“Basha drejt mosnjohjes së zgjedhjeve? “Triumf i paligjshmërisë, u blenë votat”” plus 9 more 24 ore lajme |
- Basha drejt mosnjohjes së zgjedhjeve? “Triumf i paligjshmërisë, u blenë votat”
- Nuk i lejon fjalimin përpara mbështetësve, Erdogan sulmon Gjermaninë: Po kryen vetëvrasje
- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare licencoi bursën e parë shqiptare me kapital privat
- Pronat e A.S Petroleum dalin për herë të tretë në shitje, për 877 mijë euro
- Vrasja e efektivit të RENEA-s, gjykata kërkon dëshminë e kolegëve
- SHBA-Kore e Jugut i përgjigjen Veriut me test raketor
- Raporti mbi ekstremizmin, Arabia Saudite në krye
- Trump takon në Poloni “Europën e re”
- Reforma e pensioneve, si ndryshon mosha për gratë
- Britani/ Burgosen pesë shqiptarët që u kapën me mbi 1 mln paund kanabis në banesë
| Basha drejt mosnjohjes së zgjedhjeve? “Triumf i paligjshmërisë, u blenë votat” Posted: 05 Jul 2017 07:09 AM PDT Kryetari i Partisë Demokratike, priti sot delegacionin e drejtuesve të lartë të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Peter Teljer, dhe e njohu atë me problemet e mëdha të zgjedhjeve, dhe me faktin se procesi i 25 qershorit jo vetëm nuk e shëroi plagën e zgjedhjeve, por përkundrazi e thelloi dhe ekspozoi më ... |
| Nuk i lejon fjalimin përpara mbështetësve, Erdogan sulmon Gjermaninë: Po kryen vetëvrasje Posted: 05 Jul 2017 07:02 AM PDT Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se Gjermania po kryen vetëvrasje duke mos e lejuar atë të mbajë një fjalim përpara turqve në Gjermani. "Gjermania duhet të korrigjojë gabimin," tha ai për gazetën gjermane "Die Zeit", dhe shtoi "ne kemi nevojë për njëri-tjetrin". Gjermania ka bllokuar Presidentin Erdogan duke mos e lënë atë të ... |
| Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare licencoi bursën e parë shqiptare me kapital privat Posted: 05 Jul 2017 06:44 AM PDT Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi se licencoi më datë 3 korrik 2017 shoqërinë "Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE" sh.a., (Albanian Stock Exchange) si bursa e parë shqiptare me kapital privat e licencuar në vend. Vendimi i Bordit të AMF-së erdhi pas vlerësimit në përputhshmëri me kërkesat e legjislacionit të të gjithë dokumentacionit lidhur me objektin ... |
| Pronat e A.S Petroleum dalin për herë të tretë në shitje, për 877 mijë euro Posted: 05 Jul 2017 06:33 AM PDT Pronat e kompanisë së karburanteve A.S Petroleum do të dalin në shitje për herë të tretë, njoftoi përmbaruesi Vasil Shandro, me një çmim total fillestar prej rreth 877 mijë eurosh. Në shitje kanë dalë një tokë arë me sipërfaqe 625 m2, në Borakë Durrës, me një çmim fillestar prej 28, 728 euro; Truall me sipërfaqe ... |
| Vrasja e efektivit të RENEA-s, gjykata kërkon dëshminë e kolegëve Posted: 05 Jul 2017 06:09 AM PDT Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar dëshminë e kolegëve të efektivit të ndjerë të forcave RENEA, gjatë aksionit policor në Lazarat dy vite më parë. Ibrahim Basha mbeti i vrarë, pas të shtënave me armë zjarri nga një grup i armatosur brenda Lazaratit, në momentin që forcat speciale po bëheshin gati të futeshin në ... |
| SHBA-Kore e Jugut i përgjigjen Veriut me test raketor Posted: 05 Jul 2017 06:00 AM PDT Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut zhvilluan një stërvitje të përbashkët lëshimi të raketave balistike, një ditë pasi Veriu komunist testoi një raketë ndërkontinentale, veprim ky i konfirmuar edhe nga Uashingtoni. "Vetëpërmbajtja është ajo që ndan armëpushimin nga lufta, e kjo mund të ndryshojë në çdo moment", deklaruan dy vendet aleate. "Do të ishte ... |
| Raporti mbi ekstremizmin, Arabia Saudite në krye Posted: 05 Jul 2017 05:53 AM PDT Arabia Saudite po provon në kurriz çdo të thotë të ngresh gishtin e akuzës ndaj dikujt tjetër. Ajo ishte flamurtarja e përpjekjeve për diskreditimin e Katarit, si vend që mbështet terrorizmin, por një raport i "Henry Jackson Society" e akuzon vet mbretërinë e Gjirit si promovuesen kryesore të huaj të ekstremizmit islamik në Britaninë e ... |
| Trump takon në Poloni “Europën e re” Posted: 05 Jul 2017 05:45 AM PDT Në prag të samitit të G20-ës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, viziton Varshavën dhe takohet me dymbëdhjetë kryetarë shtetesh e qeverishë nga nisma rajonale e tre detrave: Detit Baltik, Adriatikut dhe Detit të Zi. Tensioni në Varshavë është në rritje: po vjen Trumpi. Nuk është hera e parë, që një president amerikan viziton Poloninë. Që ... |
| Reforma e pensioneve, si ndryshon mosha për gratë Posted: 05 Jul 2017 05:28 AM PDT Një grua, aktualisht duhet të jetë 60 vjeçe e 6 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Kjo pasi, sipas reformës, që hyri në fuqi në janar të vitit 2015, parashikohet një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit. Rritja e moshës prek ... |
| Britani/ Burgosen pesë shqiptarët që u kapën me mbi 1 mln paund kanabis në banesë Posted: 05 Jul 2017 05:19 AM PDT Pesë shqiptarë janë burgosur nga organet e drejtësisë britanike pasi kishin mbjellë një fermë "industriale"kanabisi në një shtëpi në Crick. Oficerët e policisë zhvilluan një kontroll të enjten e 2 shkurtit të këtij viti, ku panë bimët duke u rritur, tharë dhe përgatitur për shpërndarje në disa dhoma. Pesë burra u arrestuan në shtëpi dhe ... |
| You are subscribed to email updates from 24 ore lajme. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





