Lajmi.net: “G20: Mosmarrëveshjet të paraprogramuara” plus 8 more

Lajmi.net: “G20: Mosmarrëveshjet të paraprogramuara” plus 8 more


G20: Mosmarrëveshjet të paraprogramuara

Posted: 07 Jul 2017 12:03 AM PDT

Kush i njeh shprehjet e fytyrës Merkelit, e kupton menjëherë: ky takim i G20-ës është edhe për të, që është e kalitur në samite të panumërta ndërkombëtare, një sfidë e madhe. Pozicionet janë shumë larg njëri-tjetrit, sidomos ato për ndryshimin e klimës dhe politikën tregtare. SHBA-ja po heq dorë prej tyre dhe konsensusi i 20 vendeve kryesore të industrializuara dhe atyre me rritje të fortë ekonomike ka marrë fund.

Merkeli shpresonte se samiti i Hamburgut do të jetë kurorëzimi i lavdishëm i presidencës gjermane të G20-ës. Tani delegacioni gjerman po hedh hapa të vegjël: Merkeli po zhvillon paraprak bisedime për të gjetur një emërues të përbashkët – dhe në qoftë se ky po bëhet gjithnjë e më i vogël.

Samit kompromisesh

Unanimiteti në radhët e G20-ës i takon historisë, qëkurse Shtetet e Bashkuara dolën nga Konventa e Klimës e Parisit dhe mbrojnë një politikë tregtare restriktive. Këto janë çështjet kyç të grupit G20, që i nënshkruan dokumentet e veta në fund gjithmonë me unanimitet. Pra çfarë Merkel do të bëjë Merkeli që të arrijë një kompromis në fund?

G20 Gipfel in Hamburg | Donald Trump & Angela Merkel (Reuters/M. Schrader)

Në mbrëmje kancelarja bisedoi rreth një orë me presidentin Donald Trump, i cili sapo kishte ardhur prej një vizite shtetërore në Varshavë ku polakët e kishin pritur me hare. Në takimin në hotelin nobël të Hamburgut “Atlantik” ata diskutuan asgjë më pak se për shpëtimin e samitit, që ky të mos përfundojë me mosmarrëveshje. Ata folën edhe për pika të nxehta të politikës së jashtme – si testet me raketa të Koresë së Veriut, situata në Lindjen e Mesme dhe konflikti në Ukrainën lindore. Në fund, që të dy nuk thanë asgjë lidhur me rezultatet.

19:1 për mbrojtjen e klimës

E rëndësishme është që të mos i fshehim dallimet, kishte thënë Merkeli para samitit. Ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel i theksuar para takimit me forcë që në Hamburg nuk duhet të bëjmë sikur jemi të gjithë miq vetëm e vetëm që të arrihet një deklaratë, e cila më pas do të rezultonte si “e shpëlarë”.

Të gjitha vendet janë pro Marrëveshjes së Parisit për klimën, me përjashtim të SHBA-së. Ky proces është “i pakthyeshëm”, thuhet në draftin e parë të komunikatës përfundimtare. Pra marrëveshja nuk do të rinegociohet edhe një herë. Dokumenti përfundimtar, pra, mund të regjistrojë si fakt tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja e klimës dhe të hartojë gjithashtu një angazhim shumë të përgjithshëm për mbrojtjen e klimës, me të cilën mund të jetë dakord edhe Donald Trumpi. Një manifest i tillë përçarjeje do të ishte i pari në historinë e G20-ës.

G20 Gipfel in Hamburg | Angela Merkel, Bundeskanzlerin (picture-alliance/dpa/I. Wagner)

Bashkëpunimi me negociatorët amerikanë është konstruktive, thuhet në sallat e takimit. Qëllimi është për të arritur një “situatë win-win” tha Merkel pas mbërritjes në Hamburg, ku sot në mëngjes (07.07) fillon samiti.

Një takim shumë i ngarkuar

Problematik pritet të jetë gjatë samitit edhe takimi i parë personal mes Trumpit dhe presidentit rus Putin – në një kohë kur tensionet mes dy vendeve kanë arritur një kulm të ri. Rusia po shfaq një “sjellje destabilizuese,” kritikoi Trumpi në Varshavë – dhe u shiti polakëve për t’u mbrojtur prej fqinjit të fuqishëm raketae amerikane të tipit “Patriot”. Pytjes nëse ajo do të ndërmjetësojë ndërmjet Putinit dhe Trump, kancelarja Merkel iu përgjigj me jo. Ajo tha se do vetëm që të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve – dhe të tilla në këtë samit  ka sa të duash./DW

Moment prekës: Ja si qajnë fanset kur e shohin Xhensilën (Foto)

Posted: 06 Jul 2017 11:59 PM PDT

Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet se një pjesë të kohës ia ka kushtuar simpatizueseve të saj, shkruan lajmi.net

Në foto shihet se teksa ajo i përqafonte disa nga fanset, ato qanin nga gëzimi që kanë arritur ta shohin dhe ta përqafojnë atë.

"Ju e keni bërë ditën time" është shkrimi i lënë në foto./Lajmi.net/

You made my day 😍😍 #xhensilator

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Ushqimet që ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar në të nxehtin e verës (Foto)

Posted: 06 Jul 2017 11:56 PM PDT

Përderisa ushqimet e nxehta nuk janë të preferuara ju mund të ushqeheni me shije dhe të qëndroni të hidratuar.

Kastravecat – I pasur në fibra dhe i përbërë kryesisht nga uji, kastraveci është një nga ushqimet më të efektshme për ditët e nxehta të verës.

Shalqiri – I butë, i ëmbël dhe freskues i shijshëm, shalqiri është i përbërë nga rreth 95 për qind ujë, dhe rreth pesë për qind sheqer. Shalqiri është i pasur me nivele të ndryshme të enzimeve vitale, vitaminave dhe mineraleve, si dhe elektroliteve, të cilat i bëjnë ata një ushqim ideal për rimbushjen me ujë dhe lëndë ushqyese të humbura gjatë djersitjes në ditët e nxehta të verës.
Luleshtrydhe – Luleshtrydhja është freskuese, ushqyese dhe e shijshme. Përmban shumë vitaminë C, mangan, antioksidantë, dhe ushqyes të ndryshëm dhe enzima që promovojnë shëndet të mirë. /Lajmi.net/

22-vjeçarja më seksi në uniformë ushtarake (Foto)

Posted: 06 Jul 2017 11:56 PM PDT

Kim Mellibovsky ka fituar legjione me fansa në Instagram me pozat e saj provokuese, të cilat ajo i ka shpërndarë bashkë me disa foto ku ajo ka dalë me uniformë ushtarake dhe e armatosur. /Lajmi.net/

Moti për sot

Posted: 06 Jul 2017 11:55 PM PDT

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare. /Lajmi.net/

Messi ka bërë diçka fantastike me ushqimin dhe pijet që i kanë tepruar nga dasma (FOTO)

Posted: 06 Jul 2017 11:55 PM PDT

Lionel Messi ka vendosur që ushqimin dhe pijet e mbetura nga dasma t’i dhurojë për skamnorët.

“Gjithçka që ka mbetur nga dasma arriti në depot tona dhe ne po e kontrollojmë atë. Ne ende nuk e dimë se sa ka sasi të ushqimit dhe pijeve", ka deklaruar drejtori i Bankës ushqimore në Rosairo, Pablo Algrain.

“Ne i shpjeguam organizatorëve të dasmës se ne mund të pranojmë pijet, por jo ato alkoolike", ka theksuar Algrain. /Lajmi.net/


Sot merret vendimi për të dyshuarit për vrasjen e policëve të UNMIK-ut

Posted: 06 Jul 2017 11:51 PM PDT

Prokurori Special i EULEX-it, Danilo Cecarelli në seancën e djeshme ka kërkuar që ndaj tre të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Por mbrojtja e të dyshuarve e ka kontestuar këtë kërkesë të prokurorit duke u bazuar në faktin se sipas tyre ata po akuzohen për një rast që është gjykuar më herët e për të cilin nuk ka prova.

Dy prej të dyshuarve, Bajram Kiçmari dhe Alban Dizdari janë arrestuar të mërkurën pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës.

Në ndërkohë që i dyshuari i tretë i këtij rasti, Faik Shaqiri është ekstraduar gjatë  mbrëmjes së mërkurës nga Gjermania.

Mbi 80 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën në veri të Mitrovicës

Posted: 06 Jul 2017 11:45 PM PDT

 

Moszbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve  serbë në sistemin kosovar të drejtësisë, e arritur në shkurtin e vitit 2015, më së shumti ka goditur qytetarët serbë të veriut të Kosovës, të cilët nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre. Moszbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për gjyqësorin e integruar është problem për bashkësinë serbe në Kosovë dhe duhet bërë përpjekje që marrëveshja të konkretizohet.

Këto komente i ka bërë gjyqtarja në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, Jelena Krivokapiq në një debat që ka organizuar Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike, ACDC-ja, në veri të Mitrovicës.

Ajo tha se që nga janari kolegët e saj gjyqtarë e prokurorë nuk kanë asnjë informacion lidhur me datën e fillimit të funksionimit të gjyqësorit të integruar, se askush nuk u thotë asgjë, se nuk i dinë arsyet e moszbatimit të Marrëveshjes për integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin kosovar të drejtësisë dhe se janë duke punuar me kapacitet të zvogëluar.

Kida po vjen me këngë të re, ja kur do të publikohet kënga e saj (Video)

Posted: 06 Jul 2017 11:36 PM PDT

Menaxheri i saj Mehmet Elshani ka publikuar një video në Instagram ku tregoi se ky projekt muzikor do të lansohet këtë të diele, por, nuk ka përmendur orën, shkruan lajmi.net

Në video shihet si një promo e klipit por duke mos zbuluar shumë detaje.

Se si do jetë komplet ky projekt do e shohim të dielën, por, padyshim që do jetë një tjetër hit i këngëtares./Lajmi.net/

This Sunday KIDA 🔥🔥 @orhidealatifii @zzapnchriss @filmnation.al

A post shared by Met Elshani (@mettelshani) on