Zëri: “Lufta për karrige në mitingun e PDK-së në Gjakovë” plus 29 more

Zëri: “Lufta për karrige në mitingun e PDK-së në Gjakovë” plus 29 more


Lufta për karrige në mitingun e PDK-së në Gjakovë

Posted: 01 Jun 2017 03:13 PM PDT

Një gjest i pahijshëm ka ndodhur në një tubim të Partisë Demokratike të Kosovës. Hajdar Beqaj e Nasim Haradinaj janë ngatërruar për ulësen më afër liderit të partisë. Në video mund të shihni se si Beqaj i ulet në prehër Haradinajt në ulësen në rend të parë, derisa ky i fundit ta lëshojë. Afër tyre shihet edhe ish-gazetarja Arbana Xharra, e cila duket se karrigen e ka të sigurt tashmë dhe nuk ia cenon askush. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenca mohon se Thaçi po bën fushatë për ish-partinë e tij

Posted: 01 Jun 2017 02:22 PM PDT

Presidenca e Republikës së Kosovës ka hedhur hedh poshtë  akuzat publike të një partie të caktuar politike, e cila aktivitetet publike dhe kushtetuese të Presidentit, tenton t'i klasifikojë si ndërhyrje në fushatën elektorale Presidenca në përgjigjet dërguar lajmi.net pas pyetjeve lidhur me vërejtjet e LDK-së, ka rikonfirmuar përkushtimin e Presidentit për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe me pjesëmarrje të larte të qytetarëve të Kosovës. Ne ndërkohë, aktivitetet e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deda: Nuk ka koalicion me PDK-në, Avdullah Hoti është kryeministri im

Posted: 01 Jun 2017 02:00 PM PDT

Njëri nga themeluesit e Alternativës dhe kandidati për deputet, Ilir Deda, ka thënë të enjten në tubimin e koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, se nuk ka asnjë mundësi që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion me PDK-në, sepse Avdullah Hoti do të jetë kryeministër i ri. “Do ta bëjmë një sqarim për qytetarët. Nuk ka koalcion me PDK-në pas 11 qershorit. Me ata që ua treguam vendin në vitin 2013 në Gjakovë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tentim vrasje në Bllacë të Suharekës

Posted: 01 Jun 2017 01:47 PM PDT

Policia nga rajoni i Prizrenit ka njoftuar se rreth orës 17:30 minuta, tek Lapidari i Dëshmorëve në fshatin Bllacë ka ndodhur një tentativë për vrasjen e një personi. Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se tek Lapidari i Dëshmorëve janë takuar tre  vëllezër në njërën anë dhe dy në tjetrën. “Pasi janë fjalosur në mes vete, njëri nga të dyshuarit e ka thirre ne telefon vëllain e tij që ta sillte pushkën me të cilën është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushtari i UÇK-së letër drithëruese Zoran Zaevit…. (Foto)

Posted: 01 Jun 2017 01:29 PM PDT

  Avdil Jakupi, i njohur si k Komandant Çakalla i ka drejtuar një letër publike kryeministrit të ri të Maqedonisë, Zoran Zaev. Përmes kësaj letre ai kërkon nga Zaevi që ta liroj nga burgu, ku po qëndron  për 14 vite me rradhë për një vepër që nuk e kabërë. “I nderuar kryeministër,  Zoran Zaev, jam plotësisht i pafajshëm. Ali Ahmeti, Fatimir Dehari, por edhe komandant Hoxha e dinin mirë se kush i ka vendosur minat, por nuk reaguan . Unë isha i pa mbrojtur dhe u montova nga Zoran Verushevski,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Qytetarë, ju i jepni shtytje të fuqishme rrugëtimit tonë të përbashkët

Posted: 01 Jun 2017 01:24 PM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli i ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe qytetarët në tubimet e partisë dhe koalicionit të tyre. Ai ka thënë se kjo i jep shtytje të fuqishme rrugëtimit të përbashkët,  drejt jetësimit të Fillimit të Ri për zhvillimin e hovshëm ekonomik të Republikës sonë të re. “Platforma fituese e ekipit udhëheqës për Fillimin e Ri buron nga ndërmarrësit tanë, nga fermerët tanë, nga gratë e të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ymeri: Krijimi i ushtrisë është prioritet për ne

Posted: 01 Jun 2017 01:09 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje mbajti takim elektoral me banorët e Novobërdës. Kryetari i këtij subjekti politik, Visar Ymeri, tha se krijimi i ushtrisë është prioritet për ta. Ai u zotua se me Vetëvendosjen, do të ketë funksionim të drejtësisë, shëndetësisë e edukimit. Krahas premtimeve tjera, Lëvizja Vetëvendosje, para qytetarëve të Novobërdës, garantoi se versioni aktual i Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nuk do të ratifikohet në Kuvend. "Qeveria jonë do ti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ymeri takoi përfaqësuesit e BE-së për monitorimin e zgjedhjeve

Posted: 01 Jun 2017 01:00 PM PDT

  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Vizar Ymeri dhe shefi i Shtabit zgjedhor Besnik Bislimi, u takuam sot me kryetarin Alojz Peterle dhe nënkryetarin Gilles Saphy të EODS, të dytë përfaqësues nga BE-ja për monitorimin e zgjedhjeve. Postimi i Ymerit në Facebook: Sot, bashkë me drejtuesin e Shtabit zgjedhor Besnik Bislimin, u takuam me Kryetarin Alojz Peterle dhe nënkryetarin Gilles Saphy e EODS, të dytë përfaqësues nga BE-ja për monitorimin e zgjedhjeve. Ne diskutuam sesi jemi të interesuar për zgjedhje të ndershme e të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bajrami: Nisma do të dyfishojë numrin e deputetëve

Posted: 01 Jun 2017 12:51 PM PDT

  Kandidatja për deputete nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Valdete Bajrami, në Debat-D në RTV Dukagjini ka thënë se partia e saj do të dyfishojë numrin e deputetëve. Ajo madje e ka quajtur pengesë faktin që në zgjedhjet e 11 qershorit garojnë vetëm 15 deputetë nga Nisma, por shton se ky subjekt do të ketë përfaqësim të shtuar pas zgjedhjeve. Nisma gjatë mandatit të kaluar kishte gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çifti feston 65 vjetorin e martesës me fotosesion të mrekullueshëm

Posted: 01 Jun 2017 12:35 PM PDT

  Thonë se një fotografi flet sa njëmijë fjalë. Fotografitë e mëposhtem të çiftit që kanë festuar 65 vjetorin e martesës së tyre na tregojnë 1000 fjalë të dashurisë dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit për një jetë të kaluar së bashku. Çifti që ka festuar 65 vjetorin e kurorëzimit të dashurisë së tyre ka festuar këtë moment përmes një fotosesioni shumë të bukur e mbushur plot dashuri, transmeton Klan Kosova. Shihni fotografitë që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse Atifete Jahjaga e anuloi vizitën në Beograd?

Posted: 01 Jun 2017 12:27 PM PDT

Ish-presidentja e Kosovës ka refuzuar të vizitojë Beogradin që të merr pjesë në festivalin “Mirëdita, dobare dan”. Sipas burimeve të agjencisë Beta, Jahjaga nuk ka pranuar që të merr pjesë në këtë festival pasi asaj nuk i është ofruar siguri nga Serbia, transmeton lajmi.net. Ajo pritej që të fliste për për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, çka bëri shumë bujë në shtetin e Serbisë. Gjithashtu Jahjaga do ta prezantonte edhe librin e saj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beqaj kundër Hotit: Buxheti nuk mund të bëhet 5 miliardë euro

Posted: 01 Jun 2017 12:18 PM PDT

Anëtari i PDK-së, Besim Beqaj nuk i ka besuar asaj që rivali i tyre nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka thënë se do ta rrit buxhetin në pesë miliardë euro brenda katër viteve. Ai ka thënë se kjo rritje nuk mund të behët asnjëherë brenda një mandati. "Ende nuk mund të besoj që këtë e ka thënë zoti Hoti, është ndonjë gabim teknik.  Një njeri që njeh rrethanat ekonomike nuk e besoj që e ka thënë se buxheti mund të rritet në pesë miliardë”, ka thënë Beqaj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Refiqe Tërnava zbulon prioritetet e saj nëse bëhet deputete, tregon pse zgjodhi AKR'në

Posted: 01 Jun 2017 12:16 PM PDT

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Refiqe Tërnava-Beka, ka thënë se ka vendosur të inkuadrohet në politikë për të kontribuuar në ndryshimin e vendit. Tërnava-Beka ka thënë se i është bashkuar radhëve të AKR'së, që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, sepse, sipas saj, kjo parti ka arritur ta ruajë dinjitetin e vet si parti. "Sot situata politike në Kosovë ka arritur në një fazë që po të inkuadrohesh në një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas kërkesës së madhe, Meridian Express në RrugaB fillon të punojë 24/7

Posted: 01 Jun 2017 12:15 PM PDT

Në njërën nga lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit, Rrugën B, marketi i Meridian Express prej sot do të punojë pandërprerë, 24 orë në ditë dhe 7 ditë të javës Prishtinë, 1 qershor 2017 - Me konceptin e ri të marketeve të lagjes, të cilat ofrojnë cilësinë më të mirë të produkteve për çmimet më të mira në treg, Meridian Express ka krijuar kërkesë të jashtëzakonshme të tregut, e cila është vazhdimisht në rritje, në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hasani i NISMA’s: Do ta përmirësojmë jetën e qytetarit

Posted: 01 Jun 2017 12:09 PM PDT

Kandidati për deputetet Bajram Hasani nga koalicioni PDK-AAK-NISMA në emisionin “Monitor” të televizionit publik ka thënë se në qeverisjen e këtij koalicioni do të përmirësohet jeta e qytetarit të Kosovës. Hasani ka thënë NISMA ka paraparë një zbatimin e një pakete sociale e cila sipas tij në bashkëpunim me partnerët e koalicionit do t5ë realizohet. Hasani është shprehur se sipas statistikave në Kosovë janë 25 mijë familje të cilat nuk kanë asnjë të punësuar dhe sipas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​ Shaqiri “bombardon” Bjellorusinë (VIDEO)

Posted: 01 Jun 2017 12:07 PM PDT

Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur në ndeshjen Zvicër – Bjellorusi. 1-0 Xherdan Shaqiri Goal HD - Switzerland vs... by footyscore...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush është Zoran Zaev, provincialisti nga Strumica që u bë kryeministër (VIDEO)

Posted: 01 Jun 2017 12:00 PM PDT

  Nga një biznesmen lokal, Zoran Zaev i hyri politikës lokale me librezën partiake të LSDM, duke u pranuar për një kohë të shkurtër si politikan i adhuruar në mesin e bashkëqytetarëve të tij. Ekonomisti 43 vjeçar defilimin e tij në politikë e bëri  duke u zgjedhur deputet i socialdemokratëve në zgjedhjet e 2003. Në vitin 2005 për herë të parë ai zgjidhet për kryetar të komunës së Strumicës. Por pas shpalljes së tij në vitin 2007-2008 si kryetar më i mirë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abdixhiku thotë se vota për Vetëvendosjen është votë për PDK‘në(Video)

Posted: 01 Jun 2017 11:38 AM PDT

    Ekonomisti Lumir Abdixhiku, në emisionin Komiteti ka analizuar garuesit në zgjedhjet e 11 qershorit, ku ai kandidon për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike në koalicionin e saj me AKR’në e Alternativen. Abdixhiku ka thënë se ai vazhdon të mbajë qëndrimin e tij kritik ndaj Partisë Demokratike dhe bashkë me shumë emra të tjerë në listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa kundërshtojnë koalicionin me PDK’në. Ndërsa, se kë e sheh Abdixhiku rival mes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

70 vjeçarja me forma të pabesueshme zbulon sekretin e saj (FOTO)

Posted: 01 Jun 2017 11:30 AM PDT

  Carolyn Hartz nga Australia është 70 vjeçare dhe ka forma të pabesueshme trupore, ndërsa tregon se ka hequr dorë nga konsumimi i sheqerit para 30 vjetësh. Ajo tani, në këtë moshë ka trupin e një vajzeje të re, dhe tregon se ka qenë e vështirë të heq dorë nga sheqeri, por beson se është një nga arsyet pse ajo ka arritur ta mbajë veten të shëndetshme dhe ta mbajë trupin e saj në formë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi, i pikëlluar nga vdekja e ish-zëvëndeskancelarit austriak

Posted: 01 Jun 2017 11:11 AM PDT

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e ish- zëvendës-kancelarit dhe ministrit të Jashtëm të Austrisë, Alois Mock. “Gjatë viteve të 90-ta, ai u bë zë i fuqishëm i të drejtave të popullit të Kosovës. Ai luajti rol thelbësor në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Parimi i tij i Politikës së Jashtme ishte largpamës për kohën, ai nuk mund të ishte neutral ndaj shkeljeve sistematike të të drejtave në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli: Ëndrrën e heronjve për Kosovën e lirë dhe demokratike, do ta jetësojmë me vepra

Posted: 01 Jun 2017 10:59 AM PDT

Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa, ka hapur fushatën zgjedhore në Prishtinë, me ç ‘rast janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhët e koalicionit. I përcjellur nga duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta të mijëra simpatizantëve të pranishëm, presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, përbëhet nga një aleancë e njerëzve të suksesit që e duan dijen,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli në Malishevë: Fillimi i Ri buron nga populli ynë dhe kërkesat e tij

Posted: 01 Jun 2017 10:46 AM PDT

Malisheva ishte ndalesa e radhës e kreut të Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e hapjes së fushatës zgjedhore nëpër qendrat e Kosovës. Para anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të tjerë të këtij qyteti, Kadri Veseli tha se emri i Malishevës lidhet ngushtë me emrin e lirisë së Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tani do të lidhet edhe me Fillimin e Ri dhe fitoren më të fuqishme që PDK-ja ka shënuar ndonjëherë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj i premton Prizrenit: Po ju vjen partneri i vërtet, ai që njeh rrugën e lavdishme

Posted: 01 Jun 2017 10:36 AM PDT

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA Ramush Haradinaj i ka premtuar qytetit të Prizrenit se me të në krye të Qeverisë, do të punohet shumë për këtë qytet. Duke kujtuar qeverisen e kaluar, Haradinaj ka shtuar se Prizrenit pas 11 qershorit po i vije një partner i ri që ia njeh rrugën e lavdishme. Ai tha se Prizreni njihet për një tolerancë, për respekt të ndërsjellë, jo vetëm për atdhe e dashuri por për plot vlera civilizue që na bën të krenohemi kudo që ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Deklarata e Vuçiqit është veç për konsum të brendshëm

Posted: 01 Jun 2017 10:13 AM PDT

  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar deklaratën për Kosovë të Aleksandër Vuçuqit – gjatë betimit të tij si president – ka thënë se ka qenë një deklaratë për konsum të brendshme, pasi vet Vuçiqi e di që Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 114 shtete. Lexo po ashtu: [Vuçiqi flet si president, dikush i tha se “E shiti Kosovën” (Foto)] Vuçiqi flet si president, dikush i tha se “E shiti Kosovën” (Foto) “Nuk është diçka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Rruga përpara nuk është aspak e lehtë, por do punojmë bashkërisht

Posted: 01 Jun 2017 09:57 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, njëherit edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në tubimin zgjedhor në Prizren, ka thënë Prizreni është shembull për mënyrën se si bëhet jeta, si për tolerancë ndërfetare e vlera të tjera civilizuese. Haradinaj ka thënë, se Kosova nuk ka bërë sa duhet për këtë qytet, por ai tha, se Prizrenit po i vjen lideri i vërtetë që punon për jetën e qytetarëve, raporton lajmi.net. Më pas, ai tha se zejtarët, prodhuesit dhe të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoti: Jam krenar që i prij brezit të Republikës në fitoren e 11 qershorit

Posted: 01 Jun 2017 09:38 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten në hapje të fushatës zgjedhore në Prishtinë se është krenar që i prin Brezit të Republikës, siç e quante rininë Presidenti Rugova, drejt fitores së sigurt në zgjedhjet e 11 qershorit, përcjell "Zeri.info" “Unë jam krenar për besimin që më është dhënë për t’i prirë një ekipi atdhetar, kompetent dhe përfaqësues, për t’i prirë Brezit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ilir Deda i vendos vija të kuqe PDK-së

Posted: 01 Jun 2017 09:23 AM PDT

Kandidati për Deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Ilir Deda, në fjalimin e tij në hapjen e fushatës zgjedhore, u ka dhënë përgjigje, siç tha ai, interesimit të qytetarëve për koalicion me PDK-në, pas zgjedhjeve. “Nuk ka koalicionin me PDK-në pas 11 qershorit. Sepse në koalicionin tonë janë bërë bashkë njerëzit që atij koalicioni ia kanë treguar vendin atyre në Gjakovë, Mitrovice, Ferizaj, Gjilan...”theksoi Deda./Zeri/.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli thotë se Vetëvendosje e njeh Kosovën veç sa për pushtet

Posted: 01 Jun 2017 09:12 AM PDT

Kadri Veseli, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim në Malishevë, duke iu referuar Vetëvendosjes, pa e përmendur me emër, ka kërkuar nga qytetarët që të mos e votojnë një koncept politik që Kosovën e njeh veç sa për pushtet. Ndërsa për koalicionin LDK-AKR ka shtuar se është një koncept që s’mund të udhëheqë me Kosovën pasi s’ka guxim të marrë vendime. “A mund ta udhëheqë Kosovën një koncept stagunes? Një koncept......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli ‘godet’ Enver Hoxhajn: Ka pruar zero njohje

Posted: 01 Jun 2017 09:14 AM PDT

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli në hapjen e fushatës zgjedhore të koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Prishtinë, ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë mandatit të tij ka pruar zero njohje për Kosovën, raporton “Zeri.info”. “Njohjet do ti rrisim deri në 160, ministri i tanishmi që pretendon të jetë prapë ministër ka pruar zero njohje. Ato njohje që kanë ardhe kanë qenë nga unë nga mandati i kaluar. Në me në fund po e jetësojmë dëshirën e Presidentit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daul: Kam ardhur për të mbështetur zgjedhjet në Kosovë

Posted: 01 Jun 2017 09:01 AM PDT

Presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul, cili po merr pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore të LDK-së në Prishtinë, ka thënë se ka ardhur për të treguar mbështetjen e tij për zgjedhjet në Kosovë, raporton “Zeri.info”. “Jam këtu për të treguar miqësinë dhe mbështetjen time për zgjedhjet në Kosovë. Ata mund të zgjedhin që të zhysin vendin por unë jam i sigurt që ata do të dinë të kenë besim për ata që ofrojnë punën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now