“Zhduket avioni ushtarak me 116 persona në bord” plus 9 more 24 ore lajme

“Zhduket avioni ushtarak me 116 persona në bord” plus 9 more 24 ore lajme


Zhduket avioni ushtarak me 116 persona në bord

Posted: 07 Jun 2017 07:46 AM PDT

Një avion ushtarak i Mianmarit me 116 persona në bord është zhdukur ditën e sotme në jug të këtij shteti, kanë bërë të ditur zyrtarët vendas. Në deklaratë thuhet se avionë dhe anije po marrim pjesë në një operacion kërkim shpëtimi, mbi detin Andaman ku avioni humbi kontaktet. Mediat raportojnë se në avion ndodheshin 105 ...

Monitorimi, ja plazhet e mira dhe ato të ndotura

Posted: 07 Jun 2017 07:35 AM PDT

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit,  Julian Beqiri publikoi sot gjatë një konference për shtyp të dhënat e monitorimit paraprak të cilësisë së ujërave larës përgjatë vijës bregdetare për vitin 2017. Nga monitorimi i kryer gjatë muajit maj 2017, rezulton se këtë vit plazhet shqiptare janë të një cilësie shumë të mirë. "Agjencia Kombëtare e ...

Priebe vjen në Maqedoni me një grup ekspertësh për të analizuar zbatimin e rekomandimeve

Posted: 07 Jun 2017 07:19 AM PDT

Drejtori i pensionuar i KE, Rainhar Pribe, Reinhard Priebe, së bashku me një grup ekspertësh, përsëri do të vjen në në Maqedoni, njoftoi në web-faqen e KE, eurokomesari për zgjerim Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në këtë grupë, të njëjtit ekspertë që kanë përgatitur Raportin me rekomandime, të lidhura me materialet përgjuese në vitin 2015. ...

Jep dorëheqje Shehtanski

Posted: 07 Jun 2017 07:12 AM PDT

Vanço Shehtanski ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga vendi i ushtruesit të detyrës Drejtor në Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale. Në arsyetimin e dorëheqjes e dërguar deri tek kryeministri Zoran Zaev, Shehtanski thotë "duke parë parasysh faktin se ka qenë i emëruar nga përbërja e kaluar , ai nuk mund të sjell vendime kur ka ...

Kolegji Europian i Kosovës, me sistem finlandez të edukimit

Posted: 07 Jun 2017 07:07 AM PDT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami gjatë tryezës debatuese me studentët dhe profesorët e Kolegjit Europian të Kosovës theksoi se Kolegji Europian i Kosovës ka marrë hapat e duhur për të siguruar cilësinë si dhe orientimin e duhur, duke u fokusuar në programet ndërkombëtare dhe ato profesionale. Në kuadër të tryezës debatuese me ...

Braathu: Situata e brishtë në veri të Kosovës

Posted: 07 Jun 2017 06:59 AM PDT

Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu ka thënë se situata në mes partive serbe në veri të Kosovës është mjaft e brishtë, të cilat janë shoqëruar me disa incidente në Leposaviq. Braathu u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në vend që të respektojnë të drejtën e votës për secilin person. Ai ...

Fillojnë punimet për adaptimin e Qendrës së parë Kulturore-Sociale për të moshuar

Posted: 07 Jun 2017 06:48 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, Drejtorin e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Hysen Durmishi dhe ish Drejtori i Inspeksionit dhe kandidati për deputet Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në fillimin e punimeve për adaptimin dhe renovimin e ish Qendrës së Mjekësisë Familjare ...

Garland: Rreziku më i madh për Ballkanin në të ardhmen është Rusia

Posted: 07 Jun 2017 06:38 AM PDT

Njëri nga ekspertët më të mëdhenj të sigurisë dhe analizës strategjike të së ardhmes, Eric Garland punon si këshilltar i korporatave më të mëdha botërore, përfshirë IBM, Johnson & Johnson, Kellogg's, Siemens, ndërsa ka botuar edhe libra të lexuar në temën e zhvillimeve strategjike në të ardhmen. Në një intervistë GazetaMetro, Garland porosit shqiptarët se ...

SHBA-ja mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Posted: 07 Jun 2017 06:26 AM PDT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një zgjidhje të pranueshme mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit, ka deklaruar ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily pa saktësuar se cila do të mund të ishte ajo zgjidhje për çështjen e emrit që po e mban të bllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe ...

Emërohet drejtori i ri i Postës, pason në detyrë Majlind Lazimin

Posted: 07 Jun 2017 06:14 AM PDT

Vangjush Andoni ka marrë drejtimin e Postës Shqiptare, pak ditë pas shkarkimit të Majlind Lazimit. Andoni ka mbajtur postin e nëndrejtorit të këtij institucioni. Ndërkohë, shkarkimi i Lazimit, shkaktoi jo pak debat pasi ai pretendon se është shkarkuar pa asnjë argument, duke akuzuar ministren Milva Ekonomi se ka shkelur ligjin. Madje, pak ditë më parë, ...