“Bëhet dezinsektimi i hapësinor në Ferizaj” plus 8 more Ferizaj Press

“Bëhet dezinsektimi i hapësinor në Ferizaj” plus 8 more Ferizaj Press


Bëhet dezinsektimi i hapësinor në Ferizaj

Posted: 07 Jul 2017 07:03 AM PDT

Ka përfunduar faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Ferizaj. Ditë më parë ka filluar procesi i dezinsektimit të hapësirave nga insektet në komunën e Ferizajt.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET është duke monitoruar procesin e dezinsektimit hapësinor që është duke u bërë në Ferizaj, i cili po realizohet nga Komuna e Ferizajt.
“Ky proces është në standardin më të lartë të sistemit ndërkombëtar dhe i bazuar në standardet evropiane.Ne konsiderojmë që ky aktivitet, duhet të jetë model edhe për shumë komuna tjera të Kosovës dhe i shtrirë edhe në zonat rurale.
Dezinsektimi hapësinor parandalon përhapjen e shumë epidemive, mbron qytetarët nga sëmundjet e ndryshme” ka thënë Kenan Gashi nga rrjeti i OJQ-ve AVONET.
Ky projekt është duke u realizuar në tri faza. Tashmë ka përfunduar faza e parë, ku sipas qytetarëve ky projekt është mirëpritur dhe ka rezultuar me ulje të mushkonjave në niveli të duhur.
Ndërsa bletarët duhet të kenë kujdes në orarin e dezinsektimit pasi mund të kenë pasoja për bletët e tyre.
Projekt është mbështetur nga Komuna e Ferizajt!

Certifikohen 61 rekrutë të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Posted: 07 Jul 2017 06:52 AM PDT

Ferizaj.07.07.2017. Me një ceremoni të organizuar sot në ambientet e kazermës së Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ferizaj "Skënderbeu" është bërë certifikimi i 61 rekrutëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë, të cilët tani e tutje do të jenë ushtarë të kësaj force.
Në këtë ceremoni ku u certifikuan rekrutë nga komunitetet serb e malazez mori pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi i cili shprehu kënaqësinë që angazhimi i brezave të rinjë po bëhet me qëllime sa më të mira nga të gjitha komunitetet.
" Ju përgëzoj për këtë hap të rëndësishëm dhe të guximshëm për karrierën tuaj. Institucioni të cilit po i bashkoheni sot është shembulli më i mirë i një institucioni demokratik, shumetnike dhe profesional duke i përfaqësuar më së miri vlerat shtetit tonë të përbashkët" tha në fjalën e tij presidenti Thaqi.
Në këtë aktivitet të FSK-së mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast kryetari Svarqa uroi rekrutët e rinjë duke dëshiruar që angazhimi i tyre të jetë sa më i dobishëm për vendin.
" Në këtë mënyrë ne po dëshmojmë çdo ditë e më shumë se Kosova po bëhet një vend i mundësive të barabarta edhe për komunitetet pakicë, andaj shpresoj se inkuadrimi juaj në shërbim të Forcës së Sigurisë do të jetë në shërbim të atdheut sa herë ta kërkojë nevoja. Institucionet tona do të jenë të hapura gjithmonë për njerëzit që e duan këtë vend dhe sukseset tona" u ka thënë këtyre të rinjëve kryetari Svarqa pas ceremonisë së certifikimit.
Kryetari Svarqa gjatë kësaj ceremonie ka pasur rast të takojë edhe personalitetet të ndryshme vendore e ndërkombëtare me të cilët ka bashkëbiseduar për proceset të ndryshme. Ai pati një takim të përzemërt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie si dhe me Ministrin në detyrë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demollin me të cilët ndau kënaqësinë që FSK tashmë është bërë një institucion i dëshiruar nga të rinjtë anë e mbanë Kosovës dhe nga të gjitha komunitetet që jetojnë këtu.

Demolli: Rekrutët e FSK-së të certifikuar sot, janë nga komuniteti serb dhe malazez

Posted: 07 Jul 2017 05:23 AM PDT

"Certifikimi i 61 rekrutëve është një hap drejt përmbushjes së obligimeve ligjore të FSK-së, që do të jetë e aftë të përmbush obligimet e saj me profesionalizëm. Certifikimi i sotëm ka të veçantën e vet se përmes tij po bëhet dhe përmbushja e radhëve të FSK me pjesëtarët e pakicave që dëshmon diversitetin tonë si FSK dhe shtet", tha Demolli

Vetëm fëmijët e dëshmorëve, me lehtësime për regjistrim në fakultete

Posted: 07 Jul 2017 05:22 AM PDT

Edhe sivjet sikurse vitin që shkoi, të vetmit që do të kenë lehtësime nga radhët e kategorive të dala nga lufta, lehtësime në regjistrim do të kenë vetëm fëmijët e dëshmorëve, por jo edhe nga kategoritë tjera.

Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema tha se në të gjitha drejtimet nga numri i përgjithshëm të studentëve që regjistrohen , 2 për qind prej tyre do të jenë fëmijë të dëshmorëve të UÇK-së.

"Edhe këtë vit sikurse vitin e kaluar do të pranojmë, në qoftë se e aprovon ministri kërkesën tonë…., nëse e aprovon ne do të regjistrojmë vetëm dy përqind të numrit sipas programeve, sipas numrit të fëmijëve të dëshmorëve, jo të kategorive të tjera, jo të veteranëve, jo të invalidëve, përpos fëmijëve të dëshmorëve", citon kp të ketë thënë Dema.

Sipas rektorit të UP-së të gjithë ata studentë- fëmijë të dëshmorëve do të kenë pragun prej 30 për qind për pranim në Universitet.

"Themi nëse konkurrojnë në një program studimor ose në një fakultet ku pranohen 400 studentë, do të thotë 2 përqindëshi i 400 studentëve pranohen prej tyre, jo më tepër, më të mirët mund të jenë, mund të jenë 100 që konkurrojnë në mjekësi apo fakultet të edukimit katër të parët. Pjesa tjetër që mbesin nëse do të kenë vende të lira dhe që i plotësojnë kriteret, e kalojnë pragun pastaj do të ju japim shansin të regjistrohen në fakultete tjera. Jemi shumë të interesuar që kësaj kategorie mbi bazën e këtyre kritereve të ju ndihmojmë që të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës", tha Dema.

Me këtë vendim të UP-së nuk janë të kënaqur përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Ata thonë se me UP-në kanë një memorandum mirëkuptimi por që nuk është duke u zbatuar.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari tha s do të takohen me rektorin Dema ku do të merren vesh për formën e ndihmës për fëmijët e dëshmorëve.

"Ne e kemi memorandumin në fuqi që asnjëherë nuk e kemi shkëputur. Por, gjithsesi do të bëjmë takim me rektorin dhe do të merremi vesh se cila do të jetë forma e ndihmesës për fëmijët e dëshmorëve dhe besoj që deri më tani sa i përket fëmijëve të dëshmorëve janë trajtuar në Universitetin e Prishtinës, por besoj që është edhe obligim edhe i joni edhe i institucioneve në këtë rast Universitetit të Prishtinës, sepse kërkesa jonë është që tu krijohet mundësia për tu regjistruar studentëve për tu integruar si gjithë studentët e tjerë", tha Jashari.

Sa i përket numrit të studentëve , fëmijë të dëshmorëve, Jashari tha se do të jetë një numër shumë i vogël duke e pasur parasysh se ata tashmë janë gjenerata e fundit e 18 vjeçarëve.

"Besoj që numri i studentëve nga familjet e dëshmorëve do të jetë i vogël sepse tash fëmijët janë rritur dhe po besoj që do të jetë një numër shumë i vogël që nuk do të ketë problem, me ndihmën e rektoratit sado që të jetë ajo ndihmë sepse edhe fëmijët janë të përgatitur dhe mendoj se gjithë fëmijët e dëshmorëve do të regjistrohen në fakultetet e Universitetit të Prishtinës", tha Jashari.

Deri para dy vitesh në Universitetin e Prishtinës fëmijët –studentë që i kanë takuar kategorive të dala nga lufta janë regjistruar në UP në bazë të një memorandumi mes shoqatave të luftës dhe UP-së qysh në vitet e para të pasluftës.

Por me ardhjen e Ramadan Zejnullahut në postin e rektorit kjo praktikë është ndaluar pasi që dyshohej për keqpërdorime nga ana e shoqatave të luftës së UÇK-së.

Madje kundër këtyre të vendimeve të Zejnullahut ka pasur edhe protesta nga ana e veteranëve të luftës

Serbia thotë se ia paguan borxhet Kosovës deri në vitin 2041

Posted: 07 Jul 2017 05:22 AM PDT

Sipas këtij mediumi, pjesën më të madhe të borxhit të Kosovës Serbia tashmë e ka paguar sepse detyrimet para dhjetë vjetësh ishin rreth një miliard euro.

Sipas shënimeve të Bankës Popullore të Serbisë (NBS), detyrimet e Kosovës të cilat i ka marrë Serbia me marrëveshje të riprogramuara që janë arritur në periudhën nga 2002 deri në vitin 2005, kanë qenë rreth 932,73 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtyre borxheve janë marrë me marrëveshje nga vitet e 70-ta deri në ato të 90- të shekullit të shkuar.

Kreditorët dhe shumat janë të ndryshme, thotë ky medium dhe sipas tij Serbia duhet t'i paguajë borxhe Bankës Botërore (433,31 milionë euro), Klubit të Parisit (297,20 milionë euro), Klubit të Londrës (169,85 milionë euro), Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (5,79 milionë euro), Shoqatës së Hekurudhave Europiane (4,62 milionë euro), Kuvajtit (18,10 milionë euro) dhe BE-së për detyrime ndaj Bankës Europiane për Investime (0,43 miliona euro).

Guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë (NBS), Jorgovanka Tabakoviq ditë më parë ka thënë se Serbia po paguan këto borxhe të Kosovës sepse ai territor me Kushtetutë është pjesë e Serbisë.

Hyn për t’i shpëtuar fëmijët, psikologia nga Prizreni mbytet tragjikisht në det

Posted: 07 Jul 2017 05:21 AM PDT

E ndjera ka humbur jetën në det, dje në orët e pasdites. Sipas familjarëve të saj, rreth orës 6 pasdite, dy fëmijët e saj ishin në ujë, ndërsa ishte ngritur flamuri i kuq i rrezikut nga valët e mëdha.

Ajo kishte hyrë për t'i shpëtuar fëmijët, kishte arritur t'i nxjerrë ata, por vetë nuk kishte dalë nga uji.

Sipas familjarëve, trupi i pajetë i saj është gjetur pas 3 orë kërkimesh. Dua Dauti-Kadriu do të varroset sot në Prizren, rreth orës 17.

Vendimi për Sylejman Selimin pas një jave

Posted: 07 Jul 2017 05:21 AM PDT

Mirëpo, një vendim i tillë nuk u mor edhe për komandantin tjetër, Sylejman Selimin i dënuar në të njëjtin grup, shkruan Indeksonline.

Avokati i Selimit, Tomë Gashi ka thënë për Indeksonline se ende nuk ka asgjë të re në këtë drejtim.

"Ende nuk ka kurrfarë vendimi për Sylejman Selimin dhe nuk e besoj që sot e dërgojnë vendimin. Kanë deklaruar që vendimet do t'i dërgojnë deri në mes të korrikut, kështu qe ne jemi në pritje", ka thënë Gashi.

Kujtojmë se Selimi është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Dubravës pasi është shpallur fajtor për krime të kryera gjatë kohës së luftës.

UÇK-ja

Posted: 06 Jul 2017 02:30 PM PDT

Si duket pishtarët e errët të Serbisë jugosllave kanë filluar të dalin në dritë me ide të ndryshme, shkatërruese dhe të dëmshme kundër shtetit të Kosovës, kundër forcimit të Kosovës sonë të dashur, për të cilën të gjithë kemi sakrifikuar shumë: bijë e bija, familje, fëmijë, gra, pleq dhe jemi flijuar vazhdimisht me tërë qenien tonë shpirtërore dhe fizike.
Si shoqëri dhe si komb duhet pa dyshim të mbrojmë me çdo çmim dhe në çdo mënyrë vlerat e UÇK-së, sepse falë saj sot e gëzojmë lirinë e fituar, por sot pas 18 viteve ende ka njerëz të tillë që rezistencën e UÇK-së e shohin si diçka kriminale dhe bëhen avokatë të djallit të nëntokës.
Ndaj njerëzve të tillë, si shoqëri e kemi për detyrë dhe përgjegjësi për heronjtë, dëshmorët dhe martirët, por edhe për të ardhmen tonë, që këta zëra të dëmshëm, të mposhten me tytën e argumenteve, sepse njollosja e vlerave të UÇK-së është një mposhtje e saj në liri.
Kombi dhe shteti ynë si dikur, si sot, por edhe nesër kishte, ka dhe do të ketë armiq të jashtëm dhe të brendshëm që punojnë dhe bëjnë plane për të shlyer shkëlqimin e çdo gjëje shqiptare, e sidomos e një gjëje të çmueshme siç është UÇK-ja, e cila luftoi ndershëm dhe drejt për liri dhe drejtësi, për paqe dhe ardhmëri.
Për këtë dhe për shumë arsye të tjera, bartësit e luftës pas luftës, së paku disa prej tyre, duhej të ishin më të matur dhe më të përgjegjshëm, sepse mbi supet e tyre peshonte pesha e një gjëje të madhe, siç ishte lufta për liri e UÇK-së, duhej të luftonin të keqen në liri, ashtu siç luftuan armikun në robëri, duhej të përhapnin drejtësinë, ashtu siç përhapnin zhurmën e pushkës në padrejtësi, duhej të kontribuonin për shtetin, ashtu siç kontribuuan.
për atdheun në ditët më të vështira të tij. UÇK-ja është djepi i Kosovës , ndërsa shteti i Kosovës është foshnja që rritet në këtë djep të bërë nga tytat e pushkëve dhe ngjyrosur nga gjaku, të përkundur nga liria dhe të skalitur nga vuajtja, prandaj së bashku duhet që këtë Kosovë të re ta ushqejmë dhe ta rrisim si duhet, ta nderojmë dhe ta ruajmë si sytë e ballit, sepse Kosova është e të gjithëve.

Rroftë UÇK-ja!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Autori
Burim Ugzmajli
Master i Politikave të BE së

Paraburgoset i dyshuari për keqpërdorim seksual në Ferizaj

Posted: 06 Jul 2017 02:24 PM PDT

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuar si PP/I.nr. 103/17 të datës 5 korrik 2017,  për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji, ndaj të pandehurit I.L. shtetas i Republikës së Kosovës.

I pandehuri dyshohet se më veprimet  e tij ka kryer veprën penale "Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjet" nga neni 235 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 4 korrik 2017 dhe do të zgjas deri më 3 gusht 2017.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.