Lajmi.net: “Lori zgjedh mes artistëve në rubrikën “Kë zgjedh” (Video)” plus 8 more

Lajmi.net: “Lori zgjedh mes artistëve në rubrikën “Kë zgjedh” (Video)” plus 8 more


Lori zgjedh mes artistëve në rubrikën “Kë zgjedh” (Video)

Posted: 15 Jul 2017 12:13 AM PDT

Lori zgjodhi mes artistëve të njohur në këtë rubrikë, duke treguar edhe mendimet e saj për disa prej kolegëve.

Zgjedhjet që ajo bëri në këtë rubrikë ishin mjaft interesante, edhe pse në disa raste u ndje në siklet.

Ndiqeni videon e mëposhtme dhe mësoni se kë zgjedh Lori. /Lajmi.net/

Bonucci telefonon yllin e Real Madridit, e fton të transferohet në Milan (FOTO)

Posted: 15 Jul 2017 12:07 AM PDT

Leonardo Bonucci u transferua në Milan ku pritet të jetë kapiten i ekipit për sezonin e ri.

Qendërmbrojtësi menjëherë ka filluar kontaktet për angazhimin e një përforcimi të ri në Milan.

"Premium Sport" raporton se Bonucci ka telefonuar shokun e tij, sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata duke e ftuar të transferohet në San Siro, përcjell "lajmi.net".

Morata ishte objektiv i "Rossonerëve" edhe vitin e kaluar para rikthimit në Real Madrid. /Lajmi.net/


Aksidentohet rëndë shqiptari në Itali (Foto)

Posted: 15 Jul 2017 12:02 AM PDT

Shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur, rezident në Barge ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij kur ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në mes të rrugës.

Fatmirësisht në aksident nuk janë përfshirë makina të tjera, shkruan SYRI.net.

Në makinë ka qenë vetëm ai, ndërsa është ndihmuar nga shërbiemt e emergjencës dhe në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një ambulancë e Kruqit të Kuq, bashkë me karabinierët dhe zjarrfikës.

Shqiptari i aksidentuar është transportuar për në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën edhe pse ka marrë disa plagë të rënda.

ImageImageImage

McGregor luan me kokën e Mayweather, shikojeni reagimin e amerikanit (VIDEO)

Posted: 14 Jul 2017 11:54 PM PDT

Upss! Ledri kapet duke u puthur me një vajzë (Foto)

Posted: 14 Jul 2017 11:51 PM PDT

E duke qenë se të gjithë e duan, sidomos vajzat, jeta private e Ledrit ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e mediave rozë e jo vetëm. Por, reperi ka ditur mjaft mirë të jetë diskret lidhur me këtë dhe na i ka treguar të dashurat (pak prej tyre) vetëm atëherë kur gjërat kishin përfunduar. Veçojmë këtu Dafinën dhe Adelën…

Ama, Blitz.al ka siguruar një foto të Ledrit ku shfaqet me një vajzë të panjohur në krahë me të cilën shfaqet duke shkëmbyer një puthje. Bazuar tek vendi ku shfaqen, me gjasa fotoja është shkrepur në sheshxhirimet e "U Harrum".

Duket se teksa Ledri këndonte ish-it "u harrum ne t'dy/malli m'ka marr", në krahë paska pasur dikë tjetër.

Gjithsesi, ajo që duam të dimë ne, fansat e tij dhe i gjithë rrjeti është: kush qenka "fatlumja" në krahët e reperit?

Epo, Ledri duhet të na e tregojë sepse tani s'ka nga shpëton!

Pacolli refuzohet nga VV-ja dhe AAK-ja rreth propozimit Qeveri gjithëpërfshirëse

Posted: 14 Jul 2017 11:44 PM PDT

Ai ka thënë se marrëveshja e tij parasheh krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse me afat njëvjeçar, e cila do të përfundonte disa tema që ka Kosova para vetes. Por, kjo ide e Pacollit është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe nga AAK-ja.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Sami Kurteshi, ka thënë për gazetën "Epoka e re" se në asnjë rrethanë aktuale, as politike, as ekonomike, as shoqërore, as religjioze, as etnike e as linguistike nuk kërkon dhe nuk e lejon një sistem qeverisës konzocionalist në Kosovë. "Një sistem i tillë, para një uniteti fals për ndarjen e posteve, kërkon ndarjen e përgjegjësive dhe punëve midis entiteteve dhe grupeve të ndryshme shoqërore, pas ndarjes së qartë të përgjegjësive për dështimet në ndërtimin e shtetit. Një sistem i pajtimit të gjithëmbarshëm kërkon përmbushjen e parakushteve të domosdoshme për një sistem të tillë, pajtimin me drejtësi, që domethënë pa krime të pandëshkuara. Kosova nuk është në rrethana të tilla. Kosova mund dhe duhet të krijojë rrethana të tilla në të ardhmen, të cilën duhet dhe mund ta krijojmë ne, në një të ardhme të ndritshme", ka thënë Kurteshi.

Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kundërshtuar propozimin e Pacollit për një qeveri gjithëpërfshirëse, ku për këtë ide ka kërkuar fillimisht mbajtjen e një tryeze të përbashkët me të gjithë liderët politikë.

"Sa iu përket kërkesave të subjekteve politike, në këtë rast edhe të z. Pacolli, ne mendojmë se tani vendi kërkon formimin sa më të shpejtë të institucioneve dhe nuk kemi kohë për tryeza të tilla për t'i zgjatur proceset. Prandaj, z. Haradinaj, më herët u ka bërë ftesë subjekteve politike për t'u takuar dhe për të diskutuar, në mënyrë që ta kemi një mbështetje më të gjerë të Qeverisë, mirëpo deri më tani me keqardhje e themi se për inate personale kemi mbetur larg asaj që e kemi dëshiruar. Tani z. Haradinaj është i vendosur që në kohën më të shkurtër të mundshme t'i formojë institucionet, përkatësisht qeverinë e re, sepse vendi më nuk pret", ka thënë Lekaj.

Shqipëri: Kërkohet hapje e të gjitha kutive të votimit

Posted: 14 Jul 2017 11:40 PM PDT

Kjo sipas Kokëdhimës, bazohet në faktin se në 64 kuti votimi të hapura, vetëm në shtatë prej tyre kanë rezultuar të dhëna të sakta.

Kokëdhima deklaroi se është bërë një masakër elektorale me votat.

Partia Zgjidhja deklaroi Kokëdhima e kishte parashikuar këtë masakër elektorale.

Partia Zgjidhja kishte të drejtë tha kryetari i saj që i ftoi të gjitha partitë të mos shkojnë në këto zgjedhje me këtë infrastrukturë, ku votat i numëron rilindja dhe PD-ja.

Ai akuzoi edhe Kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha se kanë vjedhur votat më 25 qershor.

Tregu i përbashkët rajonal, ide injorante e BE-së, mban larg Ballkanin nga Unioni

Posted: 14 Jul 2017 11:38 PM PDT

Sipas tij, pikurish kjo ide për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal është në thelb kundër vetë idesë së BE-së për krijimin e një tregu të përbashkët Europian.

Ja si e shikon Andis Harasani këtë ide:

Kjo çështja e tregut ndërballkanik është jo vetëm injorance nga ana e BE, por dhe arrogancë duke dashur të shesin sapunin për djathë.

Të gjendur përballë mungesës së kushteve të tjera për tu vënë vendeve dele të Ballkanit e duke mos dashur të zgjerojnë me EU tani dalin me ide tregu rajonal!

E përse duhet një treg rajonal? Ideja e tregjeve rajonale është në thelb kundër idesë së Europës së bashkuar me një treg të përbashkët.

Problemi kryesor që Europa ka, është se megjithëse është një treg në rritje, nuk mund të bjerë në një mendje politikisht. Ndërsa kryetarët e vendeve që bëjnë sikur ranë në dashuri me idenë e tregut rajonal, janë po ata që bënin mbledhje të përbashkëta qeverie. Rezultatet e këtyre mbledhjeve i kemi parë. Por mos mendoni se këta kryetarë shtetesh nuk e dinë që ideja e tregut rajonal është qesharake!

E dinë më mirë se kushdo, por dinë se një përkëdhelje nga Merkel u zgjat ditët në karrige e ndaj për atë përkëdhelje janë të gatshëm të shesin gjithçka.

Dhe harrojnë se Merkel është Merkel pasi në çdo hap që bën ka primare interesat e vendit të saj.

E meqë jemi këtu, doja të thoja dy fjale për projektet që ish-juristja e bashkisë, sot drejtuese e investimeve të huaja në KM (e pastaj habitemi pse nuk ka investime të huaja në Shqipëri) u mundua ti shesi medias në krah të KM.

Me pak fjalë tha që u dhanë fonde për studime të tipit Skavica….(ka mbi 20 studime për Skaviceë). As mos u lodh zonjë. Dhe qeni im e di që Skavica s'do ndodhë kurrë, sepse nuk ka shtet sot që të shpërngulë fshatra të tëra nga të paktën 2 shtete të ndryshme e të prese 8 vite pas ndërtimit të veprës që të mbushet rezervuari.

Sa për projektet e tjera që lexoi as vetë ajo nuk di çfarë lexoi!

Bakayoko kundër PSG, kjo është arsyeja e transferimit në Chelsea (VIDEO)

Posted: 14 Jul 2017 11:33 PM PDT