“Kush e vërtetoi vrasjen e 500 mijë shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri i austriakut?” plus 9 more Ferizaj Press

“Kush e vërtetoi vrasjen e 500 mijë shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri i austriakut?” plus 9 more Ferizaj Press


Kush e vërtetoi vrasjen e 500 mijë shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri i austriakut?

Posted: 04 Jul 2017 08:53 AM PDT

E martë, 04 Korrik 2017

 

Sipas Leo Freundlih, hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, liber qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptare.
Libri i tij "Akuza që ulërijnë" eshte dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Freundlih "Akuza që ulërijnë", i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

"Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t'i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të". – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Wien, 1913 ("Golgota shqiptare, Vjenë 1913") të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913.

Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta "Daily Chronicle" (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm. Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin." (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9).Në një artikull të publikuar në "Crusading", profesori Shiman (Schiemann), konstaton se "serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë". (L.Freundlich, po aty)

Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në "Adeverul" të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t'i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan: "…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë."

(Po aty) "Një vajzë shqiptare 15 vjeçare" – shkruan dr. Leonte – "ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca"! (Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu.
Gazeta "Humanite" e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare.

Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në "rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli." (L.Freundlich, po aty) etj/Infopress

6 këshilla për largimin e zbokthit nga flokët tuaj

Posted: 04 Jul 2017 08:43 AM PDT

Shumica e njerëzve kemi probleme me zbokthin. Ky problem mund të trajtohet në mënyrë efikase duke zbatuar këshillat nga Dr. Agon F. Bislimi. Ai jep 6 këshilla për largimin e zbokthit nga flokët tuaja.

1.Mos e hidh shamponin drejtpërdrejtë tek flokët, por hidheni në pëllëmbën e dorës përpara se të lani flokët dhe përpiqu ta tretësh me ujë. Kështu pas hedhjes së tij në kokë nuk do të acarohet tabani i flokëve dhe kështu do të krijohen kushtet për trajtim më efikas të zbokthit shkruan Dr. Agon F. Bislimi.

2.Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët pasi ai than lëkurën.

3.Përpiqu t'i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.

4.Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdorni rregullisht një shampon të zakonshëm kundër zbokthit, sa herë që lani flokët.

5.Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampon të veçantë që përmban lëndë që largojnë pjesëzat e zbokthit (pra ato që krijohen nga tajimi i gjëndrave të ndryshme në kokë ose siç i quajmë në popull krune ose livoreska apo lëvore të kokës).

6.Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv siç është shamponi "Fungoral" apo trajtuesi i zbokthit "Gentinor" ose mund të përdorni edhe shamponin tjetër ”Elseve” ose edhe ” Headsholders ”  i cili gjithashtu trajton në mënyrë efikase zbokthin duke larguar dita ditës zbokthin në tërësi./Dr. Agon F. Bislimi

Ferizaj i bashkohet  festës së 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

Posted: 04 Jul 2017 08:30 AM PDT

Në kampin amerikan Bondsteel shënohet 4 korriku-Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kremten e përgatitur në nderim të kësaj ditë, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me familjen dhe bashkëpunëtoret e tij, i cili u prit nga koloneli Crowin J.Lusk, komandant i Grupit Shumëkombësh Lindje.

Fillimisht kryetari i Komunë së Ferizajt, kolonelin në fjalë, e ka uruar për këtë ditë duke, theksuar edhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë dhënë për popullin e Kosovës.

Ai u shpreh mirënjohës edhe për punësimet e shumta që janë bërë në kampin amerikan Bonsteel me c'rast ka theksuar se buka e përditshme e gjithë shqiptarëve ka qenë po nga Amerika.

"Në përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne shohim kremten e një miku të madh dhe të një shteti lider në shkallë botërore.

Nuk do të mund ta merrnim me mend se si do të dukej bota, e aq më pak si do të dukeshin Kosova dhe Shqipëria, pa këtë superfuqi, e cila, për fatin tonë të mirë, ka qëndruar krah nesh në kohët më të rënda dhe po qëndron edhe sot.

Ndaj, le ta kremtojmë edhe ne këtë ditë të shënuar. Le të ushqejmë respekt të përjetshëm dhe ndjenjat më të mira për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për popullin amerikan" është shprehur kryetari Svarqa.

Gjatë vizitës së bërë sot në kampin Bonsteel numri një i qyteti të Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të fundit e ka njoftuar lidhur me komunën tonë në mënyrë të detajuar sa i përket të gjitha zhvillimeve, por edhe projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht edhe me zhvillimin ekonomik të vendit.

E nga ana tjetër koloneli Corwin J.Lusk, komandant i Grupit Shumëkombësh Lindje, është shprehur tejet mirënjohës kryetarit Svarqa për këtë vizitë, por edhe e ka falënderuar për bashkëpunimin që ka Komuna e Ferizajt edhe me ushtarët e LMT-së të këtij batalioni.

Në festën e sotme të ushtarëve amerikan prezent ishin edhe udhëheqës e sportistë të klubit të karatesë "Kastrioti" nga Ferizaj. Të pranishmit patën rastin të ndjekin një program të pasur kulturo-artistik.

 Kultivimi i mjedrës, Sëmundjet, Dëmtuesit dhe Barërat e këqija.

Posted: 04 Jul 2017 08:19 AM PDT

                                                                       Mjedra

Kultura e mjedrës është me rëndësi shumë të madhe ekonomike për vendin tonë, si dhe është adaptuar shumë kushteve klimatike të Kosovës për kultivim. Në Kosovë më së shumti mbjellen kultivarët: Polka ,Willamete dhe Miker.Toka – Për kultivimin e mjedrës tokat më të përshtatshme janë tokat ranore. Parapërgaditjet për mbjellje– Të bëhet analiza e tokës, zgjedhja e lokacionit me ndriqim dhe ajrosje të mirë, toka të mos përmbaj ujë të qëndrueshëm, të bëhet qelizma (lëvrimi i tokës në thellësi prej 70 cm). Koha e mbjelljes– Vjeshta ose pranvera (preferohet pranvera për shkak të ngricave gjatë dimrit nëse mbjellja bëhet në vjeshtë), Zgjedhja e fidanit për mbjellje– Fidani duhet te jetë i certifikuar, duhet të ketë trashësi të kërcellit sa trashësia e lapsit me së paku 8- 10 rrënjë kryesore. Mbjellja e fidanit – Distanca në mes rendeve duhet të jetë 2.2 – 2.5 metra, në thellësi sa kanë qenë të mbjellura në pemishten prej ku janë nxjerrë fidanet. Ujitja e mjedrës aplikohet përmes sistemit pikë pikë. Mirëmbjatja në mes rendeve: Mbjellët bari i fisnikruar, dhe largimi i barojave në mes rendeve dhe brenda rendeve.

Sëmundjet më të shpeshta

Didymella Applanata-tharja e fidaneve të mjedrës : Është sëmundje shumë e rrezikshme, shenjat e para të sëmundjes paraqiten për rreth sythave në fidane të rinjë, shenjat e sëmundjes duken edhe në gjethe, lëvorja e infektuar gradualisht qërohet, fidanët thahen tërësisht. Masat e luftimit si masë agroteknike mjedra mbjellet në largësi të duhur, për luftimin e kësaj sëmundje me suksese përdoren fungicidet me materie aktive: Asoxystrobin, Hidrokisid bakri,Propineb.

Phragdium rubi-idaei-Ndryshku i mjedrës: Shenjat e sëmundjes shfaqen në gjethe, fidane dhe në fryte zakonisht gjethet bien në tokë, Masat e luftimit: Zhdukja e fidaneve të infektuar dhe trajtimi i mjedrave para fillimit të vegjetacionit dhe gjatë vegjetacionit me preaparate në bazë bakri ose squfuri.

Phytopthora root-Kalbëzimi i rrënjëve të mjedrës: është duke u bërë një sëmundje shumë e rrezikshme , bima mund të preket nga kjo sëmundje në të gjitha fazat e zhvillimit, është shumë aktive në toka të ngrohta me lagështi dhe të pa drenazhuara, Masat e luftimit mund të menaxhohet pjesërisht nga përdorimi i fungicideve. Por në praktik rëndësi shumë më të madhe ka roli i masave të tjera parandaluese që ndërmerren nga ana e fermerit. Fillimisht duke u shmangur mbjelljes së kultivarëve të ndjeshme në tokat ire rënda dhe ku mund të përmbyten ose të grumbullohet uji, krasitja ose rrallimi,krijimi i drenazhimeve përkatëse, menaxhimi i barërave të këqija, përdorimi i sigurt dhe adekuat i Fungicideve etj. Fungicide në bazë të bakrit: përdoren në fillim të vegjetacionit dhe në fund të tij.

Botrytis cinnerea -Kalbëzimi i hirtë i mjedrës : Shfaqet në vitet që ka shumë reshje, në fillim të pjekjes varësisht nga kushtet e ambientit të jashtëm mjedra fillon të kalbet dhe vazhdon deri në vjeljen përfundimtare. Masat e luftimit Trajtimi me preparate kimike bëhet në dy faza: para lulëzimit dhe para pjekjes së frutave, me ato preparate që materie aktive e kanë Fludioxonil-cyprodonil,Folpet,Fenhexamidin.

Agrobacterium tumefaciens – Kanceri i mjedrave: Është sëmundje bakteriale, në kohët e fundit më e përhapura në vendin tonë e që sëmundja bartet me fidane të infektuar ku patogjeni qëndron me vite të tëra në tokë, shenjat e para të sëmundjes shfaqen në rrënjët e bimëve ne formë gungëzash të vogla me ngjyrë të bardhë e më vonë marrin ngjyrë të murrme të mbyllur, bimët ngecin në rritje, kanë gjethe të vogla dhe shumë të ndjeshme nga kushtet klimatike, Masat e luftimit: Për mbjellje përdoren fidanet e shëndosha, nëse toka është e infektuar me këtë bakterie atëher nuk mund të mbjellet kjo kulturë, dhe kjo sëmundje nuk mund të shërohet.

Dëmtuesit e mjedrës :

Aphididae-Morrat e bimëve: Janë mjaft të përhapur në të gjitha kulturat ku paraqiten me numër shumë të madh, masat e luftimit me preparate kimike bëhen me ato preparate që materie aktive e kanë: Cypermethrin, Vajrat minerale.

Acarine – Merimangat(Këpushat) Janë dëmtues shumë të rrezikshëm, bëhet fjalë për merimangat fitofage dhe jo këto të zakonshmet që mundë të shihen me sy sepse merimangat fitofage nuk shihen me sy por vetëm me mikroskop,Masat e luftimit përdoren preparate me materie aktive si Abamectin, Propagit.

Anthonomus spp. – Lulengrënësi i mjedrës dhe manaferrës : Janë mjaft të përhapur në të gjitha vendet ku mbjellet mjedra, Masat e luftimit : me preparate kimike që materie aktive Dmethoat, Pirimiphos- Methyl, Methomyl.

Barërat e këqija ne Kulturën e mjedrës

Një problem mjaftë i madh në të gjitha plantacionet me mjedër është edhe paraqitja e barërave të këqija duke konkurruar kështu me bimët e kultivuara për Dritë, ujë, materie ushqyese dhe shërbejnë si vendstrehues për shumë dëmtues dhe patogjenë të ndryshëm. Luftimi i barërave të këqija mundë të bëhet me mënyrë mekanike dhe kimike, por në vendin tonë është më e përhapur mënyra mekanike e luftimi të barërave të këqija si : Herrja me dorë, prashitja, si dhe kositja në mes rendeve. Luftimi i barërave të këqija me mënyrën kimike : Për luftimin barojave gjethengushtë herbicidi mund të ketë kontakt me gjethet e mjedrës, përdoren preparate kimike me materi aktive Fluazifop-P-Butil. Luftimi i barërave të këqija gjethe ngushta dhe gjethegjerë: Mundë të përdoren herbicide tokësore në fillim te vegjetacionit kur kultura është para fillimit të vegjetacionit përdoren herbicide me materie aktive ''pendimethalin", ky herbicid ndikon që mos të mbijnë barojat por më së shumti ndikon në baroja njëvjeçare ato që shumohen me farë, si herbicid foliar gjatë vegjetacionit përdoren Herbicide me materie aktive që kanë Glufosinat amonium herbicide këto me veprim kontakti por kujdes i madh duhet pasur gjatë trajtimit pasi që herbicidi nuk duhet të ketë kontakt me gjethet e kulturës së mjedrës , dhe trajtimi të mos bëhet kur ka erë në mënyrë që herbicidi të mos kontaktoj me gjethet e mjedrës sepse shkakton efekte toksike në bimët e kultivuara.

Këshilla ime për fund është se para fillimit të ngritjes së plantacionit me mjedër dhe gjatë gjithë periudhës vegjetative është e domosdoshme konsulta me ekspertë te fushës së Mbrojtjes së bimëve.

Shkruan Msc. Meriton Hashani

Dështim apo drejtësi

Posted: 04 Jul 2017 04:31 AM PDT

Gjykata Supreme, e bëri të vetën, mori vendim për pushimin e të gjitha akuzave të luftës për Komandantin e UÇK-së, Kryetarin e Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku.
Në gjithë këtë proces të zhvilluar, asnjëherë nuk për të dalë në shesh e vërteta e këtij procesi, asnjëherë nuk ka për tu prezantuar dështimi i atyre që deshën të njollosin luftën e UÇK-së, e akterët e saj.
Ta quash drejtësi, gjithsesi nuk mund ti ikësh këtij termi, pas gjithë këtyre proceseve të montuara e paradoksale!
Ka vend për të hulumtuar për këto dy terme!, për tu prononcuar.
Dështimi i shpalljes së aktakuzës në një proces të montuar, për të pabërat e Luftëtarëve të Lirisë, s'ka si të shpjegohet ndryshe, për pos asaj të dhënjes së verdiktit final, duke i pushuar të gjitha akuzat për krime lufte.
Shpifësit, të cilët përgatiten këto montime gjyqësore, qofshin ndërkombëtar apo vendor, për të cilën jam i bindur se janë shqipfolës (vendor), pas publikimit të verdiktit për drejtësi, të strukur nëpër vendet e fshehta, nëpër bodrumet ku përgatitën këto akuza, më duket se po i shohë duke ngrënë gishtërinjtë e tyre (thonjtë), duke analizuar dështimin e tyre, duke nxjerr mësim nga gabimet e bëra, sepse jam i bindur se ata asnjëherë nuk kanë për të pushuar me akuza kundër djemëve të lirisë.
Të tilla procese, Luftëtarët e Lirisë i presin edhe në të ardhmen, ashtu siq po paralajmërohet puna e Gjykatës Speciale. Argatët e jashtëm të kësaj Gjykate Special Ndërkombëtare (shqipfolësit), sigurisht se tani më në pjatat e tyre u janë përgatitur akuzat për trimat e UÇK-së, për çka do të dëshmojnë, por jam thellësisht i bindur se kanë për të dështuar, siç ndodhi me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, në Slloveni, në Francë e shumë vende të tjera.
Luftëtarët e Lirisë, asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë, qoftë asaj vendore apo ndërkombëtare. Edhe pse të shantazhuar, me kërcënime të vazhdueshme, kanë arritur të rrëzojnë akuzat serbe të ngritura ndaj tyre, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Mbretëria serbe në Kosovë ka përfunduar.
Brenda saj kanë mbetur fundërrina vendore, e besa pas luftës kanë ardhur disa fundërrina ndërkombëtare, të joshur me para të majme, apo për hir të miqësisë që kishin me Serbinë, nuk hezituan të bëhen argat të së keqes.
Ashtu sikur dikur që dështuan, edhe sot dështuan, kanë për të dështuar edhe nesër, e kurdo qoft, sepse nuk ka Luftëtarë Lirie, i cili ka pasur për qëllim spastrimet etnike ashtu siq pretendohet përmes akuzave politike.
Lufta e UÇK-së, ishte dhe mbetet e pastër, sepse nuk ka si të jetë ndryshe. I vetmi mision i kësaj guerile kaq të suksesshme, ishte sjellja e LIRISË për popullatën e vendit, të cilët asnjëherë se kishin prekur e as parë me sy.
Të luftosh për lirin e popullit tënd, nuk është krim, është obligim i çdo njërit që është i aftë për pushkë, sepse kështu kërkohet.
Njerëzit të cilët nuk ishin të gatshëm për këtë luftë, nuk duhet të kenë mëri për luftëtarët, nuk duhet ti shohin me syrin gjykues. Ata duhet të jenë pran tyre për t'i ndihmuar, sepse edhe ata janë qenie njerëzore e mund të gabojnë.
Ky obligim për tu marrë drejtpërsëdrejti me Luftëtarët e Lirisë, duhej t'i takon institucioneve të vendit, por duke mos i liruar nga obligimi qytetarë, banoret në përgjithësi, duke përllogaritur në traumat që mund të kenë pësuar në kohëra luftërash këta luftëtarë, nëse dikush nga ata mund të kishte në të kaluarën.
Dikur ndiheshim të sigurt pranë njëri tjetrit, e sot jo, që më bënë të besoj thellësisht në luftën special serbe, përmes njerëzve që i kanë mbetur atij regjimi brenda vendit tonë.
Për luftëtarët e lirisë, vendimi i marrë nga Gjykata Supreme, sjellë shpresë, krenari e gëzim, për mundin që bënë dje, e sot shpërblehet. Çdo sfidë gjyqësore, në një formë i ka luhatur nga krenaria që bartnin në vete, humbnin shpresat për drejtësi në vend, por verdikti i djeshëm, e verdiket të tjera të mëhershme, ngjallin shpresat për një jetë më të mirë.
Mirë se erdhe komandant Sami Lushtaku.

MA:Nexhat Shahini
(Magjister i Historisë)
Veteran i Luftës së UÇK-së

SHBA-ja kryen sulme ajrore kundër al-Shabab në Somali

Posted: 04 Jul 2017 03:45 AM PDT

Zëdhënësaj e Pentagonit, Audricia Harris, ka thënë se sulmi ndodhi të dielën pasdite sipas kohës somaleze dhe se SHBA-ja është duke i vlerësuar rezultatet e tij, transmeton Express.

Ajo nuk ka thënë se sulmi u krye me dron.

Zyrtarët somalezë kanë thënë se SHBA-ja ka kryer disa sulme me dronë në vitet e fundit kundër al-Shababit të lidhur me al-Qaedan./Express/ 

Lekaj: Do t’i sigurojmë numrat që Haradinaj të jetë mandatar për krijimin e Qeverisë

Posted: 04 Jul 2017 03:45 AM PDT

Lekaj në TvDukagjini, ka shprehur bindjen se kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, do të arrijë që t'i sigurojë numrat për krijimin e Qeverisë. Ai thotë se PAN-i i ka numrat rreth krijimit të Qeverisë, transmeton Gazeta Express.

"… në këtë drejtim është i autorizuar z. Haradinaj që të bisedojë me subjektet politike rreth asaj që të sigurohen numrat. Haradinaj ka komunikim të drejtpërdrejtë edhe me subjektet politike, në këtë rast me LDK-në, por edhe takime individuale me deputetë", ka thënë Lekaj.Tutje ai është shprehur se Haradinaj nuk do të lejojë që Lista Serbe t'i vendosë kushte në këmbim të votës për ta bërë atë kryeministër."Absolutisht, në asnjë mënyrë Haradinaj nuk do të pranojë kushte nga Lista Srpska, që e dëmtojnë apo e zbehin shtetin e Kosovës. Haradinaj është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike që i thonë ‘po’ koalicionit të PAN-it", ka thënë Lekaj. Tutje ai është shprehur se AAK-ja do të vazhdojë që të qëndrojë në koalicion me PDK-në. /GazetaExpress/

Kryeministrja e Serbisë kërkon autonomi për pjesën veriore të Kosovës

Posted: 04 Jul 2017 03:45 AM PDT

Brnabiq, në një intervistë për agjencinë amerikane të lajmeve, Bloomberg, tutje ka thënë se për statusin përfundimtar të Kosovës do të vendoset fare në fund të rrugëtimit.

"Avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani varet nga vetë Kosova nëse do t'u jap një lloj autonomie serbëve që jetojnë në veri të vendit", ka thënë ajo, duke shtuar se "çështja e përgjithshme e statusit do të vendoset krejt në fund të rrugëtimit".

Rusia është, po ashtu, përkrahësi më i madh i Serbisë në raport me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, që është edhe një prej pengesave më të mëdha për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, po ashtu, ka folur edhe për aspiratat e vendit të saj për anëtarësim në BE. Ka deklaruar se nëse Serbisë do t'i duhej të zgjidhte mes marrëdhënieve më të afërta me Rusinë dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të rreshtohet kah kjo e fundit.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë rrugën e nisur nga paraardhësi i saj, presidenti Aleksandër Vuçiq, për ta bërë vendin e saj gati për anëtarësim në BE deri në fund të mandatit të saj, më 2020.

Gjuriq reagon ashpër për lirimin e Sami Lushtakut

Posted: 04 Jul 2017 03:45 AM PDT

Gjuriq ka thënë se vendimi për të liruar Lushtakun është një dëshmi tjetër së në Kosovë nuk ka drejtësi, transmeton Indeksonline.

"Vendimi i Gjykatës Supreme tregon se në Kosovë nuk ka drejtësi dhe se vazhdon fshehja nën qilimin e krimeve të luftës dhe shthurjes monstruoze e gjithë atyre që janë kryer në llogari të tyre", ka thënë Gjuriq.

Austria i ka në gjendje gatishmërie trupat dhe automjetet ushtarake për t’i ndalur emigrantët

Posted: 04 Jul 2017 03:44 AM PDT

Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, Hans Peter Doskozil, ka njoftuar për këto masa në një intervistë me të përditshmen austriake, Kronen Zeitung, transmeton Express.

Ai ka thënë se bartësit e blinduar të trupave janë dërguar në rajonin Tyrol dhe se 750 trupa janë në gjendje gatishmërie.

Austria ka pika kontrolli përgjatë kufijve të saj me Hungarinë. Por, në vendet tjera iu bindet sistemit të BE-së për kufij të hapur./Express/