Zëri: “Përfundon procesi i numërimit të votave, ja cila parti ka fituar në Prishtinë (Foto)” plus 29 more |
- Përfundon procesi i numërimit të votave, ja cila parti ka fituar në Prishtinë (Foto)
- Mësohen emrat e pesë deputetëve të parë të AAK-së
- Do të dështojnë paditë e Serbisë për bombardimet e NATO-s
- Sabri Fejzullahu publikon këngën 'Albanese' (Video)
- Kjo shqiptare është kopje e Kim Kardashian (Foto)
- KQZ jep një lajm për kandidatët për deputetë
- Kadri Veseli rekord votash në Skenderaj, ja kush renditet pas tij (Foto)
- Ja sa vite mbushi sot Buqja (Foto)
- Haradinaj: Koalicioni me parti të tjerë është i mundur
- Haziri deklarohet për koalicionin e mundshëm PAN-LDK
- Bunjaki i përgjigjet Besart Berishës
- Mbyllet Shqipëri-Estoni, rezultat befasues
- Votat e këtyre qyteteve ende janë duke u numëruar (Foto)
- Kosova përball ngërçit të ri
- Fiton Shqipëria, emocionuese çfarë bëjnë ushtarët shqiptarë në Rumani (FOTO)
- Daka tregon se kur do të publikohen rezultatet përfundimtare (Video)
- Ja sa deputet do ti kenë AAK dhe NISMA në Kuvend
- Kush me kë pas zgjedhjeve? (Video)
- Rezultate befasuese edhe në Fushë Kosovë
- Nuk do ta besoni se sa vota mori Vetëvendosje në Leposaviq
- Mbyllet Norvegji-Kosovë, rezultat i pabesueshëm
- Ja çfarë thonë të aderuarit për rezultatet e zgjedhjeve (VIDEO)
- Haxhiu: Në asnjë rrethanë nuk shkojmë me PDK-në
- Si e mori Vetëvendosje Anamoravën? (VIDEO)
- Milani i pandalshëm, tani transferon super-mesfushorin e Series A (FOTO)
- Sejdiu: Thaçi ka dy opsione
- Parlamenti Evropian nesër debaton për Kosovën (Video)
- Sot 18 vjet u çlirua Kosova (Video)
- Norvegji-Kosovë, rezultat i papritur në pjesën e parë
- Simiq: Lista Serbe nuk do ta lejojë krijimin e Ushtrisë
| Përfundon procesi i numërimit të votave, ja cila parti ka fituar në Prishtinë (Foto) Posted: 12 Jun 2017 02:49 PM PDT Ka përfunduar procesi i numërimit të votimeve nga KQZ për komunën e Prishtinës. Sipas rezultateve preliminare nga KQZ, Levizja Vetëvendosje ka fituar me 42.10 %, e ndjekur nga LDK-ja me partitë në koalicion me 34.52%. Ndërsa koalicioni PAN ka marrë vetëm 19.92% e votave. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mësohen emrat e pesë deputetëve të parë të AAK-së Posted: 12 Jun 2017 02:46 PM PDT Teksa po përfundon numërimi i votave për përqindjet e partive politike, ka filluar edhe numërimi i votave për kandidatët brenda listave. Telegrafi merr vesh se anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që tash dihet se sigurt do të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu dhe Time Kadriaj. Teuta Haxhiu ka arritur t’i grumbullojë deri tash mbi 10 mijë vota. Gjasat të mëdha për tu bërë deputet i ka edhe ish-komandanti i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Do të dështojnë paditë e Serbisë për bombardimet e NATO-s Posted: 12 Jun 2017 02:26 PM PDT Ekspertë serbë shpresojnë të vërtetojnë se uraniumi i varfëruar i përdorur në bombardimet e NATO-s në vitin 1999 helmoi njerëz e kështu të ngrenë një sërë padish. Por, analistët ligjorë thonë se ata kanë shumë pak gjasa të dalin me sukses. Një ekip i përbërë nga avokatë dhe mjekë të huaj dhe serbë planifikojnë të përgatisin padi kundër vendeve të NATO-s për përdorim të uraniumit të varfëruar gjatë bombardimeve të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sabri Fejzullahu publikon këngën 'Albanese' (Video) Posted: 12 Jun 2017 02:11 PM PDT Sabi Fejzullahu mbetet njëri ndër këngëtarët më të pëlqyer të të gjitha gjeneratave. Ai para disa minutash ka publikuar projektin e tij të fundit 'Albanese', një këngë ritmike që i përshtatet sezonit të verës. Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Kreshnik Avdiu, ndërkaq për klipin Provsm. Express Rozë merr vesh që këngëtari së shpejti do ta publikojë edhe një këngë tjetër, që titullohet 'Shihemi', që i përket zhanrit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kjo shqiptare është kopje e Kim Kardashian (Foto) Posted: 12 Jun 2017 02:09 PM PDT Është modelja Valbona Bajraktari ajo e cila i ngjanë shumë yllit televiziv Kim Kardashian. Në disa imazhe të publikuara së fundi në rrjete sociale, Valbona duket si të jetë ‘kopje’ e Kimit, shkruan lajmi.net. Ajo së fundi ka qenë pjesë e videoklipit të këngës ‘Katile’ nga reperi Majk, që në klip u shfaq si një kaçurrele tejet joshëse. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| KQZ jep një lajm për kandidatët për deputetë Posted: 12 Jun 2017 02:06 PM PDT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar mbi 99% të votave të qytetarëve të cilët dje votuan për të zgjedhur qeverinë e re të Kosovës, pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa më 10 maj. Nga ky proces i cili u përcoll me disa parregullsi, si shkelje të ligjit, arrestime, përleshje e festë, sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, prin koalicioni PAN me 34,00%, shkruan Indeksonline. Zyrtarë të KQZ-së kanë thënë për Indeksonline se numërimi i votave ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kadri Veseli rekord votash në Skenderaj, ja kush renditet pas tij (Foto) Posted: 12 Jun 2017 01:38 PM PDT Lideri i Partisë Demokratike, Kadri Veseli ka thyer rekord në komunën e Skënderajt duke marrë 12 mijë e 710 vota. Pas tij renditet kandidati për deputet, Mërgim Lushtaku me 8 mijë e 560 vota. Ndërsa kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj në këtë komunë ka marrë vetëm 1 mijë e 413 vota, mëson lajmi.net. Me numrin më të vogël të votave ka mbetur lideri i Nismës, Fatmir Limaj i cili është votuar vetëm nga 319 qytetarë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ja sa vite mbushi sot Buqja (Foto) Posted: 12 Jun 2017 01:35 PM PDT Aktorja e njohur Xhejlane Godanci sot feston 50 vjetorin e lindjes. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një fotografie në "Facebook" përkrah të cilës i ka shkruar disa fjalë, shkruan lajmi.net Ajo ka falenderuar ata që e uruan në këtë ditë të veçantë ku thotë se nuk është lehtë t’i mbushësh 50 vite. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj: Koalicioni me parti të tjerë është i mundur Posted: 12 Jun 2017 01:27 PM PDT Kandidati për kryeministër nga koalicioni mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës, Ramush Haradinaj, thotë se rezultati i këtyre zgjedhjeve prodhoi një situatë të re politike në Kosovë, megjithëse shprehu bindjen se ai do të jetë në gjendje që të krijojë qeverinë e re me mbështetjen e forcave të tjera politike shqiptare. “Unë po punoj për të formuar qeverinë. Qeveria Haradinaj do të ketë përkrahjen edhe të deputetëve të tjerë shqiptarë. Koalicioni me parti të tjerë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haziri deklarohet për koalicionin e mundshëm PAN-LDK Posted: 12 Jun 2017 01:18 PM PDT Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar zërat nëse mund të arrihet marrëveshje për një koalicion me bllokun PAN. Sipas tij, PDK-ja e Kadri Veselit e kanë marrë përgjigjen ditën kur kanë votuar mocionin për rrëzimin e qeverisë. “E kanë marrë përgjigjen në ditën kur kanë votuar për mocionin kundër qeverisë. Lidershipi i asaj partie nëse nuk e kanë kuptu deri sot atëherë nga sot duhen ta kuptojnë se kanë hy në fuqi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bunjaki i përgjigjet Besart Berishës Posted: 12 Jun 2017 01:16 PM PDT Albert Bunjaki nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e sulmuesit Besart Berisha, por ka shpjeguar arsyet pse nuk vendosi të mos luante më të në ndeshjen ndaj Turqisë. Ai po ashtu tregoi se harmonia në Kombëtare është shumë e mirë dhe kërkoi më shumë durim, pasi për këtë janë duke punuar që tetë vite Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha insiston se përzgjedhësi Albert Bunjaki ka mungesë profesionalizmi, nuk ka taktikë, organizim dhe për këtë Kosova ka nevojë për një trajner...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mbyllet Shqipëri-Estoni, rezultat befasues Posted: 12 Jun 2017 01:14 PM PDT Kombëtarja e Shqipërisë për grupmoshën U-21, nuk e ka nisur mbarë aventurën e kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Kuqezinjtë kanë luajtur baras në shtëpi me Estoninë. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” u mbyll 0:0, përkundër rasteve të shumta të Shqipërisë. Kjo ishte ndeshja e parë në rrugëtimin drejt Evropianit 2019. /Lajmi.net/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Votat e këtyre qyteteve ende janë duke u numëruar (Foto) Posted: 12 Jun 2017 01:13 PM PDT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende është duke i numëruar votat për të dal me një rezultat final rreth zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Nga të dhënat që po publikohen në kohë reale nga ky komision, kanë mbetur vetëm edhe tri qytete votat e të cilave ende nuk janë numëruar. Është Prishtina me 97.84 për qind të votave të numëruara, pastaj vjen qyteti i Prizrenit me 99.08 për qind të votave të numëruara, si dhe Mitrovica e Jugut me 98.99 për qind. Kurse në të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 12 Jun 2017 01:30 PM PDT Kosova mund të përballet me një ngërç të ri kur është në pyetje formimi i Qeverisë së ardhshme. Nëse përqindjet e votave të fituara kthehen në ulëse të Kuvendit, përbërja e re e legjislativit do të dukej afërsisht me 39 apo 40 deputetë të koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma. Pastaj, me 31 apo 32 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurse koalicioni i Lidhjes Demokratike të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Fiton Shqipëria, emocionuese çfarë bëjnë ushtarët shqiptarë në Rumani (FOTO) Posted: 12 Jun 2017 12:57 PM PDT Ç’bëhet ndonjë gjë nga Shqipëria? Duket çudi, por 148 ushtarakët shqiptarë të misionit Cobra, nuk e kanë idenë se cfarë ndodh në vendin e tyre përveç përqëndrimit në prezantimin sa më mirë në kuadër të Noble Jump 2017, ushtrimit të radhës së NATO-s që këtë vit, po zhvillohet në Cincu të Rumanisë. Kapiten Besnik Tusha drejton gjithë Cobran shqiptare që ka ardhur nga Shqipëria në Cincu të Rumanisë për 5 ditë, me një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Daka tregon se kur do të publikohen rezultatet përfundimtare (Video) Posted: 12 Jun 2017 12:54 PM PDT Daka ka treguar se pse merrë kohë deri në tre javë publikimi i rezultateve përfundimtare Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit do të behet pas auditimit të të gjitha kutive të votimit, numrit të votave me kusht dhe votave me postë si dhe shqyrtimit të të gjitha ankesave. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ja sa deputet do ti kenë AAK dhe NISMA në Kuvend Posted: 12 Jun 2017 12:50 PM PDT Milaim Zeka, nga Nisma për Kosovën ka thënë se në bazë të informacioneve qe ka është se AAK do t’i ketë 10 deri në 12 mandate në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa për Nismën ka thënë se deri më tani ka arritur 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Zeka në TV Dukagjini ka folur edhe për kombinimet e mundshme për formimin e qeverisë. Sipas tij, janë dy variante. “E para është qe të bashkohen PAN dhe LDK. Dhe varianti i dytë është qe VV ta bëjë qeverinë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kush me kë pas zgjedhjeve? (Video) Posted: 12 Jun 2017 12:37 PM PDT Rezultatet tashmë janë publikuar, edhe pse ende nuk janë certifikuar, megjithatë, dihet se kush sa fitoi në këto votime. Tani kanë filluar kalkulimet për krijimin e institucioneve të reja. Klan Kosova ka biseduar më disa njohës të zhvillimeve politike në vend, rreth formulave dhe mundësive të bashkëpunimit të partive e koalicioneve në këtë çështje. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rezultate befasuese edhe në Fushë Kosovë Posted: 12 Jun 2017 12:34 PM PDT Edhe në Komunën e Fushë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat, raporton “Zeri.info”. Fushë Kosova, e cila deri në këto zgjedhje njihej si “bastion” i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ky subjekt politik ka shënuar humbje në këtë komunë. Është Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila edhe në këtë komunë ka marrë më së shumti vota, raporton “Zeri.info”. Nga rezultatet e deritanishme, “Vetëvendosje”, ka arritur të mbledh...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nuk do ta besoni se sa vota mori Vetëvendosje në Leposaviq Posted: 12 Jun 2017 12:23 PM PDT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat në Komunën e Leposaviqit, raporton “Zeri.info”. Në këtë komunë me shumicë serbe, prin Lista Serbe e cila ka arritur ti mbledh gjithsej 4 mijë e 433 vota apo 69.64 për qind. Mirëpo, ajo që mund të jetë çudi për dikën është fakti se sa janë votuar partitë shqiptare në këtë komunë me shumicë serbe. Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë është radhitur e treta e cila ka arritur që të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mbyllet Norvegji-Kosovë, rezultat i pabesueshëm Posted: 12 Jun 2017 12:16 PM PDT Përfaqësuesja e Kosovës U-21, ka pësuar humbje nga Norvegjia në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe. Kosova është deklasuar nga Norvegjia me rezultat të thellë, 5:0. Golat për Norvegjinë i realizuan Thorsby, Ajer, Risa, Reitan dhe Hanche-Olsen, përcjellë “Lajmi.net”. Kosova mbetet në vendin e fundit në grup me asnjë pikë nga dy ndeshje. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ja çfarë thonë të aderuarit për rezultatet e zgjedhjeve (VIDEO) Posted: 12 Jun 2017 12:14 PM PDT Me tu caktuar data e zgjedhjeve të 11 qershorit, të gjitha partitë politike nisën mbledhjen dhe anëtarësimin e njerëzve të rinj. Jo pak prej tyre ishin edhe pjesë e listave të kandidatëve për deputet, njofton Klan Kosova. Se a janë ata pishman që hynë në politik, a janë të kënaqur me rezultatin në zgjedhje dhe bashkimin e partive të tyre me cilat subjekte e mbështesin, e kuptojmë nga kronika në vazhdim. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haxhiu: Në asnjë rrethanë nuk shkojmë me PDK-në Posted: 12 Jun 2017 12:04 PM PDT Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se në këto rrethana, janë tre skenar që do të mund të ndodhnin për formimin e Qeverisë, duke theksuar se më i mirë në interes të shtetit, do të ishte që deputetët t’i bashkohen VV-së për formimin e qeverisjes së ardhshme. Ajo në një debat në RTK, ka thënë se mundësia e parë pas zgjedhjeve është që LDK të shkoj me PDK-në, pastaj LDK mos të shkojë me PDK dhe as me VV, opsion ky...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Si e mori Vetëvendosje Anamoravën? (VIDEO) Posted: 12 Jun 2017 11:57 AM PDT Në zgjedhjet e 11 qershorit, befasi për të gjithë ishte rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje, ku ajo arriti t’i dyfishoi votat, duke dalë e dyta në nivel vendi. E në Anamoravë, ky subjekt u bë forca e parë, duke lënë pas LDK-në e PDK-në. Gazetari Musa Sabedini, që është një njohës i zhvillimeve politike në këtë rajon, vlerëson se këtë rezultat e sollën komoditeti i koalicioneve se e kanë të sigurtë fitorën, keqqeverisja nga ana e tyre dhe lënia pas dore e këtij...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Milani i pandalshëm, tani transferon super-mesfushorin e Series A (FOTO) Posted: 12 Jun 2017 11:56 AM PDT Milani është gati tw bëjë edhe një goditje tjetër. Sipas “Marca”, kuqezinjtë janë afër transferimit të Borja Valeros. Mesfushori i Fiorentinës është pajtuar me kalimin te kuqezinjtë, përcjellë “Lajmi.net”. Marrëveshja është arritur, ani pse detajet financiare nuk janë publikuar ende. Zyrtarizimi pritet të ndodhë gjatë kësaj jave. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 12 Jun 2017 11:55 AM PDT Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka folur në televizionin publik një ditë pas zgjedhjeve duke folur për atë sesi partia që ai përfaqëson duhet të jetë partia që do të duhej të nominohej për mandatar të Qeverisë. Sipas Sejdiut, situata pas zgjedhjeve është tepër e qartë. “Presidenti i ashtuquajtur ka dy mundësi, të ecë përpara me teke partiake apo të ecë përpara mbi vendimin politik të sovranit, dhe ta respektojë këtë vendim e ta lejojë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Parlamenti Evropian nesër debaton për Kosovën (Video) Posted: 12 Jun 2017 11:39 AM PDT Duke iu referuar bashkësisë së komunave me Shumicë Serbe, Parlamenti Evropian me projektrezolutën e cila është miratuar nga këshilli për Politikë të Jashtme, kërkon nga institucionet e Kosovës që sa më parë të themelohet Asociacioni me një afat të kufizuar kohor për hartimin e statutit të Asociacionit si dhe i njëjti të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Projektrezoluta po ashtu shpreh brengën për pranin e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe njëherësh kërkon...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sot 18 vjet u çlirua Kosova (Video) Posted: 12 Jun 2017 11:38 AM PDT Sot është 12 qershorit, Dita e Çlirimit të Kosovës apo siç njihet ndryshe Dita e Paqes. 18 vjet me parë, po në këtë datë në Kosovë hynë trupat e NATO-s, ndërsa ushtria serbe u largua nga territori i vendit. Bashkë me ushtarët ndërkombëtar, në vatrat e tyre nisën të kthehen edhe shumë kosovarë, që ishin dëbuar gjatë luftës, njofton Klan Kosova. Kronika në vazhdim sjellë rrëfimin e dy qytetarëve të Hanit të Elezit, të cilët ishin ndër të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Norvegji-Kosovë, rezultat i papritur në pjesën e parë Posted: 12 Jun 2017 11:37 AM PDT Kosova U -21 po e zhvillon ndeshjen e dytë eliminatore dhe kësaj radhe përballet me Norvegjinë. Kombëtarja nordike po fiton pas pjesës së parë më shifrat 2:0. Kosova ka pësuar gol në minutën e tretë kur Thorsby ka shënuar në portën e Visar Bekajt. Norvegjia realizoi edhe golin e dytë ndaj Kosovës (2:0) në minutën e 23-të. Kësaj radhe shënoi Ajer me kokë pas harkimit nga këndi. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Simiq: Lista Serbe nuk do ta lejojë krijimin e Ushtrisë Posted: 12 Jun 2017 11:14 AM PDT Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë kjo parti ka bërë një gol të madh politik. Sipas tij, nga të dhënat e fundit Lista Serbe ka fituar 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, transmeton lajmi.net. Simiq ka thënë se Lista Serbe ka marrë më shumë se 40 mijë vota duke shënuar një numër rekord të votave për partinë serbe në Kosovë. Ai ka theksuar se tani kanë mjaftueshëm deputetë për të parandaluar një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





