Lajmi.net: “E mahnitshme çka ka ndodhur dje në QKUK” plus 8 more

Lajmi.net: “E mahnitshme çka ka ndodhur dje në QKUK” plus 8 more


E mahnitshme çka ka ndodhur dje në QKUK

Posted: 05 Jul 2017 11:50 PM PDT

Gjatë 24-orëshit të kaluar në këtë klinikë janë regjistruar gjithsej 39 lindje, raporton Gazeta Shneta.

Është një nënë që ka sjellë në jetë trenjakë, si dhe një tjetër që ka lindur binjakë.

Gjithsej numri i bebeve është 42, 23 djem dhe 19 vajza.

14 nëna kanë lindur me prerje cezariane, ndërsa 21 gra janë bërë nëna për herë të parë.

“Të gjitha pronat e uzurpuara do të lirohen”

Posted: 05 Jul 2017 11:41 PM PDT

Sipas tij, NPB-ja do ta presë vetëm vendimin e Gjykatës për t'i liruar edhe dhjetëra prona të tjera publike.

Të hënën, me asistimin e Policisë së Kosovës, Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë ka liruar gjashtë banesa nga uzurpatorët e tyre në lagjen "Dardania", ndërsa javën e ardhshme pritet edhe lirimi i gjashtë banesave të tjera.

Kështu ka njoftuar drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, në një intervistë dhënë për "Zërin", ku ka dhënë detaje rreth këtij procesi.

Sipas Kryeziut, qytetarët të cilët kanë shfrytëzuar këto banesa përkundër pretendimit të tyre se po u bëhet padrejtësi në këtë proces nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.

Ndërkaq ai ka zbuluar se në mesin e personave të cilat kanë uzurpuar këto banesa ka edhe punonjës në institucione shtetërore.

Përkundër kësaj, ai ka thënë se NPB-ja është duke pritur vetëm aktvendimet e plotfuqishme nga Gjykata për të vazhduar me lirimin e të gjitha banesave.

"NPB-ja në kuadër të veprimtarisë së vetë e ka pasur edhe ndërtimin e banesave të banimit kolektiv. Projekti të cilit i referoheni është në "Dardani", ndërsa NPB-ja vazhdon me ekzekutimin përmes përmbaruesve privat të lirimit të këtyre banesave. Të hënën, me asistimin e Policisë, kemi liruar gjashtë banesa. Mbesin edhe një numër i madh i tyre, faktikisht jemi në procedurë të pritjes së aktgjykimeve të plotfuqishme të gjykatave të Kosovës dhe javën e ardhshme, më datën 10 korrik 2017, do t'i lirojmë edhe gjashtë banesa tjera", ka thënë ai.

Abigail Ratchford

Posted: 05 Jul 2017 11:41 PM PDT

Nëna poston foto të vajzës por fitoi urrejtjen e të gjithëve për shkak të një detaji (Foto)

Posted: 05 Jul 2017 11:38 PM PDT

Ndodh që në faqen e vogëlushes është vendosur një diamant "piercing" dhe kaq ka mjaftuar që dhjetëra komente të vërshojnë drejt saj.

Je e çmendur, si ia ke vendosur vajzës atë. Ti duhesh dënuar",- i shkruan një komentuese.

E të shumtë janë ata që e kritikojnë që ky është një abuzim me të voglën dhe për një moment, ajo "shprëthen" dhe u kthehet keq, duke ua bërë të qartë se çdokush ka të drejtë të bëjë ç'të dojë me trupin e vet dhe se ata janë askush për t'i gjykuar.

Ajo ka thënë se gjithçka e ka bërë duke u konsultuar me mjekët dhe se nuk përbën problem. /Lajmi.net/

Kosova sot shkatërron armë

Posted: 05 Jul 2017 11:28 PM PDT

Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështetet nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara.

Shkatërrimi i tyre do të organizohet nga Policia e Kosovës në orën 10:00 në Ferizaj.

Kujt po ia shkelë syrin Enca? (Foto)

Posted: 05 Jul 2017 11:27 PM PDT

Pas pushimit, Enca iu është kthyer angazhimeve në profesionin e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka publikuar një imazh në të cilin ka pozuar nga vetura duke shkelur syrin dhe me këtë foto ajo dha një mesazh.

“Kur ju e dini, ata e dinë që ju jeni çelësi i suksesit” shkruan Enca sipër fotos së postuar në profilin e saj në Instagram.

Këto ditë, këngëtarja pritet ta lansojë projektin e saj më të ri me titull ‘Ciao’. /Lajmi.net/

“Palët të reflektojnë, mos të përsëritet ngërçi i 2014-ës”

Posted: 05 Jul 2017 11:17 PM PDT

Në një intervistë për gazetën "Epoka e re", ai ka thënë se për këtë arsye subjektet politike duhet të reflektojnë, duke lëvizur nga qëndrimet aktuale politike.

Baraliu ka pranuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma mund ta bëjë qeverinë e re duke llogaritur në mbështetjen e disa deputetëve por, sipas tij, një qeveri e tillë nuk do të ishte stabile. Baraliu nuk e ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së krizës politike të vitit 2014.

"Është e mundshme të kemi përsëritje të asaj krize, sepse Kushtetuta e Kosovës është e tillë që ka vakum. Kjo mund ta krijojë mundësinë që të ketë ngecje apo bllokadë", ka thënë Baraliu.

Rinumërimi rrëzoi ministrat

Posted: 05 Jul 2017 11:14 PM PDT

Rinumërimi i 117 kutive të votimit ka nxjerrë nga loja ministrat në largim, të cilët fillimisht siguruan mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, ministri Imet Rrahmani "kishte siguruar" ulësen e deputetit njëjtë sikurse edhe ministri i Administratës Publike Mahir Jagcilar dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq.

Por pas rinumërimit të këtyre kutive të votimit Rrahmani ka mbetur jashtë Kuvendit dhe në vend të tij ka hyrë Naser Osmani, ndërsa në vend të Jagcilarit ka hyrë Fikrim Damka.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ka hyrë në Kuvend në vend të Branimir Stojanoviqit.

Deputeti nga radhët e koalicionit LAA Naser Osmani, i cili arriti të hyjë në Kuvend pas rinumërimit të 117 kutive, ka thënë për gazetën "Zëri" se procesi i numërimit të votave është shoqëruar me manipulime.

"Unë tash dyshoj që ndonjë deputet i cili i ka marrë votat nuk është futur në Parlament si rasti im. Kjo tregon se manipulimet e komisionarëve kanë ndodhur në përmasa të mëdha", ka thënë Osmani.

Të pavendosur për Kadri Veselin

Posted: 05 Jul 2017 11:10 PM PDT

Ndonëse sipas aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 posti i kryetarit të Kuvendit i takon koalicionit ose partisë fituese të zgjedhjeve (në këtë rast, koalicionit PDK-AAK-Nisma), ky i fundit ende nuk ka vendosur se kë do ta ketë kandidat për këtë pozitë.

Emri më i lakuar për këtë pozitë është i shefit të PDK-së Kadri Veselit, i cili në mandatin e fundit të Kuvendit ka qenë në krye të këtij institucioni, shkruan Gazeta “Zëri”.

Përfaqësues të koalicionit më të madh PDK-AAK-Nisma pohojnë se pozita e të parit të Kuvendit i takon PDK-së, porse ende nuk është caktuar se kush do të jetë aty.

Nga ana tjetër, partnerët e PDK-së në koalicion konfirmojnë se do ta mbështesin cilindo kandidat për kryetar të Kuvendit, qoftë ai edhe Kadri Veseli.

Kurse dy partitë e tjera, LVV-ja e LDK-ja, duke mos saktësuar nëse do ta votojnë apo jo një kandidat nga PAN-i, kanë thënë se nuk e mbështesin konceptin politik të këtij koalicioni.