“Itali: U arrestua një çeçen i akuzuar se ka luftuar për IS-in në Siri” plus 14 more Radio Evropa e Lirë

“Itali: U arrestua një çeçen i akuzuar se ka luftuar për IS-in në Siri” plus 14 more Radio Evropa e Lirë


Itali: U arrestua një çeçen i akuzuar se ka luftuar për IS-in në Siri

Posted: 08 Jul 2017 10:04 AM PDT

Autoritetet e Italisë e kanë arrestuar një çeçen, i dyshuar se ka luftuar në Siri për grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), dhe se ishte i përfshirë në sulmin vdekjeprurës në vitin 2014 në rajonin e Çeçenisë të shkatërruar nga lufta. Prokurorët italianë thanë sot se çeçeni 38 vjeçar, Eli Bombataliev, po mbahet lidhur me akuza për terrorizëm në qytetin jugor, Fogja, dhe se ai është i dyshuar se ka lidhje me një rrjet të IS-it me seli në Belgjikë. Prokurorët thanë, po ashtu, se dëshmitë sugjerojnë se Bombataliev ka marrë pjesë në sulmin e vitit 2014, kundër një shtypshkronje në Grozni, nga i cili janë vrarë 14 oficerë të sigurisë dhe 10 sulmues. Nuk është e qartë se sa gjatë ka qëndruar Bombataliev në Itali para se të arrestohej. Në kumtesën e policisë italiane theksohet se autoritetet po bëjnë përpjekje të gjëra për ta gjetur lokacionin e luftëtarëve të jashtëm nga Çeçenia. Militantët e IS-it, të cilët kanë luftuar në Siri, ishin të përfshirë në sulmet terroriste në Francë, Belgjikë dhe vendet e tjera evropiane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushtria irakiane thotë se është para triumfit në Mosul

Posted: 08 Jul 2017 09:11 AM PDT

Komandantët ushtarakë irakianë thanë sot se në çdo moment mund ta marrin kontrollin ndaj Mosulit, i cili aktualisht është i okupuar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), derisa militantët e tij kanë shprehur përkushtim "për të luftuar deri në vdekje" në këtë qytet. Më herët gjatë ditës, një zëdhënës ushtarak irakian tha se forcat qeveritare të Irakut, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, e kanë marrë kontrollin nndaj Qytetit të Vjetër të Mosulit, që ishte hapësira e fundit nën kontroll të militantëve të IS-it në qytet, i cili ishte bazë e fuqishme e këtij grupi ekstremist në Irak. Televizioni shtetëror irakian, po ashtu, ka raportuar se forcat qeveritare pritet që ta marrin kontrollin e plotë në Mosul, të cilin ekstremistë e kishin okupuar në vitin 2014, së bashku me territore të tjera të gjëra në Irak dhe Siri. "Është çështje e orëve" kur do të merret Mosuli, ka raportuar Televizioni shtetëror irakian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Tërhiqet vërejtja për sulme kibernetike kundër kapaciteteve atomike

Posted: 08 Jul 2017 05:12 AM PDT

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara mbrëmë kanë tërhequr vërejtjen për një fushatë të sulmeve kibernetike kundër energjisë atomike amerikane dhe kapaciteteve të tjera energjetike, por thanë se sulmet deri tash nuk kanë ndikuar në sigurinë publike dhe furnizimin me energji. Agjencia FBI së bashku me Departamentin e energjisë dhe Departmaanetin e sigurisë së brendshme, kanë alarmuar për "një kërcënim të avancuar dhe të vazhdueshëm" të sulmeve kibernetike gjatë muajit të kaluar dhe kanë ofruar ndihmë në mbrojtje kundër hakerëve. "Në këtë kohë, nuk ka pasur ndikim në sistemet që e kontrollojnë infrastrukturën energjetike të Shteteve të Bashkuara", i ka thënë agjencisë Reuters një zyrtar amerikan, dhe ka shtuar se "çfarëdo ndikimi duket se është i kufizuar në rrjetet administrative dhe biznesore". "Nuk ka indikacione për kërcënim ndaj sigurisë publike", thuhet në deklaratën e përbashkët të agjencisë FBI dhe Departamentit të sigurisë së brendshme. Shqetësimet se hakerët do ta marrin në shënjestër infrastrukturën amerikane, e veçanërisht kapacitetet atomike, janë shtuar prej se gjatë dy viteve të fundit, hakerët kanë shkaktuar mungesë të madhe të rrymës në Ukrainë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

G20: Trump fitoi koncesione për klimë dhe tregti

Posted: 08 Jul 2017 04:57 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, sot ka siguruar koncesione për tregti dhe klimë në komunikatën finale të samitit të grupit G20 në Hamburg të Gjermanisë, në atë që kancelarja, Angela Merkel, e karakterizoi si nevojë për kompromis. Pas samitit dyditësh në të cilin tensionet lidhur me klimën dhe tregtinë ishin shtuar, të 19 anëtarët e tjerë të klubit të vendeve më të industrializuara dhe atyre në zhvillim në botë, e pranuan në deklaratën përfundimtare vendimin e Uashingtonit nën presidentin, Donald Trump, për tërheqje nga Marrveshja për klimë në vitin 2015 në Paris. Në komunikatë, po ashtu, i është bërë lëshim palës amerikane për përfshirjen e terminologjisë për karburantet nga fosilet, të cilën liderët e tjerë kishin hezituar ta përdornin. Duke folur para gazetarëve, sot në ditën e dytë të samitit, kancelarja Merkel tha se ishte "shumë e lumtur" se të gjithë anëtarët e tjerë janë pajtuar se Marrëveshja për klimë e arritur në Paris në vitin 2015, është "e pakthyeshme". Duke i përshkruar negociatat për klimën dhe çështjet e tjera si "të ndërlikuara", zonja Merkel është shprehur se roli i saj si nikoqire përfshinte edhe lehtësimin e "kompromisit" pasi "grupi mund të arrijë më tepër së bashku se individualisht". Dita finale e samitit u bë pas një nate tjetër të dhunës nëpër rrugët e Hamburgut, me ç'rast janë përleshur aktivistët antiglobalizim dhe policia. Kjo dhunë sikur e ka vënë nën hije samitin e liderëve të vendeve më të industrializuara dhe atyre në zhvillim. Tregtia ishte një tjetër çështje ku kishte mospajtime gjatë bisedimeve, dhe në deklaratën finale është lënë hapësirë për presidentin Trump, që të lëvizë përpara me politikën e tij tregtare "së pari Amerika", e cila e ka dëmtuar konsenzusin për globalizim dhe tregti prej se ai është inauguruar në janar të këtij viti. Një zyrtar i Bashkimit Evropian, që ishte i afërt me negociatat, i tha Radios Evropa e Lirë se ndihmësit kanë punuar deri në orën 2 të mëngjesit të sotëm për deklaratën e përbashkët të grupit G20, duke arritur konsenzus për përfshirjen e "luftimit të protekcionizmit", shprehje kjo për të cilën amerikanët kishin hezituar që të pajtoheshin. Por, në komunikatën për të parën herë përfshihet e drejta e vendeve për t'i mbrojtur tregjet e tyre me "instrumente tregtare legjitime mbrojtëse". Në këtë samit, pos presidentit amerikan, Donald Trump, merrnin pjesë edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe zyrtarët më të lartë të vendeve evropiane dhe atyre aziatike. Seksioni për ndryshimet klimatike, po ashtu, kishte mbetur çështje e mospajtimeve. Shtetet e Bashkuara kërkojnin që të "punohet për së afërti me vendet e tjera për t'i ndihmuar që ato të kenë qasje dhe të përdorin karburant të fosileve në mënyrë më të pastër dhe efikase dhe t'i ndihmoj ato që të kenë burime të tjera energjetike të pastra dhe ripërtritëse". Liderët evropianë nuk kanë qëndrim pozitiv ndaj kësaj terminologjie, ka thënë një zyrtar i BE-së.  Ekziston "një masë kritike e vendeve"që nuk pajtohen me përfshirjen e kësaj reference në komunikatën përfundimtare, ka raportuar agjencia Reuters. Por në deklaratën finale është përfshirë terminologjia e kërkuar nga Shtetet e Bashkuara. Rruga pa krye për këtë çështje u bë derisa liderët botërorë këtë javë e kishin shtuar presionin ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, pas shpalljes së tij se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin ga Marrëveshja e Parisit për ndryshime klimatike e vitit 2015. "Ne nuk po zhvillojmë negociata të reja për marrëveshjen e Parisit, e cila mbetet, por dëshiroj të shoh se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë mënyra për tu ribashkuar", i tha rrjetit BBC, kryeministrja e Britanisë, Theresa May. Një zyrtar i qeverisë së Gjermnaisë i tha Radios Evropa e Lirë se Merkel, Putin dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, janë pajtuar gjatë një mëngjesi punues, se armëpushimi për pjesën lindore të Ukrainës, i njohur si Marrëveshjet paqësore të Minskut, duhet të implementohen. Dita e parë e samitit të Hamburgut ishte nën hije për shkak të trazirave dhe vandalizmit nga grupet e vogla të radikatëve në mesin e 100 mijë protestuesve antiglobalizim, që kishin dalur në rrugët e Hamburgut. Derisa presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, ishin takuar dje për më tepër se dy orë, mbi qytet është parë tymi i makinave dhe barrikadave të djegura nga demonstruesit. Pas një dite të zjarreve, vjedhjes dhe plaçkitjeve, nga ana e protestuesve radikalë, përfshirë edhe anëtarët e lëvizjes antikapitaliste, Black Bloc (Blloku i Zi), policia ia doli që sot herët në mëngjes t'i pastroj rrugët, me përdorim të makinave të blinduara, topave të ujit dhe gazit lotsjellës. Autoritetet thanë se më se 200 policë janë lënduar gjatë dhunës në dy ditët e fundit dhe se më se 200 demonstrues janë arrestuar. Përkundër trazirave nëpër rrugë, presidenti Trump e ka lavdëruar kancelaren Merkel për organizimin e samitit me komente në fillim të ditës së dytë, se kancelarja gjermane ishte "e mrekullueshme dhe kishte bërë punë të jashtëzakonshme". "Lidershipi juaj është absolutisht i jashtëzakonshëm dhe shumë inspirues", tha Trump. Presidenti Trump, më herët dukej se kishte tensione me zonjën Merkel duke e kritikuar hendekun tregtar të Shteteve të Bashkuara me Gjermaninë dhe shpenzimet ushtarake të Gjermanisë që nuk janë në harmoni me GDP-në e saj. Këto kritika e kishin zemëruar establishmentin politik gjerman.   Përgatiti: Fatmir Bujupi  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KQZ: Koalicioni PAN me numrin më të madh të ulëseve në Kuvend

Posted: 08 Jul 2017 04:24 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 11 qershor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Greqi: Policia i ka arrestuar 6 serbë lidhur me vrasjen e një amerikani

Posted: 08 Jul 2017 03:55 AM PDT

Policia e Greqisë ka njoftuar sot se i ka arrestuar 8 vetë, përfshirë 6 shtetas të Serbisë, lidhur me vrasjen e një turisti amerikan, i cili ishte rrahur për vdekje në një përleshje në një restorant në ishullin Zante. Policia tha se dje i ka arrestuar serbët pas pamjeve një incizimet e kamerave. Policia, po ashtu, e ka arrestuar bufetierin grek dhe një rojtar britanik me origjinë nga Serbia. Të tetë personat janë të dyshuar se e kanë rrahur për vdekje 22 vjeçarin, afrikano-amerikan, Bakari Henderson, gjatë orëve të hershme të mëngjesit të djeshëm në një pushimore në fshatin, Laganas. Policia tha se Henderson ishte me një grup të shokëve, që kishin pasur mospajtime me serbët. Autoritetet thanë se të dy grupet kishin konsumuar alkool në sasi të mëdha. Henderson pësoi lëndime serioze në kokë dhe ishte shpallur i vdekur pasi ishte dërguar në spital.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reformat në media përshpejtojnë procesin e integrimit

Posted: 08 Jul 2017 02:15 AM PDT

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë,Naser Selmani, thotë se reformat në media duhet fillojnë me sigurinë e gazetarëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

IS-i e mori përgjegjësinë për sulmin në Sinaj të Egjiptit

Posted: 08 Jul 2017 02:12 AM PDT

Militantët islamikë e kanë sulmuar dje një bazë të largët të ushtrisë së Egjiptit në Gadishullin e Sinajit, me sulm vetëvrasës me makinë-bombë dhe me zjarr nga armatimi i rëndë, me ç'rast janë vrarë së paku 23 ushtarë dhe plagosur 26 të tjerë. Konsiderohet se ky ishte sulmi më vdekjeprurës në dy vitet e fundit. Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme të koordinuara. Sulmi kishte filluar herët në mëngjes, kur një sulmues vetëvrarës me makinën e tij u përplas në postbllokun në kompleskin ushtarak në fshatin al-Barth, në jugperëndim të qytetit kufitar, Rafah. Zyrtarë të sigurisë thanë se pas kësaj, dhjetëra militantë të maskuar kanë hapur zjarr kundër ushtarëve. Të shtënat kishin zgjatur gati një orë, ndërsa në kompleks ishin të vendosur afro 60 ushtarë. Pas sulmit, militantët kishin plaçkitur, konfiskuar armatim dhe municion dhe ishin larguar. Një numër i militantëve ishin vrarë gjatë të shtënave. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, tha se Shtetet e Bashkuara fuqishëm e dënojnë këtë sulm dhe vazhdojnë "të qëndrojnë me Egjiptin derisa ai konfrontohet me terrorizëm".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Testohet mbrojtja raketore në Alaskë për shkak të kërcënimit verikorean

Posted: 08 Jul 2017 01:56 AM PDT

Agjencia e mbrojtjes raketore e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar mbrëmë se brenda disa ditësh do ta testojë sistemin e sofistikuar antibalistik raketor, pasi Koreja Veriore, këtë javë, e ka lansuar një raketë, që duket se mund të jetë e aftë ta sulmoj Alaskën. Sistemi amerikan, THAAD, që do të testohet, është i paraparë që t'i interceptojë dhe shkatërrojë raketat balistike me rreze të shkurtër, të mesme dhe të avancuara të veprimit. Ky test do të zhvillohet "në fillim të korrikut" në një kompleks të ishullit Kodiak në Akaskë, ka thënë kjo agjenci amerikane. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Ndalohet armatimi bërthamor; bojkot i fuqive atomike

Posted: 08 Jul 2017 01:45 AM PDT

Marrëveshja e parë deri tash, me të cilën ndalohet armatimi atomik, është miratuar mbrëmë nga 122 shtete, megjithë bojkotin e të gjitha fuqive bërthamore. Votimi është shpallur nga presidentja e konferencës së Kombeve të Bashkuara, Elayne Whyte Gomez, që ka zhvilluar negociata për këtë marrëveshje. Shpallja e votimit është ndjekur me duartrokitje. "Ne ia dolëm t'i mbjellim farat e para të botës së lirë nga armatimi atomik", tha zonja Gomez, dhe ka shtuar se "bota ka pritur 70 vjet për këtë normë juridike", prej se bombat atomike ishin hedhur në Hiroshimë dhe Nagasaki. Por, asnjëra prej nëntë vendeve me armatim atomik, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Kina, Franca, India, Pakistani, Koreja Veriore dhe Izraeli, nuk e kanë mbështetur këtë marrrveshje. Në një deklaratë të përbashkët, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës në Kombet e Bashkuara, thanë se marrëveshje "qartazi nuk i merr parasysh realitetet në ambientin ndërkombëtar të sigurisë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë protestat në Hamburg

Posted: 08 Jul 2017 01:33 AM PDT

Përleshjet ndërmjet protestuesve dhe policisë vazhduan në natën e 7 korrikut në rrugët e Hamburgut, Gjermani, ku liderët botërorë janë mbledhur për Samitin e G20-s. (Marek Hajduk, RFE / RL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia në përpjekje për sigurimin e rendit pas ditës së parë të G20-tës

Posted: 08 Jul 2017 01:08 AM PDT

Policia gjermane është përpjekur për ta marrë kontrollin ndaj dhunës nëpër rrugët e qytetit Hamburg, derisa liderët botërorë ishin në darkë së bashku dhe morën pjesë në një koncert të muzikës serioze, pas ditës së djeshme, ditës së parë të samitit të grupit G20. Tymi shihej në ajër mbi qytet, që ishte krijuar nga zjarret e shkaktuara nga një grup i vogël i radikalëve, që gjendeshin në mesin e afro 100 mijë protestuesve kundër globalizimit. Ata shkaktuan ndezjen e dhjetëra automobilave dhe barrikadave, derisa kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti amerikan, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe liderët e tjerë, i dëgjoninin tingujt e simfonisë së 9-të të kompozitorit Beethoven. Pas një dite të zjarreve, plaçkitjeve dhe shkatërrimeve të tjera të protestuesve të së majtës ekstreme, komandosët e armatosur policorë, me përdorim të makinave të blinduara, topave të ujit dhe gazit lotsjellës, duket se në të shumtën e rasteve me sukses i pastronin rrugët e qendrës së Hamburgut gjatë mëngjesit të sotëm. Megjithatë, afro 200 prej 20 mijë policëve në rrugët e këtij qyteti, kanë pësuar lëndime të vogla, ndërsa policia i ka arrestuar 19 vetë dhe dhjetëra të tjerë janë paraburgosur, pas dy ditëve të përleshjeve në Hamburg. Dhjetëra protestues, po ashtu, janë lënduar. Kancelarja Merkel ka vlerësuar se dhuna është "e papranueshme". Dita e dytë e samitit të grupit G20-të vazhdon sot. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mandatari për Qeverinë e re, në duart e presidentit apo në vendimin e Kushtetueses?

Posted: 08 Jul 2017 12:40 AM PDT

Interpretimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vitin 2014, në lidhje me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, duket se nuk i ka zgjidhur të gjitha dilemat

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Funksionalizimi i Odave shëndetësore, peng i Qeverisë së re

Posted: 07 Jul 2017 11:46 PM PDT

Ndonëse Kuvendi i Kosovës që prej majit të vitit 2013 ka miratuar Ligjin për Odat e profesionistëve shëndetësorë, ato nuk janë funksionalizuar ende në tërësi. Krijimi i Odave, ka nënkuptuar edhe bartjen e disa përgjegjësive nga Ministria e Shëndetësisë tek këto trupa. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka konfirmuar se nga mesi i javës, ua ka deleguar odave përgjegjësinë që ka të bëj me rilicencim, si kompetencë e fundit që pati mbetur pa u bartur nga Ministria e Shëndetësisë tek odat. Por, kryetari i Odës së stomatologëve, Kujtim Shala,thotë për Radion Evropa e Lirë se këtë kompetencë nuk e kanë pranuar, pasi që nuk janë të gatshëm ta zbatojnë. Ai shpjegon se si aktualisht po funksionon Oda që ai udhëheq. "Ne e kemi kompetencën e edukimit të vazhdueshëm profesional, etikën profesionale dhe akreditimin e aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm profesional. Oda jonë nuk e ka pranuar kompetencën e rilicencimit pasi nuk kemi qenë të gatshëm". "Në përgjithësi, si odë, kemi ngecje të natyrave të ndryshme, ndonëse procesi po zhvillohet me hapa të ngadalshëm", thotë Shala. Por, Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë bën të ditur se kompetencat nuk do duhej të barteshin në kohën kur vendi po funksionon me Qeverinë në largim. "Konsideroj që është e vrazhdë dhe papërgjegjësi totale e ministrit Rrahmani. Si mund të barten përgjegjësitë, kur Qeveria është në largim?! Në shtator do të mbahet Kuvendi zgjedhor i Odës së mjekëve dhe është për turp se si politika në Kosovë bëhet ashtu që nëse unë e përfundoj një mandat, atëherë me tjetrin le të bëhet çka do", thekson  Syla. Ndërkohë, kryetari i Odës së Farmacistëve, Zijadin Gashi, thotë se si odë kanë pranuar kompetencën e fundit, atë të rilicencimit, dhe nuk kanë probleme me funksionim. "Ne e kemi marrë kompetencën e rilicencimit dhe paraprakisht kemi krijuar kushte për bartjen e kësaj kompetence. E kemi bërë programin e licencimit, regjistrimin e farmacistëve, që për herë të parë në është pjesë e rilicencimit". "Të gjithë ata që kanë fituar numrin e kredive e fitojnë të drejtën e rilicencimit", shprehet  Gashi. Por, Blerim Syla, në anën tjetër thotë se kryetarët e odave nuk duhet të marrin kompetenca për të cilat nuk mund t'i përmbushin detyrat e parapara me ligj, meqë mospërmbushja e obligimeve bie ndesh me ligjin. "Vetë udhëheqësit e odave duhet të jenë më të përgjegjshëm dhe t'i marrin më seriozisht këto punë, pasi që nuk kanë stabilitet ligjor dhe funksional në këtë aspekt", tha Syla. Ndryshe, përgjegjësitë që odat e profesionistëve do të duhej t'i kenë, shtrihen në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional, në çështjet etike, licencimi dhe rilicencim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vendet arabe kërcënojnë me masa të reja kundër Katarit

Posted: 07 Jul 2017 10:40 AM PDT

Katër vendet arabe që po udhëheqin sanksionet kundër Katarit, kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa të reja kundër tij. Në një deklaratë të lëshuar të premten, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni akuzuan Dohan për vazhdimin e, siç thanë, "politikave që destabilizojnë sigurinë në rajon". Ato u zotuan se "do t'i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme politike, ekonomike dhe ligjore kundër Katarit, në kohën e duhur".  Ato nuk dhanë detaje se çfarë mund të përfshijnë këto masa. Departamenti amerikan i Shtetit tha se sekretari i shtetit, Rex Tillerson, do të udhëtojë në rajon, në përpjekje për të ndërmjetësuar zgjidhjen e konfliktit. Katër vendet, muajin e kaluar, kanë ndërprerë lidhjet diplomatike dhe të udhëtimit me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe lidhje me rivalin rajonal - Iranin. Ato kanë krijuar një listë prej 13 kërkesash dhe kanë kërcënuar me sanksione të mëtejshme nëse Katari nuk i përmbush ato. Në mesin e kërkesave kanë qenë: ndalimi i financimit të terrorizmit, mbyllja e rrjetit televiziv Al Jazeera, ndërprerja e shumicës së lidhjeve me Iranin dhe mbyllja e një baze ajrore turke. Katarasit i kanë hedhur poshtë akuzat dhe kanë thënë se ato janë bërë "për të krijuar ndjenja kundër Katarit në Perëndim".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now