INSAJDERI: “Kryetari i Podujevës si kopje e Edi Ramës – repiklon online me qytetarët” plus 19 more |
- Kryetari i Podujevës si kopje e Edi Ramës – repiklon online me qytetarët
- Gashi: Të martën nuk ka shans të mbahet seanca konstituive
- Macron pret Trumpin në Paris
- “Çdo deputet që do ta votoj qeverinë e PDK-së nuk do të kishte më vend në LDK”
- Serbët e vrasin një amerikan në një lokal në Greqi
- Dardan Sejdiu padit Ganimete Musliun dhe këshilltarin e Presidentit
- Rooney shënon gol të ‘çmendur’ në debutim për Evertonin
- Kapen 10 biznesmen duke vjedhur energji elektrike
- Arrestohet një Shqiptar pasi pështyu një çift homoseksualësh në Danimarkë
- Mustafa nënshkroi memorandum mirëkuptimi me BEI-ne
- Bashkimi ekonomik i Ballkanit, i pafavorshëm për Kosovën
- Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë fillon të ënjtën edicionin e nëntë
- “Turqia pranë Katarit në këtë periudhë të vështirë”
- Juve ka dy kushte për Milanin nëse e duan Bonuccin
- Deputeti i Vetëvendosjes eskalon në gjuhë perverse
- “Fëmijët më mirë t`i ngjajnë Ganimetes se pasardhësve të bashkëpunëtorëve të Millosheviqit”
- Vuçiq kërkon nga BE ti tregoj pritjet nga Serbia për Kosovën
- Ngritet aktakuzë kundër Bedrija Ejupagiq për vdekjen e Xheneta Gashit
- Stoltenberg: Takimi i Këshillit NATO-Rusi ishte i dobishëm
- Vazhdojnë polemikat PDK-VV: Uran Ismaili i kundërpërgjigjet Fisnik Ismailin
| Kryetari i Podujevës si kopje e Edi Ramës – repiklon online me qytetarët Posted: 13 Jul 2017 10:06 AM PDT Edi Rama, bëri bujë nëpër mediat sociale kur në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë filloi tu përgjigjej qytetarëve të cilët e kritikonin ose lavdëronin online në postimet e tija në Facebook. Ai shpeshherë ka nxitur edhe irritime tek publiku për shkak të gjuhës jo të përshtatshme që ka përdorur. Një figurë shumë e ulët për nga pozita në politikën kosovar, ka filluar ta bëjë të njëjtën gjë. Është kryetari i Podujevës, Agim Veliu. Ai në një postim të tij në Facebook ua ka kthyer komentet disave pre ndjekësve të tij duke i ironizuar ata. Veliu, në postimin e tij, ka thënë se do të vazhdojnë me rritjen e buxhetit në sektorin e bujqësisë, dhe me këtë rast ka uruar korrje të bereqetshme për bujqit. Ndër komentet të cilat e nënvlerësonin punën e komunës dhe kritikonin kryetarin se po bën premtime para zgjedhjeve, një përdorues i Facebookut kishte thënë se e kishin bërë "horë" me punën e tyre. "Boll se shkoj ajo gjenerata pa tru se ke punu shumë për llap sa që hotë na keni ba", ka shkruar përdoruesi. Përderisa Veliu e kishte ironizuar duke e "këshilluar" për foton personale të profilit në Facebook: "Mos i fyej qytetarët, ndërroje foton se po dukesh keq", ka shkruar ai. Një komentuesi tjetër, i cili kishte komentuar shkurt duke thënë "Namin ki me ba", Veliu ka zgjedhur ta "sulmonte" në emrin e tij. "A Lulxim e ke emrin a!", ia ka kthyer Veliu, përderisa komentuesi nuk e kishte lënë me aq. /Insajderi.com The post Kryetari i Podujevës si kopje e Edi Ramës – repiklon online me qytetarët appeared first on INSAJDERI. |
| Gashi: Të martën nuk ka shans të mbahet seanca konstituive Posted: 13 Jul 2017 09:47 AM PDT Pas takimit që Ramush Haradinaj e ka zhvilluar me presidentin, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se javën e ardhshme mund të mbahet seanca konstituive e kuvendit. Por sipas deputetit të LDK-së, Arben Gashi diçka e tilla nuk mund të ndodhë të martën, si dita që është përmendur se mund të mbahet seanca. "Nuk mendoj se mund të mbahet takim në cilësinë e të ngarkuarit për formimin e Qeverisë. Fillimisht duhet të fillojë procedura për konstituimin e kuvendit", ka thënë Gashi. Gashi thotë se thirrja e seancës konstituive e kuvendit para dhjetë ditëve do të përmbahet shkelje. "Të martën nuk ka shans ta mbahet seancë. Matematikisht dhe juridikisht kjo është e pamundur. Afatet ligjore fillojnë të ecin nga e hëna". Gashi ka thënë se afati i parë më afat të përshpejtuar seanca do të mund të thirrej vetëm të premten e javës së ardhshme. The post Gashi: Të martën nuk ka shans të mbahet seanca konstituive appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 13 Jul 2017 09:27 AM PDT Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë arritur në ndërtesën historike Invalides në Paris, në të cilën gjendet varri i Napoleon Bonapartës. Ata janë pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte. Trump do të qëndrojë në Paris për të shënuar ditën Bastille, më 14 korrik, e cila njihet si festë kombëtare në Francë. Po ashtu do të shënohet edhe 100 vjetori i përfshirjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore. Trump pritet që të zhvillojë takime me Macronin për të biseduar edhe për konfliktin në Siri dhe luftimin e terrorizmit global. Të dy do të mbajnë një konferencë për media më vonë gjatë ditës. The post Macron pret Trumpin në Paris appeared first on INSAJDERI. |
| “Çdo deputet që do ta votoj qeverinë e PDK-së nuk do të kishte më vend në LDK” Posted: 13 Jul 2017 09:22 AM PDT Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se çdo deputet që individualisht do të mbështeste krijimin e qeverisë nga PDK-ja nuk do të kishte më vend në Lidhjen Demokratike të Kosovës. "Një anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili mbështet krijimin e qeverisë me Partinë Demokratike nuk mund të ketë më vend në partinë tonë", ka thënë ai Ai ka thënë se rrugët mes individit dhe LDK-së do të ndahen për shkak se një përkrahje për qeverisjen e PDK-së do të zgjaste për katër vite. "Deputeti i cili mbështet individualisht krijimin e qeverisë me PDK-në nuk mund të ketë më vend në LDK për shkak që ai po e mbështet PDK-në për një mandat katër vjeçar. Kështu që ndahen rrugët", ka thënë ai në Klan Kosova. Ai ka thënë se edhe më herët e ka thënë se preferonte një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje por ai ka shtuar se nuk dihet për mundësit që janë për një koalicion të tillë.
The post "Çdo deputet që do ta votoj qeverinë e PDK-së nuk do të kishte më vend në LDK" appeared first on INSAJDERI. |
| Serbët e vrasin një amerikan në një lokal në Greqi Posted: 13 Jul 2017 09:21 AM PDT Bakari Henderson, një 22-vjeçar nga Teksasi, është rrahur për vdekje në një ishull në Greqi nga një grup njerëzish pas një zënke në një lokal, për shkak të një kameriereje. Përleshja filloi pasi Henderson, i cili ndodhej në Greqi për pushime me miq, kërkoi të bënte selfie me një kameriere, dhe shpjet i kaloi në një rrahje me grushte ku u përfshinë edhe konsumatorët tjerë dhe dy punëtorë të lokalit, ka thënë zëdhënësi i policisë greke, Theodore Chronopoulos, për Washington Post. Henderson, 22-vjeçar, i cili së fundmi kishte diplomuar në Universitetin e Arizonës, u rrah për vdekje brenda 30 sekondave duke e grushtuar në trup dhe kokë, ka thënë zëdhënësi i policisë greke. "Ai vdiq nga goditjet që kishte marrë në kokë," ka shtuar ai. Përleshja ndodhi në një lokal nate përkushtuar serbëve. Nëntë persona janë arrestuar dhe akuzohen për vrasje me paramendim. Ndër të akuzuarit për kryerje të krimit janë edhe shtatë burra serbë, një roje serbe dhe një kamerier. New York Times shkruan se njëri nga të dyshuarit, 33-vjeçar serb, ishte grindur me kamerieren rreth selfies. Ai po ashtu e kishte goditur Hendersonin, i cili pastaj e kishte thyer një shishe të birrës në tavolinën e një personi tjetër. Më pas, ata e ndoqën Hendersonin jashtë lokalit dhe e kapen menjëherë. Ata e lanë atë të shtrirë për toke pasi që e rrahën. Të dyshuarit do të shfaqen para gjyqit të enjten dhe premten. Henderson po planifikonte të bëhej dizajnues i modës, ndërsa shokët e përshkruajnë si një person të qetë që nuk bën probleme. The post Serbët e vrasin një amerikan në një lokal në Greqi appeared first on INSAJDERI. |
| Dardan Sejdiu padit Ganimete Musliun dhe këshilltarin e Presidentit Posted: 13 Jul 2017 09:05 AM PDT Deputeti i i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka dorëzuar më parë padi për shpifje, kundër deputetes nga PDK, Ganimete Musliu dhe këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi, Abelard Tahiri. "Në vend të vajit për humbjen e 11 qershorit, kanë zgjedhur shpifjet. Për t'i ekuilibruar pazaret e shefave të tyre me pasardhësit e Millosheviqit, shpifin ndaj nesh. Kjo vetëm e vetëm që qytetarët të mendojnë se të gjithë jemi njësoj", ka shkruar Sejdiu në Facebook. "Ama, qytetarët këtyre ua dhanë përgjigjen më 11 qershor. E unë personalisht, sot. Në fotografi gjeni paditë ndaj tyre, si dhe vendimet përmes të cilave nëna ime së pari është suspenduar, e pas 2 muajsh është përjashtuar nga puna në vitin 1990 dhe asnjëherë deri pas lufte nuk ka punuar si gjyqtare", ka përfunduar ai. Sejdiu ka thënë se dëmshpërblimi nga kjo padi do të i dhurohet shoqatës së pensionistëve dhe atyre që u larguan nga puna gjatë regjimit të Millosheviqit. "Dëmshpërblimin nga kjo padi do t'ia dhuroj shoqatës së pensionistëve, shumica e të cilëve përjetuan përjashtimin nga puna gjatë regjimit të Millosheviqt në vitet e 90-ta", ka shtuar Sejdiu./Insajderi.com
The post Dardan Sejdiu padit Ganimete Musliun dhe këshilltarin e Presidentit appeared first on INSAJDERI. |
| Rooney shënon gol të ‘çmendur’ në debutim për Evertonin Posted: 13 Jul 2017 08:57 AM PDT Wayne Rooney ka treguar menjëherë pse është një nga blerjet më të goditura të merkatos së verës. Everton është duke luajtur një ndeshje miqësore me skuadrën keniane Gor Mahia dhe blerjes së re të transferuar nga Manchester United i është dashur 35 minuta për të shënuar golin e parë me fanellën e re, dhe një tejet të bukur nga distanca.
The post Rooney shënon gol të 'çmendur' në debutim për Evertonin appeared first on INSAJDERI. |
| Kapen 10 biznesmen duke vjedhur energji elektrike Posted: 13 Jul 2017 08:51 AM PDT Të paktën 10 raste abonentësh privatë janë proceduar në polici për ndërhyrje në matësat e energjisë elektrike në Shkodër dhe në Lezhë. Vetëm në 5 ditë aksione, duke nisur nga Shëngjini, Lezha dhe fshatrat përreth, pastaj në Velipojë dhe brenda në Shkodër, janë proceduar në polici të paktën 10 raste abonentësh privatë, të cilët kishin ndërhyrë në matës, duke paguar deri ne 65% më pak energji elektrike nga sa konsumonin. Kështu, tre subjekte private në fushën e hotelerisë në zonën e Velipojë kanë përfunduar në polici, për shkak të "manovrave" që kishin bërë më matësin, ata janë: P.C, A.F dhe P.G. Të tjerë abonentë privatë nuk i kanë shpëtuar kontrolleve të Task Forcës Shkodër, si A.M pronar kompleks kalçeto në Shëngjin, D.J pronar supermaketi në zonën e plazhit Pulaj Velipojë, Gj.N dhe A.P në fushën e supermarketeve (nuk kishin kontratë me OSHEE), subjekti A.N.K sh.p.k në fushën e përpunimit të gurit/zhavorr (lavatriçe), B.P – 2010, kompleks shërbimesh në Zadrimë, si dhe F.L pronar i katër subjekteve në Shkodër. Edhe pse në fokus të kontrolleve kanë qenë subjektet private, gjatë aksioneve, probleme me ligjin kanë patur edhe abonentët familjarë, për cenim të matësit, apo lidhje të paligjshme. Abonentët nga Shkodra me inicialet L.L, N.K, P.P, kishin ndërhyrë në matës duke paguar 43% më pak energji se sa konsumonin, si dhe kishin kryer lidhje të paligjshme. The post Kapen 10 biznesmen duke vjedhur energji elektrike appeared first on INSAJDERI. |
| Arrestohet një Shqiptar pasi pështyu një çift homoseksualësh në Danimarkë Posted: 13 Jul 2017 08:40 AM PDT Një çift homoseksualësh janë fyer nga një shqiptar në tren. Ai tashmë do të qëndrojë në paraburgim deri më 25 korrik, shkruan "ekstrabladet.dk", duke u bazuar në raportimet e "TV2 Lorry". Simon Schelde dhe i dashuri i tij ishin rrugës nga Kopenhageni në Jutland. Ata ishin ulur afër një shqiptari dhe kishin shkëmbyer puthje në faqe. Kjo si duket ishte e tepërt për shqiptarin, i cili është ngritur dhe e ka pështyrë. Simon është ngritur për të pyetur se ku është problemi, derisa sipas deklaratës së tij ai e ka goditur në kokë. Disa pasagjerë në tren, së bashku me punonjësit e kanë mbajtur shqiptar, derisa treni arriti në Høje Taastrup, aty ku e priste policia. Prokurorja Tina Birg ka bërë të ditur se ai është arrestuar dhe do të mbahet deri më 25 korrik. Ai e mohon fajin. Ekziston frika se ai mund të largohet, përcjell albinfo Shqiptari i cili ardhur për të vizituar një shok në Danimarkë tashmë do të akuzohet për fyerje. Por, paragrafi 81 i Kodit Kriminal e bën rrethanën më rënduese, sepse akti i krimit është bazuar në origjinën etnike, besimin dhe orientimin seksual. The post Arrestohet një Shqiptar pasi pështyu një çift homoseksualësh në Danimarkë appeared first on INSAJDERI. |
| Mustafa nënshkroi memorandum mirëkuptimi me BEI-ne Posted: 13 Jul 2017 08:30 AM PDT Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Dario Scannapieco, kanë nënshkruar në Trieste Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve, e cila do të mundësojë përfshirjen e BEI-së në përgatitjen dhe financimin e projekteve të përzgjedhura përbrenda listës prioritare që përkojnë me objektivat zhvillimore të Kosovës. Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë identifikuar fushat kryesore të bashkëpunimit dhe përfshijnë: transportin, energjinë, infrastrukturën komunale dhe mjedisore, arsimin, shëndetësinë, strehimin social, bujqësinë, si dhe mbështetjen e sektorit privat. Gjatë takimit është theksuar përkrahja e mëtejme e Bankës Evropiane për Investime për shumë projekte të rëndësishme në Kosovë, si dhe u diskutua për rehabilitimin e linjave hekurudhore, rrugëve automobilistike, për projekte të mundshme në shëndetësi, në sektorin e ujërave dhe ngrohjes qendrore, për bashkëpunimin me sektorin privat e në fusha të tjera. "Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, ka zhvilluar takime të ndara edhe me komisionerë të BE-së, zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller dhe personalitet të tjera, të cilët kanë vlerësuar se rritja ekonomike e Kosovës është rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa, duke shprehur besimin që edhe qeveritë tjera të ndjekin shembullin e Qeverisë Mustafa dhe të kujdesen për financat publike", thuhet në njoftimin e qeverisë në detyrë. The post Mustafa nënshkroi memorandum mirëkuptimi me BEI-ne appeared first on INSAJDERI. |
| Bashkimi ekonomik i Ballkanit, i pafavorshëm për Kosovën Posted: 13 Jul 2017 08:25 AM PDT Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur më 12 korrik në Trieste të Italisë, mund të konsiderohet si ngjarja kryesore e vitit 2017 për vendet e rajonit që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve ekonomike dhe të integrimeve evropiane në Kosovë. Samiti i mbajtur në Trieste është pjesë e procesit të Berlinit, proces ky shumëdimensional. Përmes këtij procesi, Bashkimi Evropian po synon të formojë një treg të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se ky proces ka rëndësi ekonomike, politike dhe strategjike, rëndësi integruese dhe të përmirësimit të imazhit, por edhe për çështje të gjenerimit të stabilitetit social përmes zhvillimit ekonomik. Megjithatë, sipas tij, Kosova duhet ta kuptojë që ky samit nuk është, siç thotë ai, një "shkop magjik" që do t'i zgjidhë problemet e grumbulluara në Kosovë, por është një mundësi, e cila duhet të shfrytëzohet. "Vet fakti që ka afër 1 miliard euro, mundësi për të mbështetur projektet, është e para. Së dyti, duhet të kuptohet që mekanizmi i absorbimit të mjeteve të donatorëve, por edhe të këtij procesi, është studimi i fizibilitetit,është biznes-plani, por është edhe sundimi i rendit dhe i ligjit, i bazuar në ekspertizë shkencore. Prandaj, nuk duhet të priten mrekullitë nga këto procese, në qoftë se ne vet nuk i bëjmë detyrat e shtëpisë", thotë Gërxhaliu. Avni Mazreku, profesor i të Drejtës Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian është duke e marrë sërish në konsiderim politikën dhe mekanizmat e politikës së zgjerimit në raport me Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, shikuar nga aspekti kohor i vitit 2003, kur Bashkimi Evropian pati përcaktuar agjendën për Ballkanin Perëndimor, në vitin 2017 mund të shihet se në shumë pika ajo politikë ka dështuar, për faktin se shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë mbetur ende jashtë Bashkimit Evropian. "Bashkimi Evropian është në kërkim të gjetjes së një forme të përshtatshme se si do ta integronte Ballkanin Perëndimor. Ndërkaq, parë nga këndvështrimi i Prishtinës, mendoj që Prishtina e ka problemin e njëjtë, të hapur dhe të pambyllur, çështjen e mosnjohjes të statusit të saj nga dy shtete të Ballkanit Perëndimor, si dhe çështjen e mosnjohjes nga 5 shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Për Kosovën do të ishte pozitive, sikur ky status, pavarësia e Kosovës, të njihej nga këto dy shtete. Pas kësaj, në çfarëdo aranzhmani ekonomik dhe politik që do të futej Kosova, do të trajtohej si palë e barabartë", tha Mazreku. Ai shton se përderisa statusi i Kosovës, si shtet i pavarur, nuk njihet, por kontestohet nga dy vende të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimet e dizajnuara sikurse tregu i përbashkët i këtij rajoni, janë të pafavorshme për Kosovën. Por, Gërxhaliu shpreh mendimin se proceset integruese nuk duhet kundërshtuar nga Kosova, por ajo duhet të dalë me skenar dhe alternativa të ndryshme. "Në këtë drejtim, pala kosovare është dashur që me kohë të jetë e gatshme që këtë sferë ekonomike të dizajnuar nga Gjermania, tëmetalizuar nga Austria dhe me stilin që i është dhënë në Itali, ta shndërrojë në favore politike. Nuk duhet të thotë 'jo', por të kushtëzojë dhe të dërgojë shkresa në zyrat diplomatike që Kosova është 'për' proceset integruese, por vetëm e barabartë, që nënkupton që të njohjet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, të kemi një normalizim të raporteve në aspektin e brendshëm. Si mund të jemi pjesë integruese në familjen evropiane në qoftë se 5 shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën?". Ngjashëm shpreh mendimin edhe profesor Mazreku. Sipas tij, Kosova nuk do të bënte gabim në qoftë se e vendos kusht aktin e njohjes nga ana e 5 shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe nga dy vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk e kanë njohur ende. Siç thekson ai, agjenda e Selanikut e potencon si kusht për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore konstruktive dhe të mirëbesimit të ndërsjellë. "E për çfarë marrëdhënie të mirëbesimit mund të flasim kur dy nga këto dy palë, dy shtete të Ballkanit Perëndimor as nuk e njohin atë që është kategori kushtetuese për Kosovën dhe që është diçka që ka ardhur si produkt i shumë zhvillimeve historike dhe të luftës, por edhe që shumica e komunitetit ndërkombëtar – në qoftë se e shohim nga konteksti i shteteve individuale – e kanë njohur këtë pavarësi. Prandaj, ne vetëm duhet të sillemi në raport me zbatimin e asaj që Bashkimi Evropian e vendos kusht për këto shtete". Sidoqoftë, zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës tashmë kanë shprehur mjaft rezerva dhe kundërshtime lidhur me idenë e një union ekonomik rajonal të Ballkanit perëndimor, për shkak të pamundësimit të deritashëm të qarkullimit të lirë dhe pa viza të qytetarëve të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe mosnjohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina.
The post Bashkimi ekonomik i Ballkanit, i pafavorshëm për Kosovën appeared first on INSAJDERI. |
| Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë fillon të ënjtën edicionin e nëntë Posted: 13 Jul 2017 08:12 AM PDT Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë – PriFest do të fillojë të enjten edicionin e nëntë, Prifest është festival i filmave me metrazh të gjatë. Gjatë tërë javës së festivalit do të shfaqen mbi 70 filma dhe të gjitha do të shfaqën në dy sallat e Teatrit Kombëtar, në kinemanë e hapur në sheshin "Zahir Pajaziti", në Kino ABC dhe në kinemanë e hapur të Amfiteatrit i Muzeut Kombëtar. Çmimi do të jetë 3 euro mirëpo mund të blihet edhe bileta 10 euro e cila mundëson hyrjen në të gjitha filmat, gjatë tërë javës. Hapjen e edicionit të 9-të do ta bëjë filmi "Unwanted" i realizuar nga Edon Rizvanolli. Pjesën tjetër të javës do të shfaqen së paku 10 filma në ditë. Të premten pas shfaqjes së filmave, në parkun e Gërmisë do të performojnë DJ lokal dhe të shtunën do të jenë Taste 2 & Goblenët dhe Oborri./Insajderi.com The post Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë fillon të ënjtën edicionin e nëntë appeared first on INSAJDERI. |
| “Turqia pranë Katarit në këtë periudhë të vështirë” Posted: 13 Jul 2017 08:07 AM PDT Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim ka deklaruar se vendi i tij në këtë periudhë të vështirë është pranë Katarit. Ai këtë e bëri të ditur gjatë një takimi me ministrin e Ekonomisë dhe Tregtisë të Katarit, sheikun Ahmed bin Casim bin Muhammed Al Thani. Sipas një deklarate nga Zyra për shtyp e kryeministrisë mësohet se kryeministri Yıldırım ka pritur në një takim në rezidencën Çankaya në Ankara ministrin e Ekonomisë dhe Tregtisë të Katarit, sheikun Ahmed bin Casim bin Muhammed Al Thani. Në deklaratë thuhet se palët në takim kanë shprehur dëshirën për të rritur edhe më tej bashkëpunimin dypalësh në çdo fushë kryesisht në ekonomi. Me këtë rast Yildırım i ka thënë ministrit Al Thani se Turqia në këtë periudhë të vështirë ndodhet pranë Katarit, raporton AA. Ndër të tjera njoftohet se delegacioni mysafir ka shprehur falënderimet për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Katarit. Në takim është rikonfirmuar vullneti i Katarit për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, përfshirë edhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. The post "Turqia pranë Katarit në këtë periudhë të vështirë" appeared first on INSAJDERI. |
| Juve ka dy kushte për Milanin nëse e duan Bonuccin Posted: 13 Jul 2017 07:58 AM PDT Milani e ka shumë seriozisht për mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci, aq sa është gati të bëjë një zhytje spektakolare në detin e merkatos së verës. Bisedimet ndërmjet kuqezinjve dhe agjentit të lojtarit po vazhdojnë me ritëm të shpejtë dhe kjo veçse shton shanset që transferimi të ndodhë. Sipas asaj që shkruan gazetari Gianluca Di Marzio, kërkesat e kampionëve të Italisë janë të qarta. "Zonja e vjetër" do 40 milionë euro (të panegociueshme) në dorë dhe kartonin e mbrojtësit anësor Mattia De Sciglio. Ky do të ishte një shkëmbim italianësh, i cili ndoshta do të acaronte më shumë tifozët e Juventusit, duke menduar që De Sciglio, gjithsesi, nuk është një lojtar absolutisht titullar i "Djallit". Bardhezinjtë i bie të heqin dorë nga një lider i mbrojtjes, por në fundin e karrierës, shkruan telesprot. Topi tani i kalon Milanit, i cili duket se ka rënë dakord me propozimin e Juventusit. Bonucci, në fakt, ka pasur oferta të majme nga Manchester City, Paris Saint-German dhe Chelsea, por ndoshta e josh projekti i madh që po merr formë në Milano. Këtu nuk ka ndonjë çudi, sepse Serie A i nxit më shumë italianët. The post Juve ka dy kushte për Milanin nëse e duan Bonuccin appeared first on INSAJDERI. |
| Deputeti i Vetëvendosjes eskalon në gjuhë perverse Posted: 13 Jul 2017 07:52 AM PDT Ka vazhduar edhe më tej debati mes Ganimete Musliut të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Fisnik Ismailit të Lëvizjes Vetëvendosje. Ismaili përmes një shkrimi në Facebook, tashmë ka fajësuar babanë e ndjerë të Ganimete Musliut. "Ganimete, mbasi mu kape për babën e ndjerë, edhe shpife për to, nuk muj pa ta fajësue edhe unë ty babën, që s’e ka nxjerrë jashtë kur është dashtë, e i ka dhanë jetë një krijese si ti", ka shkruar Ismaili. Gaznimete Musliut kishte thënë se nënën e Dardan Sejdiut dhe babin e Fisnik Ismailit, nuk do ta lënin të gjallë Thaçin e Veselin nëse do të i zinin. Ndërkohë që Sejdiu kishte paralajmëruar padi për të. Derisa Fisnik Ismaili e ka fyer nënën e Musliut./Insajderi.com The post Deputeti i Vetëvendosjes eskalon në gjuhë perverse appeared first on INSAJDERI. |
| “Fëmijët më mirë t`i ngjajnë Ganimetes se pasardhësve të bashkëpunëtorëve të Millosheviqit” Posted: 13 Jul 2017 07:45 AM PDT Në mbrojtje të Ganimete Musliut ka dal edhe ministrja në largim e Drejtësisë Dhurata Hoxha. Hoxha në një status në Facebook ka shkruar se fëmijët e saj do të donte t`i ngjanin Ganimete Musliut , e jo bashkëpunëtorëve të Millosheviqit. "Ne lindim fëmijë shqiptar, ti vazhdo fyeje nënën shqiptare për lindjet e saj. Veç Rada Trajkovic pajtohet dhe bashkëndjen me ty, kur i fyente nënat shqiptare", shkruan Hoxha. Më tepër për polemikën lexoni: Fisnik Ismaili fyen deputeten Ganimete Musliu Vazhdojnë polemikat PDK-VV: Uran Ismaili i kundërpërgjigjet Fisnik IsmailinDeputeti i Vetëvendosjes eskalon në gjuhë perverse
The post "Fëmijët më mirë t`i ngjajnë Ganimetes se pasardhësve të bashkëpunëtorëve të Millosheviqit" appeared first on INSAJDERI. |
| Vuçiq kërkon nga BE ti tregoj pritjet nga Serbia për Kosovën Posted: 13 Jul 2017 07:40 AM PDT Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të thotë qartë dhe hapur atë që pritet nga Serbia për Kosovën. Vuçiq i bëri këto komente pas takimit me këshillin e lartë për Bashkëpunim midis Serbisë dhe Greqisë, në Selanik, përcjell Insajderi. Ai tha se është e qartë që Kosova është pengesa më e madhe për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe se BE-ja duhet të bëjë të qartë ato se çfarë kërkon. "Është e qartë se në aspektin politik BE duhet të na tregojë kushtet, çfarë dhe kur", ka thënë Vuçiq raporton b92. Vuçiq tha se ngritja e këtyre pyetjeve nuk do të thotë që Serbia 'filtron me të tjerët' por të kërkojë respekt dhe trajtim të njëjtë. Ai tha se edhe Serbia është për tu futur në BE ashtu si Bullgaria dhe Rumania. Vuçiq më tutje ka falënderuar Greqinë që Serbisë iu ka gjendur gjithmonë në momente të vështira. "Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka qenë gjithmonë me Serbinë kur ishin momentet e vështira", ka thënë ai./Insajderi.com
The post Vuçiq kërkon nga BE ti tregoj pritjet nga Serbia për Kosovën appeared first on INSAJDERI. |
| Ngritet aktakuzë kundër Bedrija Ejupagiq për vdekjen e Xheneta Gashit Posted: 13 Jul 2017 07:30 AM PDT Prokuroria e shtetit ka ngritur aktakuzë kundër drejtorit të emergjencave në komunën e Prizrenit, Bedrija Ejupagiq, si të dyshuar për shkak të veprave penale, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe mos evitimi i rrezikut, në rastin e Xheneta Gashit. Sipas aktakuzës i akuzuari Ejupagiq, në cilësi të personit përgjegjës pranë Komunës së Prizrenit, nga pakujdesia nuk ka ndërmarr masat për vendosjen e pajisjeve mbrojtëse përreth shtëpive para shembjes, në rrugën ,,Marin Barleti" në Prizren për të evituar rrezikun, në atë mënyrë që me datë 06.06.2016, rreth orës 15:30 minuta., fëmija Xh.G., e lindur me datë 07.08.2012 derisa ishte duke luajtur në rrugë nga shembja e shtëpisë pëson plagë në kokë dhe në trup, ashtu që nga plagët e marra ndërron jetë. "Me këto veprime i akuzuari B.E., ka kryer veprat penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 2 të KP-ës dhe mos evitimi i rrezikut nga neni 370 paragrafi 1 të KP-ës", thuhet në njoftimin e prokurorisë. /Insajderi.com The post Ngritet aktakuzë kundër Bedrija Ejupagiq për vdekjen e Xheneta Gashit appeared first on INSAJDERI. |
| Stoltenberg: Takimi i Këshillit NATO-Rusi ishte i dobishëm Posted: 13 Jul 2017 07:21 AM PDT Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi i sotëm i Këshillit NATO-Rusi ka qenë një “diskutim i sinqertë dhe i dobishëm” për Ukrainën, Afganistanin dhe çështje të tjera. Stoltenberg i bëri këto komente në një konferencë për media në Bruksel. Ai po ashtu tha se NATO dhe Rusia vazhdojnë të kenë mospajtime, sidomos rreth ankesimit të Krimesë nga Moska dhe rolit të saj në luftën në lindje të Ukrainës. Në takimin e sotëm, NATO dhe Rusia njoftuan njëra-tjetrën edhe për stërvitjet e ardhshme ushtarake. NATO ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë pasi Moska ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, porse kanalet politike kanë mbetur të hapura përmes Këshillit. The post Stoltenberg: Takimi i Këshillit NATO-Rusi ishte i dobishëm appeared first on INSAJDERI. |
| Vazhdojnë polemikat PDK-VV: Uran Ismaili i kundërpërgjigjet Fisnik Ismailin Posted: 13 Jul 2017 07:15 AM PDT Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka goditur rëndë deputetin e Vetëvendosjes, Finsnik Ismajli, duke ia përmendur babain e tij si bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviqit. "Baba e Nana e Ganimetes, për Millosheviqin e për Serbinë kanë qenë shqiptarë që u mundu me i zhdukë me shekuj. Baba yt ka qenë dost i Millosheviqit". "Ti mos u prek, djali s’e zgjedh babën. Zaten as t’i nuk i zgjedh fjalët, të ka mbetë rremb prej Babës ndoshta", shkruan ai. The post Vazhdojnë polemikat PDK-VV: Uran Ismaili i kundërpërgjigjet Fisnik Ismailin appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |








