se katër milionë banorë. Kjo është e rëndësishme për qeverinë time. Ne duam që të çlirojmë potencialin e plotë të kapaciteteve tona kombëtare dhe të inkurajojmë krjimin e më shumë vende të punës dhe prodhimit. Ndaj, do të bëjmë më të mirën për të bindur fqinjët tanë për të mbështetur këtë plan. Ne kemi disa ide që do t'i shprehim për t'i siguruar ata për qëllimet e mira të BE-së dhe jam i sigurt se Johannes Hahn, komisioneri europian për zgjerimin, do të bëjë të njëjtën gjë. Së fundmi, e gjithë kjo është e rëndësishme për stabilitetin. Nuk mund të kemi stabilitet, pa një ekonomi që rritet. Ka ardhur koha, për të hedhur pas krahëve një herë e mirë mungesën e qëndrueshmërisë që ka karakterizuar për shumë kohë Ballkanin./Syri.net |
| Alessandra Ambrosio tërheq në bikini nga Greqia në Ibiza (Foto) Posted: 12 Jul 2017 12:00 AM PDT Angazhimet e saj në botën e modës gjatë këtij viti kanë qenë të shumta dhe tashmë është koha që Alessandra Ambrosio të pushojë. Pak ditë më parë, modelja 36-vjeçare ishte në Greqi, ndërsa së fundmi është zhvendosur në Ibiza. Ajo është fotografuar mbi një jaht luksoz së bashku me të dashurin e saj, ndërsa dukej e mrekullueshme me bikini të bardha. /TCH/ |
| Dani Alves, sot zyrtarisht me klub të ri (FOTO) Posted: 11 Jul 2017 11:56 PM PDT Paris Saint-Germain ka ftuar sot konferencë për media ku pritet të prezantohet transferimi i Dani Alves. Braziliani është futbollist i lirë pas largimit nga Juventus pas vetëm një viti me skuadrën kampione nga Serie A, përcjell “lajmi.net”. Mbrojtësi i djathtë ka qenë në bisedime me Manchester Cityn. Por, klubi angez në fund vendosi të bëjë përpjekje për blerjen e Kyle Walker nga Tottenham. /Lajmi.net/ |
| 10 zbulimet e pabesueshme nënujore (Video) Posted: 11 Jul 2017 11:56 PM PDT Zbulime të mahnitshme kohë pas kohe nën ujë u gjetën në Liqenin Michingan, në Amerikë gjëra të cilat sot i japin veçanti të jashtzakonshme. Për tu njoftuar dhe i parë këto zbulime, klikoni videon e mëposhtme: |
| Luftimet në Irak janë “larg përfundimit” Posted: 11 Jul 2017 11:55 PM PDT Ai ka thënë se nuk kanë planifikuar uljen e numrit të trupave amerikanë pas marrjes në kontroll të qytetit. Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, e ka shpallur fitoren në Mosul më 10 korrik, duke shënuar humbjen më të madhe të grupit ekstremist sunit, Shteti Islamik. Forcat e sigurisë irakiane ende janë duke larguar militantë të Shtetit Islamik nga qytetet si Tal Afar dhe Hawija. "Luftimet janë larg përfundimit. Unë nuk pres ndonjë ndryshim të dukshëm të uljes së numrit të trupave në të ardhmen e afërt, sepse ka ende shumë punë për tu bërë nga forcat irakiane dhe ato të koalicionit", ka thënë gjenerali Stephen Townsend, udhëheqës i koalicionit të forcave të armatosura që mbështeten nga SHBA-ja. Townsend ka thënë se pret që prezenca e koalicionit të vazhdojë në Irak edhe pas mposhtjes së Shtetit Islamik. Qeveria irakiane, SHBA-ja dhe qeveri të tjera që mbështesin koalicionin, janë të interesuara të kenë trupa atje, ka shtuar ai. |
| Vendet e Ballkanit – Fëmijët e njerkës për BE? Posted: 11 Jul 2017 11:53 PM PDT “Fëmijët e njerkës” të kontinentit – kështu u cilësuan së fundmi në një artikull të Spiegel-it vendet e Ballkanit Perëndimor. Në shumë media gjermane shkruhet, se BE po humb forcën e rrezatimit në rajon, e ndani ju këtë mendim? Duhet të dallojmë mes forcës tërheqëse mbi lidershipin politik të këtyre vendeve dhe forcës tërheqëse tek popullsia e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po të shohim popullsinë e këtyre vendeve, e kundërta është e vërtetë. BE mbetet si më parë model tërheqës. Mjafton të shohësh, sa shumë fuqi punëtore lëviz mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Megjithë përpjekjet e Rusisë dhe Turqisë për të zënë vend kulturalisht aty, oferta e BE si nga ana kulturore edhe oferta të tjera mbetet më tërheqësja. Por sigurisht njerëzit e shohin se modeli ekonomik europian që u paraqitet nuk funksionon gjithmonë si duhet. Për këtë njerëzit mjafton të shohin Greqinë, 36 vjet anëtare e BE-së dhe që jo gjithmonë ka përfituar nga ky model. Por si e shohin këtë vetë vendet e Ballkanit? Në planin politik pamja është disi më e komplikuar. Vërtet që ka suksese konkrete, për shembull Kroacia është anëtare, Mali i Zi po negocion po ashtu me BE-në me sukses, tani u bë edhe anëtar i NATO-s. Më parë në NATO u pranua Shqipëria. Pra e shohim konkretisht orientimin tek aleancat perëndimore apo organizatat perëndimore. Por në vende të tjera shohim se ka lëkundje, psh. në Serbia. Ende aty është problemi që ka marrëveshje të ndryshme me Rusinë në aspektin ushtarak. Nga ana tjetër lidershipi politik në Serbi nuk e ka shumë të qartë -se deri ku duhet të ecë me modelin europian-perëndimor apo ndoshta do të qëndrojë mes dy modeleve. Ballkani mbetet pra ende vatër potenciale krize, megjithë perspektivën e qartë drejt BE-së? Sigurisht kemi vende problematike, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë. Në të gjitha vendet, ku ka pasur konflikte, pyetja “në cilin shtet duam të jetojmë?” nuk ka marrë ende përgjigje. Aty perspektiva e integrimit europian nuk e ka dhënë efektin e duhur, për shembull që të ndikojë që gupet e ndryshme në Bosnje-Hercegovinë të bashkohen, apo që një vend si Maqedonia të futet në kursin e reformave. Thënë përmbledhtazi: Popullsia e preferon modelin e Europës perëndimore, modelin e BE, si punohet, si jetohet, si bëhet ekonomi, si garantohen të drejtat sociale, por në të njëjtën kohë ajo e kupton se nuk ka siguri, që ky model do të vlejë edhe për të. A mund të thuhet se BE e ka seriozisht anëtarësimin, po të shohim popullsitë e vendeve të BE-së, aty prej vitesh ka skepticizëm të madh për zgjerimin e BE me vende të Ballkanit? BE ka vërtet qëllime të qarta e serioze lidhur me perspektivën e anëtarësimit. Megjithatë në vendet e BE ekziston me të drejtë shqetësimi, që me këto vende mund të importohen në BE edhe konflikte në masë. Askush nuk do një Qipro të dytë, si e shohim momentalisht, në sjelljen e Kroacisë kundrejt vendeve jo-anëtare të BE. Duhet që këto vende t’i zgjidhin në mënyrë të qëndrueshme problemet politike të shekullit të 19-të dhe të 20-të. Sepse krijimi i një perspektive ekonomike, sociale dhe politike të pranueshme për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është ndojnë problem më i madh për BE. Flasim për më pak se 20 milionë vetë, ky do të ishte një shtet i vogël-ose mesatar i ri për të gjitha vendet e BE. Pra anëtarësimi i vendeve të Ballkanit nuk është një lëndë e re shpërthyese për Bashkimin Europian… Në fund të ditës është më shumë një problem politik. A janë këto vende të përgatitura në mënyrë të tillë që t’u përmbahen vendimeve që merren së bashku në BE? Me daljen e Britanisë së Madhe do të ketë më pak diferencim brenda BE, më shumë unitet në sistem dhe më shumë ujdi në çështjet që kërkojnë rregullim. Kjo të çon aty që rregullat duhen respektuar, që ekziston besimi, se vendimet e përbashkëta edhe zbatohen. Po të marrim për shembull marrëdhënien e Kosovës me Serbinë, vende që zhvillojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2013, e shohim se të dyja palët nuk i kanë bërë realitet vendimet ashtu siç janë marrë, aty mungon vullneti për të bërë kompromise dhe për të punuar në mënyre kreative për të gjetur zgjidhje. Kjo nuk duhet lejuar, kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme në të ardhmen në BE. Sepse të ndodh që presidenti serb, Vuçiq dhe ai i Kosovës, Thaçi qëndrojnë të ulur në Këshillin e BE dhe bëjnë ligje për 500 milionë europianë. Një situatë e tillë nuk përfytyrohet dot për momentin, që me këta politikanë të zgjedhur në Ballkan të bëhen ligje, që vlejnë për 500 milionë europianë… Duket se ka shumë për të bërë…por çfarë prisni nga samiti në Trieste. Çfarë duhet bërë konkretisht që të ecet më në fund përpara? Ka rëndësi që edhe njëherë të flitet në nivelin më të lartë, tani me presidentin e ri francez, Emmanuel Macron, me kancelaren Merkel, me krerët e shteteve e qeverive nga rajoni. Me këtë dërgohet edhe një sinjal se ka gatishmëri për të punuar bashkë. Sinjali që duhet të dalë nga Triestja duhet të jetë: Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Ne po përpiqemi ta çojmë këtë projekt përpara, që ka ngecur, sepse BE në vitet e fundit është përfshirë vetë nga kriza. Kjo do të thotë që të dalim përtej çështjeve kontraktuale, përtej marrëveshjeve tregtare e të asociiimit, përtej politikës së stabilitetit dhe të hyjmë në një hapësirë të re, ku bëhet e mundur bashkangjitja me Bashkimin europian. Ku i shikoni pikërëndesat e samitit? Padyshim tek zhvillimi ekonomik. Italianët si mikpritës organizojnë një forum ekonomik me sipërmarrës të vegjël dhe të mesëm nga Ballkani. Edhe gjermanët po veprojnë. Ata kanë nisur një iniciativë, me të cilën industria gjermane blen produkte nga Ballkani. Kjo duhet mbështetur me garanci dhe instrumenta financiarë. Masa tjetër e rëndësishme është lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Një temë tjetër e rëndësishme janë edhe konfliktet bilaterale në rajon. Po ashtu një çështje tjetër e rëndësishme është, se ku do të zhvillohet samiti i 2018-s, ishte planifikuar një cikël, nga viti 2014-2018, kur përfundojnë ceremonitë përkujtimore të 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore. Me gjasë ai do të zhvillohet në Britaninë e Madhe e këtu shtrohet pyetja: Si do të pozicionohet tani Britania e Madhe për të garantuar edhe më tej paqen dhe marrëveshjet e paqes në rajon./DW Tobias Flessenkemper është drejtor i Projektit të Ballkanit në Institutin europian, CIFE në Nicë dhe anëtar i Grupit të Politikave Europiane për Ballkanin, BiEPAG.
|
| Lamtumirë Man Utd, Januzaj gjen klubin e ri (FOTO) Posted: 11 Jul 2017 11:43 PM PDT Aventura e Adnan Januzajt në Manchester United është në prag të përfundimit. Real Sociedad është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit. “Manchester Evening News” raporton se Januzaj është në prag të finalizimit të marrëveshjes për kalim tek skuadra spanjolle, përcjell “lajmi.net”. Januzaj nuk konsiderohet si futbollist i dobishëm tek “Red Devils” nga menaxheri Jose Mourinho. /Lajmi.net/ |
| SHBA kryen me sukes testimin e sistemit kundër raketave balistike Posted: 11 Jul 2017 11:42 PM PDT THAAD është pjesë e sistemit kombëtar të mbrojtjes ndaj raketave balistike. Objektivi në formën e një rakete balistike me rreze të mesme u lansua mbi Oqeanin Paqësor në veri të Havait. Agjencia njoftoi se sistemi i mbrojtjes kundër raketave balistike THAAD, nga Alaska, ka zbuluar dhe ndaluar objektivin. Obejktivi ishte i ngjashëm me raketat e testuara së fundimi nga Koreja e Veriut, shkruan REL. Ky testim është bërë pasi Koreja e Veriut ka deklaruar se më 4 korrik ka bërë testimin e një rakete balistike interkontinentale. Testimi i raketës ngriti shqetësimet për kërcënimin që vjen nga Penjani. Sistemi THAAD është i dizajnuar për ndalimin e raketave balistike brenda dhe jashtë atmosferës në fazën e tyre të fundit të fluturimit. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









