INSAJDERI: “Gjilanasit do të gjobiten nëse keqpërdorin ujin e pijshëm” plus 19 more |
- Gjilanasit do të gjobiten nëse keqpërdorin ujin e pijshëm
- Djali i Trumpit publikon e-mailet nga takimi me rusët
- Real Madrid humbi 35 milionë euro nga “biznesi” me James Rodriguez
- Gjashtë gjëra që të gjithëve do t’u pëlqejnë për iOS 11
- Nënkryetari i PDK-së: Besoj se i kemi votat për qeverinë
- Dy të arrestuarit thonë se “nuk e kanë ditur se duhet të japin ndihmë”
- PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s u zvogëlohet përfaqësimi në KQZ
- Energjia elektrike, ushqimi dhe nafta – si është shtrenjtuar jetesa në Kosovë
- Festival, muzikë dhe “civila” – dhjetëra të arrestuar për “splifa” dhe “coco”
- Arabia Saudite ekzekuton katër persona
- Planet e Shyhrete Berishës për gjysmën e shtëpisë
- Nga Ledri tek Capital T – pesë këngët më të dëgjuara të kësaj vere
- Komuna ku kanë ndodhur më së shumti vdekje gjatë 2016-s
- Qeveria norvegjeze konfirmon vdekjen e qytetarit të saj në Kosovë
- Vendet në të cilat janë shënuar temperaturat ekstreme
- Erdogan thotë se në Srebrenicë pati gjenocid
- Moska do të dëbojë diplomatët amerikanë
- Si të bleni bitcoin
- 10 yje të futbollit që zgjodhën të rikthehen tek klubet e tyre
- Shkencëtarët: Shfarosja e gjashtë masive e Tokës është duke ndodhur
| Gjilanasit do të gjobiten nëse keqpërdorin ujin e pijshëm Posted: 11 Jul 2017 09:36 AM PDT Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nxjerrë sot një urdhëresë për kufizimin e shfrytëzimit të ujit të pijshëm. Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, tha se me këtë urdhëresë ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm nga sistemi publik i ujësjellësit për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit në punishte ndërtimore dhe ujitjen e arave e kopshteve. "Gjobat do të aplikohen për të gjithë shkelësit dhe keqpërdoruesit e ujit të pijshëm në pajtim me dispozitat e rregullores për shërbime publike komunale, të datës 28 maj 2012", ka thënë Korça në konferencën e sotme për media. /Insajderi.com The post Gjilanasit do të gjobiten nëse keqpërdorin ujin e pijshëm appeared first on INSAJDERI. |
| Djali i Trumpit publikon e-mailet nga takimi me rusët Posted: 11 Jul 2017 09:32 AM PDT Djali i presidentit amerikan Donald Trump, Donald Jr, sot ka publikuar disa e-maile, që i referohen një prej prokurorëve më të lartë të qeverisë ruse, si ofertuesi ndaj drejtuesve të fushatës së Trumpit i informacioneve shkatërruese në lidhje me rivalen demokrate, Hillary Clinton. Publicisti Rob Goldstone, tha se informacionet e Donald Jr, "janë pjesë e Rusisë dhe mbështetje nga qeveria e tyre për presidentin amerikan Dondal Trump", shkruan CNN. "Prokurori i Kurorës së Rusisë ofroi t'i jepte fushatës së Trumpit disa dokumente zyrtare dhe informacione që do të mund ta inkriminojnë Hillary Clintonin dhe marrëveshjet e saj me Rusinë, e që mund të jenë tejet të dobishme për babanë tuaj", thuhet në e-mail-in e 3 qershorit të vitit 2016 drejtuar Donald Trump Jr. nga publicisti Rob Goldstone. Email-et nga Trump Jr, thonë se Prokurori i Rusisë, i kishte ofruar siguri fushatës së Trumpit me disa dokumente zyrtare dhe informacione kundër Hillary Clintonit. Ditë më parë, Donald Trump Jr, përmes një deklarate, pranoi se ka takuar Natalia Veselnitskayan, por tha se "nuk janë shkëmbyer informacione të rëndësishme", por se tani e ka publikuar arsyen e takimit. The post Djali i Trumpit publikon e-mailet nga takimi me rusët appeared first on INSAJDERI. |
| Real Madrid humbi 35 milionë euro nga “biznesi” me James Rodriguez Posted: 11 Jul 2017 09:16 AM PDT James Rodriguez sot edhe zyrtarisht është larguar nga Real Madrid për të kaluar në Bayern Munich. Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat, ku James është huazuar për dy sezone, me të drejt blerje në fund. Shuma e huazimit nuk është bërë e ditur nga të dy skuadrat, por këtë e ka bërë e përditshmja gjermane, Bild. Real Madrid do të përfitojë nga 5 milionë euro në sezon nga huazimi i kolumbianit, ndërsa nëse bayerni vendos ta transferojë në vitin 2019, atëherë duhet të paguajë edhe 35.2 milionë të tjera. Krejt transferimi i Jamesit do të kushtonte 45.2 milionë euro. Kjo shifër është shumë më e vogël se sa Real Madrid pagoi në vitin 2014, ku Monaco përfitoi 80 milionë euro. /Insajderi.com The post Real Madrid humbi 35 milionë euro nga “biznesi” me James Rodriguez appeared first on INSAJDERI. |
| Gjashtë gjëra që të gjithëve do t’u pëlqejnë për iOS 11 Posted: 11 Jul 2017 09:08 AM PDT Sistemi më i ri operativ i Apple për iPhone dhe iPads, versioni iOS 11, do të realizohet përfundimisht këtë vjeshtë. Apple e quan këtë “një hap gjigant për iPhone” dhe poashtu hap madhështor për iPad, njofton BusinessInsider. Shumë risi po vijnë me versionin e ri. Apple po ndryshon formatin në iOS 11, i cili lejon të ruani më shumë foto dhe video në telefon. Apple ka deklaruar se me iOS 11 mund të ruhen dy herë më shumë foto dhe video në pajisjen tuaj sesa në iOS 10.
Mesazhet do të jenë të renditura më mirë. Apple është duke punuar për sirtarin e aplikacioneve në Messages për iOS 11, duke e bërë shumë më të lehtë të shfletoni të gjithë stickers dhe emojis. Po ashtu roboti Siri do të jetë shumë më i avancuar përmes mësimit të makinës dhe inteligjencës artificiale. Është e paqartë nëse këto ndryshime do ta bënin Sirin më të lehtë për t’u përdorur. Apple gjithashtu po teston një opsion të përkthimit nga Siri. Roboti Siri sipas të gjitha gjasave do të jetë i zoti të përkthejë nga të gjitha gjuhët e botës. Të gjitha thirrjet dhe njoftimet tuaja të fundit dhe të humbura, me versionin e ri iOS 11, do të gjenden vetëm në një vend, pa skedarë të veçantë. Kjo do të bëjë që njoftimet të jenë pak të komplikuara dhe më shumë të organizuara. Risi tjetër nga Apple janë hartat. Apple po shton harta të brendshme për qindra aeroporte dhe qendra tregtare në mbarë botën, duke e bërë shumë më të lehtë për të gjetur vendet. Për ruajtjen e fjalëkalimit të WI-FI, tani Apple ka bërë një hap tejet të madh. Juve nuk do të nevojitet që të kërkoni fjalëkalimin. E gjitha çfarë duhet të bëni është të afroni telefonin tuaj me një telefon që është i lidhur, kështu telefoni juaj automatikisht do të qaset në WI-FI. The post Gjashtë gjëra që të gjithëve do t’u pëlqejnë për iOS 11 appeared first on INSAJDERI. |
| Nënkryetari i PDK-së: Besoj se i kemi votat për qeverinë Posted: 11 Jul 2017 09:03 AM PDT Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, bëri me dije se mundësitë për të votuar qeverinë e re të udhëhequr nga Ramush Haradinaj janë në Kuvendin e Kosovës. "Unë besoj tek deputetët, qeveria duhet të konstituohet. Unë asnjëherë nuk e kam kontestuar. Unë dua të besoj fjalëve të Z,.Haradinaj dhe të PDK-së se i kemi votat. Pra unë besoj se i kemi votat", tha ai sot në emisionin Imazh në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij ka deputetë që do të votojnë në interes të Kosovës. Ai tha se së janë duke punuar që të ecin rrugës për seancën themeluese të kuvendit të Kosovës, e cila mund të mbahet në javën tjetër. "Besoj se gjatë javës së ardhshme do të konstituohet kuvendi i Kosovës dhe do të themelohet qeveria e vendit", tha Haliti sot në emisionin Imazh në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ai tha se PDK-së, i takon me kushtetutë kryetari i Kuvendit të Kosovës ."Nuk kemi nevojë të shtyhemi, ne në seancën e parë do të nominojmë për kryetar nga PDK-ja", tha ai. Haliti vlerësoi se secili kandidat nga PDK-ja, do të kalojë. Sipas tij kjo pozitë dhe vullneti i strukturave të PDK-së, është se Kadri Veseli do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai bëri me dije se nuk do të bëj garë me Kadri Veselin për të udhëhequr Kuvendin e Kosovës. The post Nënkryetari i PDK-së: Besoj se i kemi votat për qeverinë appeared first on INSAJDERI. |
| Dy të arrestuarit thonë se “nuk e kanë ditur se duhet të japin ndihmë” Posted: 11 Jul 2017 09:01 AM PDT Magjistralja Gjilan – Ferizaj të shtunën e 2 korrikut dukej e qetë si pasojë e temperaturave të larta, dhe për 63-vjeçarin shtetas i Maqedonisë që sapo kishte zbritur nga një furgon, temperaturat ishin të papërballueshme. Ai po kthehej nga një tretman mjekësor të cilin e kishte marrë në mëngjes, por ai tretman do të ishte i fundit. Disa minuta pasi zbret nga furgoni ai pëson sulm dhe pak më vonë vdes. Por deri sa ai do të vdiste, pranë trupit të tij të shtrirë do të kalonin katër vetura, dy prej të cilave edhe ndalen nga një kalimtar rasti por ndihma nuk jepet. Të tjera vetura kalojnë më pas, por 63 vjeçari tashmë kishte vdekur. E Prokuroria Themelore në Gjilan qysh atëherë është vënë në kërkim të katër personave që kanë vozitur katër mjetet të cilat kanë kaluar. Ata kërkohen për mosdhënie të ndihmës që penalizohet me Kodin Penal. Të hënën e 10 korrikut, është arrestuar personi i parë. I arrestuari është F.M nga Gjilani i lindur në vitin 1991 dhe ka qenë shoferi i veturës së katërt e cila sipas videos shihet që parakalon me një kamionetë. Kamioneta është e ngjyrës së bardhë dhe shihet teksa bartë disa skele. Të martën është arrestuar edhe një person tjetër. Ai është vozitësi i kamionetës së parë, ngjyrë të kuqe që po barte blloqe. Këtë lajm për Insajderin e ka konfirmuar prokurori i çështjes në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Agron Uka. Ai tha se i arrestuari i dytë është H.H nga Gjilani 1975 i cili në video shihet teksa nuk ndalet për të dhënë ndihmë ani pse një kalimtarë i kërkon të ndalet. Kalimtari është intervistuar në cilësinë e dyshimtarit. Dëshmitar është edhe një kalimtar tjetër që shihet në video. Prokurori Uka i ka thënë Insajderit se të dy të arrestuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve. "Njëri është i mbrojtur nga avokati në detyrë zyrtare e tjetri është i mbrojtur nga avokati i autorizuar", ka thënë Uka. Sipas tij, të dy dëshmitarët kanë dhënë deklaratat e tyre duke e pranuar se kanë qenë vozitës të automjeteve por kanë dhënë arsyet e tyre pse nuk janë ndaluar. "Të dytë kanë pranuar se kanë qenë vozitës të automjeteve dhe kanë deklaruar se nuk e kanë ditur se kanë përgjegjësi për të dhënë ndihmë dhe se kanë qenë me mjete transportuese", ka thënë Uka për Insajderin. Sipas Kodit Penal të Kosovës paragrafi 4, mosdhënie e ndihmës është vepër penale. Të dy të arrestuarit nga prokurori Uka u është caktuar masa e ndalesës prej 48 orëve. /Insajderi.com The post Dy të arrestuarit thonë se "nuk e kanë ditur se duhet të japin ndihmë" appeared first on INSAJDERI. |
| PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s u zvogëlohet përfaqësimi në KQZ Posted: 11 Jul 2017 08:55 AM PDT Tri partitë politike, PDK, AAK dhe Nisma në zgjedhjet e 11 qershorit garuan si koalicion parazgjedhor dhe kjo do të ketë "pasoja negative" në përfaqësimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Deri më tani PDK ka dy përfaqësues në KQZ, ndërsa AAK e Nisma kanë nga një përfaqësues, por në të ardhmen këto tri subjekte do të kenë vetëm dy përfaqësues, aq sa do të kenë edhe Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa, shkruan lajmi.net. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka në total 11 anëtarë, prej të cilëve kryesuesin e emëron presidenti, ndërsa gjashtë anëtarët tjerë emëruar si rezultat i nominimeve të gjashtë grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe katër anëtarë që përfaqësojnë komunitetet pakicë në Kosovë. Por, pasi nga zgjedhjet e fundit dolën vetëm tri Grupe Parlamentare: 1. PDK-AAK-Nisma (PAN), 2. LDK-AKR-Alternativa (LAN) dhe 3. Vetëvendosje, atëherë këto tri grupe duhet të kenë nga dy përfaqësues në KQZ. Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka sqaruar se Kushtetuta ka paraparë që përbërja e KQZ-së të jetë prej 11 anëtarëve, përfshirë kryesuesin të cilin e emëron Presidenti nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të gjykatave me juridiksion apeli. Dhe se dhjetë anëtarë të tjerë emërohen nga grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, prej të cilëve katër janë të rezervuara për komunitetet jo shumicë, ndërsa gjashtë të tjerë për grupet tjera parlamentare të cilat kanë garuar për 100 ulëset që nuk janë të garantuara për komunitetet. "Ndarja e këtyre gjatë anëtarëve në KQZ bëhet ndërmjet gjashtë grupet më të mëdha parlamentare. Tani, meqenëse Gjykata kushtetuese ka barazuar grupin parlamentar me subjektin politik që ka garuar në zgjedhje, ndarja e këtyre gjashtë pozitave në KQZ do të duhej të bëhej ndërmjet PAN, LVV dhe LAA, si subjekte që janë certifikuar në zgjedhje dhe jo si grupe parlamentare të krijuara pas certifikimit të rezultateve dhe konstituimit të Kuvendit. Përafërsisht, do të duhet që secili subjekti t'i emëron nga dy anëtarë në KQZ", ka sqaruar Krasniqi. Ai më tej ka thënë se edhe nëse partitë brenda koalicionit PAN vendosin të formojnë grupe të veçanta parlamentare, atyre iu takojnë vetëm dy përfaqësues në KQZ. "Në rastin e koalicionit PAN, do të duhej të kenë të drejtën të emërojnë vetëm dy anëtarë në KQZ, pavarësisht nëse regjistrohen si tre grupe të ndryshme parlamentare në Kuvend. Partnerët e koalicionit duhet që të kenë marrëveshje të brendshme për t'i kryer këto emërime", ka shtuar Krasniqi. Por, këtu nuk përfundojnë komplikimet për koalicionin e krahut të luftës, pasi tri subjektet do të kenë probleme edhe me çështjen e emërimit të anëtarëve të në Kuvendet Komunale Zgjedhore (KKZ) dhe në strukturat e Këshillave të Vendvotimeve (KVV). "Sa i përket nominimit të anëtarëve në Kuvendet Komunale Zgjedhore (KKZ), subjektet politike që kanë kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet nacionale kanë të drejtën e nominimit të anëtarëve. Edhe në këtë rast, koalicioni PAN njihet si një subjekt politik që ka garuar në zgjedhje dhe ka të drejtën e nominimit të një anëtari për secilin KKZ. E njëjta përbërje duhet të reflektohet edhe në strukturat e Këshillave të Vendvotimeve (KVV)", ka deklaruar Krasniqi në fund. Por, kjo nuk do të vlejë për zgjedhjet lokale që mbahen më 22 tetor, pasi për zgjedhjet lokale 2017 është vendosur që për përfaqësimin në KQZ të merren parasysh të merren për bazë rezultatet e zgjedhjeve të kaluara nacionale (2014), pasi që rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit kanë qenë të pa certifikuara në momentin kur KQZ ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve në KKZ. The post PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s u zvogëlohet përfaqësimi në KQZ appeared first on INSAJDERI. |
| Energjia elektrike, ushqimi dhe nafta – si është shtrenjtuar jetesa në Kosovë Posted: 11 Jul 2017 08:40 AM PDT Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar "Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit" (IHÇK) për muajin qershor të vitit 2017. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.3% në muajin qershor 2017, krahasuar me muajin maj 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (5.6%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (17.9%)-(ngritje e çmimit të energjisë elektrike) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9% në IHÇK-it. Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet: qumësht, djath dhe vezë (-2.2%); perime (-8.2%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-0.6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.6%) në IHÇK. Shkalla e inflacionit e matur në muajin qershor 2017 me muajin qershor 2016 ishte 1.9%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.9% në muajin qershor 2017, krahasuar me muajin qershor 2016. Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mish (1.2%); qumësht, djath dhe vezë (1.4%); pemë (12.4%); sheqer dhe ëmbëlsira (6.2%); kafe, çaj dhe kakao (9.4%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.3%); duhan (5.6%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (16.3%) – (ngritje e çmimit të energjisë elektrike për 25.4%, krahasuar me tarifat verore të muajt qershor të vitit 2016); përdorim i pajisjeve për transportin personal (3.8%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.1% në IHÇK. Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: blerje e automjeteve (-1.7%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-6.8%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK. Shpjegim për shfrytëzuesit e të dhënave Zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017 të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës të datës 31 mars 2017 është shkaku i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaj të kalkuluara nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO). The post Energjia elektrike, ushqimi dhe nafta – si është shtrenjtuar jetesa në Kosovë appeared first on INSAJDERI. |
| Festival, muzikë dhe “civila” – dhjetëra të arrestuar për “splifa” dhe “coco” Posted: 11 Jul 2017 08:34 AM PDT Sezoni i festivaleve në Kosovë ka filluar, ndërsa qyteti i cili është më së shumti i frekuentuar nga adhuruesit e festivaleve është Prizreni. Njëri ndër festivalet që organizohet në këtë qytet është edhe NGOMfest i cili është mbajtur këto katër ditë. Nga 6 korriku deri me 9 korrik. Ky festival u organizuar për të shtatën herë me radhë i cili u mbajt në Kalanë e qytetit të Prizrenit, shkruan Insajderi. Në NGOMfest, kanë marr pjesë mbi tridhjetë artisë që kanë performuar muzikë të zhanreve të ndryshme dhe shumë të rinj shkojnë që të argëtohen. Në natën e parë në qytetin e Prizrenit zbarkuan artistë të shumtë të hip-hopit, ku pika kryesor ishte MC Kresha & Lyrical Son. Nata në NGOMfest fillonte në orën 21:00 të mbrëmjes dhe përfundonte tek në mëngjes. Mirëpo argëtimi i këtyre të rinjve ishte punë edhe i Policisë në Prizren. Insajderi ka mësuar se Policia rajonale e Prizrenit kanë ndërmarrë një aksion aksioni kundër përdorim të substancave narkotike, pikërisht në këtë festival që mbahej në Kalanë e Prizrenit. Hazir Berisha zëvendës në policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka treguar për Insajderin se ka iniciuar disa raste për posedim të substancave narkotike. "Gjatë festivalit NGOMfest, janë inicuar 33 raste për posedim të substancave narkotike, duke filluar prej kanabisit e marihuanës deri në kokainë me sasi të vogla", ka thënë Berisha. Ndërsa Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia në Prizren kanë treguar për Insajderin se nga data 06-08, ka rezultuar me arrestimin e 28 personave. “Të gjithë këta persona të dyshuar janë arrestuar mbështetur në veprën penale blerje, posedim, shëprndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", ka treguar për Insajderin, Bajram Krasniqi zëvendës në Policinë e Kosvës. Krasniqi ka treguar se "me aktvendim të prokurorit personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt" Në Kosovë ka një numër të madh të festivaleve të cilat kryesisht mbahen gjatë sezonit të verës. Janë mbi 20 festivale të ndryshme të cilat mbahen në qyetet të ndryshme të Kosovës. ReMuscia, DokuFest, Freedom Festival, Chopin Piano Fest, BeerFest Kosova, Ngom Fest, Etno Fest, Pri Film Fest, AniBar, janë vetëm disa nga festivalet të cilat organizohen në Kosovë. /Insajderi.com The post Festival, muzikë dhe “civila” – dhjetëra të arrestuar për “splifa” dhe “coco” appeared first on INSAJDERI. |
| Arabia Saudite ekzekuton katër persona Posted: 11 Jul 2017 08:33 AM PDT Arabia Saudite ekzekutoi sot katër persona, pasi shteti dëshmoi se ata ishin të lidhur me terrorizëm, raporton Reuters. Siç ka raportuar Televizioni shtetëror i Arabisë Saudite një deklaratë të Ministrisë së Brendshme, katër personat që dyshohen të jenë të lidhur me terrorizëm janë ekzekutuar në qytetin Qatif – pjesën lindore të shtetit. Mbretëria e njohur për prodhimin e naftës njihet për luftimin në masa të mëdha të terrorizmit. /Insajderi.com The post Arabia Saudite ekzekuton katër persona appeared first on INSAJDERI. |
| Planet e Shyhrete Berishës për gjysmën e shtëpisë Posted: 11 Jul 2017 08:24 AM PDT Avokati i Shyhrete Berishës ka deklaruar se klientja e tij ka dy dëshira për pjesën e shtëpisë dhe pronës së saj së cilës tash i takon. Naim Qelaj, avokati i Shyhrete Berishës, ka thënë se dëshira e klientes së tij është që ta kthejë shtëpinë në një muze. Nëdrsa, dëshira e dytë e Berishës është që shtëpia të kthehet në kopsht për fëmijë. "E para është që shtëpinë ta kthejë në muze për të treguar historinë se çka ndodhi aty. Dhe, e dyta është që aty të hapet një kopsht për fëmijë të cilët kanë nevojë për përkujdesje", ka thënë Qelaj, në emisionin “Përballje” të RTV Dukagjinit. "Dëshira e saj është që kjo të kthehet në shtëpi për publikun. Kjo është edhe një dëshmi për të se drejtësia ka triumfuar", ka thënë ai. Shyhrete Berisha, e cila i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, ku iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, pas luftës kishte nisur një betejë gjyqësore për të marrë gjysmën e shtëpisë që ajo pretendonte se i takonte. Më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili i mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës, por Xhelali edhe pas 4 viteve ballafiqimi në gjyq, vazhdon me avazin e braktisjes së seancave gjyqësore. Disa ditë më parë , gjykata vendosi që gjysma e shtëpisë i takon asaj. /Insajderi.com The post Planet e Shyhrete Berishës për gjysmën e shtëpisë appeared first on INSAJDERI. |
| Nga Ledri tek Capital T – pesë këngët më të dëgjuara të kësaj vere Posted: 11 Jul 2017 08:14 AM PDT Çdo verë këngëtarët shqiptarë përgatisin këngë të reja me tinguj të veçantë, gjatë verës. Vera është stina më e "shkurtër" e vitit, dhe për këtë kërkohen tinguj tërheqës që të mbahen në mend pushimet. Artisti më i klikuar deir më tani për këtë verë është Capital T me këngën e tij të titulluar "Pse po ma lun lojën". Kjo këngë për një muaj e gjysmë ka arritur afro 10 milion klikime në kanalin e internetit – Youtube. Pas Capital T, në maje të top listave është këngëtari Ledri Vula, raporton Insajderi. Vula ka qenë njeri prej artistëve më aktiv dhe i klikuar për këtë verë. Me 2 këngë të realizuara për këtë sezonë, Vula bëhet artisti i dytë më i klikuari në Youtube. Kënga "U harrum", arriti afro 8 milion klikime për një muaj e gjysmë dhe bashkëpunimi tjetër i Vulës me Young Zerka e titulluar "Nona, vetëm për 2 javë arriti 5 milion dëgjime. Këtë verë, kënga origjinale "Simpatia" nga Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi është rikrijuar nga artistët Dhurata Dora dhe Lumi B. Edhe pse e dëgjuar më parë, kënga arriti klikime me hov të madh. Për vetëm tri javë Simpatia arrin afro 6 milion klikime. Në top 5 këngët më të dëgjuara deri më tani në këtë verë vjen edhe këngëtari nga Ferizaj, Mozzik, me këngën "Kuks". Për një muaj e gjysmë Mozzik ka arritur 5.6 milion klikime. /Insajderi.com The post Nga Ledri tek Capital T – pesë këngët më të dëgjuara të kësaj vere appeared first on INSAJDERI. |
| Komuna ku kanë ndodhur më së shumti vdekje gjatë 2016-s Posted: 11 Jul 2017 08:02 AM PDT Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Prishtina është komuna ku ndërruan jetë më së shumti persona vitin e kaluar. 2696 kanë vdekur vitin e kaluar në Komunën e Prishtinës, duke shënuar numrin më të madh të vdekje brenda një komune kosovare gjatë vitit 2016. Komuna e dytë me më së shumti vdekje të regjistruara gjatë vitit të kaluar është Prizreni. Në këtë komunë vdiqën 908 persona vitin e kaluar. Ndërkaq, siç njofton ASK, komuna ku nuk vdiq asnjë person gjatë vitit 2016, është Graçanica. /Insajderi.com
The post Komuna ku kanë ndodhur më së shumti vdekje gjatë 2016-s appeared first on INSAJDERI. |
| Qeveria norvegjeze konfirmon vdekjen e qytetarit të saj në Kosovë Posted: 11 Jul 2017 07:47 AM PDT Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë ka konfirmuar sot se një qytetar norvegjez ka ndërruar jetë dje në Kosovë. Zëdhënësja e ministrisë, Ane Lunde ka konfirmuar për televizionin TV2, se shtetasi i Norvegjisë ka vdekur në një aksident trafiku. "Ne mund të konfirmojmë se jemi të shqetësuar që një qytetar norvegjez ka vdekur në Kosovë. Të afërmit e personi janë njoftuar", ka thënë Lunde, shkruan Insajderi. Policia e Kosovës ka konfirmuar dje se vdekja ka ndodhur nga një aksident i trafikut, i cili ka ndodhur dje rreth orës 04:50 ,në magjistralen Prishtinë-Ferizaj,te rrethrrotullimi afër "HIB petrolit". Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës BMË me targa të Norvegjisë (F.S. m/sh/shtetas i Norvegjisë , 26 vjeç) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,me pjesën e përparme të automjetit godet rrethin dhe pastaj rrotullohet, me ç'rast pëson lëndime të rënda trupore dhe vdes. /Insajderi.com The post Qeveria norvegjeze konfirmon vdekjen e qytetarit të saj në Kosovë appeared first on INSAJDERI. |
| Vendet në të cilat janë shënuar temperaturat ekstreme Posted: 11 Jul 2017 07:35 AM PDT Organizata Botërore Meteorologjike ka publikuar një raport mbi temperaturat ekstreme që janë regjistruar në disa pjesë të botës në fund të qershorit dhe fillim të këtij muaji, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, në qytetin iranian të Ahvaz më 29 qershor është matur temperatura prej 53.7 gradë Celsius, që është një rekord absolut për atë vend. Kjo temperaturë ka ndodhur gjatë valës së të nxehtit që përfshiu Iranin, Irakun dhe Kuvajtin. The post Vendet në të cilat janë shënuar temperaturat ekstreme appeared first on INSAJDERI. |
| Erdogan thotë se në Srebrenicë pati gjenocid Posted: 11 Jul 2017 07:27 AM PDT Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur me rastin e 22 vjetorit të masakrës në Srebrenicë. "Gjenocidi në Srebrenicë, 8372. Nuk do të harrojmë ndjekësit e viktimave të pafajshme dhe frikacakët që ua dorëzuan refugjatët vrasësve", ka shkruar Erdogan në Twitter. Erdogani ka shkruar po ashtu se gjenocidi në Srebrenicë është një prej ngjarjeve më të turpshme në histori dhe se nuk guxon asnjëherë të harrohet. The post Erdogan thotë se në Srebrenicë pati gjenocid appeared first on INSAJDERI. |
| Moska do të dëbojë diplomatët amerikanë Posted: 11 Jul 2017 07:02 AM PDT Rusia është gati të dëbojë rreth 30 diplomatë amerikanë e të sekuestrojë pronat e Shteteve të Bashkuara në formë hakmarrjeje ndaj sanksioneve të Uashingtonit. Kërcënimi vjen nga burime të Ministrisë së Jashtme ruse, të cituara nga e përditeshmja "Izvestia". Deklarata të ngjashme kanë bërë kohët e fundit edhe zyrtarë të tjerë të lartë në Moskë. Në muajin dhjetor, administrata Obama përzuri 35 diplomatë rusë dhe mbylli dy komplekse inteligjence, lëvizje këto të nxitura nga ndërhyrja e supozuar e Rusisë në presidencialet amerikane të 2016-s. Masat e Obamës erdhën pasi drejtues të shërbimeve të kundërzbulimit i akuzuan agjentët shtetërorë rusë për hakerimin e kompjuterave të Partisë Demokratike me qëllim minimin e fushatës së Hillary Clinton. Çështjen e sanksioneve të presidentit të më mëparshëm amerikan, shefi i Kremlinit Vladimir Putin e ngriti edhe gjatë takimit me Donald Trump në Hamburg më 7 korrik. Trump tani gjendet mes dy zjarresh: nëse i kthen rusëve mbrapsht komplekset diplomatike do të çimentojë në sytë e kundërshtarëve imazhin e tij si "lake" i Kremlinit. E çdo lëshim ndaj Moskës në këto momente do të ishte tejet i diskutueshëm, duke pasur parasysh hetimet aktuale mbi lidhjet e njerëzve të Trump me Rusinë. Por nëse nuk ia rijep kësaj të fundit godinat e veta, dhjetëra diplomatë amerikanë në Rusi mund të dëbohen e disa ndërtesa diplomatike amerikane të konfiskohen, e kjo do ta vështirësonte së tepërmi atë që miliarderi republikan shpreson shume të arrijë: marrëdhënie më të mira me Moskën. The post Moska do të dëbojë diplomatët amerikanë appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 11 Jul 2017 06:59 AM PDT Keni parë gjithë ato lajme për bitcoinin dhe monedhat e tjera digjitale të cilave po u rritet vlera. Mbase edhe dëshironi të hyni në lojë. Por si mund të filloni? Por, para se të filloni, duhet ta keni të ditur se bitcoini nuk është pranuar si monedhë e rregullt në botë. Të jetosh vetëm nga kjo monedhë nuk është e lehtë, siç ka provuar një gazetare e televizionit amerikan CNBC. Kjo pasi që bitcoinin mund ta përdorni online në disa dyqane, por për pjesën më të madhe është më mirë dhe lehtë të paguash me para në dorë apo kredit/debit kartelë. Duhet gjithashtu ta keni të ditur se bitkoini është më shumë një investim teorik me rrezik se sa një monedhë e vërtetë, dhe vlera e tij mund të luhatet me të madhe, shkruan CNBC. Edhe pse trendi i përgjithshëm është ngritur këta muajt e fundit, rëniet e vlerës së valutës nuk janë të pazakonta, si rasti i para disa ditëve kur vlera e bitcoinit ra për 20 për qind. Nëse jeni ende të interesuar, kështu mund të filloni: Shkarkoni aplikacionin "Coinbase" Është i qasshëm në Android dhe iPhone Krijoni një llogari Coinbase Duheni të pajtoheni me kushtet dhe të shkruani shtetin në të cilin jetoni. Tani ju jeni kyçur. Shikoni paqëndrueshmërinë apo luhatjet ditore! Përsëri, çmimi i një bitcoini të vetëm ka tendenca të jetë mjaft i luhatshëm, duke arritur majat një ditë dhe duke rënë për toke ditën tjetër. Është një investim i rrezikshëm. Shtoni një llogari për pagesë Klikoni butonin "buy" (blej) në fund të ekranit dhe shtoni një llogari për pagesë. Kartelat e kreditit dhe debitit lejojnë blerje të menjëhershme por të lejojnë të blesh vetëm një blerje prej 150 dollarësh në javë. Duke lidhur një llogari bankare mund të marrë 4 deri në 5 ditë për tregtim, por keni më shumë limite të blerjes më pas. Tani jeni i gatshëm për të blerë. Shtypni butonin "Buy"(Blej) përsëri. Këtë herë do ta shihni një pamje e cila ju tregon informatat e llogarisë suaj. Në këtë pamje nëse blen bitcoin në vlerë prej 100 dollarësh në vlerën momentale të një bitcoini prej 2 mijë e 780,51 dollarësh, do të marrësh 0,03692073 dollarë bitcoin. Është dhe një taksë prej 3,99 dollarësh. Tani vetëm shtypni dhe një herë butonin "Buy". Mund të blini gjithashtu edhe Ethereum Mund ta përdorni të njëjtin aplikacion për të blerë Ethereum, një tjetër monedhë digjitale. Njëjt si me Bitcoinin, jeni i limituar në sasinë e blerë për një ditë. Përgatituni për thirrje paralajmëruese për mashtrim Banka mund të të thërrasë dhe të pyes nëse keni tentuar të blini Bitcoin. Vetëm pohoni se keni bërë blerjet, dhe mund të vazhdoni. The post Si të bleni bitcoin appeared first on INSAJDERI. |
| 10 yje të futbollit që zgjodhën të rikthehen tek klubet e tyre Posted: 11 Jul 2017 06:57 AM PDT Wayne Rooney është futbollisti i fundit që ka zgjedhur të rikthehet në klubin e tij të fëmijërisë. Anglezi kaloi nga Manchester United tek Everton, dje. Sulmuesi ishte rritur në klubin nga Liverpooli, Everton, derisa u transferua tek Manchester United në vitin 2004, duke qëndruar aty për 13 vjet. Edhe sulmuesi i Chelseat Diego Costa është i lidhur me një rikthim tek ish-skuadra e tij, Atletico Madrid, së fundmi. Insajderi sjell 10 shembujt e futbollistëve që kishin zgjedhur tek ish-klubet e tyre.
The post 10 yje të futbollit që zgjodhën të rikthehen tek klubet e tyre appeared first on INSAJDERI. |
| Shkencëtarët: Shfarosja e gjashtë masive e Tokës është duke ndodhur Posted: 11 Jul 2017 06:56 AM PDT Një "asgjësim biologjik" i kafshëve të egra në dekadat e fundit nënkupton se shfarosja e gjashtë masive në historinë e Tokës është duke ndodhur, dhe është më e fortë sesa kishim menduar, sipas studimeve. Shkencëtarët analizuan speciet e zakonshme dhe të rralla dhe gjetën se miliarda popullsi rajonale ose lokale kanë humbur. Ata fajësojnë mbipopullimin e njerëzve dhe konsumin e tepruar për këtë krizë, dhe paralajmëruan se kjo kërcënon mbijetesën e qytetërimit njerëzor, teksa kemi vetëm një afat të shkurtër kohor për të vepruar. Studimi, i botuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave, përjashton tonin normalisht të matur të dokumentave shkencore dhe e quan zhdukjen masive të kafshëve të egra një "asgjësim biologjik", që përbën një "sulm të frikshëm mbi themelet e qytetërimit njerëzor". Prof Gerardo Ceballos, në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës, i cili udhëhoqi studimin, tha: "Situata është bërë kaq e keqe, sa nuk do të ishte etike të mos përdorej një gjuhë e fortë". Studimet e mëparshme kanë treguar se speciet janë duke u zhdukur në një shkallë shumë më të shpejtë se sa për miliona vjet më parë, por edhe kështu zhdukjet mbeten relativisht të rralla duke dhënë përshtypjen e një humbjeje graduale të biodiversitetit. Studimi i ri ka vlerësuar shumë specie të zakonshme që po humbasin popullsi në mbarë botën, ndërsa radhët e tyre tkurren, por mbeten të pranishme gjetkë. Shkencëtarët zbuluan se një e treta e mijëra specieve që humbasin popullsi, aktualisht nuk konsiderohen të rrezikuara dhe se deri në 50% e të gjitha kafshëve kanë humbur në dekadat e fundit. Të dhëna të hollësishme janë në dispozicion për gjitarët e tokës, dhe pothuajse gjysma e tyre kanë humbur 80% të rahëve në shekullin e fundit. Shkencëtarët zbuluan se miliarda popullsi të gjitarëve, zogjve, zvarranikëve dhe amfibëve kanë humbur në të gjithë planetin, duke i bërë ata të thonë se një zhdukje e gjashtë masive tashmë ka përparuar më tej sesa është menduar. /bota.al The post Shkencëtarët: Shfarosja e gjashtë masive e Tokës është duke ndodhur appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






















