Koha.net: “Drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë përjashtohet nga puna” plus 29 more |
- Drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë përjashtohet nga puna
- “Çmimi i rrymës mund të dyfishohet në rast se nuk ka zgjidhje me banorët e Shipitullës”
- Chelsea zëvendëson Matiqin me Drinkwaterin
- Liverpooli refuzon 100 milionë euro për Coutinhon
- Komuna e Fushë Kosovës pa leje nisi ndërtimin e shkollës
- Mustafa: Diaspora na gjallëron, na e hijeshon vendin dhe na disponon pa masë
- Mjekët këshillojnë: Kujdes nga temperaturat e larta
- Fazliu tregon arsyen e kthimit në Kosovë, beson se mund ta fitojë titullin me Dritën
- Çollaku: Idetë e Daçiqit të rrezikshme për stabilitetin në rajon
- Pence në Estoni: Sulmi ndaj një aleati të NATO-s, sulm ndaj të gjithëve
- Serial: Perandori epis. 154 ®
- N'Gas(z) ®
- Puls ®
- Express Summer ®
- Serial: “Trimi dhe e bukura" epis. 70 ®
- Në mesin e të varurve nga drogat që kërkuan ndihmë në QKUK ka edhe VIP-a
- Konsumuesit e drogës tri herë më të prirë në vetëvrasje, thotë Blakaj
- Fondacioni i Clooneyt hap shkolla për refugjatët sirianë
- “Dunkirk” vazhdon dominimin në arkat filmike
- Policia thotë se këtë vit shkatërroi 13 rrjete kriminale të drogës
- Statistikat tregojnë për përdorim të substancave narkotike në festivale, thotë Policia
- Guardiola dëshiron edhe dy transferime te City
- Policia habitet pse arsimtarët s’po e informojnë kur vërejnë nxënësit me substanca narkotike
- “Prindërit nuk po punojnë sa duhet me fëmijët e tyre kur është fjala për drogat”
- Kosova ka së paku 3500 persona të varur nga droga, qasja në treg shumë e lehtë
- Mbytet një person në Liqenin e Tiranës
- Vuçiq për “Ballistin”: Kemi bërë veprimet e duhura për ekstradimin e tij
- Në mesin e të varurve nga drogat që kërkuan ndihmë në QKUK ka edhe VIP-a
- Policia sqarohet për veturën që lëvizte në kahe të kundërt në autostradën “Ibrahim Rugova”
- Heroi Enver Zymberi përkujtohet përmes vrapimit
| Drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë përjashtohet nga puna Posted: 31 Jul 2017 02:43 PM PDT Drejtori i ri i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë Anthony Scaramucci dha dorëheqjen, vetëm 10 ditë pas emërimit në këtë post. Njoftimi u dha të hënën, dita e parë e punës në Shtëpinë e Bardhë për John Kellyn si shef i ri i kabinetit. Anthony Scaramucci, financier nga New York, u bë shkak për polemika menjëherë pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, duke hapur një grindje me ish-shefin e kabinetit Reince Priebus. Revista New Yorker botoi të enjten një intervistë, në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| “Çmimi i rrymës mund të dyfishohet në rast se nuk ka zgjidhje me banorët e Shipitullës” Posted: 31 Jul 2017 02:37 PM PDT Nexhat Llumnica, kryetar i Komisionit Statutor në Sindikatën e re të KEK-ut, i ftuar në Interaktiv të KTV-së, ka folur për problemin e fundit të shfaqur në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike në termocentralet e Kosovës. Ai thotë se në fshatin Shipitullë të Komunës së Obiliqit, aty ku banorët nuk po lejojnë gërmime thëngjilli nga KEK-u nëse nuk kompensohen fer, ka shtëpi që janë ndërtuar nga zyrtarë shtetërorë në mënyrë që në të ardhmen të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Chelsea zëvendëson Matiqin me Drinkwaterin Posted: 31 Jul 2017 02:35 PM PDT Chelsea raportohet se menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e Nemanja Matiqit, që sot iu bashkua Manchester Unitedit. Sipas “SkySports”, Danny Drinkwater është një nga mesfushorët që po vëzhgohet nga “Blutë” e Londrës. Edhe pse Antonio Conte në Stamford Bridge transferoi Tiemoue Bakayokon e Monacos, ai dëshiron edhe Drinkwaterin e Leicesterit. Futbollisti ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me ish-kampionin anglez. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Liverpooli refuzon 100 milionë euro për Coutinhon Posted: 31 Jul 2017 02:13 PM PDT Liverpooli raportohet se ka refuzuar ofertën prej 100 milionë eurosh të Barcelonës për yllin Philippe Coutinho. Sipas “RMCSport”, gjiganti anglez ka refuzuar ofertën e katalonasve më deklarimin se braziliani nuk është në shitje. Barça më parë është refuzuar edhe në oferta më të vogla, ndërsa e sheh Coutinhon si zëvendësues ideal të Neymarit, nëse ai largohet drejt PSG-së. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Komuna e Fushë Kosovës pa leje nisi ndërtimin e shkollës Posted: 31 Jul 2017 02:09 PM PDT Banorët e banesave të Bardha të Fushë Kosovës, të cilët nuk po pajtohen me lokacionin që komuna e ka zgjedhur për ndërtimin e shkollës paralele “Mihal Grameno”, kanë drejtuar ankesë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Menjëherë Inspektorati i kësaj ministrie ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se objekti i shkollës nuk posedon leje ndërtimore, raporton KTV. Inspektim i është bërë edhe Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës, me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mustafa: Diaspora na gjallëron, na e hijeshon vendin dhe na disponon pa masë Posted: 31 Jul 2017 02:04 PM PDT Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebook, ka zgjedhur fjalë miradije për diasporën tonë. Ai thotë se bashkatdhetarët tanë në diasporë janë krenaria e Kosovës dhe janë kontribuues qenësor të çdo suksesi të shtetit tonë. “Republika e Kosovës, institucionet e saj dhe çdo qytetar i Kosovës i janë mirënjohës çdo mërgimtari për kontributin dhe për vizitat e përvitshme që na gjallërojnë, na e hijeshojnë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mjekët këshillojnë: Kujdes nga temperaturat e larta Posted: 31 Jul 2017 01:54 PM PDT Temperaturat e larta që parashihen për këtë javë mund ta shtojnë numrin e fëmijëve të prekur me virusin e diarresë dhe vjelljes. Mjekët thonë se prindërit duhet të kenë kujdes të shtuar në ditët kur temperaturat do të jenë të larta. Sipas tyre, përveç shmangies së diellit në mesditë, duhet të kihet kujdes edhe me ushqimin. Paralajmërimi për ngritje të temperaturave në vendin tonë, ka mundësi ta rrisë edhe rrezikshmërinë e shtimit të numrit të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Fazliu tregon arsyen e kthimit në Kosovë, beson se mund ta fitojë titullin me Dritën Posted: 31 Jul 2017 01:53 PM PDT Njëri prej futbollistëve që u rikthye në Kosovë këtë verë, është edhe Astrit Fazliu, i cili arriti marrëveshje me Dritën. Sulmuesi që ka luajtur në tri kampionate, të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ka treguar se pse vendosi të rikthehet në kampionatin ku u bë i njohur. Ai thotë se ka refuzuar shumë skuadra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni për të nënshkruar me Dritën, klub të cilin e vlerëson lartë. 29 vjeçari beson se skuadra nga Gjilani mund të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Çollaku: Idetë e Daçiqit të rrezikshme për stabilitetin në rajon Posted: 31 Jul 2017 01:49 PM PDT Zyrtarët në Serbi duhet të përmbahen nga deklaratat e rrezikshme politike për ndarjen e Kosovës, ka deklaruar Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Deklarata e tij dhënë Radios Evropa e Lirë ka pasuar një intervistë të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq i cili ka thënë për mediat serbe se mund të vendoset një lloj “Demarkacioni për serbët dhe shqiptarët”. “Demarkacion ose sido që të quhet....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Pence në Estoni: Sulmi ndaj një aleati të NATO-s, sulm ndaj të gjithëve Posted: 31 Jul 2017 01:43 PM PDT Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence deklaroi sot se sulmi ndaj një aleati të NATO-s është sulm ndaj të gjithë anëtarëve të saj. Pence, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Estonisë, Talin, u takua me presidentin Kersti Kaljulaid, presidentin e Letonisë, Raimonds Vejonis dhe atë të Lituanisë, Dalia Grybauskaite. “Sulmi ndaj një aleati të NATO-s, është sulm ndaj të gjithëve”, theksoi Pence, transmeton KP. tij, presidenti amerikan Donald Trump mendon se siguria...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 31 Jul 2017 06:55 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 31 Jul 2017 06:20 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 31 Jul 2017 05:10 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 31 Jul 2017 04:15 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Serial: “Trimi dhe e bukura" epis. 70 ® Posted: 31 Jul 2017 03:30 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Në mesin e të varurve nga drogat që kërkuan ndihmë në QKUK ka edhe VIP-a Posted: 31 Jul 2017 01:29 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Konsumuesit e drogës tri herë më të prirë në vetëvrasje, thotë Blakaj Posted: 31 Jul 2017 01:24 PM PDT Safet Blakaj, nga OJQ-ja “Labirinti”, ka thënë se përdoruesit e substancave narkotike kryejnë tri herë më tepër vetëvrasje se sa jo përdoruesit. “Kjo është e vërtetuar”, ka thënë ai në Puls të KTV-së, derisa ka folur edhe për një tjetër mundësi. “Vdes nga mbidoza, por ne nuk e dimë se a e ka bërë me qëllim apo nga pakujdesia. Shprehja e tyre që përdoret është ‘plumbi i ëmbël’ pra mbidoza si vetëvrasje, ju bëhet boll, lodhen dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Fondacioni i Clooneyt hap shkolla për refugjatët sirianë Posted: 31 Jul 2017 01:27 PM PDT Fondacioni i aktorit amerikan George Clooney ka bërë të ditur sot se në partneritet me UNICEF-in dhe kompanitë "Google" dhe HP, kanë hapura shtatë shkolla për fëmijët e refugjatë nga Siria. Kjo është bërë me qëllim që të sigurohet mësim për më shumë se 3.000 fëmijë në Liban. George Clooney dhe Amal njoftuan se projekti i tyre për edukimin e refugjatëve sirianë kushton më shumë se 2 milionë dollarë, por duan që ata fëmijë të mos mbeten "brez i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| “Dunkirk” vazhdon dominimin në arkat filmike Posted: 31 Jul 2017 01:14 PM PDT Filmi i regjisorit, Christopher Nolan, që flet për Luftën e Dytë Botërore, 'Dunkirk', e fitoi betejën në arkat filmike të Amerikës Veriore për të dytën javë rresht. Filmi i fitoi më shumë se 28.1 milionë dollarë gjatë fundjavës që e lamë pas dhe deri më tani ka arritur të arkëtojë më shumë se 102 milionë dollarë nga shfaqja nëpër kinematë e Amerikës dhe Kanadasë. Filmi i animuar, 'The Emoji Movie', debutoi në pozitën e dytë të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policia thotë se këtë vit shkatërroi 13 rrjete kriminale të drogës Posted: 31 Jul 2017 01:02 PM PDT Bajram Nuhiu, shef i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim në drejtorinë e antidrogës në Policinë e Kosovës ka thënë se vetëm gjatë këtij viti kanë shkatërruar 13 rrjete kriminale, shumë më shumë se në vitin e kaluar. Ai ka thënë se fjala është për rrjete që merren me trafikim, kryesisht me marihuanë, e më pak me droga tjera. “Në vitin e kaluar kemi pas 6 raste me hetim ndërkombëtarë ku në shumicën prej vende që kemi bashkëpunuar kemi pas edhe konfiskime...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Statistikat tregojnë për përdorim të substancave narkotike në festivale, thotë Policia Posted: 31 Jul 2017 01:01 PM PDT “Fatkeqësisht përveç të mirave që sjellin festivalet në Kosovë, po sjellin edhe dukuri negative. Statistikat tregojnë se përdorimi i drogave është mjaftë i pranishëm”. Kështu ka thënë në Puls të KTV-së, Bajram Nuhiu, shef i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim në drejtorinë e antidrogës në Policinë e Kosovës. Ai ka thënë se në vitin e kaluar, në festivalin “Ngom Fest” janë arrestuar 13 persona për posedim të substancave narkotike, në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Guardiola dëshiron edhe dy transferime te City Posted: 31 Jul 2017 12:59 PM PDT Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, raportohet se është i vendosur të transferojë edhe dy futbollistë, pavarësisht se tashmë ka shpenzuar më shumë se 200 milionë funte. Dy herë kampioni anglez deri tani ka transferuar Bernardo Silvan, Edersonin, Kyle Walkerin, Douglas Luizin, Danilon dhe Benjamin Mendyn. Sipas “Manchester Evening News”, Guardiola dëshiron të transferojë edhe dy sulmues, ndërsa në radar ka Alexis Sanchezin e Arsenalit dhe Kylian Mbappen e Monacos. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policia habitet pse arsimtarët s’po e informojnë kur vërejnë nxënësit me substanca narkotike Posted: 31 Jul 2017 12:53 PM PDT Bajram Nuhiu, shef i sektorit për bashkëpunim dhe parandalim në drejtorinë e antidrogës në Policinë e Kosovës, ka treguar në Puls të KTV-së se në vitin 2016 kanë regjistruar në shkolla fillore dhe të mesme 24 raste të përdorimit të substancave narkotike. Prej tyre 7 raste kanë qenë brenda objektit të shkollës ndërsa 17 raste jashtë objektit të shkollës. Policia për këtë ka 33 persona të dyshuar, prej tyre 7 nxënës me substanca narkotike. “Në 6 mujorin e parë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| “Prindërit nuk po punojnë sa duhet me fëmijët e tyre kur është fjala për drogat” Posted: 31 Jul 2017 12:42 PM PDT Shefja e repartit të sëmundjeve së varësisë në Klinikën Psikiatrike në QKUK, Samire Braina, duke folur në Puls të KTV-së në lidhje me punën e saj të përditshme, ka thënë se ka vërejtur se prindërit nuk po punojnë aq sa duhet me fëmijë e tyre, kur bëhet fjalë për përdorimin e drogave. “Së pari, u japin para pa kontroll, flas sidomos për ata që i kanë punët mirë financiarisht”, ka thënë ajo. “Shembuj të ndryshëm kam parë kur prindi nuk e di...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kosova ka së paku 3500 persona të varur nga droga, qasja në treg shumë e lehtë Posted: 31 Jul 2017 11:48 AM PDT Safet Blakaj, nga OJQ-ja “Labirinti”, në Puls të KTV-së ka treguar se rreth 3500 përdorues të drogave në Kosovë tashmë kanë kaluar në varësi nga këto substanca. Ai ka thënë se këtë vit në Kosovë janë regjistruar rreth 30 mijë përdorues të marihuanës edhe drogave të tjera si ekstazi. “Në tregun e Kosovës çmimi për blerjen e marihuanës është shumë i lirë, një gram ndoshta edhe 2 euro, si dhe qasja është fare e lehtë. Heroina ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mbytet një person në Liqenin e Tiranës Posted: 31 Jul 2017 11:33 AM PDT Një person rreth 50 vjeç është mbytur ditën e sotme në Liqenin e Tiranës. Forcat e policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga liqeni, ndërsa kanë bërë edhe rrethimin e zonën, shkruan tch. Rrethanat në të cilat është ky person është mbytur janë ende të paqarta. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vuçiq për “Ballistin”: Kemi bërë veprimet e duhura për ekstradimin e tij Posted: 31 Jul 2017 11:28 AM PDT Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do të negociojë për ekstradimin e Ismail Morinës, “Ballistit”. Pas shkrimeve të shumta në media, reagimi i parë ka ardhur nga vetë presidenti serb, i cili thotë se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e tij. “Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Në mesin e të varurve nga drogat që kërkuan ndihmë në QKUK ka edhe VIP-a Posted: 31 Jul 2017 11:05 AM PDT Sonte në “Puls” u diskutua për shtimin e numrit të përdoruesve të substancave narkotike. Samire Braina, shefe e repartit të sëmundjeve së varësisë në Klinikën Psikiatrike në QKUK, ka thënë se zakonisht në repartin që e udhëheq shkojnë personat që abuzojnë me substanca narkotike, e që mbërrijnë në fazën e helmimit akut. “Zakonisht i sjellin familjarët, ndërsa ata janë agresivë në familje, u sjellin telashe, konflikte e deri tek vjedhje nëpër shtëpi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policia sqarohet për veturën që lëvizte në kahe të kundërt në autostradën “Ibrahim Rugova” Posted: 31 Jul 2017 11:08 AM PDT Policia e Kosovës, përmes këtij njoftimi zyrtar, informon qytetarët dhe opinionin e gjerë, lidhur me veprimet dhe masat e ndërmarra nga menaxhmenti i policisë ndaj zyrtarëve policorë, të cilët kanë qarkulluar/drejtuar automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës në anën e kundërt të rrugës në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”. Në këtë njoftim të PK-së thuhet se zyrtarët policorë me automjetin zyrtar Skoda, e cila i përket stacionit policor Suharekë, me datën 28.07.2017...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Heroi Enver Zymberi përkujtohet përmes vrapimit Posted: 31 Jul 2017 10:51 AM PDT Atletë të kategorive të ndryshme të klubeve të Kosovës, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të ndryshme, duke përfshirë edhe ato të sigurisë, kanë marrë pjesë në ngjarjen sportive “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymberit”, që u mbajt sot në Mitrovicë. Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka u shpreh krenar që Komuna sado pak po arrin të kontribuojë përmes kësaj ngjarje sportivë në përkujtimin e heroit. “Jemi krenarë që si...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





