“KF Ferizaj përforcohet me tre lojtarë” plus 9 more Ferizaj Press

“KF Ferizaj përforcohet me tre lojtarë” plus 9 more Ferizaj Press


KF Ferizaj përforcohet me tre lojtarë

Posted: 05 Jul 2017 09:56 AM PDT

Ferizaj.05.07.2017.  Ferizaj nuk ka mjaftuar vetëm me transferimin e portierit Alban Miftari nga Maqedonia.

"Ujqit" kanë sjell në Ferizaj Fillim Guraziun, Avdyl Halitin dhe Argjend Bekteshin, shkruan Gazetasheshi.com.

Në fakt për Fillim Guraziun ky do të jetë një rikthim tek skuadra e Ferizajt, ekip me të cilin kishte luajtur sezone më parë. Sulmuesi nga Suhareka sezonin e kaluar ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit.

Avdyl Haliti nga Ulpiana është futbollisti i rradhës që i bashkohet Ferizajt. Haliti i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës pritet që të mbulojë boshllëkun e lënë nga disa futbollistë tashmë të larguar.

Argjend Bekteshi është rikthyer tek skuadra e Ferizajt, pasi kaloi një kohë tek ekipi i 2 Korrikut nga Prishtina.

Makina zyrtare godet 60 vjeçaren

Posted: 05 Jul 2017 09:32 AM PDT

Ferizaj.05.07.2017. Një maiknë zyrtare ka goditur një të moshuar rreth moshës 60  vjeçare në rrethrrotullimin  në rrugën 12 Qershori, përballë  shtëpisë së pensionistëve.

Në orët e mesditës një makinë me tabela  zyrtare  ka goditur  një grua të moshës rreth 60 vjeçare në vendkalimin për këmbësorë.

Burime të Ferizajpress bëjnë të ditur se makina kishtë tabela zyrtare të nivelit qenrorë (3Z)

E lenduara eshtë dërguar në emergjencën e spitalit për tretman mjekësorë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia e trafikut e cila po merret me rastin.

Zyrtare: Këta janë tre deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Posted: 05 Jul 2017 06:17 AM PDT

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e KQZ-së ku u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas rinumërimit të fundit.Bazuar në këto të dhëna, Naser Osmani do të jetë në vend të Imet Rrahmanit, të cilin e ka kaluar me vota pas rinumërimit.Fitim Damka nga komuniteti turk pas ankesës ka arritur që të jetë në listën e deputetëve në vend të bashkëpartiakut të tij Mahir Yagcilar.Ndërkaq, Slavko Simiq i Listës Serbe ia ka zënë vendin Branimir Stojanoviqit.

Kosova nesër shkatërron armë

Posted: 05 Jul 2017 06:17 AM PDT

Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështetet nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara.

Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës në orën 10:00 në Ferizaj

Mbi 15 mijë studentë të rinj në universitetet publike

Posted: 05 Jul 2017 06:14 AM PDT

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka vendosur që në vitin e ri akademik 2017-18 në universitetet publike në Kosovë të regjistrohen mbi 15 mijë studentë të rinj.

Vetëm në Universitetin e Prishtinës këtë vit kuota e studentëve të rinj do të jetë mbi 7 mijë. Në një intervistë për "Radio Kosovën" ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, ka theksuar se po vazhdon me politikat e zvogëlimit të numrit të studentëve dhe rritjes së cilësisë. "Ministria e Arsimit sot i ka miratuar kuotat e të gjitha universiteteve publike për vitin akademik 2017-18, gjegjësisht nga nesër do të hapen konkurset për pranimin e studentëve në të gjitha universitetet publike. Totalisht sivjet universitetet publike do të pranojnë 15 mijë e 255 studentë ndërkaq vetëm UP-ja do të pranoj 7 mijë e 200 studentë", ka deklaruar Bajrami.
Bajrami u ka bërë ftesë të gjithë të rinjve që të orientohen në drejtime profesionale. Ai i ka siguruar të gjithë të rinjtë se do të vendoset parimi i meritave në pranimin e tyre.

 

Merr flakë një shtëpi në qendër të Ferizajt (Foto)

Posted: 05 Jul 2017 05:22 AM PDT

Ferizaj.05.07.2017. Rreth mesditës  në rrugën “Ahmet Kaçiku”  në Ferizaj ka marrë flakë një shtëpi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe policia

Ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë siguruar ndërtesat afër që të mos pësojnë nga ky zjarr.

Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Rastin e ka konfirmuar edhe togeri Agim Gashi,zëdhënës i policisë i cili tha se me të marr lajmin ekipet e policisë dhe zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është intervenuar dhe zjarri është shuar.

" Nuk  ka të lënduar pasi shtëpia ka qenë e pabanuar. Eksperti i zjarreve nga njësiti i zjarrfikësve po merret me shkakun e  zjarrit" ka thënë Gashi

Aksident në Ferizaj, humb jetën këmbësori

Posted: 05 Jul 2017 03:50 AM PDT

Policia e Ferizajt njofton se të martën në një aksident trafiku që ndodhi rreth orës 21:20, në oborrin e stacionit të autobusëve në Ferizaj, një këmbësor ka humbur jetën.

“Sipas raporteve të para, ngasësi i autobusit me targa lokale, B.P. ( m/sh/k 64 vjeç), fillon lëvizjen e autobusit dhe me rrotën e pasme të anës së majtë godet këmbësorin A.K.(shtetas i R.së Shqipërisë 3 vjeç), me ç'rast viktima pëson lëndime të rënda trupore.

I lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

Vajza e rapsodit e lajmëroi policinë para se babai ta vriste

Posted: 05 Jul 2017 03:46 AM PDT

Motivet janë ende të paqarta lidhur me vrasjen në një familje nga Kosova e cila jetonte në Gjermani prej vitesh, shkruan mediet gjermane.

Historia e dramës familjare të Marburgut me dy të vdekur është ende e paqartë. Gjendja shëndetësore e 52-vjeçares e cila është e plagosur, gjendje e saj është kritike, shkruan sot Giessener Allegemeine.

Hetuesit kanë treguar se i dyshuar në këtë rast Sami Veseli, ka hyrë në banesën e gruas dhe vajzës së tij pavarësisht se e kishte të ndaluar nga Gjykata.

52-vjeçari erdhi nga zona e Hagen-it në Nordrhein-Westfalen i armatosur me një revole. Mirëpo, se nga e kishte marrë armën, me të cilën kishte qëlluar të paktën pesë herë me të, ishte ende e paqartë, shkruan gazeta gjermane.

Sipas hetimeve të mëparshme rasti ka ardhur nga mosmarrëveshja e çiftit që kishin më herët.

Ku vajza 27-vjeçare e çiftit kishte lajmëruar policinë, pak kohë para se ajo të qëllohej për vdekje nga babai i saj. Ku më pas ai e kishte qëlluar edhe bashkëshorten e tij dhe në fund veten.

Autopsitë e dy kufomave kanë mbështetur hetimet ka thënë prokurori i rastit. Ku detaje të reja priten të dalin nga raportet mjekësore gjyqësore. Rasti dhe historia e gjakderdhjes ishin fillimisht të paqarta. Sipas zyrës së prokurorit, të gjithë anëtarët e familjes janë nga Kosova, përfundon shkrimin gazeta gjermane. /Insajderi.com

Karateistët e Kastriotit performojnë në Bondsteel për festën e 4 Korrikut

Posted: 04 Jul 2017 01:59 PM PDT

Klubi karatesë Kastrioti ishte zyrtarisht në agjendën e programit festiv.
Me këtë rast karateistët e “Kastriotit” kanë shfaqur disa pika nga artet luftarake para ushtarëve të kampit Bondsteel  dhe mysafirë  në këtë kamp.
Ftesa dhe hyrja e anëtarëve të këtij klubi në agjendën zyrtare të kësaj ceremonie  u arrit falën  bashkëpunimit të mirë në mes instruktorëve të Kastriotit dhe Ushtrisë Amerikane.
Për këtë performancë  klubit i’u nda edhe Mirënjohje falënderimi.

Nisma rikthehet në Ferizaj me aderime të reja

Posted: 04 Jul 2017 01:32 PM PDT

Ferizaj.04.07.2017. Nisma për Kosovën sot përmes aderimeve  të reja është kthyer në skenën politike të Ferizajt.

Ishte vet lideri i këtij subjekti  politik Fatmir Limaj i cili në një takim të mbajtur në Qendrën e Kulturës në Ferizaj u dëshirojë mirëseardhje  anëtarëve të rinj në  Nisma për Kosovën.

Limaj ,anëtarëve të rinj u tha se aderimi në këtë subjekt është aderim në njërin nga asetet e Kosovës.

“Ju po i bashkoheni njërës prej aseteve të këtij vendi, në shtëpinë e juaj, për të dhënë kontributin e juaj së bashku për shoqërinë këtu në Ferizaj. Ajo që ne ju sigurojmë mbi të gjithaështë edukimi” u ka thënë të pranishmëve, Limaj.

Me këtë rast anëtarëve të rinj u ka dëshiruar edhe koordinatori i Nisma për Kosovën ,dega në Ferizaj ,Besnik Berisha.

Berisha ka thënë se këta të rinj do të jenë edhe pjesë e ekzekutivit në  komunën e Ferizajt nëse ky subjekt vije në pushtet.

Pas takimit  pjesëmarrësit e këtij takimi së bashku me liderin Limaj dhe anëtar të kryesisë  bënë një sheti nëpër sheshin e Ferizajt ku u takuan edhe me qytetarë.