Lajmi.net: “Analistët: Koalicioni PAN – LAA, i mundshëm” plus 8 more |
- Analistët: Koalicioni PAN – LAA, i mundshëm
- 12 historitë inspiruese që do të ndryshojnë jetën tuaj (Video)
- Presidenti po e shkel Kushtetutën, sipas ekspertëve kushtetues
- Rusia do ta furnizojë Kinën me gaz natyror
- Transformime të mrekullueshme të flokëve (Video)
- Berlini paralajmëron sulme të reja terroriste
- Në Gjakovë, Deçan dhe Junik inaugurohen tri projekte ndërkufitare
- Real Madrid s’ka të ndalur, edhe një super përforcim (FOTO)
- Messi nënshkruan kontratë të re me Barcelonën (FOTO)
Analistët: Koalicioni PAN – LAA, i mundshëm Posted: 04 Jul 2017 11:25 PM PDT Ndonëse të dyja palët tani për tani e kundërshtojnë një gjë të tillë, analistët politikë, Behxhet Shala dhe Imer Mushkolaj, kanë thënë për gazetën "Epoka e re" se nuk duhet zënë besë qëndrimeve kundërshtuese të palëve pasi, sipas tyre, këto subjekte politike edhe më herët kanë vendosur vija të kuqe për t'i ngritur pazaret, pastaj i kanë shlyer vijat e kuqe. "Asnjë koalicion nuk është i pamundur në të ardhmen, sepse Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe këta të tjerët që po kundërshtojnë çdo bashkëpunim me koalicionin PAN, e dinë se në fund të fundit, po të duan ndërkombëtarët, brenda natës e bëjnë", është shprehur Behxhet Shala, duke shtuar se kundërshtimet tani po bëhen për ta ngritur pazarin. "Tani për tani po bëhet një përpjekje për ta ngritur pazarin sesa që është një synim i vendosur për të mos hyrë në qeveri", ka thënë Shala. Edhe analisti tjetër politik Imer Mushkolaj ka thënë se nuk duhet zënë besë shumë subjekteve politike që betohen se nuk do të bëjnë koalicion. |
12 historitë inspiruese që do të ndryshojnë jetën tuaj (Video) Posted: 04 Jul 2017 11:20 PM PDT Kanë të bëjnë me emra të njohur, skena të njohura, karaktere gjithashtu, shkruan lajmi.net Njerëz që humbin gjithçka dhe fillojnë nga e para, duke qenë kështu inspirim se jeta mund të ndryshojë për të mirë, po të duam. Pastaj, besimi në ëndrra dhe mos heqja dorë nga to, pavarësisht që çdo njeri qesh me to. Dalja mbanë dhe shkruarja në histori, pikërisht për shkak të ëndrrave të realizuara. Janë gjëra që me të vërtetë vlejnë shumë, andaj lexoni më poshtë dhe filloni ditën me pozitivitet. /Lajmi.net/ |
Presidenti po e shkel Kushtetutën, sipas ekspertëve kushtetues Posted: 04 Jul 2017 11:15 PM PDT Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me rastin e përfshirjes në dialogun Kosovë-Serbi, respektivisht në takimin me homologun serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Kështu kanë vlerësuar për "Zërin" ekspertët kushtetues, sipas të cilëve, ky veprim bie ndesh me kompetencat e tij si president, shkruan “Zeri”. Me përfshirjen e presidentit në bisedime në Bruksel nuk pajtohen as përfaqësuesit e partive politike, përderisa analistët politikë vlerësojnë se Thaçi me një veprim të tillë po synon të faktorizohet. |
Rusia do ta furnizojë Kinën me gaz natyror Posted: 04 Jul 2017 11:10 PM PDT Ky hap është pjesë e marrëveshjes për energji në mes të dy vendeve, dhe kap shifrën e 400 miliardë dollarëve. Shefi ekzekutiv i Gazpromit, Aleksei Miller, u ka thënë gazetarëve në Moskë, se furnizimet e para do të nisin në dhjetor të vitit 2019, duke shtuar, se Beijing dhe Moska janë duke negociuar për një tubacion të dytë në Lindjen e Largët. Rusia ka nënshkruar marrëveshje 30 vjeçare me Kinën në maj të vitit 2014, që përmes një tubacioni të furnizojë me gaz, tregun më të madh të energjisë në botë. Punimet në tubacionin me gjatësi 4,000 kilometra kanë filluar në shatator të vitit 2014, duke lidhur fushat e gazit në Yakutia me Detin e Japonisë dhe kufirin kinez. Marrëveshja e Gazpromit me Korporatën Kombëtare të Kinës, erdhi pas një vizitë në Moskë të presidentit kinez, Xi Jinping. Moska dhe Beijing kanë rritur bashkëpunimin tregtar nga viti 2014. Kremlini ishte i interesuar për tregjet e Lindjes, pasi Perëndimi i vuri sanksione Rusisë, pas agresionit në Ukrainë. |
Transformime të mrekullueshme të flokëve (Video) Posted: 04 Jul 2017 11:00 PM PDT Stina e verës padyshim se është stina e ndryshimit të dukjes suaj. Flokët janë pjesë përbërëse e imazhit që përcjellni tek shoqëria, shkruan lajmi.net Jeni bionde apo brune, keni flokë të gjata apo të shkurtra, pak ka rëndësi. Në videon më poshtë do të shihni ndryshime që do të ju lënë pa fjalë. Transformime të tilla, a keni provuar ndonjëherë të keni? /Lajmi.net/ |
Berlini paralajmëron sulme të reja terroriste Posted: 04 Jul 2017 10:43 PM PDT Gjermania ka qenë cak i pesë sulmeve të tilla gjatë vitit 2016, duke përfshirë edhe sulmin në tregun e Krishlindjeve në Berlin, në të cilin u vranë 12 persona, derisa shtatë sulme të tjera kanë dështuar të realizohen, u ka thënë gazetarëve, presidenti i Agjencisë për Inteligjencë në Gjermani, Hans – Geog Maassen. "Ne duhet të jemi të gatshëm të presim sulme të tjera nga individë apo grupe terroriste", ka thënë Maaseen. Në raportin e përgjithshëm të kësaj agjencie në vitin 2016, thuhet se në Gjermani janë 24,400 islamistë, në mesin e tyre 9,700 janë salafistë. Në raport po ashtu thuhet, se qindra "xhihadistë" kanë hyrë në këtë vend, në mesin e rreth 1 milion migrantëve që kanë shkuar në Gjermani gjatë dy viteve të kaluara. Zyrtarët e sigurisë janë të vëmendshëm për mundësinë e 680 kërcënimeve potenciale islamike, shumica prej tyre të ndikuar nga ideologji salafiste, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere. Ai ka thënë se gjatë vitit të kaluar, Gjermania ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet e saj, për të luftuar militantët islamikë, me një numër rekord arrestimesh, ndjekjesh penale dhe dëbimesh. Maassen ka thënë se rreth 930 persona kanë lënë Gjermaninë për të luftuar me grupin terrorist, Shteti Islamik, në Siri ose Irak, nga të cilët rreth 20 për qind kanë qenë gra. Rreth 145 prej tyre kanë vdekur, ka shtuar më tutje ai. |
Në Gjakovë, Deçan dhe Junik inaugurohen tri projekte ndërkufitare Posted: 04 Jul 2017 10:38 PM PDT Projektet kanë për synim përmirësimin e resurseve ujore në Gjakovë, rivitalizimin e komuniteteve lokale për turizëm dhe zhvillimin e rinisë në Junik dhe valorizimin e eko-produkteve në zonën ndërkufitare të Deçanit. |
Real Madrid s’ka të ndalur, edhe një super përforcim (FOTO) Posted: 04 Jul 2017 10:27 PM PDT Dani Ceballos është në prag të bëhet futbollist i ri i Real Madridit. E përditshmja sportive madrilene "AS" shkruan se ylli i Real Betisit mirëpret mundësinë e kalimit në Santiago Bernabeu. Dhe, pas paraqitjeve të mira me ekipin e Spanjës U-21 në Kampionatin evropian, kontaktet janë shtuar në lidhje me blerjen e tij nga "Los Blancos", përcjell "lajmi.net". Dëmshpërblimi i tij është 15 milionë euro. /Lajmi.net/ |
Messi nënshkruan kontratë të re me Barcelonën (FOTO) Posted: 04 Jul 2017 10:22 PM PDT Lionel Messi ka nënshkruar kontratë të re në Barcelonë. "Mundo Deportivo" raporton se sulmuesi argjentinas ka konfirmuar të ardhmen e tij në Camp Nou. Messi ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me opsion të vazhdimit për vitin e katërt, përcjell "lajmi.net". Messi kishte zgjuar spekulime rreth largimit nga Barcelona. Por, në fund vendosi që ta vazhdojë aventurën e tij te gjiganti katalan. /Lajmi.net/ |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |