“Ademi-Baily: Tërheqja e diasporës të investojë në Maqedoni” plus 9 more 24 ore lajme

“Ademi-Baily: Tërheqja e diasporës të investojë në Maqedoni” plus 9 more 24 ore lajme


Ademi-Baily: Tërheqja e diasporës të investojë në Maqedoni

Posted: 10 Jul 2017 07:52 AM PDT

Miratimi i ligjit për diasporën, tejkalimi i ndarjes së saj etnike dhe kthimi i të rinjve në Maqedoni, janë tre prioritetet qeveritare që i prezantoi sot ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, në takimin e punës me ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Jess Baily, përcjell Telegrafi ...

Gruevski: PSP punon në favor për të mbuluar dështimet e LSDM, nuk e kam ndërmend të iki

Posted: 10 Jul 2017 07:42 AM PDT

PSP udhëheq hajkë politike kundër meje, bashkëpunëtorëve të mi dhe partisë që të na degradojnë dhe nënçmojnë dhe të na vendosin në pozicion jo të barabartë, përcjell Telegrafi Maqedoni. "PSP një vit e gjysmë publikon se do të marrim akuza. Ndërkohë kam realizuar një sërë udhëtimesh dhe jam kthyer nga udhëtimet jashtë vendit. Vetëm në ...

Zhbogar: Çështjet dypalëshe me shtetet fqinje duhet t’i zgjidhni sepse përfitoni shumë

Posted: 10 Jul 2017 07:36 AM PDT

Në prag të Samitit të Tërstit, ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, si edhe ai italian, Carlo Romeo, mbajtën një konferencë shtypi me gazetarët. Me këtë rast, Zhbogar është pyetur në lidhje me marrëveshjen e paralajmëruar të fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, për të cilën OBRM-PDUKM-ja hedh dyshime dhe akuza të rënda. ...

Arratiset i akuzuari që pranoi fajësinë për vjedhjen e telefonit në shtëpinë e kryeprokurorit

Posted: 10 Jul 2017 07:24 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj Leutrim Kaqiut, i akuzuar për vjedhjen e telefonit të markës "Samsung" nga shtëpia e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, pasi i njëjti është arratisur. Lajmin për "Betimi për Drejtësi" e konfirmoi mbrojtësi i Kaqiut, avokati Ali Beka. "Nuk kam kurrfarë informacioni unë, kurrfarë. Tek sot e mora ...

Armët ilegale, kërcënim i përditshëm për sigurinë e qytetarëve

Posted: 10 Jul 2017 07:15 AM PDT

Numri i madh i armëve ilegale, të cilat vazhdojnë të mbeten në duart e qytetarëve, paraqesin rrezik për sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe në veçanti për vet qytetarët. Vetëm gjatë vitit 2016, autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë arritur të identifikojnë dhe konfiskojnë rreth 1.300 armë dhe numër të madh të municionit. Zëdhënësi i ...

Hoxhaj akuzon Serbinë për sjellje destruktive në mekanizmat ndërkombëtarë

Posted: 10 Jul 2017 07:10 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka akuzuar Serbinë për tentativat e shumta që ta bllokojë Kosovën në organizata rajonale dhe ndërkombëtare. Në një reagim në Twitter, Hoxhaj ka thënë se pret që Samiti i Triestes që do të mbahet këtë javë të sjellë më shumë konstruktivitet nga ana e Serbisë dhe të mos ...

Erdogan kundërshton referendumin e kurdëve në Irak

Posted: 10 Jul 2017 06:25 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se është shumë e rëndësishme që Iraku të mbetet vend i bashkuar dhe se referendumi i planifikuar i kurdëve për pavarësi nuk duhet të mbahet. Autoritetet në rajonin kurd të Irakut kanë planifikuar të mbajnë referendumin për pavarësi më 25 shtator dhe presidenti i Qeverisë rajonale kurde i ...

NATO: Rusia të tërheqë ushtarët nga Ukraina

Posted: 10 Jul 2017 06:15 AM PDT

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se vendi i tij nuk do të synojë "menjëherë" anëtarësimin në NATO, por fillimisht do të përqendrohet në zbatimin e reformave. Poroshenko, duke folur në Kiev, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se qeveria e tij "do të ndërtojë një program të vërtetë reformash" ...

Austria i ndalon hyrjen ministrit turk për miting

Posted: 10 Jul 2017 06:12 AM PDT

Austria i ka ndaluar hyrjen në vend ministrit turk të Ekonomisë, Nihat Zeybekci, i cili kërkonte të merrte pjesë në tubimin e organizuar në Vjenë me rastin e përvjetorit të parë të puçit të dështuar ushtarak në Turqi. Për autoritetet austriake, prania e ministrit Zeybekci përbën rrezik për sigurinë dhe rendin publik. Ankaraja nuk ka ...

Turistë nga Izraeli, vizitojnë Parkun Kombëtar të Thethit

Posted: 10 Jul 2017 06:02 AM PDT

Një grup turistësh nga Izraeli vizituan Parkun natyrorë të Thethit. Ata u shoqëruan në këtë udhëtim turistik, nga specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër. Thethi ka mjaft për të treguar nga bukuritë e ti natyrore deri te ato kulturore dhe historike. Thethi  gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në ...