Lajmi.net: “Danielle Sellers” plus 8 more

Lajmi.net: “Danielle Sellers” plus 8 more


Danielle Sellers

Posted: 30 Jun 2017 11:55 PM PDT

Mogherini: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE varet nga dialogu

Posted: 30 Jun 2017 11:54 PM PDT

Nuk do të ketë të ardhme as për Serbinë e as për Kosovën në Bashkimin Evropian pa normalizuar marrëdhëniet në mes tyre. Madje, vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të sjellë rezultate të ndritura, "e ndoshta" edhe njohjen reciproke mes dy vendeve.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet, nga deklarata e saj, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në Samitin e SCEEP-së (Procesi i Bashkëpunimit i Shteteve të Evropës Juglindore), i cili po mbahet në Dubrovnik, Mogherini në pyetjen e gazetës "Zëri" se a ka të ardhme për Serbinë e Kosovën në Bashkimin Evropian pa njohur njëra-tjetrën, megjithëse e rezervuar, është shprehur optimiste.

Në anën tjetër presidentja kroate, Kolinda Grobar-Kitaroviq, ka thënë se e ardhmja e shteteve të rajonit është në Evropë dhe për këtë janë në dijeni të gjithë liderët. Kurse presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë në këtë samit se bashkëpunimi është çelësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për të ardhmen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Futbollisti i njohur i Real Madridit i thotë “PO” klubit të ri (FOTO)

Posted: 30 Jun 2017 11:52 PM PDT

Danilo është i gatshëm të transferohet në Real Madrid.

Mbrojtësi i djathtë do të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Kurse, "Gazzetta dello Sport" raporton se futbollisti brazilian i është përgjigjur pozitivisht interesimit nga Juventus, përcjell "lajmi.net".

Real Madrid kërkon 25 milionë euro për shitjen e tij. /Lajmi.net/


Zanfina ka një lutje për të gjithë (Foto)

Posted: 30 Jun 2017 11:48 PM PDT

Probleme me përballimin e këtyre temperaturave të larta, nuk kanë vetëm njerëzit, por edhe kafshët, shkruan lajmi.net.

E për këtë gjë ka menduar edhe Zanfina, e cila në rrjetin social Instagram, ka bërë një lutje për të gjithë.

Ajo ka kërkuar që gjithsecili të vendosë ujë para oborreve apo ndërtesave të tyre, ujë për t'ua larguar etjen kafshëve.

E për këtë iniciativë, Zanfina ka marrë komente pozitive nga ndjekësit. /Lajmi.net/

Terry nuk pensionohet, befason me klubin e ri (FOTO)

Posted: 30 Jun 2017 11:42 PM PDT

John Terry karrierën do ta vazhdoj te skuadra e Aston Villa.

Mediat angleze raportojnë se mbrojtësi ka vendosur të luajë në Villa Park, përcjell “lajmi.net”.

Terry është futbollist i lirë pas largimit nga Chelsea. /Lajmi.net/


PAN-i e do LDK-në në koalicion

Posted: 30 Jun 2017 11:36 PM PDT

Lidhja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PAN-it po shihet si mundësi e vetme për ta krijuar një qeveri stabile gjatë viteve të ardhshme.

Përfaqësues të PAN-it edhe më tutje po këmbëngulin që në bashkëqeverisje ta kenë LDK-në e Isa Mustafës. Po ashtu, për këta të fundit oferta edhe më tutje mbetet e hapur edhe nga lëvizja "Vetëvendosje".

Deputet nga koalicioni PAN janë shprehur të bindur se Haradinaj do të arrijë ta formojë Qeverinë me 61 deputetë apo në koalicion me LDK-në, e cila po cilësohet favorite nga deputetët e AAK-së.

Në anën tjetër edhe lëvizja "Vetëvendosje" ka pranuar se po synon marrëveshje me LDK-në, së cilës edhe i ka bërë thirrje të hapur për koalicion paszgjedhor.

Kurse njohësit e çështjeve politike thonë se LDK-ja mund të mos jetë pjesë e Qeverisë pasi, siç thonë ata, partia në koalicion me LDK-në, AKR-ja, mund ta përkrahë koalicionin PAN, që do t'ua siguronte atyre votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë.

Rasim Selmanaj i cili në Qeverinë e ardhme do të jetë deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë për "Zërin" se më e mira do të ishte sikur LDK-ja t'i bashkohej Ramush Haradinajt, pasi është e njëjta LDK që më herët e ka kandiduar për kryeministër z. Haradinaj.

Gjërat surprizuese që i ndodhin trupit nëse konsumoni dy vezë në ditë

Posted: 30 Jun 2017 11:30 PM PDT

Gjen përdorim pothuajse kudo, gatim gjellërash, ëmbëlsira, maska bukurie etj, por ajo që e bën të veçantë janë vlerat e saj të shumëllojshme ushqyese.

E pasur me aminoacide, vitamina, si kompleksi i plotë i vitaminës B, vitamina D dhe E, fosfor, selen, komplekse proteinike etj.

Shumë njerëz tregohen skeptikë në lidhje me numrin e vezëve që duhen konsumuar, por studimet e fundit kanë treguar se 2 vezë mjaftojnë. Jo në javë, por në ditë.

Zbuloni ç’përfitime sjell veza për organizmin e njeriut:

1.Mbron trurin

2.Përmirëson shikimin

3.Favorizion përthithjen e kalciumit

4.Kompleksi i vitaminës B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë

5.Ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. /Lajmi.net/

Diego Costa nënshkruan me klubin e ri, por ndodh një problem (FOTO)

Posted: 30 Jun 2017 11:27 PM PDT

Atletico Madrid është pranë transferimit të Diego Costas.

E përditshmja sportive madrilene "AS" shkruan se sulmuesi do të rikthehet në klubin madrilen, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, ai nuk do të ketë të drejtë të luajë deri në janarin e vitit të ardhshëm, përcjell "lajmi.net".

Atletico Madrid është i dënuar nga regjistrimi i përforcimeve deri në fillim të vitit 2018. /Lajmi.net/


Çifti i njohur i japin fund martesës disa vjeçare (Foto)

Posted: 30 Jun 2017 11:25 PM PDT

Prej një viti tashmë, çifti jetojnë të ndarë dhe duket se distanca ka qenë arsyeja kryesore e fundit të martesës.

Lajmi është konfirmuar për revistën Class nga Albi dhe Klaudia, të cilët kanë theksuar se gjithçka mes tyre është mbyllur me mirëkuptim dhe se tanimë do të vijojnë me projektet personale në drejtime të ndryshme.

Albi Nako ka qenë një prej mbështetësve më të fortë në karrierën artistike të Klaudias, madje edhe në vendimet e saj më të vështira.

Në gjithë këto vite bashkëpunim në skenë dhe në jetë, Albi ka qenë motivim edhe për eksperiencat dhe iniciativat e balerinës në ekranet italiane.

Ndërkohë, Klaudia po jeton aktualisht në Itali, ku ka spikatur si një prej balerinave më të mira të baletit modern.

Njëkohësisht, ajo ka hapur edhe një shkollë baleti me emrin e saj, por është e përfshirë edhe në projekte të reja televizive.

Pavarësisht këtij vendimi, çifti ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve të afërta pranë tyre, çdo gjë është vendosur me mirëkuptim të plotë dhe ata gjithmonë do të jenë mbështetës në karrierën personale të secilit.