“Duka: Kualifikimi në Euro 2020 do të jetë kusht për trajnerin e ri” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Duka: Kualifikimi në Euro 2020 do të jetë kusht për trajnerin e ri” plus 9 more Lajmi i Fundit


Duka: Kualifikimi në Euro 2020 do të jetë kusht për trajnerin e ri

Posted: 01 Jul 2017 07:29 AM PDT

Ka hyrë në fazën e nxehtë përzgjedhja e pasuesit të Gianni De Biasit dhe stafit të ekipit kombëtar. Janë disa alternativat që ka takuar presidenti Duka në Tiranë, nga Walter Zenga tek Clarence Seedorf sa i përket postit të trajnerit, pa përfshirë edhe alternativat e tjera që përfliten për drejtor teknik të kombëtares. Por duket […]

Aeroplani shpërthen në flakë pasi rrëzohet në autostradë

Posted: 01 Jul 2017 07:18 AM PDT

Një avion i vogël me dy motorë u rrëzua në autostradën 405 në Orange County në Kaliforni, të premten, konfirmon ABC News. Sipas agjencisë, në bordin e Cessna 310 ka pasur dy persona, të cilët fatmirësisht kanë arritur të shpëtonin. Avioni shpërtheu në flakë, pasi u përplas në autostradën pranë John Wayne Airport. Dy persona […]

Kur Ballkani po shkrin nga i nxehti, në moskë ndodh…Stuhia e Shekullit

Posted: 01 Jul 2017 07:04 AM PDT

Autoritetet thane se një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga stuhia më e madhe e rënë në 90 vitet e fundit në Moskë. Një burrë dhe një grua kanë mbetur të vdekur në kryeqytetit rus, si dhe shumë njerëz u plagosën nga rrëzimi i pemëve. Transporti hekurudhor dhe ai i fluturimeve […]

“Lulzim Basha nuk ka ngrirë, ai po përdor partinë për tu rizgjedhur kryetar”

Posted: 01 Jul 2017 07:00 AM PDT

Besnik Mustafaj, thotë se është koha për ulje tensionesh brenda demokratëve dhe të kuptohet që grupi kritik kundër Bashës është faktor brenda Partisë Demokratike. "Ajo që e quani grupi kundër Bashës është tashmë një faktor në PD. Janë figura me autoritet politik, të rinj dhe të vjetër si të thuash. Kështu që në këtë kuptim […]

Kujdes energjinë! OSHEE: Është rritur ndjeshëm konsumi

Posted: 01 Jul 2017 06:57 AM PDT

Tharja e burimeve ujore ka bërë që të ulet prodhimi venndas i energjisë dhe pjesa më e madhe e konsumit ditor të sigurohet nga importi. OSHEE do shpenzojë 17 milione euro në korrik. Kompania sqaron se situata problematike energjetike ne vend ka detyruar që tu bëjë thirrje qytetareve për të përdorur në mënyrë të kujdesshme […]

“NASA ka dërguar fëmijë-skllevër në Mars”

Posted: 01 Jul 2017 06:54 AM PDT

Agjencia hapsinore amerikane, NASA u detyrua edhe njëherë tjetër që të dalë me një deklaratë për të mohuar njërën nga teoritë konspirative, ndoshta më mizorja në qarkullim. Bëhet fjalë për zërat dhe artikujt që qarkullonin nëpër forumet dhe rrjetet sociale, kryesisht ato që konspiracionistëve, ku thuhej se Agjencia Hapësinore Amerikane ka një "armatë të vërtetë […]

I moshuari qëllon me pistoletë familjen, plagoset gruaja dhe vajza, nipi humb jetën. Vetëvritet

Posted: 01 Jul 2017 06:46 AM PDT

Ngjarje tragjike në Shkup. Një vrasje e dyfishtë është regjistruar sot rreth orës 12:40 mesditë në lagjen 'Butel' të Shkupit. Zhurnal.mk raporton se 84-vjeçari me inicialet P.T ka qëlluar me armë bashkëshorten së tij Pavlinën, ndaj vajzës me inicialet L.T., e më pas ndaj nipit, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Mësohet se bashkëshortja dhe […]

Grupi anti-Basha tjetër deklaratë: Të shtyhen zgjedhjet në PD, kemi 5 kërkesa të reja

Posted: 01 Jul 2017 06:07 AM PDT

Grupi anti-Basha brenda PD, ka publikuar sot një tjeter deklarate, por perseri ajo nuk shoqerohet nga emrat e firmetareve. Deklarata thekson se kerkesat behen ne emer te te gjithe anetareve te PD, por eshte e paqarte kush qendron pas dekkarates duke qene se jane te pakten 2 grupime te ndryshme qe kane dale kunder kryetarit […]

Zyrtarizohet rivali tjetër i Bashës për kreun e PD: Ja pse vendosa të kandidoj

Posted: 01 Jul 2017 06:03 AM PDT

Një tjetër kandidat iu shtua listës së pretendenteve për garën për kreun e Partisë Demokratike. Erion Piciri, kandidat në listat e PD-së për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit, ka shpallur sot kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Erion Piciri (PhD) ka lindur më 3 mars 1973, në Tiranë. Ka jetuar, punuar dhe studiuar prej […]

“Me këtë sistem, Rilindja nuk mundet edhe po të kesh në lista Krishtin e Muhametin”

Posted: 01 Jul 2017 05:54 AM PDT

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka komentuar debatin brenda PD për zgjedhjen e kryetarit. Sipas tij, arsyeja se pse rivalët po shqyejnë njëri-tjetrin nuk lidhet me rezultatin e zgjedhjeve por me pakënaqësitë që kanë viktimat e listës së tij shumëemërorë të deputetëve. Kokëdhima thotë se asnjë parti nuk e mund dot Rilindjen me këtë […]