“Kryetari Svarqa, mbajti takim lamtumirës me ekipet e LMT-së” plus 5 more Ferizaj Press |
- Kryetari Svarqa, mbajti takim lamtumirës me ekipet e LMT-së
- Ferizaj bëhet edhe me një restorant modern
- Asfaltohet rruga “Atanas Athanasi”
- Krijimi i institucioneve duhet të bëhet sa më parë!
- Kastriot Bushi hap dhe mbyll Degën e AKR-së në Kaçanik
- Arrestohet një person në Ferizaj për tentim vrasje
Kryetari Svarqa, mbajti takim lamtumirës me ekipet e LMT-së Posted: 14 Jul 2017 08:58 AM PDT Ferizakj.14.07.2017. Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, të premten ka zhvilluar një takim lamtumirës me përfaqësuesit e LMT-së, rreshterin Aleks Ortonto dhe ekipin e tij të cilët për një kohë punuan në rajonin e Ferizajt ndërsa pas pak ditësh pritet që të vijë një grup tjetër punues i forcave të KFOR-it. Me këtë rast kryetari Svarqa, këta të fundit i ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit, ndërsa theks të veçantë i ka kushtuar situatës së sigurisë në qytetin e Ferizajt i cili është njëri ndër qytetet më te qeta në gjithë Republikën e Kosovës. Nga ana tjetër komandanti i LMT-së bashkë me ushtarët e tjerë shfaqën kënaqësinë që kanë qenë kaq të mirëpritur, kudo që kanë punuar dhe thanë se po largohen nga këtu me kujtimet më të mira. Në këtë takim morën pjesë edhe ekipa tjetër e LMT-së e cila do të qëndrojë për një kohë në Kosovë në krye me rreshterin Brindle. Premtuan se bashkëpunimin do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në takimin e sotëm lamtumirës u shkëmbyen edhe dhurata në mes komandantit të LMT-dhe kreut të komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa. |
Ferizaj bëhet edhe me një restorant modern Posted: 14 Jul 2017 06:37 AM PDT Ferizaj.14.07.2017. Të enjten mbrëma është bërë hapja zyrtare e restorantin "Platinium" fshatin Babush të Ferizajt. Në këtë solemnitet mori pjesë edhe i pari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili shprehu kënaqësinë që Ferizajt po i shtohen çdo ditë e më shumë hapësira moderne. Ai në fjalën e tij uroi që edhe ky biznes të ketë një afarizëm të mbarë për të qenë në funksion të zhvillimit ekonomik të gjithë komunës së Ferizajt. " Unë shpreh konsideratën time për secilën punë të dobishme që po e bëjmë bashkë në komunën tonë . Jam i gëzuar që në këtë mënyrë po arrihen suksese të njëpasnjëshme drejt një zhvillimi sa më të mirë ekonomik që na sjell dobi të shumëfishta" potencoi kryetari Svarqa me këtë rast. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku i cili uroi afaristët ferizajas për zgjerim të punëve biznesore dhe arritje të sukseseve. Ndërkaq pronari i restorantit të sapo hapur "Platinium" Mifail Vogliqi u tha të pranishmëve se pjesa ku ai ka investuar është një ambient i këndshëm dhe i përshtatshëm për secilin rast apo takim kurse shërbimi dhe ushqimi do të jenë në nivelin më të lart të mundshëm.
|
Asfaltohet rruga “Atanas Athanasi” Posted: 14 Jul 2017 05:08 AM PDT Ferizaj.14.07.2017. Të premten është bërë asfaltimi i rrugës "Atanas Athanasi". Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka përcjellur kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin, por edhe me bashkëpunëtore të tjerë. Me këtë rast Svarqa, vlerësoi këtë projekt si tepër të rëndësishëm për banorët e kësaj pjesë të qytetit. Tha se projekte të tilla po realizohen pothuajse në të gjitha lokalitetet e komunës së Ferizajt. "Ne edhe sot po asfaltojmë një rrugë mjaftë të rëndësishme edhe ndodhet në pjesën periferike të qytetit e cila lidh katër anët e qytetit që janë arterie që shpiejnë në drejtime të ndryshme të qytetit siç është rruga " Astrit Bytyqi, rruga "Hasan Prishtina", rruga "Kadri Zeka" dhe pjesa tek segmentet e magjistrales Prishtinë-Ferizaj. Është një rrugë që ka disa telashe edhe me shpronësim, por ne veç kemi filluar me këto procedurat dhe do t'i shpronësojmë pjesët ku na duhen për t'u lidhur me rrugën "Hasan Prishtina" dhe kjo pjesë është edhe e tenderuar në këtë projekt si asfaltim. Ne do të punojmë edhe për pjesët e tjera që do të lidhen me këtë rrugë sepse tani kjo pjesë po bëhet mjaft e qarkullueshme ndërsa me këtë projekt po po bëjmë edhe përmbylljen e investimeve në zonën urbane të qytetit" deklaroi me këtë rast kryetari Svarqa. E nga ana tjetër banorët e kësaj rrugë, janë shprehur tejet mirënjohës për asfaltimin e rrugës së tyre. Thanë se projekte të tilla është dashur të realizohen shumë më parë. "Asfaltimi i kësaj rruge është një përparësi e madhe për ne sepse qarkullimi ka qenë mjaft i vështirësuar. Edhe me fëmijët kemi pas mjaft telashe, prandaj falënderojmë komunën për këtë punë të mrekullueshme në lagjen tonë" u shpreh Agron Ibrahimi banor në këtë rrugë. U bë e ditur se vlera e këtij projekti kap shumën mbi 50 mijë euro, ndërsa ka një gjatësi prej 390 metra dhe me gjerësi shtatë metra. Punimet e kësaj rrugë i ka kryer "Burimi Company".
|
Krijimi i institucioneve duhet të bëhet sa më parë! Posted: 14 Jul 2017 02:56 AM PDT Shkruan: Hanife Salihu |
Kastriot Bushi hap dhe mbyll Degën e AKR-së në Kaçanik Posted: 14 Jul 2017 02:50 AM PDT Dega e Aleancës Kosova e Re në Kaçanik është mbyllur përfundimisht. Kjo është bërë e ditur nga vet kryetari i kësaj dege, Kastriot Bushi. Nëpërmjet nje njoftimi dërguar mediave ai ka dhënë gjithë sqarimin e kësaj përplasje të degës me selinë qendrore të partisë të cilën e drejton Behgjet Pacolli Njoftimi i plotë:
|
Arrestohet një person në Ferizaj për tentim vrasje Posted: 14 Jul 2017 01:52 AM PDT Ferizaj.14.07.2017. Njësiti policor pas një informatë për gjuajtje me armë, ka hasur viktimën mashkull , i cili ishte i plagosur me armë zjarri për arsye të panjohura nga një i dyshuar mashkull. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.Lidhur me rastin pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari dhe nga i njëjti është konfiskuar arma me një karikatorë dhe dy fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin policor. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |