Lajmi.net: “Noizy ‘djeg’ Vlorën me “100 Kile” (Video)” plus 8 more

Lajmi.net: “Noizy ‘djeg’ Vlorën me “100 Kile” (Video)” plus 8 more


Noizy ‘djeg’ Vlorën me “100 Kile” (Video)

Posted: 23 Jul 2017 11:51 PM PDT

Pas publikimit të këngës, Noizy ka filluar angazhimin nëpër mbrëmje muzikore ku edhe po bën promovimin e këngës, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të këtyre mbrëmjeve, reperi ka qenë i ftuar në një nga klubet e qytetit të Vlorës, ku mblodhi publik shumë të madh në numër.

Në një video që ka publikuar vetë reperi në rrjete sociale, shihet atmosfera në maksimum gjatë këndimit të ‘100 Kile’, ku i gjithë publiku brohorisnin bashkë me Noizyn. /Lajmi.net/

This is why I love Vlora Accc 😍🔥 #1000Kile meqe jemi ne vlore 😂🤣

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

Dhimbje barku apo gazra? Kapsllëk dhe bark i fryrë? Ja problemi që keni në organizëm

Posted: 23 Jul 2017 11:49 PM PDT

Njerëzit të cilët pretendojnë se kanë probleme me zorrët, ndihen të fryrë dhe shpesh ushqimi që konsumojnë ju bie rëndë në stomak, thuhet se kanë sindromën e zorrës nervoze.

Në përgjithëse simptoma të tilla si:

Gazrat

Fryrje stomaku

Kapsllëku

Tregojnë edhe për rritjen e tepërt të baktereve brenda zorrëve të vogla.

Në rastet kur niveli i baktereve është i ulët atëherë kjo gjë bën të mundur funksionimin siç duhet të organizmit.

Arsyet që çojnë në këtë gjendje janë dieta e varfër ushqimore, përdorimi i medikamenteve të caktuara si kontraceptivëve, antibiotikëve, konsumimi i alkoolit dhe sasia e ulët e aciditetit në stomak.

Në këto raste është shumë e rëndësishme që të pastroni bakteret nga zorrët për shkak se mund të ndikojë në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe mos harroni të konsultoheni me mjekun. /Lajmi.net/

Ende nuk dihet kur do të mbahet seanca konstituive

Posted: 23 Jul 2017 11:38 PM PDT

Kuvendi i Kosoves

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se PAN-i i ka numrat për ta bërë Qeverinë dhe ky nuk është problemi për shtyrjen e seancës. "Sa i përket datës së seancës unë nuk e kam parasysh se cilën ditë do të jetë, sepse deri më tani nuk kam asnjë njoftim, por ajo që është e rëndësishme është të bëhet regjistrimi i deputetëve sepse akoma nuk është bërë", ka thënë Haliti për Gazetën Zëri.

Si të përgatisim brumin për pica (Video)

Posted: 23 Jul 2017 11:36 PM PDT

500 Gr miell i bardhë

300 ml ujë

1 lugë kafeje me sheqer

10 gr maja

1 lugë kafeje me kripë

Shikoni videon më poshtë për të parë hap pas hapi mënyrën si përgatitet. /Lajmi.net/

 

Sot dalin para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Pejë

Posted: 23 Jul 2017 11:29 PM PDT

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com zyrtarë të Gjykatës Themelore të Pejës.

Sipas tyre, seanca për paraburgim pritet të mbahet në orët e paradites në këtë gjykatë, ku pritet edhe të zbardhen rrethana të reja për motivet e ngjarjes tragjike në Kosuriq të Pejës.

Arsim e Ramiz Berisha u vranë mëngjesin e së shtunës në rrethana ende të paqarta, gjatë kohës kur po prenin dru.

Gjatë së shtunës policia arrestoi tre anëtarë të familjes Panxha, bashkëfshatarë të viktimave të cilët po vazhdojnë të mbahen në arrest.

Familja Panxha mohoj çdo mundësi që djemtë e saj të kenë gisht në këtë ngjarje.

10 milionë klikime për “Hatixhen” e Capital T dhe Mixey (Foto/Video)

Posted: 23 Jul 2017 11:25 PM PDT

Kjo këngë është pritur mirë nga publiku dhe ende vazhdon të jetë në mesin e këngëve hit, shkruan lajmi.net.

Në platformën Youtube, kjo këngë tashmë ka kaluar shifrën prej 10 milionë klikimesh, e për këtë gjë reperi shprehet i lumtur duke falënderuar fansat.

“Faleminderit Krejtve 💝 10 Milion Youtube views #Hatixhe 🙏🏻💥” ka shkruar Capital T në një status në Instagram. /Lajmi.net/

Cilat janë simptomat e depresionit

Posted: 23 Jul 2017 11:21 PM PDT

Këto momente zakonisht janë normale që nganjëherë ndodhin gjatë jetës. Ato mund të jenë rezultat nga humbja e ndonjë të dashuri, një dite të vështirë, apo reaksion ndaj një momenti lëndues. Por, kur ndjenja a keqe, pikëllimi dhe paaftësia për tu përballur me depresion e kaplojnë një person aq shumë saqë aftësia e tyre për të bërë jetë normale keqësohet, atëherë është e mundur se kemi të bëjmë me ata që vuajnë nga ajo që e quajmë çregullim depresiv i madh, që gjithashtu quhet edhe depersion klinik, depresion unipolar apo depresion i madh. Jo formalisht kjo gjendje thjesht referohet si depresion.

Depresioni mund të ketë ndikim të madh në jetën e ati që vuan – ekspertët thonë se efekti është i ngjashëm me atë të diabetit, dhe disa gjendjeve tjera kronike.

Simptomat depresive ndryshojnë dukshëm nga një person në tjetër. Më së shpeshti personat me depresion ndjehet të pashpresë, pikëlluar, dhe humbin interesin për ti bërë gjërat që dikur i kanë bërë me qejf.

Cilat janë shenjat dhe simptomat psikologjike të depresionit?

  • Pikëllim i pandërprerë apo disponim i ulët
  • Mendime dhe ndjenja të të qenit i/e pavlerë
  • Ndjenjë e vet-urrejtjes
  • Ndjenja i/e të qenit pashpresë
  • Ndjenja i/e të qenit i pandihmë
  • Ndjenja për të vajtur
  • Ndjenjë e fajsisë
  • Iritueshmëri – edhe gjërat më të vogla ju iritojnë
  • Shpërthime mllefi
  • Patolerueshëm ndaj tjerëve
  • Dyshime të parreshtura – e ke shumë të vështirë të vendosësh edhe në gjëra të vogla
  • E sheh të pamundur të kënaqesh me jetën
  • Mendime të lëndimit të vetvetes
  • Mendime të vetëvrasjes
  • Brengosje e pareshtur
  • Ankth i pareshtur

 

Cilat janë shenjat/simptomat fizike?

  • Lëvizjet e trupit mund të jenë më të ngadalshme se sa kanë qenë më parë
  • Probleme me përqendrim, kohëzgjatja e koncetrimit mund të zvogëlohet
  • Të folurit mund të jetë më i ngadalshëm se sa ka qenë
  • Mënyra e të ushqyerit dhe apetiti ndryshojnë – thjesht, pacienti han më pak dhe humb peshë. Por, disa tjerë mund të han më shumë dhe shtojnë pesh.
  • Dëshirë e vogël për seks
  • Mungesë energjie, plogështi, lodhje – edhe gjërat e lehta dhe të vogla bëhen të pakëndshme dhe të vështira
  • Cikli menstrual i një gruaje mund të ndryshoj
  • Parehati – pacienti mund të shpejtoj dhe ngadalësoj më shpesh, lëviz duart, kërcas gishtat dhe e ka vështirë të ndej palëvizur
  • Dhembje të pashpjegueshme si kokë-dhembje, dhembje shpine apo probleme me sistemin e tretjes
  • Çrregullime me gjumë – vështirësi për të fjetur, apo zgjohet gjatë natës dhe nuk mund të fle. Studimet tregojnë se 80% e atyre me depresion vuajnë nga një lloj i pagjumësisë. Hypesomnia (fjetja e tepërt) është gjithashtu e mundshme. Disa medikamente që përdoren për të shëruar depresionin mundin të shkaktojnë pagjumësinë.

 

Cilat janë shenjat/simptomat sociale?

  • Rezultate të dobëta në punë
  • Punë e dobët në shkoll
  • Shmangja e kontaktit me shokë/shoqe
  • Braktisja e hobeve dhe gjërave që ju interesojnë
  • Probleme me familje/probleme në shtëpi

Në disa raste të rënda të depresionit, pacienti mund të përjetoj simptoma të psikozës – deluzion apo halucinacione (pak më e rrallë). /sherohu.com/

 

 

Kthehet nga pushimi, e gjen “lopën” në kulm! (Foto)

Posted: 23 Jul 2017 11:04 PM PDT

Burri 56-vjeçar nuk e kishte idenë se prej nga ka ardhur ky objekt misterioz, që është i punuar nga materiali me fibra xhami, transmeton Telegrafi.

Hetime për "lopën" në kulm
"Sikur të ketë rënë nga qielli, se nuk di nga erdhi apo kush e solli. Fëmijët flisnin për një lopë në kulm sapo hymë në oborr, e unë nuk mund t'ju besoja syve kur e pashë", ka thënë Logan lidhur me rastin.

Logan i befasuar me "dhuratën" e pazakontë
"Së paku nuk kam nevojë që ta mjelë në çdo mëngjes", ka thënë me humor, teksa "lopa" misterioze rrinte në kulm

Rita me stil si të nënës së saj (Foto)

Posted: 23 Jul 2017 11:01 PM PDT

Çdo ditë shohim stile të ndryshme, inspirime nga njëri-tjetri e nganjëherë edhe akuza për kopjim, shkruan lajmi.net.

Një artiste e cila përfolet shumë për paraqitjet e saj publike është edhe Rita Ora, të cilën e shohim me stile të ndryshme.

Së fundi, Ritën e kemi parë të ketë ndryshuar stilin, duke bërë flokët kaçurrele dhe ta kthejë veshjen e viteve ’90.

E për këtë stil duket se Rita ka gjetur inspirimin tek nëna e saj, pasi në një foto që Vera Ora publikoi në rrjete sociale krahasoi imazhin e saj me të Ritës, që dukej krejtësisht njësoi.

Kjo gjë i përshtatet thënjes “si nëna, ashtu edhe e bija”. /Lajmi.net/