Koha.net: “Edhe tifozët “Kuq e Zi” i bashkohen protestës së nesërme për “Ballistin”” plus 29 more |
- Edhe tifozët “Kuq e Zi” i bashkohen protestës së nesërme për “Ballistin”
- Vjen edhe reagimi i FSHF-së për rastin Morina
- "Më 3 gusht nuk do të zgjidhet kryeministri"
- “Loyalty” nga Kendrick Lamar e Rihanna me videoklip të jashtëzakonshëm
- Deputetja e Vetëvendosjes thotë se PAN-i nuk do të sjellë ndryshime në Kosovë
- Matoshi thotë se edhe deputetët e partive tjera do të votojnë qeverinë Haradinaj
- Deliu-Kodra: PAN-i është fitues i zgjedhjeve
- Tifogrupi “Illyrian Elite” paralajmëron protestë për ekstradimin e “Ballistit” në Serbi
- Zhduket një 7-vjeçar në Durrës
- Trajneri dhe futbollistët e Prishtinës kërkojnë titullin pas katër vjetësh
- Arsim Thaçi flet për largimet e fundit nga Prishtina
- Matoshi: Vetëvendosje nuk ka politikë por pallavra
- Agron Radenicën në Suedi e regjistruan si shtetas të Serbisë, MPJ hesht
- Kushtet e përfaqësuesve boshnjakë për të përkrahur formimin e qeverisë
- Xhensila Myrtezaj publikon këngën e re
- Vllaznia ia merr Dritës futbollistin Maliqi
- Napoli nuk heq dorë nga Rashica
- Ekonomia amerikane rritet me një ritëm më të shpejtë
- Merino huazohet te Newcastle
- Interi kërkon Rafinhan
- Conte: Chelsea favorit për titull
- Posta fiton padinë, Ministria e Financave do t’i paguajë dëmshpërblim 3,6 milionë euro
- Petroviq thotë se me Delawien u pajtuan se Kosova s’ka kohë për të humbur
- PSG-ja sfidon Barcelonën për Coutinhon
- Nga 4 deri në 20 euro biletat për ndeshjen Kroaci - Kosovë
- Drejtësia kroate mund ta ekstradojë në Serbi Ballist Morinën
- "Human Care" zhvillon aktivitet për Ditën Botërore kundër Hepatitit
- Singapori teston shkëlqimin në shtigje të errëta
- Thirrje për qasje të kujdesshme të Kosovës ndaj paralajmërimeve të fundit nga Serbia
- Roma konfirmon ofertën e fundit për Mahrezin
Edhe tifozët “Kuq e Zi” i bashkohen protestës së nesërme për “Ballistin” Posted: 28 Jul 2017 02:51 PM PDT Thirrjes së tifogrupit “Illyrian Elite” për protestë para kryeministrisë së Tiranës për Ismail Morinën – Ballistin, i janë bashkuar edhe tifozët “Kuq e Zi”. Tifozët “Kuq e Zi” në Facebook kanë shkruar “pa dallim feje, krahine e tifogrupi nesër duhet të jemi aty bashkë dhe sa më të shumtë në numër. Te kryeministria në ora 19:00”, transmeton Koha.net. Një gjykatë në Kroaci ka marrë vendim që Ismail Morina të ekstradohet në Serbi, për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vjen edhe reagimi i FSHF-së për rastin Morina Posted: 28 Jul 2017 02:38 PM PDT Federata e Futbollit të Shqipërisë ka reaguar për vendimin e gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës – Ballistit në Serbi. FSHF ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të ndërhyjnë brenda kornizave ligjore për të ndaluar ekstradimin e Ballistit në Serbi, transmeton Koha.net. “FSHF reagon publikisht dhe i bën thirrje të hapur autoriteteve përkatëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
"Më 3 gusht nuk do të zgjidhet kryeministri" Posted: 28 Jul 2017 02:34 PM PDT Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, deklaroi se më 3 gusht nuk do të mund të zgjidhet kryeministri i Kosovës, edhe nëse i ka votat PAN-i. “Rezultati nuk tregon se ka fitues në këto zgjedhje. Ky është realiteti i cili tregon një kompozicion që s’ka fitues. A do të ketë marrëveshje deri më 3 gusht nuk e di”, tha ai për televizionin publik. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Loyalty” nga Kendrick Lamar e Rihanna me videoklip të jashtëzakonshëm Posted: 28 Jul 2017 02:29 PM PDT Pas këngëve “Element”, “DNA” dhe “Humble”, reperi i mirënjohur amerikan, Kendrick Lamar ka publikuar edhe një këngë me videoklip nga albumi i tij “Damn”. “Loyalty” është kënga e tij e re në bashkëpunim me Rihannan, transmeton Koha.net. Complex shkruan se me regji të Dave Meyersit dhe Little Homies kanë ardhur në jetë idetë gjeniale për “Loyalty”. Lamar tani është duke kryer me shumë sukses turneun “Damn Tour” në Amerikë, në të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Deputetja e Vetëvendosjes thotë se PAN-i nuk do të sjellë ndryshime në Kosovë Posted: 28 Jul 2017 02:28 PM PDT Fatmire Mulhaxha-Kollqaku nga Lëvizja Vetëvendosje, në një debat në televizion publik, tha se ende pa u formuar qeveria, pretendentët që po duan të formojnë qeverinë, varen nga Beogradi. “Unë e di që PAN i ka 39 vota, për tjetër ende nuk dihet”, tha ajo. Sipas saj koalicioni PAN nuk garanton se do të sjellë ndryshime në Kosovë. “Ne do ta presim rezultatin. Është shumë e qartë se qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim, Edhe nëse krijohet kjo qeveri nuk do të ketë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Matoshi thotë se edhe deputetët e partive tjera do të votojnë qeverinë Haradinaj Posted: 28 Jul 2017 02:21 PM PDT Halil Matoshi nga AAK, pjesë e PAN-it, në një debat në televizionin publik, tha se Ramush Haradinaj synon të ketë qeveri me bazë të gjerë. Sipas tij Haradinaj do që të ketë qeveri me bazë dhe të mos varet prej disa deputetëve. “Kushtetuesja e ka përcaktuar se kujt i konvenon. Është fitues në aspektin kushtetues dhe ligjor”, tha ai. Sipas tij deputetët nuk i nënshtrohen asnjë autoriteti. “Liria e vendosjes në demokraci është individuale. Konsideroj se edhe deputete të partive të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Deliu-Kodra: PAN-i është fitues i zgjedhjeve Posted: 28 Jul 2017 02:14 PM PDT Përfaqësuesit e partive kryesore politike në vend kanë diskutuar në televizion publik rreth asaj se nëse në seancën konstituive të 3 gushtit, deputetët do të arrijnë të zgjedhin kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit. Të gjitha zhvillimet e deritanishme lidhur me krijimin e numrave për ta ndërtuar Qeverinë e re të Kosovës, po cilësohen thjeshtë si spekulime. Sipas zyrtarëve partiakë që diskutuan, më 3 gusht deputetët pasi ta japin betimin, do ta votojnë kryesinë e Kuvendit, e pastaj kandidatin...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Tifogrupi “Illyrian Elite” paralajmëron protestë për ekstradimin e “Ballistit” në Serbi Posted: 28 Jul 2017 02:07 PM PDT Pas lajmit se Ismail Morina, i njohur si Ballisti, do të ekstradohet në Serbi, ka ardhur edhe reagimi i tifogrupit “Illyrian Elite”. Ky grup i tifozëve shqiptarë përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar për një protestë masive para kryeministrisë në Tiranë nga ora 19:00, transmeton Koha.net. Drejtësia kroate mund ta ekstradojë në Serbi Ballist Morinën “Illyrian Elite” i ka bërë thirrje kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe organeve të tjera shtetërore që të ndërmarrin hapa sa...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Zhduket një 7-vjeçar në Durrës Posted: 28 Jul 2017 01:49 PM PDT Një i mitur rezulton i humbur në qytetin e Durrësit që prej orëve të paradites së të premtes. I mituri, i moshës 7-vjeçare ka qenë duke luajtur deri në orën 10:30 minuta të paradites pranë banesës së tij në Durrës, në lagjen numër 15, kur është zhdukur, raporton tch. Familjarët e të miturit kanë bërë denoncimin në Polici. Policia ka nisur kërkimet dhe fton qytetarët që mund ta kenë parë atë të njoftojnë në numrin 0694110217. 7-vjeçari...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trajneri dhe futbollistët e Prishtinës kërkojnë titullin pas katër vjetësh Posted: 28 Jul 2017 01:44 PM PDT Me synim titullin e kampionit, që i mungon tash e katër vjet, FC Prishtina tash e 10 ditë, ka nisur fazën përgatitore për edicionin e ri. Klubi bardhekaltër po stërvitet në Banjë të Pejës, dhe nuk do të përgatitet jashtë vendit, transmeton Sporti në KTV. Në fazën përgatitore kryeqytetasve i janë bashkuar edhe përforcimet e ardhura gjatë këtij afati kalimtarë. Trajneri i Prishtinës Arsim Thaçi, është shprehur i kënaqur me fazën përgatitore duke folur edhe për synimet e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Arsim Thaçi flet për largimet e fundit nga Prishtina Posted: 28 Jul 2017 01:40 PM PDT FC Prishtina është duke zhvilluar fazën e fundit përgatitore para nisjes së edicionit të ri, me synim për të rikthyer titullin e kampionit të Kosovës në kryeqytet. Trajneri aktual i prishtinasve Arsim Thaçi, përveç përforcimeve të bëra gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka larguar edhe shumë futbollistë nga Prishtina. Së fundi nga kryeqytetasit janë larguar plotë tetë futbollistë në të cilët nuk ka llogaritur trajneri Thaçi. Lojtarë me emra si Liridon Leci, Shend...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Matoshi: Vetëvendosje nuk ka politikë por pallavra Posted: 28 Jul 2017 01:36 PM PDT Anëtari i AAK-së, Halil Matoshi është përplasur ashpër me deputeten e zgjedhur të Vetëvendosjes, Fatmire Kollçakun. Matoshi e ka akuzuar anëtaren e VV-së, se po manipulon me publikun kur po flet për rolin e serbëve në Qeverinë e Kosovës. “Po manipuloni me publikun. Serbët i kanë pranuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk do të varet as nga VV-ja dhe as nga Beogradi, ka thënë Matoshi në televizionin publik. Anëtari i AAK-së madje ka thënë se Vetëvendosja nuk...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Agron Radenicën në Suedi e regjistruan si shtetas të Serbisë, MPJ hesht Posted: 28 Jul 2017 01:32 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kushtet e përfaqësuesve boshnjakë për të përkrahur formimin e qeverisë Posted: 28 Jul 2017 01:23 PM PDT Kushte në këmbim të votave të përfaqësuesve të komunitetit bashnjak në Kosovë janë bërë të ditura nga vetë këta të fundit. Deputetja e këtij komuniteti Emilija Rexhepi nuk ka përmendur nëse do të votojnë ose jo për PAN-in, por ka thënë se çfarë duhet bërë për të marrë votën e tyre, raporton KTV. “Sa i përket subjektit tonë politik, ne kemi kërkesat tona e ato janë: punësime të komunitetit tonë në institucionet publike të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Xhensila Myrtezaj publikon këngën e re Posted: 28 Jul 2017 01:20 PM PDT Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në bashkëpunim me Irkenc Hyka, sot kanë publikuar këngën e re. Kënga quhet “Si të jem mirë”. Hyka është edhe vetë autori i kësaj kënge. Teksti i këngës është shkruar nga Petro Xhori. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vllaznia ia merr Dritës futbollistin Maliqi Posted: 28 Jul 2017 02:16 PM PDT Futbollisti Bergin Maliqi është larguar nga skuadra e Dritës së Gjilanit. Maliqi të premten është prezantuar me fanellën e klubit Vllaznia nga Pozherani. "Bergin Maliqi që nga sot është pjesë e Vllaznisë së Pozheranit", thuhet në njoftimin e klubit. Klubin e Vllaznisë në Superligë do ta drejtojë Bekim Isufi. Më herët drejtuesit e skuadrës së promovuar në elitë, kanë transferuar Elbasan Thaqin, Alban Rexhepin, Shkëmbim Salihun, Labinot Shabanin, Aldon Isenin, Maliq Belulin, Armend...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Napoli nuk heq dorë nga Rashica Posted: 28 Jul 2017 01:53 PM PDT Krerët e klubit italian Napoli, nuk kanë hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica. Siç njoftuan mediumet italiane të premten, Napoli do t'i bëjë edhe një ofertë skuadrës së Vitesses për t'ia liruar mesfushorin Rashica. Vitesse ditë më parë njoftoi se Rashica nuk është në shtije. "Napoli nuk heq dorë nga futbollisti Milot Rashica. Napoli është duke e kërkuar me ngulm mesfushorin e Kosovës që është në pronësi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ekonomia amerikane rritet me një ritëm më të shpejtë Posted: 28 Jul 2017 01:11 PM PDT Rritja vjetore e ekonomisë amerikane për muajt prill, maj dhe qershor, ishte 2.6 për qind, sipas një raport të ri të Departamentit të Tregtisë të botuar të premten. Të dhënat e prodhimit të brendshëm bruto, tregojnë se shpenzimet e konsumatorëve dhe të bizneseve ndihmuan në nxitjen e rritjes ekonomike. Sara Johnson, ekonomiste në kompaninë IHS Markit, thotë se rritja e ekonomisë amerikane u ndihmua edhe nga ritmet më të shpejta të ekonomisë globale që përmirësuan tregtinë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 28 Jul 2017 01:11 PM PDT Newcastle ka finalizuar huazimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Mikel Merino, për një stinor. Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Premier Leagues së Anglisë të premten. Merino është reprezentues i U-21 të Spanjës, ndërsa ai është transferuar te Dortmundi verën e kaluar pas dy stinorëve tek Osasuna. Mirëpo, startoi në vetëm dy ndeshje gjithë stinorin e kaluar në të gjitha garat dhe ka dashur të kalojë te një skuadër ku do të mundë të luajë më...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 28 Jul 2017 01:39 PM PDT Interi është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Rafinha, mirëpo skuadra italiane ka një konkurrencë nga Liverpooli, bën të ditur "Mundo Deportivo" të premten. Interi po shikon të forcojë skuadrën për stinorin e ri, pasi deri më tash ka sjellë vetëm Milan Skriniarin dhe Borja Valeron. Rafinha, 24-vjeçar është në listën e lojtarëve që Interi i dëshiron. Mirëpo, braziliani 24-vjeçar po kërkohet edhe nga Liverpooli. Barcelona ka gjasa të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Conte: Chelsea favorit për titull Posted: 28 Jul 2017 01:18 PM PDT Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte, vlerëson se Chelsea është favorit për të mbrojtur titullin e Premier Leagues së Anglisë. Mirëpo, Conte ka paralajmëruar që të mos nënvlerësohet asnjë skuadër. "Sigurisht jemi favorit, ne kemi fituar Premier Leaguen stinorin e kaluar. Këtë stinor do të jetë vështirë. E dini se çfarë ka ndodhur në Angli. Chelsea fitoi titullin në stinorin 2014/15 dhe Leicester City në atë 2015/16. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm dhe mos...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posta fiton padinë, Ministria e Financave do t’i paguajë dëmshpërblim 3,6 milionë euro Posted: 28 Jul 2017 01:03 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Petroviq thotë se me Delawien u pajtuan se Kosova s’ka kohë për të humbur Posted: 28 Jul 2017 12:57 PM PDT Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Slobodan Petroviq, tha se duhet krijuar Kuvendi dhe qeveria e Kosovës nga partitë që kanë fituar në zgjedhje dhe që kanë shumicën. Petroviq tha sot në televizionin publik se është e nevojshme që të fillojnë bisedat dhe të themelohen institucionet, kuvendi dhe qeveria. Sipas tij Partia tjetër që është Lista Serbe, ka pasur përkrahje nga qeveria Serbe. “Shumë njerëz që kanë qenë në listë në Partinë Liberale Serbe, kanë mbetur pa...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
PSG-ja sfidon Barcelonën për Coutinhon Posted: 28 Jul 2017 12:53 PM PDT Paris Saint-Germaini është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit organizator të Liverpoolit, Philippe Coutinho. Sipas "Diairio Sport", Coutinho 25-vjeçar ia ka konfirmuar Barcelonës dëshirën për t'iu bashkuar, mirëpo Liverpooli mbetet i prerë në kërkesat e veta, duke mos dashur të shesë lojtarin për më pak se 150 milionë euro. Më herët ishte raportuar se Liverpooli ka refuzuar një ofertë të Barcelonës prej 80 milionë eurosh për brazilianin. Barcelona e sheh...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nga 4 deri në 20 euro biletat për ndeshjen Kroaci - Kosovë Posted: 28 Jul 2017 12:49 PM PDT Federata e Futbollit e Kroacisë ka njoftuar për çmimin e biletave për ndeshjen që përfaqësuesja kroate e luan kundër Kosovës më 2 shtator në stadiumin "Maksimir" të Zagrebit. Bileta më e lirë për ta përcjellë këtë ndeshje eliminatore do të kushtojë 4 euro, kurse ajo më e shtrenjta që është për zonën VIP do të kushtojë 20 euro. "Federata e Futbollit e Kroacisë i ka bërë lirim drastik të biletave për dy ndeshjet kundër dy përfaqësueseve...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Drejtësia kroate mund ta ekstradojë në Serbi Ballist Morinën Posted: 28 Jul 2017 12:46 PM PDT Ismail “Ballist” Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më tetor të vitit 2014, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji. Nga informacionet e fundit ekskluzive që disponon Opinion.al Morina ka dalë tri ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut, ku është vendosur ekstradimin e tij në Serbi, pasi sikundër dihet prej afro dy vitesh në emër të këtij shtetasi ka një urdhër...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
"Human Care" zhvillon aktivitet për Ditën Botërore kundër Hepatitit Posted: 28 Jul 2017 12:40 PM PDT Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Hepatitit, Organizata "Human Care" ka bërë shpërndarjen e fletushkave informative për qytetarët e Komunës së Prishtinës dhe të Fushë Kosovës. Qytetarët përmes kësaj broshure kishin rastin të informohen rreth sëmundjes së hepatitit, inflamacionet e melcisë të shkaktuara nga infeksionet virare, llojet e hepatiteve, rreziqet, mbrotja nga hepatiti dhe vaksinimi. Në bashkëbisedim me qytetarët, ata falënderuan "Human Care" për informim më...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Singapori teston shkëlqimin në shtigje të errëta Posted: 28 Jul 2017 12:06 PM PDT Singapori është i njohur si një vend inovativ. Choa Chu Kang, ka vendosur që rrugëve të errëta të vendit të testojë shkëlqimin, dhe me të vërtetë duket e shndritshme, transmeton Koha.net. Këtë e ka bërë me qëllim të përmirësojë rrugën dhe që shikueshmëria të bëhet më e lehtë. Singapori është një nga qendrat më të mëdha tregtare në botë, me qendrën e katërt më të madhe financiare dhe njerëzit njihen për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Thirrje për qasje të kujdesshme të Kosovës ndaj paralajmërimeve të fundit nga Serbia Posted: 28 Jul 2017 12:02 PM PDT Në Kosovë, njohësit e çështjeve politike po bëjnë thirrje për një qasje të kujdesshme të autoriteteve në Prishtinë ndaj paralajmërimeve të Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ata bëjnë thirrje për krijimin e një platforme konsensuale që lidhet me interesat e shtetit dhe refuzimin e çdo diskutimi me Serbinë për formën e ekzistencës së Kosovës. Analisti politik Milazim Krasniqi i ka thënë Zërit të Amerikës se nisma e presidentit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Roma konfirmon ofertën e fundit për Mahrezin Posted: 28 Jul 2017 12:03 PM PDT Roma ka konfirmuar se ka lansuar ofertën e fundit për transferimin e yllit të Leicesterit, Riyad Mahrez, dhe nëse nuk pranohet do të shikojë opsionet tjera. Mediat italiane raportojnë se Roma ka gati 40 milionë euro për anësorin e Leicesterit, transmeton Koha.net. Oferta e parë e klubit italian ishte refuzuar. “Nuk po punojmë vetëm në një emër”, është shprehur Monchi. “Është logjike që kemi opsione të ndryshme. Rasti i Mahrezit është publik, me të tjerët s’ka ndodhur. Kemi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |