“Gjermania “certifikon zgjedhjet”: U zhvilluan normalisht” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Gjermania “certifikon zgjedhjet”: U zhvilluan normalisht” plus 9 more Lajmi i Fundit


Gjermania “certifikon zgjedhjet”: U zhvilluan normalisht

Posted: 05 Jul 2017 08:30 AM PDT

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz ka folur me nota pozitive për zgjedhjet e 25 qershorit. "Është kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht dhe në të morën pjesë 18 parti", ka deklaruar Schutz. Duke nënvizuar se, OSBE/ODIHR ka konstatuar se është bërë një fushatë pozitive, ambasadorja ka vlerësuar se edhe pjesëmarrja nuk ka qenë e […]

Arrestohen dy persona të shumëkërkuar për vrasje

Posted: 05 Jul 2017 08:26 AM PDT

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se sot është zhvilluar një operacion kërkimi dhe arrestimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga PSRK, ku janë ekzekutuar urdhra të dhënë nga një gjyqtar i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Operacioni është kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, dy persona […]

Gjyqi për grupin e zjarrit në Lazarat, tërhiqen bashkëpunëtorët e drejtësisë

Posted: 05 Jul 2017 08:02 AM PDT

Dy dëshmitarët e drejtësisë, Elvis Kaça dhe Klodian Selimi, janë tërhequr nga bashkëpunimi dhe kanë skenarin e rrëfyer prej tyre për Lazaratin se si 11 të rinj, më i vogli i tyre 16 vjeç, u organizuan kundër policisë duke vrarë efektivin Ibrahim Basha. Dalja nga bashkëpunimi u konfirmua gjatë gjykimit që ka nisur nga fillimi, […]

Basha pret delegacionin e OSBE-ODIHR: Votat u blenë me para droge, plaga e zgjedhjeve u thellua

Posted: 05 Jul 2017 07:54 AM PDT

Partia Demokratike ende nuk ka mbajtur një qëndrim nëse e pranon apo jo rezultatin e zgjedhjeve, por kreu i opozitës Lulzim Basha i tha misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it të njëjtën gjë që ai artikuloi ditën kur numërimi u mbyll, se zgjedhjet e 25 qershorit ishin triumf i paligjshmërisë. Problemi kryesor i këtyre zgjedhjeve, sipas Lulzim […]

Ngacmoi të bijën 5-vjeçare, flet nëna e 36-vjeçarit: Akuzat e nuses, sajesë

Posted: 05 Jul 2017 07:50 AM PDT

36 vjeçari Edison Shuli nga fshati Leminot u vu në prangat e policisë pasi në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte seksualisht vajzën e tij 5 vjeçare. Ai u denoncua nga bashkëshortja, e cila e akuzon jo vetem për akte pedofilie të përsëritura ndaj vajzës së tyre, por edhe për dhunë fizike dhe psikologjike. Nga deklarimet e […]

Zhduket avioni me pesë persona në bord

Posted: 05 Jul 2017 07:16 AM PDT

Një avion me pesë persona në bord është zhdukur në lindje të provincës Papua në Indonezi. Melkianus Kotta, shef i agjencisë lokale për kërkime dhe shpëtim, tha se avioni është zhdukur gjatë fluturimit të shkurtër në një rajon malor. Ai tha se avioni ishte nisur në ora 11.00 sipas kohës lokale dhe kishte humbur kontaktin […]

Kanceri i mushkurive tashmë jo një sëmundje pa shërim, ja ilaçi që do t’ju vijë në ndihmë

Posted: 05 Jul 2017 06:08 AM PDT

Kanceri i mushkërive tashmë e ka një ilac, sipas shkencëtarëve kanadez. Ky ilac, do të jetë në qarkullim brenda gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh. Kështu ka paralajmëruar Igor Stagljar, profesor i sektorit të biokimisë dhe të gjenetikës mjekësore në Universitetin e Torontos, transmeton Koha.net raportimin e medieve kroate. Ai këtë njoftim e bëri në Konferencën Ndërkombëtare […]

Tronditet qyteti, mijëra pula bllokojnë qarkullimin e makinave

Posted: 05 Jul 2017 06:01 AM PDT

Në autostradën A1 në Asten afër Linzit në veri të Austrisë, rreth 5 mijë pula bllokuan qarkullimin. Shkak u bë pasi një kampion u përmbys në mes të rrugës, duke derdhur rreth 7 mijë pula në mes të rrugës. Pulat shkaktuan kërdi në tri korsitë e autostradës. Dhjetëra punonjës të emergjencave, duke përfshirë zjarrfikësit, u […]

Nëna e re publikoi një foto të vajzës, komentet ‘’masakruese’’ vërshuan pas këtij detaji (Foto)

Posted: 05 Jul 2017 05:43 AM PDT

Një nënë e re ka publikuar një foto të vajzës së saj në rrjetet sociale, ndërsa për pak minuta, komentet e masakruan. Nëna e quajtur Enedina Vance, i kishte vendosur një diamant "piercing së voglës së saj, dhe kaq ka mjaftuar që dhjetëra komente të vërshojnë drejt saj. Je e çmendur, si ia ke vendosur […]

LAJM I FUNDIT/ I refuzohet kërkesa, qytetari thyen xhamat e Gjykatës së Lartë

Posted: 05 Jul 2017 05:32 AM PDT

Pak minuta më oarë, një incident është raportuar pranë Gjykatës së Lartë. Mësohet se një person ka thyer xhamat e katit të parë të ndërtesës, pasi iu refuzua kërkesa. Sipas të dhënave, pas këtij veprimi, një reagim i ashpër ka ardhur kur personi ende i paidentifikuar ka marrë vesh se i është refuzuar kërkesa e […]