Lajmi.net: “Ish-presidenti serb: Dialogu më nuk ka kuptim, Kosova e mori atë që deshi  ” plus 8 more

Lajmi.net: “Ish-presidenti serb: Dialogu më nuk ka kuptim, Kosova e mori atë që deshi  ” plus 8 more


Ish-presidenti serb: Dialogu më nuk ka kuptim, Kosova e mori atë që deshi  

Posted: 14 Jul 2017 12:25 AM PDT

 

Kështu ka thënë ish-presidenti serb, Boris Tadiq duke iu referuar Kosovës së pavarur.

Për Blicin serb, Tadiq ka thënë se Aleksandar Vuçiq dhe Tomislav Nikoliq mashtruan qytetarët në fushatën e vitit 2012 duke premtuar se do përmirësojnë çdo gjë që qeveria e mëparshme kishte negociuar, transmeton lajmi.net.

"Nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit pengon të luftojmë atë që më herët kishim mundësi. Tani ne po përballemi me një akt të kryer dhe çdo diskutim mbi këtë temë është sa për të larë 'sy e faqe' me publikun kinse dialogu është në rregull", ka thënë Tadiq.

Sipas tij, ditë më të mira për Serbinë ishin në kohën kur ai udhëhiqte.

"Qeveria ka lejuar vendosjen e sistemit ligjor të Kosovës së pavarur në të gjithë territorin e saj përfshirë edhe veriun. Në kohën e mandatit tim nuk është pranuar dhe kemi luftuar me sukses për të ruajtur atë që Serbia nuk e kishte humbur në '99. Tani e vetmja gjë e rëndësishme që diskutohet është formimi i komunave serbe por edhe zbatimi i saj shihet se është i vështirë", ka përfunduar Tadiq./Lajmi.net/

Dallohet një vrimë e zezë mbi diell

Posted: 14 Jul 2017 12:24 AM PDT

Një strukturë e tillë sipas ekspertëve, mund të shkaktojë stuhi magnetike të rrezikshme për sistemin tonë të komunikimit në hapësirë, duke ndërhyrë me satelitët në orbitë.

Kjo gjë sipas tyre mund të shoqërohet me blackout për disa shërbime në Tokë. /Lajmi.net/

Dafina me puthje të nxehtë me të dashurin, i uron ditëlindjen (Foto)

Posted: 14 Jul 2017 12:20 AM PDT

Dafina Zeqiri në Instastory ka hedhur një fotografi ku shihet duke u puthur në buzë bashkë me Jose, shkruan lajmi.net

E gjithë kjo puthje ka një arsye të vetme!

Jose feston ditëlindjen prandaj mori nga e dashura një urim në këtë formë!/Lajmi.net/

20117674_2343370562555098_989374165_n

Mjekët e QKUK-së marrin çmimin e parë në prezantim në Kongresin e mbajtur në Kroaci

Posted: 14 Jul 2017 12:14 AM PDT

Në këtë Kongres, Klinika e Kirurgjisë Abdominale, u përfaqësua nga dr. Rifat Bajrami, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, dr. Floren Kavaja dhe dr. Afrim Tahiri, specialistë të kirurgjisë abdominale.

Posteri profesionalë i prezantuar në këtë Kongres kishte të bënte me një rast specifik të kryer nga ekipi i mjekëve në fjalë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë që kishte tumor që njihet si tumor i madh i lukthit.

Konfirmimi për vendin e parë si posteri më i mirë profesionalë i prezantuar në këtë Kongres, ka ardhur përmes njoftimit që është bërë pas Kongresit nga ana e organizatorëve të Kongresit dhe analizimit të prezantimeve dhe punimeve nga juria profesionale me përbërje të profesorëve dhe kirurgëve më eminentë nga mbarë Evropa.

Bashkë me konfirmimin për shpërblimin në shenjë falënderim e mirënjohje, për autorin dhe mjekët e QKUK-së, është përcjellë dhuratë një libër që flet për komunikimet mjekësore.

Mysafir tek njё mik: Presidenti i SHBA-sё Trump nё Paris

Posted: 14 Jul 2017 12:10 AM PDT

“The beast” ёshtё i pёrpiktё. Pak pas orёs 17:30 limuzina e kreut tё shtetit tё SHBA-sё mbёrrin nё oborrin e nderit tё pallatit Elysée. Njё rahje e lehtё krahёve nga Macron, njё rahje e lehtё e dorёs nga Trum, shtrёngim civil duarsh para gardёs republikane, e pastaj ata zhduken pёr njё bisedё pune. Biseda zgjat mё shumё nga sa ishte planifikuar. Para gazetarёve tё dyja palёt pёrpiqen tё theksojnё tё pёrbashkёtat. Njё mirёkuptim reciprok kanё tё dy pёr luftёn kundёr terrorizmit, tha Macron, “Ne kemi pёr kёtё tё njёjtёn vendosmёri”. Edhe pёr njё tjetёr temё tё ndjeshme, politika tregtare, sipas presidentit francez, “ne kemi bindjen, qё ёshtё e domosdoshme t’i kundёrvihemi dumping-ut”.

Problemet me klimën

Donald Trump nga ana e tij pёrpiqej tё pёrdorte fjalё tё mёdha dhe e cilёsoi Francёn si “aleten e parё dhe mё tё vjetёr tё Amerikёs”. Pёr temat si Siria tё dy venet ranё dakord pёr pёrparime tё vogla – njё grup i pёrbashkёt kontakti duhet tё krijohet, pёr tё punuar pёr njё plan aksioni pas luftёs”, theksoi Macron. Lidhur me mbrojtjen e klimёs presidentit francez i duhet tё bёjё punё bindёse. Ndonёse presidenti Trump u tregua paksa mё fleksibёl kur tha, se “duhet tё presim, se si do tё ecё marrёveshja pёr klimёn”, nё fakt me kёtё ai nuk shpreh aspak mirёkuptim.

Rreth 1.000 forca tё sigurisё e shoqёrojnё Donald Trumpin gjatё vizitёs nё Paris. Avenue de Marigny pёr njё kohё tё shkurtёr nxin prej patrullave tё SHBA-sё. Tetё herё mё shumё janё forcat franceze tё policisё qё sigurojnё festёn kombёtare tё 14 Korrikut. Pjesёmarrja e ushtarёve amerikane nё paradёn tradicionale ushtarake ёshtё shkasi zyrtar pёr vizitёn e Trumpit nё kryeqytetin francez. Popullsia megjithatё nuk ёshtё fort entuziaste. Sipas njё studimi tё institutit tё hulumtimeve ELABE gati gjysma e francezёve nuk janё entuziastё pёr vizitёn VIP nga Amerika.

Francezët Trumpi dhe Merkeli

Paris Merkel und Macron (Reuters/S. Mahe)

Derisa presidenti Trump shkoi nё ambasadёn e SHBA-sё nё Paris, kancearja gjermane Merkel dhe Macron kishin shtrёnguar dy herё duart para pallatit Elysee dhe ishin pёrshёndetur me puthje duke u dhёnё edhe marrёdhёnieve bilaterale njё hov tё ri, nё kuadёr tё kёshillit ministerial ku merrte pjesё edhe Merkel. Shumё hov do tё kenё kёtej e tutje marrёdhёniet nё fushёn e mbrojtjes. Gjermania dhe Franca duan tё zhvillojnё bashkё avionё luftarakё. Kjo iniciativё ёshtё e hapur edhe ndaj shteteve tё tjera europiane, tha presidenti francez.

Ministrat pёrkatёs tё tё dy shteteve shkёmbyen mendime edhe lidhur me politikёn ndaj refugjatёve. “Ne kemi njё bashkёpunim tё shkёlqyer me Francёn dhe duam ta zgjerojmё e ta forocojmё atё”, deklaroi ministri gjerman i Zhvillimit Gerd Müller, nё një intervistё pёr DW. Me nismёn G5-Sahel duhet tё pёrmirёsohet gjendja nё vendet e origjinёs si nё Libi.

Mesazhi nga konferenca e shtypit Merkel-Macron ishte, se miqёsia gjermano-franceze ecёn mirё. Ndёrkohё qё me kёshillin ministeror gjermano-francez presidenti Macron ishte si tё thuash nё element, me mikun nga SHBA-ja ai ёshtё mё i impenjuar. Pas pritjes nё pallatin Elysée ai e fton Trumpin pёr njё takimTête-à-Tête nё kullёn Eiffel. “Ështё njё drekё mes miqsh”, thotё Macron. Do tё vij sёrish, shton Donald Trump./DW

Rroba banje të çuditshme (Foto)

Posted: 14 Jul 2017 12:09 AM PDT

Më poshtë janë disa prej këtyre "konkurrentëve", foto të cilat do ju ndihmojnë që edhe ju të mos i përsërisni këto gabime, vetëm nëse i bëni me vetëdije për të vënë në lojë të tjerët. /Lajmi.net/

Prokurorja ndryshon aktakuzën për mbindërtimin në Drenas

Posted: 14 Jul 2017 12:08 AM PDT

Izet Kukaj më nuk do të akuzohet për punime ndërtimore të kundërligjshme, por për uzurpim të kundërligjshëm.

Këtë ndryshim në aktakuzë e bëri të ditur prokurorja Mirushe Llugiqi nq gjykimin për mbindërtimin në bllokun banesor të Drenasit, pronë e komunës.

Ndryshimi lidhet me gjetjet e ekspertit të ndërtimtarisë Lulzim Hoti, i cili në qershor mbindërtimin në objektin banesor në pronësi të komunës e cilësoi të parrezikshëm. http://kallxo.com/eksperti-e-konsideron-te-parrezikshem-mbindertimin-ne-drenas/

Prokurorja Llugiqi u bazua në këtë ekspertizë kur foli për ndryshimin dhe precizimin e aktakuzës.

"Dua të deklaroj në lidhje me atë që kemi administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor në seancat e kaluara, e sidomos duke u bazuar në ekspertizën e ekspertit te ndërtimtarisë i cili ka ardhur në përfundim se nuk është rrezikuar jeta e njerëzve në ndërtimin e bërë në bllokun pesë në Drenas nga ana e të pandehurit Izet Kukaj, ashtu që prokuroria konsideron se pas ndryshimit të gjendjes faktike duhet të bëhet ndryshimi i aktakuzës", tha prokurorja Llugiqi.

Llugiqi hoqi dorë nga ndjekja penale e Musli Ademit që akuzohej për ndihmë në kryerjen e veprës penale- punimet ndërtimore të kundërligjshme, ndërsa gjykata pastaj e liroi Ademin.

Prokurorja Llugiqi kërkoi ndërprerjen e seancës për të pasur kohë që ta ndryshojë aktakuzën ndaj Izet Kukajt.

Arif Hasi, avokati i Izet Kukajt e kundërshtoi kërkesën e prokurores për t'i dhënë kohë që ta ndryshojë aktakuzën.

"Prokuroria e shtetit ka pasur kohë të mjaftueshme që të ngris aktakuzë proporcional me veprën për të cilën konsiderohet se e ka kryer i mbrojturi im mirëpo me qenë se prokuroria nuk gjen fakte dhe prova është qëllim që edhe më tutje  i mbrojturi im në procedura kinse penale të malltretohet sa është e mundur aq më gjatë", deklaroi avokati Arif Hasi.

Përkundër kundërshtimit nga ana e avokatit Arif Hasi, trupi gjykues e aprovoi kërkesën e prokurores që në afat prej shtatë ditëve t'ia dorëzojë një kopje të aktakuzës së re gjykatës ns lidhje me akuzën ndaj Izet Kukajt.

Sipas aktakuzës, Izet Kukaj, pronari i kompanisë "Elita-A" gjatë qershorit të vitit 2013 në bllokun banesor numër V të Komunës së Drenasit pa leje dhe në mënyrë të kundërligjshme ndërtoi një kat në nënkulm me gjithsej 14 banesa që kishin sipërfaqe 1800 metra katrorë.

Aktakuza precizon se 13 nga këto banesa Izet Kukaj i ka shitur në shumën prej 252 mijë eurove, ndërsa njërën nga to e ka ndalur për vete.

Hyrije Xhemajlaj-Thaçi që në periudhën kur akuzohet ishte drejtoreshë e Inspektoratit Komunal të Drenasit dhe Halim Vrellaku që kryente detyrën e shefit të Inspektoratit ngarkohen se nuk vepruan për të parandaluar ndërtimin pa leje

Sipas aktakuzës, njërën nga banesat e mbindërtimit ilegal në objektin banesor të Drenasit e bleu vëllai i të akuzuarës  Hyrije Xhemajlaj-Thaçi që në atë kohë udhëhiqte Drejtorinë e Inspektimit.

Musli Ademi njëri nga katër të akuzuarit për ndërtimin pa leje në objektin banesor të Komunës së Drenasit në seancën e shqyrtimit fillestar i kishte arsyetuar veprimet e tij.

Musliu para trupit gjykues kishte deklaruar "Të gjitha veprimet i kam marrë pa kurrfarë interesi vetëm që të shpëtohen këto familje dhe unë sot jam në bankën e të akuzuarit"

Ai po ashtu i kishte thënë gjykatës se ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku dhe zyrtarë tjerë komunalë u kishin premtuar dhënien e lejes dhe pastaj ata i kishin nisur punimet.

Seanca e radhës do të mbahet me datën 23 gusht./Kallxo.com

Bonucci në Milan, zbulohet ‘dhurata’ që e pret në San Siro (FOTO)

Posted: 14 Jul 2017 12:07 AM PDT

Leonardo Bonucci do të transferohet në Milan.

Mbrojtësi i Juventusit ka arritur marrëveshje me “Rossonerët” me vlerë prej 40 milionë euro.

Kurse, mediat italiane kanë zbuluar se çfarë e pret Bonuccin te klubi i ri, përcjell “lajmi.net”.

Bonucci pritet të emërohet kapiten i ri i Milanit. /Lajmi.net/


Kisha dhe Akademia e Serbisë pjesë e dialogut në Bruksel?

Posted: 14 Jul 2017 12:03 AM PDT

Sic i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Novosti nga këto dy institucionet, përfaqësuesit e tyre e kanë ndërmend të bëhen pjesë e dialogut kur ai të kalojë në nivel presidentësh dhe ekipin serb ta udhëheq, Aleksander Vuçiq.

"Kosova dhe Metohia është një nga qendrat e kishës sonë dhe ndër më të shenjtat dhe është shumë e rëndësishme për Serbinë që të investojë përpjekje maksimale që të mbetet brenda Serbisë. Gjithashtu është e rëndësishme për të ndihmuar serbët në Kosovë që të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të normalizojnë jetën", thuhet në deklarimin e Kishës Ortodokse, njofton Klan Kosova.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Akademisë Serbe, Marko Andjelkoviq, tha se presidenti i Serbisë do ta nderonte akademinë nëse i fton anëtarët e saj për t'i paraqitur pikëpamjet e tyre mbi tema të rëndësishme siç është Kosova.