“ALUIZNI shkrin degën e Beratit një ditë pas shkarkimit të drejtorit” plus 9 more 24 ore lajme

“ALUIZNI shkrin degën e Beratit një ditë pas shkarkimit të drejtorit” plus 9 more 24 ore lajme


ALUIZNI shkrin degën e Beratit një ditë pas shkarkimit të drejtorit

Posted: 19 Jul 2017 07:26 AM PDT

Vetëm një ditë pasi Kryeministri Edi Rama shkarkoi drejtorin e ALUIZNI-it të Beratit, pas një dëgjese publike, ku një e moshuar shprehu problemin e saj se nuk kishte marrë legalizimin prej pesë vitesh, Artan Lame, mesditën e së mërkurës, vendosi shkrirjen e të gjithë degës së Beratit. Në një takim që ka zhvilluar me punonjësit ...

“S’më intereson çfarë thonë të tjerët”

Posted: 19 Jul 2017 07:24 AM PDT

Emilia Clarke ka një rregull, mos të lexojë se çfarë thonë të tjerët për të. Aktorja e famshme e serialit "Games of Thrones" është shprehur se nuk do t'ja dijë se çfarë shkruhet në media dhe nuk i intereson aspak të lexojë për to, pasi dëshiron që të qëndrojë larg ndjesive negative që portalet shkaktojnë ...

Rekordi i “Despacito”

Posted: 19 Jul 2017 07:17 AM PDT

Vetëm gjashtë muaj pas publikimit, kënga "Despacito" e Louis Fonsit ka thyer rekordin global të klikimeve. Hiti  i ri botëror është klikuar 4.6 miliardë herë në të gjitha shërbimet streaming, duke i rrëmbyer vendin e parë Sorry-t të Justin Bieber. "Është vërtetë një çmenduri ajo që po ndodh me këtë kengë. Nuk dua të përdor ...

Ed Sheeran aktor…

Posted: 19 Jul 2017 07:13 AM PDT

Ylli i muzikës Ed Sheeran ka fshirë llogarinë e tij në "Twitter", një ditë pas shfaqjes së tij në serinë e re të Game of Thrones, shfaqje kjo që u kritikua nga shumëkush në platformat e mediave sociale. Sheeran kishte një rol të vogël në episodin e hapjes së serisë së re të filmit, ku ...

Importi i energjisë, KESH do të përdorë 22.4 mln euro

Posted: 19 Jul 2017 07:09 AM PDT

Importet e energjisë në gusht do të mbulohen nga Korporata Elektroenergjitike shqiptare, e cila do të përdorë paratë e Bankës Botërore, një hua prej 22.4 milionë euro parashikuar posaçërisht për import energjie nga KESH-i në kushtet e krizave me thatësirë të zgjatur. Kjo gjë do të lehtësojë të paktën për këtë muaj OSHEE-në, e cila ...

Zjarret në Kroaci, dorëhiqet ministri i Mbrojtjes

Posted: 19 Jul 2017 07:04 AM PDT

Ministri kroat i Mbrojtjes ofroi dorëheqjen në vazhdën e kritikave se ushtria nuk kishte reaguar me shpejtësinë e duhur pas emergjencës së zjarreve, por kreu i Ekzekutivit refuzoi ta pranonte. Ministri Damir Krsticevic u shpreh i gatshëm të largohej kur presidentja Kolinda Grabar Kitarovic i drejtoi gishtin e fajit me argumentin se ushtria duhet të ...

Ambasada e SHBA: Aplikoni për organet e reja të drejtësisë

Posted: 19 Jul 2017 06:49 AM PDT

 Ambasada amerikane bën thirrje që të plotësohen vendet vakante në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Selia diplomatike amerikane thotë se, shumë patriotë kanë aplikuar deri më tani për këto poste, por edhe më shumë janë të nevojshëm për plotësimin e tyre. Për këtë u bëhet thirrje profesorëve të kualifikuar ...

Sektori Civil ka disa propozime për reformat ‘3-6-9’ të Qeverisë së Maqedonisë

Posted: 19 Jul 2017 06:40 AM PDT

Sektori joqeveritar kërkon përfshirje më të madhe të institucioneve dhe OJQ-ve në përmbushjen e reformave prioritare, përkatësisht në Planin qeveritar të njohur si "3-6-9". Mbi 70 organizata joqeveritare sot prezantuan Propozimin për reforma urgjente demokratike që ka për qëllim rikthimin e besimit të humbur të qytetarëve ndaj institucioneve kyçe shtetërore, rikthimin e vlerave dhe standardeve ...

Zaev: Borxhi ndaj ekonomisë nuk pritet të tejkalojë 700 milionë euro

Posted: 19 Jul 2017 06:33 AM PDT

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi pritjet e tija bazuar në analizat që janë në vijim duke thënë se borxhi i shtetit ndaj ekonomisë nuk pritet të tejkalojë 700 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.   "Analizat që janë në vijim tregojnë se, deri më tani është arritur shifra prej 400 milionë eurosh dhe deri në përfundim të ...

Bertol: Ndërrimi i emrit, çështje kyçe për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Posted: 19 Jul 2017 06:22 AM PDT

Në një intervistë për European Western Balkans, Gorazd Bartol, shef i zyrës ushtarake për ndërlidhje të NATO-së në Shkup, thotë se zgjidhja e çështjes së emrit, është kyçe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Sipas tij, çështje tjetër kyçe janë edhe reformat dhe stabiliteti i këtij vendi, duke shtuar se në të kaluarën Maqedonisë i ...