Lajmi.net: “Edhe sot temperatura të larta në Kosovë” plus 8 more

Lajmi.net: “Edhe sot temperatura të larta në Kosovë” plus 8 more


Edhe sot temperatura të larta në Kosovë

Posted: 08 Jul 2017 11:59 PM PDT

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik ka thënë për KosovaPress se edhe të dielën dhe javën që vjen temperaturat minimale do të jenë 17 gradë celsius ndërsa ato maksimale deri në 36 gradë.

Adriana Lima

Posted: 08 Jul 2017 11:59 PM PDT

Shkurte Fejza ndryshon stil, ja si duket (Foto)

Posted: 08 Jul 2017 11:54 PM PDT

Në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, këngëtarja ka publikuar një foto me të cilën përshëndeti të gjithë miqtë e saj, shkruan lajmi.net.

Shkurta ishte veshur sportive, me një fustan dhe atlete, ndërsa flokët i kishte bërë kaçurrele.

Komentet pozitive dhe pëlqimet sipër fotos së këngëtares shumë të dashur për publikun, ishin të shumta. /Lajmi.net/

 

James i ofrohet gjigantit të Premierligës

Posted: 08 Jul 2017 11:52 PM PDT

Sipas informacioneve të fundit të “Sport”, ai iu është ofruar Liverpoolit.

Nëse “The Reds” e duan në skuadër, atëherë duhet të paguajnë 70 milionë euro për të, përcjellë “Lajmi.net”.

Për James interesohet edhe skuadra tjetër angleze, Manchester United. /Lajmi.net/

Liverpooli merr yllin e Premierligës (FOTO)

Posted: 08 Jul 2017 11:36 PM PDT

Sipas “Mirror”, mbrojtësi ia ka komunikuar lajmin klubit të Southamptonit që dëshiron të largohet.

Ai iu ka bërë me dije drejtuesve të klubit bardhekuq se dëshiron të transferohet te Liverpooli, përcjellë “Lajmi.net”.

Tani mbetet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.

Trajneri Jurgen Klopp e projekton mbrojtjen e ekipit me holandezin Van Dijk. /Lajmi.net/

Kuvendi duhet të konstituohet brenda muajit

Posted: 08 Jul 2017 11:35 PM PDT

Kuvendi i Kosoves

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, nenit 66, pikës 1, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.

Kjo i bie se Kuvendi duhet të konstituohet deri me 8 gusht, pra një muaj nga dita e djeshme(8  korrik), kur u bë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Pas konstituimit të Kuvendit, në bazë të nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës, pikës 1, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

Sipas kësaj pike, mandatari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj do të tentoj që herën e parë ta formoj qeverinë në bazë të votave të fituara në zgjedhje.

Ndërsa, pika 2 e po të njëjtit nen, Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

Sipas pikës 3 të nenit 95, Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Derisa, pika 4 e nenit 95 thotë se, Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.

"Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre", thuhet me tutje në pikën 4.
Seancën e parë konstituive të Kuvendit e udhëheq deputeti më i vjetër i zgjedhur dhe deputeti më i ri i zgjedhur.

Aurela Gaçe dhe Fifi po sjellin diçka të re (Foto)

Posted: 08 Jul 2017 11:30 PM PDT

Përmes një imazhi të publikuar në Instagram, ato kanë bërë të ditur se shumë shpejt do ta sjellin duetin, shkruan lajmi.net.

Në foton të cilën Aurela dhe Fifi e kanë publikuar në rrjete sociale, ato shihen të veshura me një stil të veçantë.

"Nona e krimit" është epiteti që Fifi ia ka vënë Aurelës, që të dyja pritet të sjellin diçka të madhe.

Fifi ka publikuar të premtën projektin e saj më të ri me titull ‘Limonat’. /Lajmi.net/

Komisioneri Hahn: Qeveria e re të përqendrohet te Vettingu

Posted: 08 Jul 2017 11:29 PM PDT

johannes-hahn-800x450

Ai foli për situatën në secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për pritjet e tij për Samitin e Ballkanit Perëndimor të këtij viti.

Politika shqiptare

Pyetjes për Shqipërinë lidhur me qeverinë e re dhe opozitën, Hahn iu përgjigj se "Tani presim që qeveria të jetë e vendosur për ta çuar vendin përpara në rrugën e integrimit në BE nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme reformuese.

Qeveria e re duhet veçanërisht të përqëndrohet në zbatimin e reformës së drejtësisë dhe procesit të vettingut, i cili është vendimtar në adresimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan Shqiptarja.com.

Në këtë drejtim, qeveria e re duhet gjithashtu të përqendrohet në mënyrë më efektive në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimin e drogës. Është e qartë se vetëm me një shtet ligjor funksional, vendi mund të përparojë në përgjithësi si një shoqëri demokratike dhe një ekonomi e qëndrueshme dhe të bëhet anëtare e BE.

Një opozitë e maturuar, e gatshme për të marrë pjesë në një dialog konstruktiv është gjithashtu çelësi për procesin demokratik të vendit".

Pritshmëritë e samitit

Hahn u përgjigj edhe lidhur me samitin e Triestes dhe pritshmëritë që duhet të kenë vendet e Ballkanit Perëndimor ndaj të ashtuquajturit procesi i Berlinit.

"Një nga rezultatet kyçe do të jetë shpallja e "paketës vjetore të ndërlidhjes"  të projekteve të transportit dhe infrastrukturës energjetike. Ne gjithashtu shpresojmë që udhëheqësit do të nënshkruajnë Traktatin e Komunitetit të Transportit dhe do të miratojnë një plan veprimi për të krijuar një Zonë Ekonomike Rajonale. Që nga fillimi i tij tre vjet më parë, procesi i Berlinit ka sjellë një dinamikë të re në zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor me rezultate konkrete.

Prandaj, i mirëpres idetë e reja konstruktive, siç janë ato të nisura kohët e fundit nga Ministri i Jashtëm gjerman, se si ta bëjnë procesin edhe më dinamik dhe si të fitojnë edhe më shumë fonde për t'iu përgjigjur nevojave të investimit që ka rajoni".
Tregu i përbashkët

I pyetur për skepticizmin e Malit të Zi për projektin e një tregu të përbashkët, Hahn tha: "Jam i bindur se integrimi më i madh ekonomik do ta bëjë rajonin më tërheqës dhe më konkurrues.

Një zonë ekonomike rajonale është një rrugë premtuese për të krijuar mundësi më të forta dhe më të qëndrueshme ekonomike për rajonin dhe popullatën dhe ky është një objektiv që e mbështesin të gjithë. Në këtë drejtim, Mali i Zi ka luajtur një rol konstruktiv dhe aktiv dhe është angazhuar për të punuar së bashku me partnerët rajonalë në zhvillimin e hartës rrugore.

Kryeministri Markoviç ka sinjalizuar mbështetjen e tij të plotë ndaj nismës që ngrihet mbi ambiciet e pranuara gjatë kryesimit malazez të CEFTA-s në vitin 2016. Më lejoni gjithashtu të theksoj se thellimi progresiv i integrimit ekonomik në rajon duhet të bazohet në rregullat dhe parimet e BE-së. Në këtë mënyrë, kjo iniciativë do të jetë një piketë e rëndësishme në rrugën e pranimit në BE dhe jo – siç e keqinterpretojnë – një alternativë ndaj saj".

Lajmi i madh i mëngjesit vjen nga Ronaldo

Posted: 08 Jul 2017 11:15 PM PDT

Portugezi ka vendosur që të qëndrojë edhe më tutje në “Santiago Bernabeu”.

Sipas “AS”, Ronaldo ia ka komunikuar edhe klubit vendimin për të qëndruar, përcjellë “Lajmi.net”.

Pavarësisht problemeve me shtetin spanjoll, Ronaldo do të mbetet te skuadra me të cilën fitoi gjithçka. /Lajmi.net/