Gecaj: LDK nuk ka përqafuar asnjëherë tradhtinë në politikë Gazeta Tribuna

Gecaj: LDK nuk ka përqafuar asnjëherë tradhtinë në politikë Gazeta Tribuna


Gecaj: LDK nuk ka përqafuar asnjëherë tradhtinë në politikë

Posted: 31 Jul 2017 12:30 AM PDT

Pas një deklarate të Muharrem Nitaj  që Isa Mustafa  ka tradhtuar marrëveshjen për ndryshim , Bajram Gecaj në rrjetin social facebook i është kundër përgjigjur  duke thënë se  Isa Mustafa asnjëherë nuk ka bërë tradhëti në politikë.

Për më shumë ndjekeni shkrimin e plotë:

NE NUK FLASIM POR NDRYSHIMIN E BËJMË REALITET

Muharrem Nitaj na paska thënës se "Isa Mustafa e kishte ‘tradhtuar’ një marrëveshje për ndryshim", duke aluduar në marrëveshjen LVAN, pra marrëveshjen e koalicionit të vitit 2014. LDK por as Isa Mustafa zotëri Nitaj nuk njohin dhe nuk kane përqafuar asnjëherë nocionin dhe konceptin e tradhtisë në politikë. Ju, por edhe opinioni i gjerë, e dinë mirë se ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kokëfortësia e fiksimi i AAK-së për mbajtjen me çdo kusht të postit të kryeministrit që bën të pamundur materializimin e asaj marrëveshjeje; fiksim ky i cili u dërgoi sot prapë në duart e kundërshtarit të cilin e luftuat kohë të gjatë me të gjitha mjetet dhe metodat e mundshme. Ne nuk flasim për ndryshim, por atë e bëmë realitet në qeverisje zotëri Nitaj.

The post Gecaj: LDK nuk ka përqafuar asnjëherë tradhtinë në politikë appeared first on Gazeta Tribuna.