Lajmi.net: “Gjermania voton para syve të botës” plus 8 more |
- Gjermania voton para syve të botës
- Trump do të kërkoj nga evropianët të blejnë gaz nga SHBA-të e jo Rusia
- Morata: Dua të transferohem te ky klub i madh (FOTO)
- A keni ndjesi mpirje në trup, shenja të bardha/kuqe në lëkurë apo rënie flokësh? Ja çfarë problemi tregojnë
- Ky është parashikimi i motit për sot
- Leonora Jakupi plot stil rrugëve të Hungarisë (Foto)
- A i duan prindërit të gjithë fëmijët njësoj
- Schwendiman, i inkurajuar nga konsolidimi i Speciales
- Pas sherrit me të dashurin, hakmarrja e kësaj vajze të lë me gojë hapur (Foto)
| Gjermania voton para syve të botës Posted: 04 Jul 2017 12:00 AM PDT ![]() Bota vëzhgon këto javë dhe muaj intensivisht Gjermaninë. Shumë e bëjnë këtë me admirim dhe vlerësim. Por jo të gjithë: ndërsa disa pyesin pothuajse me zili se si ia del mbanë Gjermania që pavarësisht gjithë sfidave dhe problemeve të ketë një stabilitet të tillë themelor, të tjerë kanë frikë nga një superioritet i përtërirë i këtij vendi në zemër të Evropës. Disa e shohin në Gjermaninë dhe kancelaren e saj Angela Merkel, si strehën e fundit, që mund ta ruajë BE-në nga shpërbërja, të tjerë e akuzojnë Gjermaninë se do t’i imponojë kontinentit me të gjitha fuqitë rregullat e saj. Dhe jo për hirë të Evropës, por vetëm për përfitimin e saj vetiak: çdo gjë për kampionen e eksporteve dhe të mrekullisë së vazhdueshme ekonomike. Akti humanizimi apo shkatërrim i Perëndimit? Varësisht se ku jam në botë takoj njerëz që e lavdërojnë gatishmërinë e Gjermanisë për të pranuar më shumë se një milion refugjatë si një akt humanizimi – ose takoj njerëz të zemëruar që na akuzojnë se duke joshur e refugjatët e shumtë jemi përgjegjës për shkatërimin e Perëndimit të krishterë. Prandaj ne Deutsche Welle i kushtojmë rëndësi fushatës së ardhshme zgjedhore. Më 24 shtator Gjermania zgjedh një parlament të ri dhe vendos se kush do ta drejtojë këtë vend në të ardhmen. Si medie ndërkombëtare, ne duam të përdorim vëmendjen që na kushtohet për të shpjeguar se çfarë po ndodh në vendin tonë. Çfarë i preokupon gjermanët, të cilët në tërësi janë të kënaqur me kursin e qeverisë së tanishme. Nga çfarë kanë ata frikë në të ardhmen? A është Gjermania vërtetë e gatshme që ta konsidrojë veten si vend emigracionit? Apo janë sukseset elektorale të partive populistë të djatht më tepër një dëshmi se politika përcakton një kurs që shumë qytetarë nuk e mbështesin? Ne gjithashtu do të shpjegojë se prej nga buron suksesi ekonomik gjerman, si funksionon sistemi arsimor gjerman dhe çfarë është e jashtëzakonshme në këtë sistem. Ne do të portretizojmë politikanë kryesorë dhe natyrisht do të sqarojmë edhe fenomenin Angela Merkel, e cila kandidon për herë të katërt dhe është një nga personalitetet më të famshme në botë. Çfarë mund të pritet prej kujt dhe ç’politikë e jashtme? Sa të rëndësishme janë obligimet ndaj traktateve, si NATO? Sa e rëndësishme është politika e zhvillimit? Ose a ka kandidatë për të cilët rritja e shpenzimeve ushtarake është e rëndësishme? Si e sheh Gjermania rolin e saj brenda BE-së? Diskutoni me ne: Çfarë është Gjermania? Ne duam të jemi në diskutim të vazhdueshëm me ju, lexuesit apo shikuesit tanë. Ne duam t’ju përfshijmë në lajmet dhe reportazhet tona. Prandaj na drejtoni pyetje ose shprehni mendimin tuaj përmes #askDW. Ne si Deutsche Welle duam të jemi muajt e ardhshëm një platformë diskutimi në 30 gjuhë dhe për të trajtuar tema të tilla si: ç’është Gjermania? Ç’rol duhet të luajë ky vend në të ardhmen në politikën e sigurisë, në kuadër të NATO-s dhe në kuadër të Bashkimit Evropian? Cilat janë shpresat që keni ju prej qeverisë së ardhshme? Çfarë ju frikëson, ku shihni ju pika tipike të forta dhe të dobëta të Gjermanisë? Përmes hashtag #GermanyDecides mund të gjeni të gjitha materialet tona në Facebook, Twitter, TV dhe në faqet tona të internetit. Gëzohemi për kontributin tuaj për diskutimeve që me mbështetjen e rrjetit tonë global të korrespondentëve dhe redaktorëve në Berlin dhe Bon të shpjegojmë se çfarë po ndodh në Gjermani – dhe përse do të votojmë më 24 shtator./DW |
| Trump do të kërkoj nga evropianët të blejnë gaz nga SHBA-të e jo Rusia Posted: 03 Jul 2017 11:52 PM PDT ![]() Këto komente pritet të bëhen gjatë vizitës së tij në Poloni pasnesër, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. Gjatë viteve të fundit, Moska e ka ndërprerë furnizimin me gaz gjatë mospajtimeve për çmim me vendet fqinje në muajt e dimrit. Aktualish, Shtetet e Bashkuara kanë filluar të transportojnë gaz në gjendje të lëngët për të parën herë në Poloni dhe zoti Trump do tu thotë aleatëve në Poloni se ai dëshiron ta lehtësojë sa më tepër procedurën që kompanitë amerikane të dërgojnë gaz në pjesën lindore dhe qendrore të Evropës, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë. |
| Morata: Dua të transferohem te ky klub i madh (FOTO) Posted: 03 Jul 2017 11:52 PM PDT ![]() Alvaro Morata dëshiron të largohet nga Real Madrid dhe të transferohet në Manchester United. Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Morata ka kërkuar nga “Los Blancos” t’ia aprovojnë kalimin në Old Trafford, përcjell “lajmi.net”. Real Madridi po kërkon 80 milionë euro për Moratan. Por, këtë shifër nuk janë të gatshëm ta paguajnë 'Djajtë e Kuq'. /Lajmi.net/ |
| Posted: 03 Jul 2017 11:41 PM PDT ![]() Ndjesi mpirje në trup: ky kusht shëndetësor ka të bëjë me mungesën e acidit folik në trup ose mungesën e vitaminës B9, B6 dhe B12. Kjo lloj simptome është më së shumti e përhapur tek duart dhe tek këmbët. Nëse mpirja zgjat më shumë se disa sekonda dhe ju ndodh shpesh atëherë mund të tregojë për ndonjë problem në sistemin nervor periferik. Lodhja, anemia, depresioni, ankthi etj mund të shkaktojnë mpirje gjithashtu, shkruan “Step To Health”. Shenja të bardha ose të kuqe në lëkurë: ndonjëherë këto shenja mund të duken si puçrra fytyre, por në fakt në shumicën e rasteve ato tregojnë për çekuilibër hormonal. Kjo nuk është diçka serioze për shëndetin, thjesht duhet të mundoheni t'i balanconi hormonet. Hani ushqime të pasura me acide yndyrore të shëndetshme si peshk, arra, avokado si dhe ushqime të pasura më vitamina D dhe A. Rënie e flokëve: nëse përveç rënies së flokëve ju keni probleme edhe me lëkurën e kokës atëherë kjo gjë mund t'ju sinjalizojë për mungesë biotinë. Në këto raste do të ishte e rekomandueshme të hanit arra, qumësht dhie, domate, karota, qepë, banane, avokado etj. Këto simptoma që ju përmendëm janë më të shpeshtat tek njerëzit, ato mund të mos tregojnë për kushte të rënda shëndetësore, por duhet të mbahen nën kontroll në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshme. /Gazeta Shëndeti/ |
| Ky është parashikimi i motit për sot Posted: 03 Jul 2017 11:39 PM PDT ![]() Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë ditës do të jetë sërish nxehtë por jo si java që e lame pas. Temperaturat maksimale parashihet të lëvizin nga 26-30 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin nga 10-15 gradë Celsius. |
| Leonora Jakupi plot stil rrugëve të Hungarisë (Foto) Posted: 03 Jul 2017 11:23 PM PDT ![]() Atë jemi mësuar ta shohim gjithmonë plot elegancë, duke qëndruar gjithmonë përkrah me trendet, shkruan lajmi.net. Në disa imazhe që këngëtarja ka publikuar së fundi në rrjete sociale, ajo vjen plot stil siç bën çdo herë në secilën paraqitje të saj. Leonora po qëndron për pushime në Hungari dhe duket se po kalon kohë të mrekullueshme atje. /Lajmi.net/ |
| A i duan prindërit të gjithë fëmijët njësoj Posted: 03 Jul 2017 11:21 PM PDT ![]() Hulumtimi i bërë nga kanadezët ka treguar që sa më shumë dallon stili i rritjes së fëmijëve nga familja e njëjtë, aq më negativ do të jetë ai në ndikimin në shëndetin psikik të të gjithë anëtarëve të familjes. "Ky zbulim është shumë befasues", tha Jenny Jenkins, profesoreshë e psikologjisë së aplikuar dhe zhvillimit njerëzor në Universitetin në Toronto dhe udhëheqëse e këtij studimi. "Kemi pritur që e ashtuquajtura "rritje diferenciale" ndikon vetëm në dinamikën në mes prindërve dhe fëmijëve. Megjithatë është treguar që ajo ndikon në tërë familjen". "Rritja apo edukimi diferencial" në fakt është emër i zbukuruar për atë që në fakt paraqet favorizimin e një fëmije në krahasim me tjetrin. Hulumtimi i cili është publikuar në revistën "Zhvillimi i fëmijëve" ka zgjatur katër vjet. Për këtë periudhë janë përcjellë 400 familje kanadeze me metodën e anketës dhe vrojtimeve direkte. Prof. Jenkins dhe ekipi i saj kanë zbuluar që fëmijët e prindërve të cilët nuk i kanë trajtuar njëjtë fëmijët e vet, kanë pasur më shumë probleme me kujdesin dhe raportet shoqërore që kanë vazhduar edhe në moshën e rritur. Hulumtuesit kanë zbuluar që rritja apo edukimi diferencial është i lidhur edhe me disa faktorë, siç janë varfëria, sëmundjet mentale dhe historia e abuzimeve në familje. Njëlloj kështu, hulumtimi ka treguar që nënat të cilat kanë qenë nën stres më të gjatë emocional dhe financiar më rrallë kanë qenë të drejta ndaj fëmijëve të tyre. /Telegrafi/ |
| Schwendiman, i inkurajuar nga konsolidimi i Speciales Posted: 03 Jul 2017 11:10 PM PDT ![]() Prokurori i Specializuar, David Schwendiman, është duke vazhduar që ta bëjë punën e tij, të cilën edhe ia kërkon ligji i vitit 2015, shkruan sot, gazeta Zeri. Madje sipas Joseph Hollerhead, asistent ekzekutiv i zëvendëskryeprokurorit të specializuar, prokurori është shumë i inkurajuar me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave ditë më parë. Megjithatë, Hollerhead është shprehur i rezervuar sa i përket pyetjes së gazetës "Zëri" se kur do të nisin akuzat e para dhe e ka gjasë që ato të fillojnë brenda këtij viti. Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar është një institucion i veçantë dhe i pavarur nga Dhomat e Specializuara dhe ka përgjegjësinë e autoritetin e vetëm t'ia dërgojë akuzat Gjykatës së Specializuar. Por, kur do të bëhet kjo ai nuk ka treguar, duke mos dashur që të ndërhyjnë në hetimet e Prokurorisë. Në anën tjetër zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes, i ka thënë gazetës "Zëri" ditë më parë se nëse vendimi i Dhomës Speciale të Gjykatës Kushtetuese do të jetë pozitiv, rregullat do të hyjnë në fuqi 7 ditë më pas. Në të njëjtën kohë Benes ka bërë të ditur se ky është edhe hapi i fundit ligjor që Gjykata të bëhet plotësisht funksionale. |
| Pas sherrit me të dashurin, hakmarrja e kësaj vajze të lë me gojë hapur (Foto) Posted: 03 Jul 2017 11:07 PM PDT ![]() 23-vjeçarja me iniciale S.Y. ishte duke folur në telefon rreth orës 11:00 (me orën lokale) në bregdet, ku nisi të pinte alkool dhe fliste me zë të lartë. Herë pas here qante. Sipas Agjencisë së lajmeve "IHA", vajza e theu telefonin për tokë dhe u afrua tek humnera në bregdet. Njerëzit që e panë në gjendje të rënduar psikologjike njoftuan menjëherë policinë, e cila mbërriti pa vonesë. Forcat e policisë dhe ndërhyrjes së shpejtë u përpoqën ta bindnin të largohej nga shkëmbinjtë, por më kot. Më pas ndërhynë punonjësit e shëndetësisë, nga të cilët e reja kërkoi birra. Megjithëse ia plotësuan kërkesën, e reja sërish e lëshoi veten nga shkëmbinjtë. Punonjësi i shëndetësisë në përpjekje për ta shpëtuar e kapi vajzën nga bluza, por nuk ia doli ta mbante. Media turke raporton se 23-vjeçarja ra nga një lartësi rreth 30 metra me shpinë në ujë. Ekipet e shpëtimit arritën ta marrin në varkë menjëherë dhe e dërguan në një qendër shëndetësore në Antalja. E reja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë rrezik për jetën. ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |
























