Lajmi.net: “Ja kur do të publikohet projekti i Kidës (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Ja kur do të publikohet projekti i Kidës (Foto)” plus 8 more


Ja kur do të publikohet projekti i Kidës (Foto)

Posted: 09 Jul 2017 11:55 PM PDT

Për shkaqe teknike, ajo e kishte shtyer atë për më vonë, por përsëri dështoi ta publikonte, shkruan lajmi.net.

Kënga ‘Pe du’ nga Kida nuk mundi kurrsesi të publikohet mbrëmë, por këngëtarja duke kërkuar falje për këtë problem, ka premtuar se projekti do të lansohet sot në orën 15:00.

“Ju kerkojme shume falje, por per shkaqe teknike sonte ska qen e mundur me u publiku projketi im i ri” shkruan ndër të tjera Kida. /Lajmi.net/

A jeni shok i mirë? Zbulojeni me këtë test (Video)

Posted: 09 Jul 2017 11:51 PM PDT

Ju i keni 10 sekonda për t’u përgjigjur në çdo pyetje, transmeton lajmi.net

Zgjedhni A, B ose C dhe mblidhni të gjitha pikët. Në fund nga pikët e mbledhura do të shihni rezultatin sipas testit të personalitetit, se sa jeni shok i mirë. /Lajmi.net/

Meksika mbrëmë ka shënuar një gol interesant (VIDEO)

Posted: 09 Jul 2017 11:44 PM PDT

Katari “ka rezerva” për të përballuar bojkotin nga fqinjët

Posted: 09 Jul 2017 11:44 PM PDT

Guvernatori i Bankës, Sheikh Abdullah Bin Saoud al-Thani, tha në një intervistë për CNBC se kjo tregon "besueshmërinë" në sistemin bankar.

"Kemi para të mjaftueshme për t'u mbrojtur nga çdo tronditje", tha ai.

Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë ndërprerë lidhjet diplomatike dhe të udhëtimit me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit dhe lidhje me rivalin rajonal – Iranin.

Al-Thani mohoi se financat e Katarit kanë lidhje me aktivitetet terroriste.

"Ne kemi ligje kundër terrorizmit. Ne punojmë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera për të krijuar ligjet tona, auditimet dhe rishikimet", tha Al-Thani.

Tillerson lavdëron popullin turk që u ngrit kundër grushtshtetit

Posted: 09 Jul 2017 11:43 PM PDT

Tillerson, duke folur të dielën në Stamboll, nuk i përmendi ndjekjet dhe arrestimet masive që kanë pasur puçin e dështuar, më 15 korrik, 2016.

"Jemi në Stamboll në një kohë të rëndësishme. Gati një vit më parë, populli turk, burra dhe gra të guximshëm, u ngritën kundër komplotuesve të puçit dhe mbrojtën demokracinë e tyre", tha Tillerson në hapje të një konference për naftën në Stamboll.

Puçi ka dështuar pasi mijëra njerëz kanë dalë në rrugë pas thirrjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan për t'iu rezistuar komplotuesve.

Që atëherë, mbi 100,000 njerëz janë pushuar nga puna në shërbimin civil, polici, ushtri dhe sektorin privat. Rreth 40,000 të tjerë janë arrestuar.

Autoritetet turke kanë fajësuar klreikun fetar, Fethullah Gulen, për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet. Gulen e ka mohuar përfshirjen.

Derisa Tillerson ka folur, qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një protestë të opozitës në rrugët e Stambollit.

Kosova në udhëkryq

Posted: 09 Jul 2017 11:35 PM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar të shtunën rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Tani koalicioni më i madh i dalë nga këto zgjedhje do të ketë një muaj afat për formimin e Kuvendit. Sipas ish-kongresistit me prejardhje shqiptare Joe DioGuardi, Kosova duhet të formojë një koalicion me së paku 61 deputetë shqiptarë, ndryshe e ardhmja e Kosovës rrezikohet si shtet sovran pikërisht për shkak të ndikimit që mund ta ketë Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Në një deklaratë dhënë gazetës "Zëri", DioGuardi ka thënë se Kosova duhet të jetë tërësisht e lirë nga ndikimi i Serbisë.

Mirëpo, në këtë kontekst analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, ka thënë se më e rrezikshme se ndikimi i Listës Serbe apo kujtdo tjetër është paaftësia e shqiptarëve për të kapërcyer interesin vetjak kur ky është kundër interesit të shoqërisë.

Sipas tij, është e trishtueshme kjo që po ndodh në Kosovë në këtë aspekt. Ndërkohë në anën tjetër, shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë Nataliya Apostolova në një deklaratë të saj, të lëshuar menjëherë pas certifikimit të rezultateve, ka thënë se Kosova duhet të formojë një Qeveri të fortë, e cila do të jetë në gjendje për t'i adresuar reformat që populli kërkon.

Si t’i largoni puçrrat?

Posted: 09 Jul 2017 11:32 PM PDT

Terapitë korrektuese të kneve ndihmojnë zonën problematike për të eleminuar aknet e dukshme dhe për të parandaluar aknet e reja.

Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella.

Këshilla:
Mos ndërhyni me duar në puçra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni.

Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.

Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj.

Lani duar përpara aplikimit, zgjidhni kozmetikë profesionale si dhe evitoni fast-food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës.

Përdorni fruta e ushqime të freskëta. Merrni vitamina A,C,E.

Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.

Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.

Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.

Metoda natyrale për të kuruar puçrrat:

  1. Merrni një hudhër, e pastroni, e prisni në thela të holla dhe e fërkoni fort mbi puçër. Pavarësisht erës jo të këndshme të hudhrës ajo do t’ju ndihmojë shumë për purifikimin dhe pastrimin e lëkurës. Këshillohet që ta bëni këtë veprim disa herë në ditë.

  2. Hidhni disa pika uthull të bardhë në një copë pambuku dhe e aplikoni për disa minuta mbi puçërr, duke ushtruar një presion të lehtë mbi të. Në këtë mënyrë përshpejtohet shërimi.

  3. Përzieni një lugë kafeje sodë buke me një lugë kafeje me ujë dhe formoni si një krem. E aplikoni mbi puçërr dhe e lini të veprojë për disa minuta, pastaj e shpërlani lëkurën me ujë të rrjedhshëm.

  4. Akulli është shumë i dobishëm për të kuruar irritimet apo enjtjet e lëkurës. Kaloni mbi lëkurë duke e fërkuar lehtë një copë akulli, do t’ju jap një ndjesi freskie.

  5. Limoni është një produkt tjetër shumë i efektshëm. Veproni njësoj si me uthullën e bardhë, hidhni në një copë pambuku disa pika lëng limoni të freskët dhe e aplikoni në zonën e interesuar. /Lajmi.net/

2po2 feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi (Foto)

Posted: 09 Jul 2017 11:30 PM PDT

Besniku sot mbush 39 vite dhe përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ai uroi veten, shkruan lajmi.net.

“Hbd to me 🙈😁” shkruan Besniku sipër fotos, e cila mori urime të shumta nga fasnat e reperit.

Kënga e fundit e tij ësht ‘Yll’, të cilën e solli në bashkëpunim me artisten Nita Latifi. /Lajmi.net/

Fillimisht u konfirmua qëndrimi i Tottit te Roma, por tani vjen një lajm i papritur

Posted: 09 Jul 2017 11:27 PM PDT

Klubi Tokyo Verdy i ka propozuar Tottit që t’i bashkohet skuadrës në Kinë.

“Totti do të vijë te ne, ose do të qëndrojë te Roma. Ka pasur edhe një ofertë nga SHBA-të, por ajo lëvizje s’do të ndodh”, deklaroi presidenti i Tokyo Verdyt, Hideyuki Hanyu, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai e vlerëson shumë legjendën e Romës për atë që përfaqëson ai në futbollin botëror. /Lajmi.net/