“George Clooney çon në gjykatë fotografin” plus 9 more 24 ore lajme

“George Clooney çon në gjykatë fotografin” plus 9 more 24 ore lajme


George Clooney çon në gjykatë fotografin

Posted: 29 Jul 2017 07:31 AM PDT

Paparacët mund të ndihmojnë për katapultim drejt famës, por ndonjëherë i kalojnë caqet dhe këtë George Clooney e provoi mbi shpatulla, kur revista franceze “Voici” publikoi fotot e para të binjakëve të tij, pa e marrë pëlqimin e aktorit. I acaruar, ylli i “Ocean’s Eleven” ka vendosur ta çojë çështjen në gjykatë. Clooney thotë se ...

Kërkohen 43 vite burg për stafin e gazetës kritike ndaj Erdogan

Posted: 29 Jul 2017 07:25 AM PDT

Pas nje vendimi të gjukatës, autoritet turke kanë liruar shtatë gazetarë nga 17 të arrestuar gjithsej nga stafi i gazetës opozitare Cumhuriyet. Prokurorët turq kërkojnë deri në 43 vjet burg për stafin e gazetës, të cilët akuzohen se kanë vënë në shënjestër presidentin e vendit Rexhep Tahip Erdohan dhe se mbulojnë veprimet e grupeve terroriste ...

Sanksionet prekin TAP? Shqetësimi për përplasjet ruso-amerikane

Posted: 29 Jul 2017 07:23 AM PDT

Ekspertët europianë paralajmërojnë se sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë mund të rrezikojnë projekte të rëndësishme gazi në kontinentin e vjetër. Ato mund të vënë në pikëpyetje korridorin jugor të gazit, që supozohet të furnizojë Gjeorgjinë, Turqinë, Shqiperine, Malin e Zi dhe Kroacinë me gaz nga Azerbajxhani. Por duke qenë se në projekt merr pjesë ...

Thirrja e Erjon Braçes: Të arrestohet kryebashkiaku i PDIU-së, ka kryer krim

Posted: 29 Jul 2017 07:17 AM PDT

Deputeti i PS, Erjon Brace ka denoncuar dhe ka kërkuar arrestimin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës Beqir Nuredini, i cili vjen nga radhët e PDIU. Përmes një statusi në 'Facebook' Erjon Brace thotë e kreu i bashkisë së Rrogozhines cdo natë iu vendos zjarrin plehrave duke ndotur disa fshatra nga gazrat që çlirohen. Statusi ...

Rama jep detaje për qeverinë e re: Do jetë e vogël dhe me emra të rinj

Posted: 29 Jul 2017 07:11 AM PDT

Kryeministri Rama ka dhënë detaje për qeverinë e re në një intervistë për INTV. Rama tha se motoja e qeverisë së re do të jetë "Më shumë me më pak", pra do të jetë një qeveri e vogël. Ai tha se po punon që të shkurtojë edhe institucionet dhe administratën e fryrë duke shtuar se ...

1500 masa administrative për shkelje dhe 100 leje drejtimi të pezulluara

Posted: 29 Jul 2017 06:57 AM PDT

Drejtoria e Policisë Rrugore, Nëngrupi i Drejtimit dhe i Koordinimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, monitoroi dhe koordinoi strukturat dhe shërbimet policore lidhur me situatën e rendit dhe të sigurisë publike dhe kryesisht qarkullimin në akset rrugore, në kuadër të masave të sezonit turistik veror. Në një njoftim për shtyp, ...

“Partitë politike në Maqedoni të gatshme për zgjedhjet lokale”

Posted: 29 Jul 2017 06:57 AM PDT

Partitë politike në Maqedoni tashmë kanë intensifikuar aktivitet partiake në terren dhe thonë janë të gatshme të futen në garë zgjedhore. Siç ka paralajmëruar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zgjedhjet lokale duhet të mbahen në tetor.   Por, njohësit e çështjeve politike thonë se vendimtare për të siguruar fitore do të jetë kualiteti i kandidatëve ...

F1: Ferrari dominon në provat e treta të lira për Cmimin e Madh të Hungarisë

Posted: 29 Jul 2017 06:53 AM PDT

Dominon Ferrari ne provat e treta te lira per Cmimin e Madh te Hungarise, te shtunen ne cirkuitin e Hungaroring. Koha me e shpejte eshte realizuar nga Sebastian Vettel me 1'17″017, i cili eshte ndjekur nga shoku i tij i ekipit, Kimi Raikkonen. Ne vend te trete ka dale me 1'17″914) Mercedes me Valtteri Bottas, ...

Tillerson: Kina dhe Rusia përgjegjëse për kërcënimin koreano-verior

Posted: 29 Jul 2017 06:48 AM PDT

Kina dhe Rusia janë përgjegjëset e vetme për rritjen e kërcënimit që përbën Koreja e Veriut, akuzoi sot sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, pas testimit të fundit të raketës ndërkontinentale nga Pheniani. Pas suksesit të testimit të dytë të raketës balistike ndërkontinentale në një muaj, lideri koreano-verior, Kim Jong-Un theksoi se nuk ka rëndësi ...

Të punësuarit në TEC Manastir kanë vjedhur naftë, SPB ngrit kallëzime penale kundër shtatë prej tyre

Posted: 29 Jul 2017 06:44 AM PDT

Të punësuarit në TEC Manastir kanë kryer keqpërdorime me përdorime personale të makinave dhe vjedhje të naftës. Për këtë arsye SPB Manastir ka ngritur kallëzime penale kundër shtatë të punësuarve në TEC Manastir.   Në vend që për çdo ditë të paguajnë faturat për karburantin e harxhuar, ata për disa ditë me radhë nuk kanë ...