“Avokati Gashi pyet se pse po heshtin Presidenti e Kryeministri për takimet e Speciales në Beograd” plus 9 more Ferizaj Press

“Avokati Gashi pyet se pse po heshtin Presidenti e Kryeministri për takimet e Speciales në Beograd” plus 9 more Ferizaj Press


Avokati Gashi pyet se pse po heshtin Presidenti e Kryeministri për takimet e Speciales në Beograd

Posted: 15 Jul 2017 08:49 AM PDT

Ai thotë se kjo Gjykatë më shumë është e Serbisë sesa e Kosovës, pasi shteti serb po e furnizon me prova kundër shqiptarëve.

"Po ku jeni ju o deputet të Kosovës që e votuat një gjykatë kundër vetvetes në vend te huaj/Hague -Holandë/ e që Serbia po e ”komandon” duke e furnizuar me prova kundër jush, çka do të thoni nëse ju akuzojnë në këtë gjykatë speciale", shkruan Gashi në Facebook.

Sipas Gashit, është në interes jetik për Serbinë sepse përmes kësaj gjykate Serbia do të tentojë ta shndërroj vetveten dhe serbët si viktimë, e shqiptarët si viktimizues.

Tutje, Gashi ka shtruar pyetje se ku është presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa dhe mbi 80 deputetë që votuan kundër vetvetes.

Shpend Ahmeti demanton BIK’un: S’është paraparë ndërtimi i xhamisë në Dardani (VIDEO)

Posted: 15 Jul 2017 08:48 AM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, para katër muajsh, kishte sqaruar se nuk mund të ndërtohet Xhamia e Madhe në lagjen Dardania në Prishtinë. Kishte arsyetuar se në asnjë dokument të Komunës s'ishte paraparë ndërtimi i objektit fetar për komunitetin musliman.

"Duhet kuptuar se ne japim leje sipas dy dokumenteve: Planit Zhvillimor Urban dhe Planit Rregullativ. Në asnjërin prej këtyre dy dokumenteve nuk është e paraparë që xhamia të ndërtohet aty", kishte thënë Ahmeti, për ekonomiaonline

Atëkohë, Shpend Ahmeti kishte kërkuar reagimin e banorëve dhe të shoqërisë civile, duke iu kërkuar të përfshihen në debat.

Por, pavarësisht kësaj, Bashkësia Islame ka paralajmëruar se Xhamia do të ndërtohet shpejt. Kryemyftiu Naim Tërnava ka thënë se nëse Komuna nuk lëshon leje, atëherë, objekti i komuniteti musliman do të ndërtohet pa procedura. Tash, Kryetari i Prishtinës s'po e thotë asnjë fjalë. Në vend të tij po flasin disa anëtarë të shoqërisë civile dhe banorë të Dardanisë.Sidoqoftë, disa anëtarë të shoqërisë civile, e disa banorë të lagjes Dardania, kanë nënshkruar një peticion, duke kërkuar të mos ndërtohet xhamia në afërsi të Postës së Kosovës.

"Së këndejmi, ne si nënshkrues të këtij dokumenti, nuk jemi kundër ndërtimit të xhamisë në këtë parcelë të Prishtinës, por jemi gjithsesi të interesuar për një proces ligjor, gjithëpërfshirës dhe profesional për kryeqytetin tonë", thuhet ndër të tjera në peticion.

Myftiu: Qëndroj pas asaj që kam thënë se nëse s’jepet leja, xhamia ndërtohet pa leje

Posted: 15 Jul 2017 08:47 AM PDT

"Shikojeni intervistën e fundit në RTK. Të gjitha i kam sqaruar aty. Qëndroj prapa asaj që kam thënë në RTK", ka thënë Tërnava, për Express, të shtunën.

"Leni ato muhabete pash një Zot", ka thënë Tërnava kur është pyetur për peticionin. 

Por, çka saktësisht kishte thënë Myftiu në RTK, më 21 qershor, të këtij viti?

Aty udhëheqësi i Bashkësisë Islame kishte paralajmëruar ndërtimin pa leje të xhamisë nëse Komuna e Prishtinës vazhdon të vonohet në dhënien e lejes.

"Andaj, neve, shumë shpejt do ta vijë dita që ne të dalim dhe ta nisim Xhaminë pa leje. Unë do t'i organizojë jam unë. Do të marrë përgjegjësi. Nëse dikush duhet të arrestohet jam unë. Nëse dikush kërkon përgjegjësi jam unë. Nuk dëshiroj që të shkojnë punët deri këtu", kishte paralajmëruar Tërnava.

Ai kishte treguar se vonesat për ndërtimin e xhamisë po bëhen nga Komuna e Prishtinës pa asnjë arsyetim.

"Komuna duhet ta lëshojë lejen sa më shpejt. Thërras edhe një herë Komunën që të japë leje për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë. Bashkësia Islame e Kosovës nuk dëshiron që t'i bëjë keq vendit. Por, vetëm mirë.  Nuk guxon askush që të na mbështetë për muri që ne pastaj të kërkojmë rrugë tjera për ndërtimin e xhamisë. Xhamia do të ndërtohet. Do të ndërtohet dhe shumë shpejt do të fillojë puna.  Qe pesë vjet kërkoj të jipet leje për ndërtimin e xhamisë. Projekti është kryer është dorëzuar në Komunë. Por, nuk po jepet leja", ka thënë ai.

"Xhamia e Madhe është gjynah, mëkat, padrejtësi që deri më sot nuk është nisur të ndërtohet. Donacioni është komplet.  Do ta ndërtojë Bashkësia Islame e Turiqisë, ajo që po e ndërton në Tiranë", ka shtuar ai.

Ndryshe, disa anëtarë të shoqërisë civile, të afërte me Kryetarin e Prishtinës, kanë nisur një peticion për të kundërshtuar ndërtimin e xhamisë me arsyetimin se xhamia e cila pritet të ndërtohet nuk është në harmoni me objektet e zonës dhe se objekti nuk është në përputhje me kriteret e konkursit.

Policia e Kosovës reagon ndaj artikullit

Posted: 15 Jul 2017 08:47 AM PDT

Reagimi i Policisë:Informim i opinionit lidhur me shkrimin e publikuar në gazetën "Koha Ditore" të datës 15.07.2017Prishtinë, Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar sot (me 15.07.2017) fillimisht në gazetën " Koha Ditore" që mban titullin " Policia ia jep tenderin 1.6 milionësh kompanisë që një herë e kishte mashtruar", e më pastaj edhe në portalet tjera, reagon ndaj këtyre shkrimeve dhe sqaron me sa vijon:Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet vepron konform autorizimeve ligjore, duke përfshirë edhe në procedurat e prokurimit, si në rastin konkret të tenderit për furnizim me pajisje për qëllime të veçanta (PQV)- "Jelek Antiplumb", me përpikëri të plotë zbaton të gjitha procedurat e parapara ligjore që ndërlidhen me fushën e prokurimit publik.Edhe në rastin konkret të procedurës së prokurimit publik të apostrofuar në shkrimin e publikuar që Policia e Kosovës ka zhvilluar, e ku konsorciumi i përbërë nga tri kompani ("Allzone", "Seyntex" dhe "Pricom") ka konkurruar, i njëjti i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara në dosjen e tenderit publik, duke përfshirë të gjitha kriteret tjera ligjore që parashihen me ligjin e prokurimit publik dhe legjislacionin në fuqi. Vlen të ceket se njëra nga kompanitë e konsorciumit që njëherit është edhe prodhues i antiplumbave, është kompani me renome ndërkombëtare nga e cila furnizohen me prodhimet e tyre edhe institucionet e sigurisë së vendeve më të zhvilluara të Evropës.Bazuar në faktin se janë plotësuar të gjitha kriteret si dhe zbatimit të procedurave ligjore, nuk ka ekzistuar asnjë bazë ligjore për eliminimin e konsorciumit në fjalë nga procedura e prokurimit. �� ��Pasi që oferta e këtij konsorciumi ka qenë ligjërisht e përgjegjshme dhe me çmimin dukshëm më të lirë se ofertuesit tjerë, i njëjti ka fituar kontratën dhe njoftimi për dhënie është bërë me datën 12.08.2016. Pas ankesave në OSHP, me datën 11.11.2016 OSHP e kthen në rivlerësim për sqarime shtesë (sipas nenit 72 të LPP) tenderin në fjalë. Pas rivlersimit me datën 31.03.2017 është publikuar njoftimi për dhënie të kontratës konsorciumit të lartpermendur si fitues.Edhe pas këtij publikimi për dhënie të kontratës, OSHP pranon ankesa dhe me datën 22.06.2017 OSHP me vendim vërteton vendimin e autoritetit kontraktues (Policia e Kosovës) për të vazhduear me nënshkrimin e kontratës.                                                  Vlen të potencohet se gjatë këtyre procedurave të prokurimit konsorciumi në fjalë (secila kompani veç e veç) kanë sjellur të gjithë dokumentacionin që kërkohet me ligj, ndër to edhe vërtetimin nga Administrata Tatimore, vërtetimin nga Gjykata Themelore-Departamenti për Çështje Ekonomike, Çertifikatën nga Gjykata Themelore në Prishtinë që vërteton se nuk është shpallur fajtor për ndonjë vepër penale, licencën për tregti me pajisjet për qëllime të veçanta (PQV) etj.Lidhur me pretendimet nga shkrimi i publikuar se citojmë "gazeta ka kerkuar më shumë informata nga Policia e Kosovës lidhur me këtë tender, por ajo nuk është pergjigjur fare" një gjë e tillë nuk qëndron sepse PK deri më tani nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga gazeta në fjalë lidhur me këtë çështje. Policia e Kosovës është institucion transparent dhe në çdo rast kur kushdo shfaq interesim mund të ketë qasje në dokumentacione, përfshirë dokumentacionin e procedurave të prokurimit, ashtu siç lejohet me legjislacionin në fuqi. Andaj, bazuar në respektimin e të gjitha kritereve, udhëzimeve dhe procedurave të parapara ligjore, Policia e Kosovës e vlerëson të drejtë procesin e tenderit në fjalë. Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se proceset janë realizuar në harmoni të plotë me procedurat ligjore.

Arianit Koci: Shpend Ahmeti po bën lojëra të fëlliqura me Xhaminë

Posted: 15 Jul 2017 08:47 AM PDT

Ai ka thënë se nuk duhet lejuar që satelitët e Vetëvendosjes të marrin në dorë vendimmarrjen në Komunën e Prishtinë lidhur me ndërtimin e objekteve fetare në Prishtinë.

Koci ka shkruar se është edhe kundër që objekti i xhamisë të krahasohet me katedralen në Prishtinë.

"As Shpend Ahmeti, as satelitët e tij, s'bën të bëjnë lojëra të fëlliqura politike me objektin e pandërtuar të Xhamisë së Madhe. Kjo për shkak Kryetari i Prishtinës prej kohësh është duke tentuar të bllokojë ndërtimin e Xhamisë. S'ka pasur guxim të dalë dhe ta sqarojë pozicionin. I ka nxjerr prej xhepi shërbëtorët e Vetëvendosjes ndërsa vetë po këqyrë seri", ka shkruar Koci.

"Shpend Ahmeti, nëse është bash trim, nëse është bash i sinqertë, nëse është bash Kryetar i gjithë qytetarëve të Prishtinës, duhet të dalë e të sqarojë nëse do të lejojë apo jo ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë. E jo të luajë lojëra të fëlliqura", ka shtua ai.

Koci ka thënë se është duhet institucionet komunale ta thonë fjalën e tyre e jo të lejojnë që sipas dëshirës individuale të ndërtohet një objekt fetar.

Postimi i plotë i Kocit:

Loja e fëlliqur politike me Xhaminë.

As Shpend Ahmeti, as satelitët e tij, s'bën të bëjnë lojëra të fëlliqura politike me objektin e pandërtuar të Xhamisë së Madhe. Kjo për shkak Kryetari i Prishtinës prej kohësh është duke tentuar të bllokojë ndërtimin e Xhamisë. S'ka pasur guxim të dalë dhe ta sqarojë pozicionin. I ka nxjerr prej xhepi shërbëtorët e Vetëvendosjes ndërsa vetë po këqyrë seri.

Shpend Ahmeti, nëse është bash trim, nëse është bash i sinqertë, nëse është bash Kryetar i gjithë qytetarëve të Prishtinës, duhet të dalë e të sqarojë nëse do të lejojë apo jo ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë. 

E jo të luajë lojëra të fëlliqura.

Pra, duhet njëherë e mirë të sqarohet kjo situatë e të mos u lihet në dorë e shije secilit që dëshiron të kundërshtojë një objekt të tillë.

Të sqarohemi edhe pak.

Unë jam pro ndërtimit të Xhamisë, me tërë qenien time, kudo dhe kurdo që ka konsensus nacional.

Por, nuk jam, që me rastin e kërkesës për ndërtimin e Xhamisë, të merret si shembull Katedralja. 

Madje, në rastet më radikale, të mohohet ndërtimi i Katedrales.

Unë kam nevojë për Katedrale, njëjtë si kam nevojë për Xhami.

Mos bëni krahasime të papërshtatshme, dhe mos ma mohoni, mua dhe shumë të tjerëve këtë të drejtë.

Nuk është në traditën e shqiptarit një lojë e tillë e fëlliqur.

Xhabir Hamiti: Thirrjet për ndërtimin e xhamisë pa leje çojnë në anarki dhe dhunë

Posted: 15 Jul 2017 08:47 AM PDT

"Thirrjet për ndërtimin e xhamisë pa leje janë thirrje për anarki dhe dhunë", ka thënë Hamiti, në një përgjigje për Express.

Naim Tërnava, ka thënë për Express, të shtunën, se qëndron prapa deklarimeve në RTK, se nëse Komuna e Prishtinës nuk lëshon leje atëherë Bashkësia Islame do të ndërtojë Xhaminë pa leje.

Këto veprime të Tërnavës, Xhabir Hamiti i sheh si problematike për një prijës fetar.

"Prandaj, nuk duhet të jenë pjesë e asnjë prijësi fetar. Kjo nuk i kontribuon zgjidhjes së problmeit, por e thellon edhe më shumë atë", ka shtuar ai.

Disa anëtarë të shoqërisë civile, e disa banorë të lagjes Dardania, kanë nënshkruar një peticion, duke kërkuar të mos ndërtohet xhamia në afërsi të Postës së Kosovës.

"Së këndejmi, ne si nënshkrues të këtij dokumenti, nuk jemi kundër ndërtimit të xhamisë në këtë parcelë të Prishtinës, por jemi gjithsesi të interesuar për një proces ligjor, gjithëpërfshirës dhe profesional për kryeqytetin tonë", thuhet ndër të tjera në peticion.

Sidoqoftë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se nuk dëshiron të komentojë fare peticionin e disa anëtarëve të shoqërisë civile lidhur me kundërshtimin e tyre për projektin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Ka thënë se qëndron prapa deklarimeve që i ka dhënë në intervistën e fundit në RTK, ku ka thënë se xhamia do të ndërtohet pa leje nëse Komuna nuk e lëshon një dokument të tillë.

Udhëheqësi i Bashkësisë Islame kishte paralajmëruar ndërtimin pa leje të xhamisë nëse Komuna e Prishtinës vazhdon të vonohet në dhënien e lejes.

"Andaj, neve, shumë shpejt do ta vijë dita që ne të dalim dhe ta nisim Xhaminë pa leje. Unë do t'i organizojë jam unë. Do të marrë përgjegjësi. Nëse dikush duhet të arrestohet jam unë. Nëse dikush kërkon përgjegjësi jam unë. Nuk dëshiroj që të shkojnë punët deri këtu", kishte paralajmëruar Tërnava.

Vetura godet një femër në Ferizaj

Posted: 15 Jul 2017 07:20 AM PDT

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Talinoc i Muhaxhereve të Ferizajt, më 14.07.2017-20:40, ku një këmbësore është goditur nga një vetur duke pësuar lëndime.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi qe i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën VW me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, godet këmbësoren-viktimën femër shqiptare të moshës  14 vjeçare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje"thuhet në raportin e policisë së Ferizajt.

Ky është kulmi i konkurrencës në Ferizaj

Posted: 15 Jul 2017 05:28 AM PDT

Në qytetin e Ferizajt konkurrenca duket se ka arritur kulmin. Siç edhe shihet në një fotografi që ka dërguar një lexues i Gazetës Fjala dy pika të shitjes  të derivateve funksionojnë ngjit me njëra-tjetrën.

Nuk dihet nëse ato janë të pajisura me leje për punë por është e çuditshme se si është lejuar një gjë e tillë nga institucionet e vendit./Gazeta Fjala/

Konstituimi i Kuvendit pritet të bëhet javën që vjen

Posted: 14 Jul 2017 11:42 PM PDT

E ndërkombëtarët kanë nxitur deputetët për krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

Deri para një viti, presidenti Thaçi e ka drejtuar PDK-në, partinë kryesore të koalicionit PAN, i cili është fitues relativ i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Pas zgjedhjeve, ai ka realizuar një seri takimesh joformale me përfaqësues të këtij koalicioni.

Takimin e fundit e ka zhvilluar një ditë më parë, me kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj. Të njëjtën nuk e ka bërë edhe me LVV-në, subjekt i dytë për nga fuqia e votës, e as me koalicionin LAA, si subjekt i tretë, forca politike këto që refuzojnë të bëhen pjesë e një Qeverie, në të cilën mund të jetë edhe PDK-ja

Lekaj: Kemi marrëveshje me deputetë për formimin e Qeverisë

Posted: 14 Jul 2017 11:42 PM PDT

Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ai ka treguar arsyet pse disa deputetë jashtë koalicionit PAN do ta votojnë Qeverinë e re me kryeministër Ramush Haradinaj. 

Sipas tij, kjo do të ndodhë për shkak të interesit nacional e jo atij individual. Ai ka thënë se vullneti i këtyre deputetëve është të kontribuojnë për shmangien e një krize të re politike.

Lekaj ka bërë me dije se tashmë dihen emrat e deputetëve që do ta votojnë Haradinajn për kryeministër, pasi thotë se lideri i tij ka arritur marrëveshje me ta.

Ai ka paralajmëruar se javën e ardhshme pritet të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku do të dihen edhe emrat e deputetëve jashtë PAN-it që do të votojnë për Haradinajn kryeministër.

Related Posts: