Lajmi.net: “Komuna paguan për punët që s’janë kryer” plus 8 more |
- Komuna paguan për punët që s’janë kryer
- Gjobë për të shtënat që mund të shkaktonin tragjedi
- Njihuni me burrin e Arbana Osmanit, detajet që nuk dinit për të (Foto)
- Njeriu largon nga goja e peshkut një insekt, i cili ishte duke e ngrënë nga brenda (Foto/Video)
- Hapet panairi tregtar shumetnik për gratë pronare të bizneseve
- ZYRTARE: Barcelona prezanton marrëveshjen e madhe (FOTO)
- Këshilli NATO-Rusi mblidhet sot në Bruksel
- Merkel: Stabiliteti i Ballkanit Perёndimor ёshtё stabilitet edhe pёr ne
| Komuna paguan për punët që s’janë kryer Posted: 13 Jul 2017 12:10 AM PDT ![]() Raporti i Zyrës Kombëtare të Audtimit për pasqyrat financiare të Komunës së Skenderajt në vitin 2016 zbulon disa shkelje, të cilat janë evidencuar dhe për të cilat Auditori ka dhënë rekomandime që duhen zbatuar. Duke u bazuar në raportin e Zyrës Kombëtare të Audtimit për Komunën e Skenderajt, Auditori ka vërejtur se gjatë testimit të kontratave për shfrytëzimin e pronës publike në 5 raste kontratat janë dhënë pa ankand publik dhe kohëzgjatja e tyre është në afat të pacaktuar, në kundërshtim me Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës Publike, me të cilin përcaktohet se afati kohor për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës është 1 deri në 15 vjet dhe duhet të bëhet përmes ankandit publik. Te procedura e prokurimit "Transporti i nxënësve me nevoja të veçanta prej shtëpisë deri në shkollë dhe anasjelltas", në njoftimin për kontratë ishte paraparë që siguria e ekzekutimit të aplikohet 10 për qind e vlerës së kontratës, ndërsa në dosje të tenderit dhe me rastin e nënshkrimit të kontratës me operatorin ekonomik nuk ishte aplikuar. Sipas Auditorit, me Ligjin e Prokurimit Publik kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë duhet të jenë identike. Pagesa në vlerë 773 euro ishte bërë për "Sigurimin e llojit TPL" për një autobus të Komunës. Ky lloj i sigurimit nuk ishte i përfshirë në kontratën, të cilën e ka Komuna me operatorin ekonomik. |
| Gjobë për të shtënat që mund të shkaktonin tragjedi Posted: 13 Jul 2017 12:10 AM PDT ![]() Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 400 euro gjobë Jeton Musën për armëmbajtje pa leje. Musa e pranoi fajësinë menjëherë pasi prokurori lexoi aktakuzën, ndërsa premtoi se më asnjëherë nuk do të përsërisë veprime të tilla. Ai akuzohej se në mënyrë të paautorizuar ka përdorur armën në një aheng- dasmë familjare. Sipas katakuzës, Musa kishte shtënë disa herë në ajër me pistoletë, ndërsa nga këto të shtëna ishte plagosur fëmija Endrit Musa. Në gjykatë, Musa shfaqi pendesë të thellë për veprimet e tij. "Është hera e parë që ka ndodhur. Për vetë faktin që Endritin e kam djalë të axhës unë jam penduar shumë, vetë e kam dërguar në spital. Kjo ka qenë hera e parë dhe e fundit që kam përdorur apo mbajtur armë", tha Musa. Edhe avokati mbrojtës Asdren Hoxha propozoi pranimin e fajësisë nga ana e të mbrojturit të tij. "Me rastin e matjes se dënimit ju ftoj që të vlerësoni një nga rrethanat lehtësuese siç janë pranimi i fajësisë, hera e parë që ka ra ndesh me ligjin,faktin që ai aksidentalisht ka shkrepur armën, moshën e tij relativisht të re", tha avokati Hoxha. Në seancë i pranishëm ishte edhe babai i fëmijës së plagosur Musa Musa.Ai kërkoi nga gjykata që mos të dënohet Jeton Musa. "Unë me Jetonin jemi familjarë- djem të axhallarëve dhe Jetoni punon të unë. Kisha pasë dëshirë që Jetoni të mos dënohet.Ia kam falë prej fillimit. Djali është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pajtohem që Jetonit t'i shqiptohet dënim sa më i butë", tha Musa Musa./Kallxo.com |
| Njihuni me burrin e Arbana Osmanit, detajet që nuk dinit për të (Foto) Posted: 13 Jul 2017 12:08 AM PDT ![]() Sot është një nga personat më të rëndësishëm në televizionin ku punon dhe moderon me fanatizëm Big Brother. Po flasim për Arbana Osmanin, e cila i ka ardhur publikut gjithmonë e qeshur, por që ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes, familjen e saj, ndonëse së fundmi nuk mungojnë fotot me të birin. Por kush është burri i Arbana Osmanit? Arbana ka publikuar shumë pak foto të bashkëshortit të saj. Ai quhet Ardit dhe është financier me profesion. Arditi është 8 vite më i madh se Arbana dhe megjithëse e shoqja është një nga personat më të njohur në Shqipëri, ai ka ditur si të qëndrojë në "hije". /JOQ
|
| Njeriu largon nga goja e peshkut një insekt, i cili ishte duke e ngrënë nga brenda (Foto/Video) Posted: 13 Jul 2017 12:08 AM PDT ![]() Një nga krijesat më të çuditshme që ekziston, e njohur si ngrënia e gjuhës, ka hyrë në trupin e peshkut përmes grykave të tij, transmeton lajmi.net. Më pas personi tenton që të largojë këtë parazit nga brendësia e peshkut, por gjërat përkeqësohen kur paraziti i shtrëngon enët e gjakut në gjuhën e peshkut, mirëpo ai në fund arrinë të largojë këtë krijesë interesante nga peshku. Ajo përpiqet përsëri të kapet për peshku edhe pse tashmë gjendet jashtë tij. /Lajmi.net/ |
| Hapet panairi tregtar shumetnik për gratë pronare të bizneseve Posted: 13 Jul 2017 12:08 AM PDT ![]() Rreth 30 gra ndërmarrëse nga komuniteti shqiptar dhe ai serb i Kosovës që menaxhojnë biznese të vogla, kryesisht artizanale në fshatrat e tyre përkatëse, do t'i paraqesin dhe shesin produktet e tyre në panair. Panairi do të shërbejë edhe si mundësi për rrjetëzimin e tyre dhe pikë takimi për të rinjtë dhe punëdhënësit e mundshëm, si dhe do të ndihmoj në rritjen e bashkëpunimit dhe dialogut ndëretnik. Një numër i stendave të organizatave ndërkombëtare dhe kompanive të punësimit nga sektori privat do të jenë gjithashtu pjesë e panairit. Panairi tregtar do të jetë i hapur për publikun më 13 dhe 14 korrik. Tendat e bizneseve do të jenë të hapura nga ora 10:00 deri 16:00. Aktivitete tjera përfshirë një ekspozitë me foto dhe diskutime publike do të vazhdojnë të mbahen deri në 19:30. Panairi do të hapet me një fjalë rasti nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu. |
| Posted: 13 Jul 2017 12:07 AM PDT ![]() Kancelarja gjermane u zgjat përtej foltores për të parë më mirë atletet e bardha të Edi Ramës, që duket se ia arriti qëllimit për të tërhequr vëmëndjen, megjithëse pa asnjë projekt. Shakatë dhe humori për veshjen e Ramës ka vazhduar edhe më tej dhe Merkel nuk ia ndan sytë atleteve të bardha edhe në një moment të dytë. Sipas gazetarëve italianë, kryeministri shqiptar u paraqit në takim me një palë "atlete tenisi". "Mes politikanëve pjesëmarrës në samit, zgjoi kuriozitet, kryeministri shqiptar, Edi Rama që sfiloi para rojeve të nderit i veshur me kostum dhe me një palë atlete tenisi të bardha" shkruajnë mediat e huaja. |
| ZYRTARE: Barcelona prezanton marrëveshjen e madhe (FOTO) Posted: 13 Jul 2017 12:05 AM PDT ![]() Barcelona ka një sponsor të ri. Gjiganti katalan ka organizuar një konferencë për të prezantuar marrëveshjen e re me sponsorin, Rakuten. Në ngjarje janë duke marrë pjesë edhe disa prej yjeve të ekipit nga Camp Nou, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”. Gerard Pique, Arda Turan e Neymar janë duke pranuar pyetje nga gazetarët në lidhje me sezonin e ri. /Lajmi.net/ |
| Këshilli NATO-Rusi mblidhet sot në Bruksel Posted: 13 Jul 2017 12:01 AM PDT ![]() Muajin e kaluar, NATO ka thënë se ka përcjellë tre avionë rusë mbi det, përfshirë dy që nuk u janë përgjigjur kontrollorëve të trafikut ajror apo kërkesave për identifikim. Moska ka thënë se të gjitha fluturimet e Rusisë mbi Baltik janë bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në takimin në Bruksel, zyrtarët e NATO-s pritet t’i bëjnë presion Rusisë për t’i paraqitur planet e fluturimit mbi zonën baltike. NATO ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë pasi Moska ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, porse kanalet politike kanë mbetur të hapura përmes Këshillit. |
| Merkel: Stabiliteti i Ballkanit Perёndimor ёshtё stabilitet edhe pёr ne Posted: 13 Jul 2017 12:00 AM PDT ![]() Njё zonё e pёrbashkёt ekonomike, plane konkrete investimesh dhe rojekte infrastrukture. BE-ja investon shumё para pёr tё mbёshtetur zhvillimin ekonomik tё Ballkanit Perёndimor dhe pёr ta afruar atё me veten. Me kёtё synohet nё radhё tё parё tё zgjidhen konfliktet dhe tё frenohet emigracioni i dhjetra mijёra tё rinjve dhe forcave tё kualifikuara tё punёs. Nё takimin e nivelit tё lartё tё Ballkanit Perёndimor nё Triest u nёnshkrua marrёveshja e transportit: vendet nё rajon, me pёrjashtim tё Bosnje-Hercegovinёs, me kёtё marrёveshje janё tё lidhur me legjislacionin e BE-sё pёr transportin. Kjo do tё ketё impulse ekstreme ekonomike pёr rajonin, u shpreh komisari i BE-sё pёr zgjerimin, Johannes Hahn, nё intervistё pёr DW. U vendosёn njё sёrё projektesh nё fushёn e transportit dhe tё energjetikёs. Me kёtё synohet që tё vendosen bazat pёr krijimin e njё zone rajonale ekonomike. Madje flitet pёr tё njё ashtuquajturin “Plan Marshall”. Ne duam ta pёrshpejtojmё tregtinё ndёrrajonale, qё nё fakt ёshtё e paralizuar. Ne mendojmё, qё nё vitet e ardhёshme nё rajon mund tё krijhen deri ne 80.000 vende pune”, u shpreh Johannes Hahn. Deri nё vitin 2020 BE-ja do tё shpenzojё njё miliardё Euro “pёr tё arritur diҁka nё rajon”. I rёndёsishёm nё kёtё kontekst ёshtё stabiliteti ekonomik. Por rajoni gjendet nёn hijen e njё sёrё konfliktesh bilaterale, qё e pengojnё atё nё rrugёn drejt BE-sё. Kёtё e ka tё qartё edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. “Stabiliteti nё kёtё rajon ёshtё stabilitet politik edhe pёr ne”, theksoi ajo. Merkel shtoi, se ёshtё detyra jonё e pёrbashkёt, qё tё kujdesemi, qё kёto shtete tё kenё zhvillim tё mirё, qё hap pas hapi ato tё mund tё lёvizin nё drejtim tё BE-sё. Sidoqotё askush nuk flet mё pёr perspektivat e anëtarёsimit. Ndonёse zyrtarisht askush nё Bruksel nuk e ka deklaruar tё mbyllur pёrfundimisht perspektivёn e antarёsimit, ndёrkohё ёshtё e qartё, qё nuk do tё ketё anёtarё tё rinj brenda njё afati tё parashikueshёm kohor. Brukseli ka tani tё tjera preokupime. Unioni ekonomik, sikurse mendojnё nё rajon, ёshtё ngushёllimi, ose si tё thuash dhoma e pritjes pёr pranimin nё klub. “Ne po negociojmё konkretisht me Serbinё dhe Malin e Zi, ndёrsa me tё tjerёt jemi ende larg” vё nё dukje komisari i Zgjerimit, Hahn. Tregtia sjell kthesёn, bashkёpunimi ekonomik krijon besim tё ri, thekson Michael Roth, ministёr shteti pranё Ministrisё sё Jashtme gjermane: “Kjo ёshtё e nevojshme nё rajon, nuk duhet qё vendet tё ndodhen nё armiqёsi mes tyre.” Zhvillimi ekonomik do tё jetё i mundur, vetёm nёse avancohet nё fushёm e shtetit ligjor. Sepse askush nuk do tё investojё nё rajon, nёse nuk mund tё bazohesh tek njё sistem funksionues drejtёsie. “Ne kemi mungesё tё demokracisё funksionuese dhe tё shtetit ligjor nё rajon. Procesi i Berlinit nuk mund ta zgjidhё kёtё. Kjo mund tё zgjidhet vetёm nё kuadёr tё integrimit nё BE”, mendon eksperti i Ballkanit, Florian Bieber, nga Universiteti i Gracit nё Austri. Gjermania mё 2014 ndёrmori nismёn e procesit tё Berlinit pёr Ballkanin Perёndimor. Me kёtё synohet bashkёpunimi ekonomik mes Serbisё, Bosnje-Hercegovinёs, Kosovёs, Shqipёrisё, Maqedonisё, Malit tё Zi si dhe vendeve anёtare tё BE-sё, Sllovenisё dhe Kroacisё. Pёrmes bashkёpunimit duhet tё krijohen bazat pёr antarёsimin nё BE. Nё agjendёn e konferencёs sё radhёs nё Trieste bёnin pjesё edhe bashkёpunimi i rinisё, pёrmirёsimi i krijimit tё rrjeteve tё komunikimit, shoqёria civile dhe lufta kundёr korrupsionit./DW |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |




















