INSAJDERI: “Ëndrra e Trepçës ’89 po kthehet në makth [video]” plus 19 more |
- Ëndrra e Trepçës ’89 po kthehet në makth [video]
- Vikingur shënon edhe golin e tretë ndaj Trepçës ’89 [video]
- Katalunja përgatitet: E pavarur brenda 48 orësh nga referendum
- Rusia e Kina: Koreja e Veriut të ndalë testet
- Katër vatra zjarri në Shqipëri
- Kosova dhe Serbia, të “shtrënguara” të arrijnë marrëveshje
- Trepça ’89 pëson dy gola dhe mbetet me 10 lojtarë në fushë [video]
- Volkswagen kthehet në tregun iranian pas 17 vitesh
- Filmi i ri i Tupac përhap dyshime se reperi është përdhunuar
- Reagime të ashpra pas deklaratës së Brnabiq për Rusinë
- Presidenti jep tri lajme të mëdha që do të ndodhin brenda vitit
- Gruevski shpëton nga paraburgimi, gjykata i merr pasaportën
- Haziri: PAN-i mund të bashkëpunoj me VV-në për qeverinë e re
- Reperi Bim Bimma dënohet me 1 vit burgim me kusht
- “Me trup e me shpirt, jemi me futbollistët”
- Gjyqtari i ndeshjes së Trepçës ’89, ka pasur edhe më parë “punë” me shqiptarë
- “Nëse qeveria e re varet nga Lista Serbe, do të vijë një krizë e pabesueshme”
- Trepça ’89 – Vikingur Gota: gjithçka që duhet të dini për ndeshjen
- Formacionet zyrtare: Trepça ’89 – Vikingur Gota
- “Zoti e bekoftë Amerikën” – Kryeministri uron Amerikën për 4 korrikun
| Ëndrra e Trepçës ’89 po kthehet në makth [video] Posted: 04 Jul 2017 10:26 AM PDT Vikinguri ka shënuar golin e katërt në ndeshjen ndaj Trepçës '89 në takimin e dytë të raundit të parë kualifikues nëLigën e Kampionëve. Solvi Vatnhamar shënoi golin e dytë personal në minutën e 59-të për rezultatin 0 me 4. Rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve aktualisht është 6 me 1. The post Ëndrra e Trepçës ’89 po kthehet në makth [video] appeared first on INSAJDERI. |
| Vikingur shënon edhe golin e tretë ndaj Trepçës ’89 [video] Posted: 04 Jul 2017 10:16 AM PDT Trepça ’89 është duke shkuar drejt një poshtërimi në ndeshjen kthyese të para-kualifikueseve për Ligën e Kampionëve, në takim ndaj Vikingur Gotas së Ishujve Faroe. Skuadra nga Ishujt Faroe ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshje me anë të sulmuesit Vatnhamar, dhe tani po avancon me rezultat 3 me 0, në Mitrovicë. The post Vikingur shënon edhe golin e tretë ndaj Trepçës ’89 [video] appeared first on INSAJDERI. |
| Katalunja përgatitet: E pavarur brenda 48 orësh nga referendum Posted: 04 Jul 2017 10:16 AM PDT Katalunja do të shpallë Pavarësinë nga Spanja brenda 48 orësh, nëse votuesit mbështesin referendumin e ndarjes në tetor. Kështu shkruhet në projektligjin e propozuar nga partitë në favor të mëvetësisë, megjithëse ende është e paqartë nëse do të zhvillohet referendumi. Gjykata Kushtetuese e Spanjës dhe qeveria konservatore në Madrid kanë bllokuar sfidat e mëparshme ndarëse, e qeveria premtoi se do të ndalojë çdo përpjekje për të zhvilluar një referendum. Por sipas projektligjit të shkruar nga partitë që mbështesin ndarjen nga Spanja, referendumi do të pyesë katalanasit nëse duan që krahina e tyre, një nga më të pasurat në vend, të bëhet komb i pavarur. Nëse votuesit mbështetin ndarjen, Pavarësia do të shpallet brenda 48 orësh. Nëse mbështesin qëndrimin si pjesë e Spanjës, do të shpallen zgjedhje të parakoshme për të formuar një qeveri të re rajonale. Ajo që bie në sy është se, projektligji nuk përcakton një minimun pjesëmarrjeje për të legjitimuar ose jo referendumin, që në raste të tilla është 51%. Në vitin 2014, Katalunja organizoi një referendum jodetyrues ligjërisht për të matur pulsin e popullsisë, e 80% e saj votoi për ndarjen, por pjesëmarrja ishte nën 50%. Përsa i takon projekligjit të fundit, qeveria e Katalunjës tha se ai do të debatohet gjerësisht javët e ardhshme, por propozimi formal do t'i dërgohet Parlamentit të Katalunjës në fund të gushtit, për të penguar përpjekjet e Gjykatës Kushtetuese për ta bllokuar. The post Katalunja përgatitet: E pavarur brenda 48 orësh nga referendum appeared first on INSAJDERI. |
| Rusia e Kina: Koreja e Veriut të ndalë testet Posted: 04 Jul 2017 10:14 AM PDT Rusia dhe Kina i bënë thirrje Koresë së Veriut që të ndalojë programin e saj bërthamor dhe atë të zhvillimit të raketave, pasi vendi komunist testoi me sukses raketën e tij të parë balistike ndërkontinentale. Dy superfuqitë u kërkuan gjithashtu Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut që të ndërpresin stërvitjet ushtarake të përbashkëta që po zhvillojnë aktualisht. Sipas Koresë së Veriut, raketa e saj mund të godasë çdo objektiv në botë, por megjithëse duket sikur Peniani ka shënuar progres, ekspertët thonë se raketa e saj nuk mund të godasë me saktësi një objektiv. Kjo nuk duket të ketë qetësuar fqinjët e Koresë komuniste, si Japonia apo Koreja e Jugut, pasi nëse raketa është bërthamore, pak rëndësi ka nëse nuk godet saktësisht objektivin. Edhe anëtarët e klubit bërthamor nuk duan një Kore të armatosur me këto armë, por ndërsa cilësuan testimin e raketës të papranueshëm, Rusia dhe Kina, të cilat kanë kufi tokësor me Korenë e Veriut, nxitën gjithashtu Shtetet e Bashkuara që të mos dislokojë sistemin antiraketor "THAAD" në Korenë e Jugut. Koreja e Veriut lajmëroi në televizion testin e suksesshëm të raketës balistike ndërkontinentale dhe e radhiti veten mes fuqive bërthamore, megjithëse ekspertët thonë se, edhe nëse shifrat e testit janë të vërteta, Koreja komuniste ende nuk ka teknologjinë për të zvogëluar një mbushje bërthamore aq shumë, sa ta vendosë në raketë. The post Rusia e Kina: Koreja e Veriut të ndalë testet appeared first on INSAJDERI. |
| Katër vatra zjarri në Shqipëri Posted: 04 Jul 2017 10:08 AM PDT Emergjencat Civile kanë bërë të ditur me anë të një njoftimi situatën e masave për shkak të zjarreve deri në ditën e sotme. EC thekson se temperaturat mbeten ende të larta në vend dhe rreziku i zjarreve është evident. "Përgjatë orëve të fundit ka pasur 4 vatra zjarri në sipërfaqe me pyje dhe shkurre në Vlorë, Fier dhe Durrës. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët pavarësisht terrenit të vështirë. Në Qarkun e Vlorës, në fshatin Armen, Selenicë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra u përfshi nga flakët, të cilat rrezikojnë edhe disa banesa. Për shuarjen e flakëve kanë shkuar forca zjarrfikëse nga Vlora. Me kërkesë të Prefektit, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile koordinoi dërgimin edhe të 60 forcave ushtarake për ndihmë", transmeton njoftimin e EC-së kp. Ndërsa në Qarkun e Fierit, në fshatin Gjorgos, Cakran është riaktivizuar përsëri vatra e zjarrit e një dite më parë në një masiv me pisha. Forca të zjarrfikësve të Fierit ndodhen në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuarjen e flakëve edhe pse terreni është i vështirë. Ndërkohë në fshatin Zhupan Qendër, gjatë paradites ka rënë një zjarr në një zonë me shkurre, ferra dhe ullishte. Nga flakët është djegur një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre e ferra si dhe pjesërisht 10 rrënjë ullinj. Në Qarkun Durrës, në Gjirin e Lalzit, Ishëm ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit nga Durrësi kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët brenda pak minutash. Për pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 1 dynym me shkurre dhe ferra. The post Katër vatra zjarri në Shqipëri appeared first on INSAJDERI. |
| Kosova dhe Serbia, të “shtrënguara” të arrijnë marrëveshje Posted: 04 Jul 2017 10:01 AM PDT Faza e re e dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas njohësve të zhvillimeve politike, supozohet se do të përmbyllet me marrëveshje të reja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, si kusht i pashmangshëm për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Marrë parasysh dimensionin e ri politik që po merr dialogu i Brukselit, Kosova dhe Serbia po instalojnë një formë të re të negociatave në nivel të presidentëve. Në këtë kuadër, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiqkanë zhvilluar të hënën një takim të lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pas të cilit u kumtua se të dy burrështetasit ishin pajtuar që të hapet një fazë e re e negociatave që çon drejt normalizimit dhe pajtimit. Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se takimi në nivel presidentësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tregon përkushtimin e të dy vendeve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. "Ishte një takim joformal i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, por që ka për qëllim që të tregojë përkushtimin edhe të Kosovës edhe të Serbisë për vazhdimin e dialogut deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve". "Ngritja në nivel presidentësh do të thotë edhe afirmim i pozitave të reja ose i figurave të vjetra në pozita të reja të dy personaliteteve që konsiderohen kyçe në të dy palët, pra Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq dhe supozohet se do të konkretizohet dialogu dhe do të arrihen marrëveshjet që mund t'i normalizojnë marrëdhëniet dhe të kapërcejnë çështjet që ishin në shqyrtim", thotë Tahiri. Tahiri konsideron se dialogu ndërmjet presidentëve mund të ndërtojë platformën dhe parimet e dialogut, por që dialogu i vërtet rregullohet vetëm ndërmjet ministrive konkrete dhe qeverive të dy shteteve. "Marrëdhëniet e vërteta dhe të qëndrueshme, në harmoni me Kushtetutën dhe ligjin, bëhen vetëm ndërmjet ministrive dhe marrëveshjeve dypalëshe shtetërore", thekson Tahiri. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dy shtetet që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian. Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit. Analistët politikë presin që në javët dhe muajt në vijim, agjenda e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë shumë më intensive. Avni Mazreku, njohës i rrethanave politike dhe profesor i së Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se në mënyrë që çështjet e hapura dhe të pambyllura të këtyre dy shteteve të shkojnë drejt normalizimit të raporteve, të inkurajuar nga ana e BE-së, agjenda e dialogut do të jetë shumë më intensive. "Duke e ditur që aktualisht politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian konsiston vetëm në kontekst të zgjerimit të BE-së në zonën e Ballkanit Perëndimor, atëherë do ta kemi një agjendë më intensive të BE-së në raport me këtë politikë". "Ideja qendrore e krejt këtij dialogu është normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe normalizimi i raporteve të këtyre dy vendeve nënkupton mbylljen e çështjeve të hapura të këtyre dy vendeve. Këto dy vende kanë ende çështje të hapura dhe të pambyllura dhe shumë problematike, por që këto çështje duhet të shihen si çështje që do të gjejnë zgjidhje, në kuadër të ecjes së këtyre dy vendeve drejt anëtarësimit në BE", thekson Mazreku. Mazreku shton se ka pasur margjinalizim të kësaj temë si rezultat i shumë çështjeve që kanë ndodhur në lidhje me BE-në dhe rreth saj, por sipas tij, pavarësisht këtyre uljeve dhe ngritjeve, politika e zgjerimit të BE-së mbetet njëra nga prioritet kryesore të këtij unioni. Ndërkohë, faktin që Vuçiq dhe Thaçi, pas takimit në Bruksel, kanë folur për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë, Dushan Janjiq, nga Forumi për marrëdhënie etnike, nuk e sheh si shumë të rëndësishme. Siç thotë ai, në një botë ku sundojnë konfliktet, pajtim nuk merret seriozisht. "Pajtimi nuk është temë. Temë është normalizimi i zgjidhjeve të problemeve jetësore të qytetarëve, ndërkohë që një prej këtyre probleme jetësore është zgjidhja e çështjes së viktimave të zhdukura. Por, paralelisht me dialogun në Bruksel. Pajtimi është këtu vetëm për komplikim, pajtimi është këtu vetëm për mistifikim". "Ka diçka tjetër, për të cilën ndoshta kanë menduar, e kjo është që normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, që nënkupton normalizimin e marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës, duhet të shikohet në një kontekst të gjerë të forcimit të bashkëpunimit të shqiptarëve dhe serbëve në rajon", thekson Janjiq. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e integruar të kufirit apo për lëvizjen e lirë. Kosova dhe Serbia ndërkaq kishin arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. The post Kosova dhe Serbia, të "shtrënguara" të arrijnë marrëveshje appeared first on INSAJDERI. |
| Trepça ’89 pëson dy gola dhe mbetet me 10 lojtarë në fushë [video] Posted: 04 Jul 2017 09:44 AM PDT Vikingur Gota ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Trepçës ’89, dhe ka kaluar në epërsi 2 me 0 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Skuadra nga Ishujt Faroe shënoi në minutat 37′ dhe 40′. Njërin gol e shënoi Angleh, ndërsa tjetri ishte një autogol i Përparim Islamit. Ndërsa, Blerand Kurtishaj i Trepçës '89 është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 33-të ndaj Vikingurit duke lënë mitrovicasit me një futbollist më pak në fushë. Kurtishaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër. /Insajderi.com
The post Trepça ’89 pëson dy gola dhe mbetet me 10 lojtarë në fushë [video] appeared first on INSAJDERI. |
| Volkswagen kthehet në tregun iranian pas 17 vitesh Posted: 04 Jul 2017 09:29 AM PDT Volkswagen ka bërë të ditur se do të rikthehet në tregun iranian pas 17 vitesh. Kompania gjermane e automjeteve ka thënë se do të fillojë shitjen e veturave në Iran gjatë muajit të ardhshëm pas nënshkrimit të kontratës me importuesin lokal, Mammut Khodro. Sipas marrëveshjes, kompania do të shesë disa tipa veturash që kanë qenë më të kërkuarat në rajonin e Tehranit. "Me kthimin në Iran, brendi Volkswagn është duke plotësuar një tjetër pikë të zbrazët në tregun botëror të automobilave", ka thënë menaxheri i kompanisë për Iranin, Sundt Jensen. Volkswagen është lider në tregun evropian me llojet e veturave si VW, Porsche, Skoda dhe Seat. Brendi ishte larguar nga tregu iranian gjatë vitit 2000, pas rritjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit. Prodhuesit francezë të veturave, Renault dhe PSA, po ashtu kanë njoftuar se kanë bërë plane për kthim në tregun iranian, pas heqjes së sanksioneve ekonomike, njofton rel. Në janar të vitit 2016 janë hequr sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit, të cilat ishin vënë për programin e saj bërthamor. The post Volkswagen kthehet në tregun iranian pas 17 vitesh appeared first on INSAJDERI. |
| Filmi i ri i Tupac përhap dyshime se reperi është përdhunuar Posted: 04 Jul 2017 09:20 AM PDT Filmi i ri i biografisë së Tupakut është duke marrë në të njëjtën kohë, edhe vlerësime pozitive, por edhe negative. Yjet si Jada Pinkett dhe 50 Cent janë prej atyre të cilët e kanë kritikuar filmin, për shkak se sipas tyre filmi nuk është i bazuar në fakte të sakta. Përpos asaj filmi i ka bërë fansat e Tupac-ut të besojnë se ai ishte keqtrajtuar dhe përdhunuar në kohën sa ishte në burg. Për këtë pa korrektësi ka reaguar L.T. Hutton, producenti i albumit të Tupacut"All eyes on me". Në llogarinë e tij të Insgtagram-it, Hutton ka publikuar një video të rrallë të reperit duke folur për kohën e tij në burg. Disa njerëz me të vërtetë kanë fituar përshtypjen se Tupac ishte përdhunuar në burg, ndërsa të tjerë mendonin se këto thashetheme janë krejtësisht të pa vërteta. “Kishte vajza që më shkruanin duke qarë dhe duke më thënë:” Ti je përdhunuar në burg, më vjen keq “, Po kjo gjëja këtu do të më ushqejë zemërimin që kurrë nuk do të vdesë. Për këtë unë jam detyruar të shkruaj letra shumë fëmijëve të vegjël, duke u shpjeguar atyre se unë do të jem i vdekur para se dikush të më përdhunojë mua. Dhe ju e dini këtë. Pra, për sa i përket të tjerëve, nuk kam mëshirë fare në zemrën time. Ti më kupton se ku e kam fjalën? Ky nuk është i njëjti Tupac, më beso. Jam me të vërtetë shumë i zemëruar.”, tha Tupac në intervistën e tij për Vibe, asokohe.
The post Filmi i ri i Tupac përhap dyshime se reperi është përdhunuar appeared first on INSAJDERI. |
| Reagime të ashpra pas deklaratës së Brnabiq për Rusinë Posted: 04 Jul 2017 09:18 AM PDT Deklarata e kryeministres serbe, Ana Brnabiq, se "nëse duhej që Serbia të zgjidhte në mes të lidhjeve më të ngushta me Rusinë dhe anëtarësimit në BE, ajo do të vendoste për BE-në", ka shkaktuar pakënaqësi tek disa parti politike në Beograd. Partia Radikale Serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të deklarohet për këtë si dhe të ketë debat publik për anëtarësimin e tyre në BE. "Me rastin e zgjedhjes së Brnabiqit, vetëm radikalët serbë nuk janë marrë me çështje dytësore, në të cilat regjimi i Vuçiqit me ditë të tëra ka tërhequr vëmendjen, përcjell Klan Kosova. "E dinim se ajo (Brnabiq) ka qenë e imponuar dhe se Perëndimi përmes saj bën presion mbi Aleksandar Vuçiqin. Për këtë ne kemi paralajmëruar shumicën parlamentare", thuhet në një deklaratë të radikalëve serbë.
The post Reagime të ashpra pas deklaratës së Brnabiq për Rusinë appeared first on INSAJDERI. |
| Presidenti jep tri lajme të mëdha që do të ndodhin brenda vitit Posted: 04 Jul 2017 09:12 AM PDT Presidenti i vendit ka dhënë një intervistë pas kthimit nga Brukseli ku në mënyrë jo formale është takuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq. Hashim Thaçi ka folur për televizionin shqiptar "ABC News" ku ka dhënë tri lajme të mëdha që sipas tij do të vijnë për Kosovën gjatë vitit 2017, raporton Insajderi. Fillimisht ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të finalizohet shumë shpejt, me një marrëveshje historike, mes dy vendeve. "Ky është rifillim i angazhimit të dy presidentëve për një punë e cila do të rezultojë e do të finalizohet me një marrëveshje të madhe dhe historike të normalizimit dhe raporteve Kosovë-Serbi", ka thënë Thaçi. Më pas ka dhënë lajmin e dytë. Ka thënë se Qeveria e Kosovës do të formohet në një afat rekord, ani pse koalicioni fitues nuk i ka siguruar votat për të pasur 61 deputetë sa nevojiten për të formuar Qeverinë. "Nuk besoj se do të ketë krizë në ndërtimin e Qeverisë. Shoh vullnet nga koalicioni fitues për themelimin e Qeverisë në afat rekord. Do të respektoj Kushtetutën dhe Kosova do të ketë shumë shpejt Qeverinë", ka thënë presidenti. Lajmi tretë lidhet me ushtrinë. Sipas presidentit ajo do të themelohet brenda vitit 2017. "Ky themelim I FSK-së do të ndodhë gjatë vitit 2017", ka thënë Thaçi./Insajderi.com
The post Presidenti jep tri lajme të mëdha që do të ndodhin brenda vitit appeared first on INSAJDERI. |
| Gruevski shpëton nga paraburgimi, gjykata i merr pasaportën Posted: 04 Jul 2017 09:06 AM PDT Gjykata Penale në Shkup e shpëtoi ish-kryeministrin Nikola Gruevski nga paraburgimi. Ajo refuzoi kërkesën e Prokurorise Speciale Publike, e vendosi një dënim shumë më të butë duke i marrë pasaportën. E njëjta masë u mor edhe për ish-ministrat Gordana Jankulovska dhe Mile Janakieski, si dhe ish-sekretarët e përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer, që do të mbeten gjithashtu pa dokument udhëtimi. Në njoftimin e gjykatës sqarohet se, një pjese të të akuzuarve u është sekustruar pasaporta diplomatike dhe vendimi ndalon që atyre t'u jepet pasaportë tjetër. Pa pasaporta do të mbeten edhe 16 të pandehurit e tjerë, të asaj që njihet si çështja "Titanik". Prokuroria Speciale Publike deklaroi se do ta apelojë vendimin. Ajo njoftoi të enjten ngritjen e 17 aktakuzave ndaj 94 personave fizikë dhe 7 juridikë, e kërkoi arrestimin e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij për organizimin dhe pjesëmarrjen në mashtrime elektorale. Materiali i saj buronte nga skandali i bisedave të përgjuara telefonike. Rastet kanë të bëjnë me financimin e paligjshëm të partive, për manipulime të pronave, dëmtime të pronave të të tjerëve, për shkatërrimin e paligjshëm të pajisjeve të përgjimit, për nxitje dhune dhe një sërë akuzash të tjera. Gruevski ishte shprehur fill pas deklaratës së saj se, aktpaditë paraqisnin përndjekje të kundërshtarëve politikë. Prokuroria Speciale Publike u krijua si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës, të arritur verën e vitit 2015 ndërmjet 4 partive më të mëdha politike, me ndihmën e SHBA dhe BE. Qëllimi i themelimit të saj ishte dhënia fund e krizës dyvjeçare që kishte përfshirë vendin pas skandalit të përgjimeve. The post Gruevski shpëton nga paraburgimi, gjykata i merr pasaportën appeared first on INSAJDERI. |
| Haziri: PAN-i mund të bashkëpunoj me VV-në për qeverinë e re Posted: 04 Jul 2017 09:04 AM PDT Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin "Fakt Plus" në Tribuna Channel tha se PAN mund t'i ketë numrat sipas tij, kanë mundësinë edhe për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas Hazirit, një bashkëpunim mes PDK-së dhe VV-së ekzistoi kur u rrëzua Qeveria Mustafa dhe mund të ndodhë sërish. "Numrat mund t'i kenë sepse kanë mundësi edhe me grupin e deputetëve të VV-së, sepse ata arritën të bashkëpunojnë në rrëzimin e Qeverinë Mustafa", tha Haziri. /Insajderi.com The post Haziri: PAN-i mund të bashkëpunoj me VV-në për qeverinë e re appeared first on INSAJDERI. |
| Reperi Bim Bimma dënohet me 1 vit burgim me kusht Posted: 04 Jul 2017 08:51 AM PDT Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor reperin Burim Kursani, me pseudonimin Bim Bimma, për kultivim të narkotikëve në banesën e tij. I njëjti është dënuar me 1 vit burgim dhe 500 euro gjobë. Mirëpo, dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse Kursani nuk kryen vepër tjetër penale brenda 2 viteve. Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ferdane Sylejmani, reperi Bim Bimma e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën e ngarkon aktakuza, raporton Betimi për Drejtësi. Ndërkaq, procedura është veçuar për të akuzuarën tjetër në këtë rast, Zhaklin Lekatari, pasi që gjykata kishte pranuar një njoftim nga policia se e njëjta është shtetase e Shqipërisë dhe jeton atje. Ndryshe, sipas aktit akuzkues të ish-prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, Burim Kursani dhe Zhaklin Lekatari pa autorizim kishin kultivuar, prodhuar, përpunuar dhe përgatitë, substanca e preparate të rrezikshme si narkotikë. Sipas prokurorisë më 15 prill 2008, në banesën e tyre ishin gjetur paketime të vogla të marihuanës, mjete për përgatitjen dhe përdorimin e marihuanës si dhe fletushka lidhur me kultivimin e kësaj substance. Aktakuza vazhdon se në banesën e tyre janë gjetur 579 gramë bari ngjyrë të gjelbër-marihuanë, si dhe në një vazo ishin gjetur 1345 euro. /Insajderi.com The post Reperi Bim Bimma dënohet me 1 vit burgim me kusht appeared first on INSAJDERI. |
| “Me trup e me shpirt, jemi me futbollistët” Posted: 04 Jul 2017 08:43 AM PDT Një grup prej dhjetra minatorësh nga miniera e Trepçës do ta mbështesin në stadiumin “Adem Jashari” skuadrën e Trepçës ’89 në ndeshje ndaj Vikingur Gotas. Me një banderolë në duar, me kapela të punës në kokë dhe me rroba pune, minatorët i janë drejtuar stadiumit “Adem Jashari”. "Me trup e me shpirt do t’i përkrahim me shku me tutje. Kemi me përkrah klubin tonë", thotë njëri nga minatorët. Ndeshja mes Trepçs ’89 dhe Vikingur Gotas, skuadër nga Ishujt Faroe, është e vlfeshme për raundin e parë para-kualifikues të Ligës së Kampionëve. Mitrovicasit e kanë humbur ndeshjen e parë ndaj Vikingurit me rezultat 2-1. /Insajderi.com The post “Me trup e me shpirt, jemi me futbollistët” appeared first on INSAJDERI. |
| Gjyqtari i ndeshjes së Trepçës ’89, ka pasur edhe më parë “punë” me shqiptarë Posted: 04 Jul 2017 08:31 AM PDT Alexander Harkam është austriaku që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Trepça ’89 – Vikingur, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Harkam, i cili nuk shquhet për karrierë të njohur në referim, në garat evropiane ka gjykuar në shumicën e rasteve sfida të niovelit më të ulët të garave. Austriaku më së shpeshti ka gjykuar ndeshje të skuadrave U-17, U-19 dhe U-21. Por, ajo që bie në sy është se Harkam më parë kishte gjykuar edhe një ndeshje të një skuadre shqiptare, Skënderbeut të Korçës, raporton Insajderi. Ishte ndeshja e vitit të kaluar, e raundit të dytë të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve, Skënderbeu – Crusaders, që Harkam e kishte gjykuar. Skënderbeu e fitoi atë sfidë me rezultat 4-1 në Korçë. /Insajderi.com The post Gjyqtari i ndeshjes së Trepçës ’89, ka pasur edhe më parë “punë” me shqiptarë appeared first on INSAJDERI. |
| “Nëse qeveria e re varet nga Lista Serbe, do të vijë një krizë e pabesueshme” Posted: 04 Jul 2017 08:22 AM PDT Albin Kurti thotë se Kosova mund ta përjetojë një “krizë të pabesueshme” në vitet e ardhshme, në rast se qeveria e re do të varej nga Lista Serbe. I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë për gazetën serbe Danas, se në qoftë se Lista Serbe bëhet faktor në qeverinë e re, atëherë i bie se ajo qeveri do t’i kishte dy kryeqytete: Beogradin dhe Prishtinën. "Danas": Disa media në Prishtinë pohojnë se u arrit marrëveshje për formimin e një qeverie të re dhe se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ri. A janë këto pretendime të vërteta? Kurti: Së pari, kjo do të jetë një vazhdim i regjimit të vjetër kundër vullnetit të popullit të Kosovës, të cilët votuan për ndryshim. Së dyti në qoftë se shumica e re parlamentare varet direkt nga Lista Serbe dhe Vuçiq atëherë kjo qeveri do të t'i ketë dy qytetet kryesore, Prishtinën dhe Beogradin si dhe pastaj Kosova do të jetë në një krizë të pabesueshme politike të paparë që nga periudha e pasluftës. Lëvizja Vetëvendosje është tashmë partia më e madhe politike në Kosovë. Ne besojmë se kjo shpresë e madhe e qytetarëve, pas kthimit të kurajos duhet të kurorëzohet jo vetëm me një parlament të ri, por edhe me qeveri të re të udhëhequr nga Vetëvendosje, si parti social demokrate. /Insajderi.com The post “Nëse qeveria e re varet nga Lista Serbe, do të vijë një krizë e pabesueshme” appeared first on INSAJDERI. |
| Trepça ’89 – Vikingur Gota: gjithçka që duhet të dini për ndeshjen Posted: 04 Jul 2017 08:17 AM PDT Trepça ’89 synon të shkruajë historinë, teksa sot ka mundësinë që të kualifikohet për në raundin e dytë të para-kualifikueseve të Ligës së Kampionëve. Skuadra nga Mitrovica, mund të bëhet e para që e kalon një raund në garat evropiane në histori të futbollit kosovar. Mitrovicasit e humbën ndeshjen e parë me rezultat 2-1 ndaj Vikingurit, në ndeshjen ku Fiton Hajdari u bë futbollisti i parë që shënon për një skuadër kosovare në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, raporton Insajderi. Si do ta kalonte Trepça ’89 raundin e parë? Për të kaluar në raundin e dytë para-kualifikues të Ligës së Kampionëve, skuadra e Trepçës ’89 duhet patjetër që ta fitojë ndeshjen. Por, për të kaluar këtë fazë, mitrovicasve u duhet minimalisht një fitore me vetëm një gol diferencë, por me kusht që skuadra e Vikingur të shënojë dy gola. Në rast se Vikingur shënon dy gola, dhe Trepça ’89 ka epërsi prej një goli, atëherë do të kalonte Vikinguri, si rezultat i golave të shënuar si mysafir. Megjithatë, Trepça ’89 do ta kalonte raundin me secilin rezultat ku do të kishte epërsi prej dy golave. Ndeshja mund të shkojë në vazhdime, në qoftë se rezultati mbetet i njëjtë sikurse në sfidën e parë, 2 me 1. Gjyqtarët e takimit Për dallim nga ndeshja e parë, në ndeshjen kthyese mes Trepçës ’89 dhe Vikingurit do të ndajë drejtësi një katërshe e gjyqtarëve nga Austria. Gjyqtar kryesor: Alexander Harkam Gjyqtarë asisentë: Markus Gutschi, Stefan Gamper. Gjyqtar i katërt: Christopher Jaeger Transmetimi i ndeshjes do të bëhet direkt në Supersport Kosova dhe Supersport Albania. Formacionet zyrtare: /Insajderi.com
The post Trepça ’89 – Vikingur Gota: gjithçka që duhet të dini për ndeshjen appeared first on INSAJDERI. |
| Formacionet zyrtare: Trepça ’89 – Vikingur Gota Posted: 04 Jul 2017 08:01 AM PDT Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e kthimit të Trepçës ’89 ndaj skuadrës nga Ishujt Faroe, Vikingur Gota. Ndeshja fillon prej orës 18:00. The post Formacionet zyrtare: Trepça ’89 – Vikingur Gota appeared first on INSAJDERI. |
| “Zoti e bekoftë Amerikën” – Kryeministri uron Amerikën për 4 korrikun Posted: 04 Jul 2017 07:53 AM PDT Kryetari i LDK-së dhe kryeministri në largim, Isa Mustafa e ka uruar Amerikën për Ditën e Pavarësisë së tyre. Mustafa thotë se SHBA është garantuesi më i madh i paqes në gjithë globin, raporton Insajderi. Sipas tij, Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i janë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës. Postimi i plotë i Mustafës në Facebook: Të ndërtuara mbi sakrificat, parimet dhe vlerat më të larta njerëzore, SHBA-të janë sot garantuesi dhe mbështetësi më i madh i paqes, lirisë dhe humanitetit në mbarë globin. 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, me të drejtë mund të konsiderohet festë e të gjithë popujve dhe shteteve të botës së lirë dhe demokratike. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i janë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës. Partneriteti dhe miqësia e përjetshme me SHBA-ta janë busulla orientuese e shtetit dhe popullit tonë. Zoti e Bekoftë Amerikën! God Bless America! The post “Zoti e bekoftë Amerikën” – Kryeministri uron Amerikën për 4 korrikun appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







