“Donjeta Sadiku e Argjendtë në Kampionatin Evropian” plus 9 more Ferizaj Press

“Donjeta Sadiku e Argjendtë në Kampionatin Evropian” plus 9 more Ferizaj Press


Donjeta Sadiku e Argjendtë në Kampionatin Evropian

Posted: 08 Jul 2017 10:06 AM PDT

Donjeta Sadiku humbi në finale nga rusja Ludmila Vorontsova me vendim unanim të gjyqtarëve, për ta rrëmbyer vetëm medaljen e Argjendtë në Kampionatin Evropian për juniorë në Sofje të Bullgarisë.
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka arritur të rrëmbejë medaljen e Argjendtë në Kampionatin Evropian për juniorë në Sofje të Bullgarisë.

Ajo humbi në finale nga rusja Ludmila Vorontsova me vendim unanim të gjyqtarëve.

Donjeta Sadiku siguroi të Argjendtën në kategorinë 57 kilogramë. /Express/

Punëtorja e Komunës Rrihet nga ish i Fejuari

Posted: 08 Jul 2017 09:05 AM PDT

Konflikti rreth ndarjes së një çifti ka degjeneruar në një përleshje mes tyre në ambientet e komunës së Ferizajt dhe jashtë saj.

KALLXO.com ka mësuar se  në një incident gjatë së premtes, një zyrtare e komunës së Ferizajt është sulmuar nga ish i fejuari i saj.

Para sulmit fizik, Zyrtarja e njërës nga drejtoritë komunale e ka denoncuar rastin në policinë e Kosovës e cila është përfshirë në hetimin e ngjarjes.

KALLXO.com mëson se këtij konflikti i ka paraprirë një debat i ashpër në ambientet e drejtorisë së gjeodezisë ndërsa është bartur jashtë ambienteve të komunës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i komunës së Ferizajt, Shukri Jashari.

"Dje është pranuar një kallëzim penal në lidhje me ketë ngjarje", ka thënë Jashari. Ai ka sqaruar se incidentit të rrahjes i ka paraprirë një fjalosje në ambientet e komunës.

"Ka pasë edhe një rast tjetër i cili i ka paraprirë këtij rasti të cilin jemi duke e hetuar", ka thënë Jashari.

Ai sqaruar se pas konflikti verbal në komunë zyrtarja është sulmuar fizikisht nga ish i fejuari jashtë ambienteve të komunës.

Ekipe mobile mjekësh në fshatrat pa qendra mjekësore

Posted: 08 Jul 2017 05:43 AM PDT

Ferizaj, 7 korrik- Ngritja e temperaturave ka shtyrë menaxhmentin e QKMF-së në Ferizaj të mobilizohet për t'i dalë ndihmë fluksit të pacientëve. Sipas statistikave të QKMF-së, numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë shkon deri në 300 brenda ditës, shkruan Koha Ditore.

Menaxhmenti i QKMF-së ka mobilizuar edhe QMF-të nëpër lagje dhe fshatra të kësaj komune, ndërkohë kanë formuar edhe ekipe mobile nga QKMF-ja e Ferizajt, të cilët do të jenë prezentë nëpër disa fshatra që nuk kanë ambulanca të mjekësisë familjare, në mënyrë që pos kontrollimeve dhe matjeve të parametrave të përgjithshëm do të jenë më afër pacientëve, të cilët mund të kenë nevojë në këto temperatura të larta.

Ibadete Bucaliu-Ismajli, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ka thënë se tashmë e kanë mobilizuar të gjithë stafin mjekësor në QKMF dhe në QMF të lagjeve e fshatrave urbane, derisa frekuentimi i pacientëve po shënon rritje shkaku i temperaturave të larta.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Kryetari Svarqa në përkrahje të bizneseve ferizajase.

Posted: 08 Jul 2017 04:40 AM PDT

Në hapjen e sallonit të sanitarisë "Bega" shprehu admirimin e tij se bizneset e Ferizajt po rriten e po fuqizohen çdo ditë e më shumë
Ferizajt nga mbrëmë i është shtuar edhe një biznes i sukseshëm që do të kontriboj shumëfish në zhvillimin ekonomik të komunës .
Familja " Bega" ka zgjeruar aktivitetin e saj biznesor duke hapur solemnisht një sallon të ri sanitarie në afërsi të zonës industrial në fshatin Prelez. Ky biznes ka qenë aktiv për 17 vjet, por tani ka zgjeruar aktivitetin dhe punën në disa mjedise.
Në këtë solemnitet pati kënaqsinë të marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili uroi për hapjen e biznesit të ri dhe përgëzoi pronarin Përparim Bega , një afarisht i suksesshëm për punën e bërë .
Në fjalën e tij kryetari Svarqa tha se po i gëzohet çdo ditë e më shumë zhvillimit ekonomik që po përjeton Ferizaj me biznese të reja e zgjerim të vendeve të punës.
" Zhvillimi i hovshëm ekonomik që po e prekim çdo ditë na gëzon pa masë prandaj na takon të kujdesemi sa më shumë për zhvillimin dhe modernizimin e bizneseve tona. Kontributi që japin bizneset e Ferizajt është i matshëm dhe çmueshëm nga ana jonë, prandaj unë ju garantoj përkrahje të parezerevë sa herë që të jetë nevoja në shërbimet të cilat lidhen me komunën.
Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin biznes që ka ide dhe dhe plane të mira në mënyrë që suskeset të jenë sa më të shpeshta si ky sot në familjen Bega. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që ky zhvillim ekonomik nga komuna jonë po ndikon fuqishëm edhe në zhvillimin ekonomik të të gjithë Kosovës" tha një fjalën e tij kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.
Gjatë takimit të mbrëmshëm në hapjen e këtij salloni që shet mjete sanitarie dhe të qeramikës, kryetari Svarqa takoi edhe afaristë të shumtë dhe veprimtarë ferizajas me të cilët ndau kënaqësinë që Ferizaj po shënon arritje të lakmueshme në të gjitha fushat e jetës viteve të fundit.

Tri postet kryesore mund të drejtohen nga ish-udhëheqësit e UÇK’së

Posted: 08 Jul 2017 02:55 AM PDT

Tri pozitat kryesore shtetërore (Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi) për herë të parë që nga paslufta ka gjasë që këtë vit të bien në duart e ish-liderëve politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan sot, gazeta Zeri. 

Ish-lideri politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, për më shumë se një vit është zgjedhur president i Republikës së Kosovës, përderisa bazuar në rezultatin zgjedhor të 11 qershorit, posti i kryeparlamentarit i takon koalicionit PAN dhe gjasat më të mëdha janë që në këtë pozitë të riakomodohet kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili po ashtu ka qenë epror i lartë i UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-99, shkruan Zeri.

Edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, është i nominuar nga koalicioni PAN për kryeministër. Drejtuesit e këtij koalicioni po e përsërisin vazhdimisht se i kanë siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë dhe Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.Prej pas përfundimit të luftës në vend asnjëherë tri pozitat kryesore shtetërore nuk janë drejtuar nga ish-udhëheqësit e UÇK-së.Bashkimi i "Krahut të luftës" në koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit 2017 nga analistët politikë në Kosovë ishte komentuar si "mburojë" për shkak të Gjykatës Speciale, e cila që nga kjo javë është plotësisht funksionale dhe mund t'i ngrejë aktakuzat e para.

Analistët e quajnë të mundshëm koalicionin në mes të VV’së dhe LDK’së

Posted: 08 Jul 2017 02:54 AM PDT

Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri, bashkë me kandidatin për kryeministër nga ky subjekt, Albin Kurti, zhvilluan një takim këtë të enjte me të parin e LDK-së, Isa Mustafa, si dhe me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri. Kështu bënë të ditur përfaqësuesit e "Vetëvendosjes", të cilët thanë se takimet do të vazhdojnë edhe më tutje, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ata me këtë rast njoftuan se të enjten është diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe situatën politike. Sipas tyre, është i nevojshëm një bashkëpunim mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike pasi që PDK-ja duhet të ngelet në opozitë.

Kurse përfaqësuesit e LDK-së nuk kanë dashur të japin detaje rreth takimit, megjithëse kanë thënë se e mbështesin një takim të tillë.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se diskutimet e takimet mes LVV-së e LDK-së janë të qëlluara dhe se një koalicion mes këtyre dy subjekteve do të ishte mëse i mirëpritur.

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan (Video)

Posted: 08 Jul 2017 02:54 AM PDT

Nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë që dy automjete rrugore janë përplasur me njëra tjetrën. 

Veturat kanë pësuar dëme materiale. Policia raportohet të ketë dal në vendin e ngjarjes./GazetaExpress/

video-1499503921 by GazetaExpresscom

Samiti G20: Vazhdojnë punimet në ditën e dytë (VIDEO)

Posted: 08 Jul 2017 02:54 AM PDT

Udhëheqësit botërorë u takuan në Hamburg për të gjetur kompromise e përgjigje për një numër çështjesh, përfshirë rregulloret financiare për tregjet ndërkombëtare, ndryshimet klimatike, rrjetet e furnizimit me mallra konsumi dhe mbrojtjen nga epidemitë, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë nga jashtë Samiti u pritë me shumë protesta.

E tmerrshme: Shokët e rapsodit që vrau vajzën dhe plagosi gruan në Gjermani kanë mirëkuptim për aktin e tij (Video)

Posted: 07 Jul 2017 12:21 PM PDT

Babë e vijë vdiqën me 2 të këtij muaji.

Deri te tragjedia erdhi pasi Samiu, i njohur si këngëtar i muzikës folklorike shtiu mbi vajzën e bashkëshorten e në fund bëri vetëvrasje.

Kryefamiljari që prej kohësh jetonte në Frankfurt të Gjermanisë me pesë fëmijët e me gruan thuhet se nuk mundi tu bëjë ballë kulturave europiane.

Kështu mendon një mik i 52 vjeçarit që në varrim ka ardhë nga Franca.

"Bëj një apel për të gjithë bashkëkombësat e mi që mos të lakmojnë një jetë të diasporës se na prej kjohja. Jam shumë i trishtuar pasi jam prind edhe vetë. Mua ndoshta do të më pret edhe kjo sepse me të vërtetë është e vështirë që të edukohen fëmijët tanë në diasporë duke marrë parasysh se një jetë në diasporë është e vështirë", tha ai për Klan Kosovën.

Varrimi i Sami Veselit by GazetaExpresscom

E ata që e njohën Samiun thanë fjalë të mira për të.

E familjarët nuk pranuan të flasin para kamerës derisa prapa saj thanë se ngjarja ndodhi për arsye morali e nderi.

Ata pohuan se gruaja e dorasit është në komë por me shenja përmirësimi.

Sipas mediave gjermane Veseli ishte i ndarë kaherë me gruan dhe fëmijët e tij dhe kishte një vendim gjykate që e ndalonte të afrohej te shtëpia e tyre ku edhe ndodhi vrasja.

Ligji i ri për automjete ngjall pakënaqësi te qytetarët

Posted: 07 Jul 2017 12:21 PM PDT

Në bazë të këtij ligji, detyrimisht pronari i automjetit apo blerësi i veturës duhet ta bëjë riregjistrimin e veturës.Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, u shpreh se ligji për automjete është i sponsorizuar nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, por nga ana e tyre vetëm po implementohet si i tillë me të gjitha dispozitat ligjore.Hoxha tha se ky ligj i ka kaluar gjitha filtrat, ku është votuar edhe nga ana e përfaqësuesve të popullit, por ai nuk e përjashtoi si mundësi që ligji si i tillë edhe të ndryshohet në nene të caktuara.Por këto reagime sipas Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, janë për shkak të mosinformimit derisa Ligji i ri për Automjete, sipas tyre ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.Derisa zyrtarët e MPB- së nuk përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të ligjit të ri për automjete, këta të Ministrisë së Infrastrukturës e hedhin poshtë një gjë të tillë.