“Ekstremizmi i dhunshem në Kosovë” plus 6 more Ferizaj Press

“Ekstremizmi i dhunshem në Kosovë” plus 6 more Ferizaj Press


Ekstremizmi i dhunshem në Kosovë

Posted: 12 Jul 2017 06:37 AM PDT

Në ditët e sotme ku gjithqka na paraqitet në mënyrën më të keqe të mundshme, dhe ku sfidat e vështirësitë janë të pranishme gjithandej na lë të kuptojmë që kjo vetëm sa e vështironë mënyrën tonë të të menduarit dhe vepruarit lirshëm.

E sidomos vendi jonë, një vend i vogël dhe në zhvillim e sipër vazhdimisht përballet me peripeti dhe ngjarje nga më të ndryshmet që sikurse secili vend mund t'i përjetojë të njëjtat të ngjara edhe tek ne është e njëjta gjë e që dita ditës i kemi të pranishme, por që e mira e krejt kësaj është që në mënyrë të qetë dhe të menqur duhet t'i dalim ballë krejt sfidave dhe bashkarisht të luftojmë apo mënjanojmë cdo lloj dukurie.

E që një dukuri shumë negative që ka marrë hov të madh viteve të fundit, jo vetëm në Kosovë por globalisht është Ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë, dukuri kjo e cila filloi duke u shpërndarë në mënyrë të frikshme anë e mbanë botës duke krijuar frikë,përqarje,ankth dhe duke bërë vrasje masive kudo në botë. Frika më e madhe e jona ishte largimi me hov të madh i shumë qytetarëve tonë të cilët braktisën vendin për të shkuar në vendin e krimit dhe luftës. Përgjithësisht nëse shohim ngjarjet e viteve të fundit, shohim raste të shumta që janë bërë shkak nga ekstremizmi i dhunshëm që tashmë është bërë një temë e përditshme dhe e neveritshme. Ajo cfarë ne pikërisht duam të dimë dhe të nxjerrim nga krejt kjo është që të arrimë të gjejmë përgjigjiet e shumë pyetjeve që i kemi gati se të gjithë të ngulitur në mendje: Nga lindi fillimisht ekstremizmi,cilët janë faktorët e saj, sa ka ndikuar tek ne kjo dukuri, sa qytetarë tanë janë larguar dhe shumë e shumë pyetje që duhet hulumtuar shumë dhe më pas të gjeturit e përgjigjieve adekuate.

Nëse analizojmë që në fillimet e para të ekstremizmit shohim që fatkeqsia jona më e madhe në përgjihsi ka qenë mossensibilizimi, mos marrja e veprimeve të duhura për të parandaluar që të mos përapet edhe më shumë kjo dukuri, dhe shkaku kryesor mosdija .Mosdija nga ana e të gjithëve lidhur me termin ekstremizëm dhe anët negative të saj që e ka zhvilluar shumë këtë dukuri në vendin tonë, dhe ku vazhdimisht jemi përballur me probleme dhe rastë të shumta të ekstremizmit por asnjë reagim, asnjë sensibilizim si nëpër shkolla dhe institucione të ndryshme dhe kjo nuk është bërë që e ka bërë penalizimin kryesor të vendit tonë që të jemi më transparent dhe më të vëmendshëm kundrejt kësaj dukurie.

Nuk është dashur të presim që të bëhet një,dy e më shumë raste që të shohim reagime e më pas edhe për tu mobilizuar masovikisht. Cdo fillim ka edhe ato mbarësitë e veta, nëse ne do të arrinim si një vend me perkushtim dhe përgjegjshmëri të reagonim, të ndërrmerrnim masa, të hartonim ligje që në fillim gjithqka do të ishtë më ndryshe dhe shumë nga të rinjtë që janë larguar nuk do të largoheshin dhe nuk do arrinim që të cilsohemi si një vend esktremist sepse kjo është ajo që e bën edhe më të hidhur krejt këtë histori.

Mungesa e duhur e funksionimit të shtetit dhe kapacitetet e tyre të pakta e ka vendosur në një situatë të tillë vendin tonë. Por gjithmonë para se të nxjerrim indikacionet dhe perceptimet tona mbi qfardo dukurie duhet të nisim prej një ideje, një informacioni e deri tek detajizimi I tyre në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë se cfarë në të vërtetë është ekstremizmi.

Nëse do të kishim një informim të duhur dhe nëse do të praktikonim idetë dhe të bashkoheshim të gjithë do të arrinim që të mënjanonim të gjithë bashkë këtë dukuri, edhe pse është mjaft e vështirë.

1Ekstremizmi na vie si rrjedhojë e shumë faktorëve të shumtë e ndër ta janë: Niveli I ulët I arsimit, rrymat e shumta ekstremiste,paknaqësia shoqërore, si dhe përdorimi i pakonrrolluar I rrjeteve sociale.

Sado që tashmë janë organizuar me mijëra debate me të rinjtë, sado që janë hartuar ligje që e dënojnë shkuarjen në Siri, sado që politikat dhe ndërgjegjsimi janë zhvilluar pozitivisht, kjo nuk e mohon faktin që për ekstremizmin dhe për një informim të duhur nuk janë ndërrmarrë hapat e sktë para se të ashpërsohej edhe më shumë kjo situatë. Duke u nisur nga përvoja personale dhe ajo e shoqërore arrijmë në konkluzionet që nga kjo dukuri është instaluar frikë e madhe, ankth e ku vazhdimisht shihnim pamje të masakrave që I'u bëheshin shumë të pafajshmëve, që na jepte idenë se përsëri jemi duke përjetur luftë. Nga krejt kjo nxjerrim edhe disa terme:

'' Ekstremizmi apo terrorrizmi janë dukuri, dhunë të paramenduar ndaj masës jo luftuese me qëllim për të ndikuar tek opinion public për të arritur më pas në goditjen e objektivave me natyrë politike, ideologjike e ushtarake. Kjo nënkupton në kryerjen e një krimi nga një individ, grup apo një shtet që përdoret për të ngjallur tek njerëzit një ndjenjë frike.

2Nëse shohim statistika të shumta shohim që në mesin e 22 shteteve, përfshirë atë në të gjithë Europën, ku shumica e luftëtarëve të huaj dyshohen se u janë bashkuar organizatave militante, Kosova renditet në vendin e tetë, me 232 raste të konfirmuara, aktualisht rreth 30% e rasteve të përgjithshme të konfirmuara na vinë nga Kosova, Sa i përket numrit të luftëtarëve te huaj për kokë banori, Kosova ka 125 luftëtarë të huaj për një kokë banori për një milionë banorë duke u renditur në vendin e 14 në mesin e 22 vendeve me numrin më të lartë të luftëtarëve.

 

Metodat\Këshillat

Nëse duam të kemi një shtet në paqe dhe harmoni duhet të mundohemi sa më shumë që të jemi gjithpërfshirës dhe të arrijmë të jemi optimist dukë i marë gjërat shtruar dukë u vetëdisuar ndaj cdo lloj dukurie për të ngritur edukimin dhe qeverisjen dhe të kemi respektim të ligjit dhe një zhvillim të mirfilltë ekonomik. Kjo mund të arrihet duke krijuar një shoqëri shumëkulturore e duke I bashkuar forcat për të parandaluar cdo lloj dukurie dhe asnjëherë të mos lejojmë që të nollosemi.

Mesazhi: Të mbrojmë vendin për të cilin aq shumë kanë luftuar, dhe të luftojmë për të mbrojtur vendin që jemi duke e krijuar.

 

Shkruan:

Erdonita Hebibi                                                                                                 PAQE PËR TË GJITHË

 

 

Vrasësi i 90-të vjeçares dënohet me 20 vite burg

Posted: 12 Jul 2017 06:24 AM PDT

Ferizaj.12.07.2017. Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 12 korrik 2017, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.N, e cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale  Vrasja e rëndë .

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë për veprën penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4  të KPRK-së, të pandehurën N.N e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet.

E pandehura N.N, akuzohet se në gusht të vitit 2016, në Shtërpcë, me dashje dhe në mënyrë mizore nga motivet e ulëta, ka privuar nga jeta të dëmtuarën D.N e moshës 90 vjeqare.

Konform nenit 367 paragrafi 2 të KPPRK-së, të pandehurës i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin si më lartë.

 

Posta e Kosovës shpërblehet në ekspozitë ndërkombëtare

Posted: 12 Jul 2017 05:59 AM PDT

 Prishtinë, 12 korrik 2017 –
Posta e Kosovës është shpërblyer me vendin e 5-të për pullën më të bukur postare për vitin 2016 në ekspozitën ndërkombëtare  "Grand Prix De L'Exposition Wipa" të mbajtur në Austri.
Pulla postare fituese "Evropa 2016 – Mendo gjelbër" është lëshuar në qarkullim postar më 9 maj në kuadër të fushatës globale për mbrojtje të ambientit.
"Ky është një sukses mjaft i madh i Filatelisë së Postës së Kosovës duke marrë parasysh se jemi renditur më lartë se shumë Administrata Postare të vendeve më të zhvilluara të botës që kanë traditë qindravjeçare në filateli", ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha.

Autore e pullës postare është Brikena Alili.

Posta e Kosovës do të vazhdoj përkushtimin  për zhvillimin e mëtejmë të filatelisë.

 “Ju myslimanët, shkoni në Turqi”! Shprehje serbe, që sot përdorët nga shqiptarët!

Posted: 12 Jul 2017 05:43 AM PDT

 

Sali Kabashi – Historian

Dikurë e përdorur nga serbët kundër shqiptarëve, sot përdoret nga “shqiptarët laik” kundër shqiptarëve mysliman!

E dimë që gjatë Historisë tonë, kemi pasur lëvizje të popullit tonë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, për në vende të ndryshme, si në Itali, Amerikë dhe më e theksuara është në Turqi, ku kemi largimin e me së 3 milion shqiptarëve! Kjo ka ndodhë në periudha dhe rrethana të ndryshme, si dhe me motive të ndryshme. Më e afërta është largimi i shqiptarëve për në Turqi në shekullin e fundit, ku shënon edhe fundin e këtyre dëbimeve shumë të dhimbshme.
Arsyet ishin të ndryshme dhe të shumta, por më kryesoret ishin kushtet e jetesës dhe represioni nga pushtuesi serb.

Serbia me çdo kusht i dëshironte trojet shqiptare të boshatisura, qoftë edhe me forcë, dëshironte ta arrinte qëllimin, gjë që e dëshmoj edhe në Luftën e fundit në Kosovë (1998-1999), ku dëboj rreth 1 milion qytetarë! Por para kësaj, ishin vitet kur masovikisht shqiptarët u dëbuan kryesisht nga Kosova e Maqedonia dhe një nga shprehjet apo “sloganet” e serbëve që e përdornin për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, ishte: “Ju jeni mysliman dhe duhet të shkoni në Turqi, sepse tani ne e kemi pushtetin dhe këtu tashmë sundon kryqi", me këtë shprehje serbët arritën që shumë shqiptarëve të ua ndërrojnë mendjen dhe ti detyrojnë të shkojnë në Turqi! Ajo që bie në sy është se e njëjta shprehje, sot përdorët kundër shqiptarëve mysliman, nga “shqiptarët laik”, ani pse në rrethana dhe kohë të ndryshme nga ajo që cekem më lart, por ngjashmëria është prezentë dhe vija e vetme dalluese ndërmjet serbëve që e thoshin dhe “shqiptarëve laik” që e thonë sot, është gjuha!
Pra, sot kemi shqiptarë të cilët me shumë dëshirë, secilin që është mysliman praktikues, do ta dëbonin nga Kosova në drejtim të Turqisë, me arsyen pse janë mysliman! Kjo është gjë shumë e ulët nga këta “të moderuar”, sepse kjo nuk i shërben askujt tjetër përveç Serbisë, zaten edhe ajo do të donte që Kosova të boshatiset nga myslimanët, sepse e përbëjnë 97% të popullsisë së saj dhe kështu do i hapej rruga e kolonizimit të vendit tonë me kolon serb! Athua, do e dëshironin këtë “shqiptarët laik”? Këtë nuk mund ta di, por një e di sigurtë, se as serbëve dhe as “shqiptarëve laik”, nuk do u plotësohet kjo dëshirë, sepse Atdheu ynë është Kosova dhe do të jetë deri sa të ekzistoj Bota.

 

Rrahje në Ferizaj, policia arreston dy të dyshuar

Posted: 12 Jul 2017 02:45 AM PDT

Në qytetin e Ferizajt, policia ka arrestuar dy meshkuj shqiptarë pasi të njëjtit sulmuan fizikisht një mashkull tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

Me vendim të prokurorit sipas raportit të policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Betejë e guximshme kundër LEOKIMIS nga Altini!

Posted: 11 Jul 2017 03:12 PM PDT

Në qershor të vitit 2017, Altin Stublla nga Ferizaj, në moshën 9 vjeç mori një diagnozë që askush nuk priste, Faza 3 Leukemia akute. Simptomat e tij kishin qenë vetëm disa javë siklet të lëkurës. Asgjë nuk na ka përgatitur për fjalët: “Ju keni një kancer shumë agresiv”.

Altini është i vendosur të luftojë!Altini është i vendosur të luftojë! Pra, Altini duhej të dërgohej në një Spital Amerikan në Turqi, me ndihmën e Ministrise se Shendetesise për t’u trajtuar. Shpenzimet për të trajtuar leukemis janë jashtëzakonisht të larta dhe faturat mjekësore mund të arrijnë deri në 500,000 euro ose më shumë. Edhe nëse ata shesin gjithçka që kanë, ata nuk do të jenë në gjendje të arrijnë shumën që kanë nevojë për të paguar faturat mjekësore.

Ata do të kenë nevojë për një fshat të miqve dhe familjes për mbështetjen monetare.

Ju lutemi të mbështetni Altinin dhe prinderit e ti Ramizin dhe Brikenen, vllezerit Yllnorin 6 dhe Ylljonin 4, me një donacion. Asnjë sasi nuk është shumë e madhe – ose shumë e vogël. Ne do t’i mbajmë të gjithë të azhuruara për progresin e Altinit, dhe ju lutemi e dini se Altini dhe zemrat e familjes së tij janë të mbushura me mirënjohje për mbështetjen tuaj.

Ketu mund te ndihmohet Altini:
Emri: Brikena
Mbiemri: Sadiku
Numri i llogaris bankare : 1504001005288867
Emri i Bankes: Raiffeisen Bank Kosovo (RBKO)

Nga: Lidra Basha

Ndihmo Altinin. Kliko këtu pë më shumë informata

https://www.youcaring.com/altinsadikustublla-870748

 

Zbulohet një objekt nëntokësor në Kotlinë të Kaçanikut (Foto/Video)

Posted: 11 Jul 2017 02:55 PM PDT

Zbulohet një objekt nëntokësor në Kotlinë të Kaçanikut, përkatësisht në rrugën që shpie në lagjen Droshec, njoftoi Bafti Kuqi, arsimtar në shkollën e këtij lokaliteti. Se për çka ka shërbyer ky objekt ( i ndërtuar, si duket në video, me tulla) dhe sa është i vjetër, këtë mund ta thonë vetëm ekspertët.

Video dhe foto nga: Bafti Kuqi