Zëri: “Ky është personi që u vetëvra në Pejë (FOTO)” plus 29 more

Zëri: “Ky është personi që u vetëvra në Pejë (FOTO)” plus 29 more


Ky është personi që u vetëvra në Pejë (FOTO)

Posted: 05 Jun 2017 02:44 PM PDT

Në orët e mbremjës ka ndërruar jetë S.D, profesor në Universitetin e Pejës, "Haxhi Zeka". Mësohet se Domniku është vetvrarë. Lajmin për vetvrasjen e ka konfirmuar për ‘Indeksonline’,  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj. “Një person ka ndërruar jetë për shkak të plagëve qe i ka shkaktuar vetës. Hetuesit dhe prokurori janë në vend të ngjarjes dhe nesër del raporti dhe do të ketë detaje të reja. Tani për tani nuk mund......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Plaku rrihet dhunshëm me shkop nga një i ri (VIDEO)

Posted: 05 Jun 2017 02:25 PM PDT

Saul Nunez, 19 vjeçar u arrestua nga policia pasi u kap në xhirimet e kamerave të sigurisë duke goditur plakun 90-vjeçar, Juan Llorens me një bastun ndërsa ai po shtynte karrocën e tij në Broadway. Nunez, banor i Bronksit përballet me akuzën për sulm dhe posedim të armës, transmeton Klan Kosova. Plaku i padëmshëm, i cili krejt çka bën është të mbledh kanaçe, humbi dëgjimin në veshin e tij të majtë pas goditjeve. Llorens u tha mediave se ai ishte duke shkuar për të marrë ushqim kur u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhesika ‘kapet’ në pozitë të palakmueshme! (Foto)

Posted: 05 Jun 2017 02:22 PM PDT

Që nga paraqitja e saj e parë televizive si aktore e re në serialin më të shikuar në vend “O sa mirë”, Arta Nitaj apo e njohur përmes rolit ‘Xhesika’, po vazhdon të mbajë tempon e të qenurit në qendër të vëmendjes mediale. ‘Missi i klasës’, këtë po e arrinë falë linjave dhe fizikut që ka, e që jo rasisht i është ndarë edhe roli të cilin luan në serial i cili padyshim i solli një numër të madh fansash, shkruan Kosovarja. E së fundi një video......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Delawie: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për Kosovën

Posted: 05 Jun 2017 02:42 PM PDT

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përshendetur anëtarësimin zyrtar to Malit e Zi në Aleancën Veri-Atlantike (NATO). Delawie, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social "Twitter", ka shkruar se, anëtarësimi i shtetit malazez në NATO është një lajm shumë i mirë edhe për Kosovën. “Urime Malit të Zi - anëtarit të 29 të NATO-s. Lajm shumë i mirë për Kosovën që të ketë një tjetër anëtar të NATO-s, fqinj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një i vrarë në Pejë

Posted: 05 Jun 2017 02:05 PM PDT

Një person është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit të Pejës. Mjeku kujdestar i Urgjencës së Spitalit të Pejës, Shkelzen Elezaj, ka konfirmuar për KALLXO.com se trupi i një personi është sjellë në Spital rreth orës 21:20. “Përkundër të gjitha masave të ndërmarra, te pacienti nuk është vërejtur asnjë shenjë vitale”, ka thënë dr. Elezaj. KALLXO.com merr vesh se viktima është S.D. (emri i njohur për redaksinë), i lindur më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bajram Hasani thotë se fëmijëve duhet tu sigurohet e ardhme e ndritur

Posted: 05 Jun 2017 01:57 PM PDT

Bajram Hasani,  kandidat për deputet nga radhët e NISMA për Kosovën, ka thënë se si deputet i ardhshëm i Kuvendit do të punojë që fëmijëve në Kosovë tu ofrohet një e ardhme më e ndritshme. Kështu ka thënë ai nëpërmjet një postimi në Facebook. Hasani ka marrë shkas nga suksesi i vajzës së tij Yllzës, e cila është shpërblyer si stolistja më e mirë në festivalin e këngës për fëmijë “Lyra”. Hasani është zotuar se si deputet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetura luksoze e Genta Ismajlit (Foto)

Posted: 05 Jun 2017 01:50 PM PDT

Gentës duket se i pëlqen të bëjë luksoze. Genta Ismajli është njëra ndër këngëtaret më të njohura të estradës. Duket se me famën dhe sukseset e shumta, këngëtarja e pëlqen edhe jetën luksoze. Ajo së fundmi ka publikuar një video në Instagram në të cilën shihet teksa vozit veturën e saj luksoze, shkruan rtv21.tv Ndryshe, kujtojmë se kënga e fundit nga Genta është “Squat Baby”.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbi 100 imamë refuzojë t’ua falin xhenazet sulmuesve të Londrës

Posted: 05 Jun 2017 01:49 PM PDT

Më shumë se 100 imamë dhe liderë fetarë kanë refuzuar të falin xhenazet e sulmuesve të urës në Londër. Liderët thanë se nuk do të kryejnë ritualin që normalisht kryhet për çdo myslimanë pavarësisht veprimeve të tyre. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë imamëve që të mos e kryejnë këtë veprim. “Kjo pasi veprimet e tyre janë të padrejta dhe në kundërshtim me mësimet e Islamit”, thuhet në deklaratën e këtij grupi të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

iOS 11 sjell këto risi

Posted: 05 Jun 2017 01:42 PM PDT

Ashtu edhe siç pritej, Apple ka prezantuar sistemin e ri operativ iOS 11 në konferencën e përvitshme WWDC. Me sistemin e ri vijnë disa ndryshime të mëdha. “Apple Pay” lejon pagesa edhe përmes iMessage duke mundësuar dërgimin e parave te miqtë. Ndërkohë, asistenti digjital Siri ka përjetuar disa ndryshime. Zëri është përmirësuar dhe arrin të përkthejë frazat në disa gjuhë, edhe pse akoma është në versionin beta. Live Photos tani ju mundësojnë të zgjedhni kornizën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Apple hedh në treg altoparlantin e mençur HomePod (FOTO + VIDEO)

Posted: 05 Jun 2017 01:39 PM PDT

Apple ka publikuar një altoparlant i cili aktivizohet përmes zërit i mbështetur nga asistentja e tij virtual Siri. Njëjtë sikur pajisjet nga Amazon dhe Google, altoparlanti HomePod nga Apple u përgjigjet pyetjeve dhe kontrollon pajisjet e shtëpisë siç janë dritat. Analistët kanë thënë që Apple ka punuar ngadalë në përmirësimin e asistentes virtuale Siri dhe ka lansuar një altoparlant të mençur, pasi Amazon plasoi në treg altoparlantin Echo në vitin 2014. Kompania e ka reklamuar HomePod me së shumti si......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sherr me thika në Tiranë, plagoset tranvestiti Anxhela

Posted: 05 Jun 2017 01:38 PM PDT

Një plagosje me thika ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku si pasojë është plagosur tranvestiti që njihet me emrin Anxhela. Gjithçka ka ndodhur në orët e vona të ditës së diel në rrugën “Xhorxh Bush”, ku emri i vërtetë i Anxhelës është Fatjon Hoxha dhe se ka marrë dy goditje me thikë. Personi i dyshuar për plagosje besohet se është një 30-vjeçar, për kapjen e të cilit është angazhuar policia. Tranvestiti është dërguar menjëherë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpend Ahmeti e fton në debat televiziv Avdullah Hotin

Posted: 05 Jun 2017 01:37 PM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherit kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, i është përgjigjur me kundër akuza Avdullah Hotit – kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR- Alternativa Sipas Hotit, gjatë këtyre katër viteve Prishtina e ka kuptuar se cili është dallimi ndërmjet qeverisjes së LDK-së dhe qeverisjes nga të tjerët. Ahmeti lidhur me këtë çështje ka ftuar Hotin në debat të hapur. Postimi i plotë: "Kandidati për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk mbahet CR7, kështu kërcen para të dashurës së tij në avion (VIDEO)

Posted: 05 Jun 2017 01:35 PM PDT

Cristiano Ronaldo ka filluar pushimet pas një sezoni të paharruar me Real Madridin. Katër herë fituesi i Topit të Artë, pas pritjes madhështore që iu bë nga tifozët e Real Madridit në ‘Saniago Bernabeu’, ka marrë rrugë për pushimet e verës. Ai ka publikuar një video nga aeroplani i tij privat, teksa shihet duke kërcyer para syve të të dashurës së tij Georgina, transmeton "Lajmi.net". Për ta parë këtë video klikoni KËTU. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rita Ora bën duetin e parë me dy këngëtare të famshme shqiptare (VIDEO)

Posted: 05 Jun 2017 01:25 PM PDT

Kjo video do ngelet në mëndjen e të gjithëve… Gjatë mbrëmjes së djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë në Shqipëri pasi ka qenë e ftuar në dasmën e kushërirës së saj. Ajo është argëtuar pafund në këtë dasëm ku ka kërcyer dhe kënduar. Megjithatë një video mjaft e këndshme është publikuar nga këngëtarja Eranda Libohova, e cila ka kënduar në këtë dasëm, por jo vetëm Eranda pasi në sfond po këndon......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A ishin më të shkolluar kryeministrat shqiptarë më parë sesa ata që po garojnë sot?

Posted: 05 Jun 2017 01:17 PM PDT

Kryeministrat e parë shqiptarë ishin zë i fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve, bartës të proceseve të mëdha, ndërtues të marrëdhënieve ndërkombëtare të shqiptarëve me shtetet tjera perëndimore, të ndjekur nga komunizmi, themeluan alfabetin dhe shkollat shqipe... Ata njihnin disa gjuhë të huaja, kurse kishin mbaruar studimet në qendrat më të njohura universitare të asaj kohe si: në Itali, në Austri, në Zvicër, në Stamboll, në Romë... Kryeministri i parë shqiptar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Skandaloze: Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Zaevit e quan UÇK-në organizatë terroriste (DOKUMENT)

Posted: 05 Jun 2017 01:07 PM PDT

Kryeministri i ri i Maqedonisë Zoran Zaev, në mbledhjen e parë të Kabinetit të tij qeveritar, mes tjerash, zgjodhi edhe sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, dhe ky është Dragi Rashkovski, për të cilin u tha se vjen nga Fakulteti Juridik i Shkupit. Ajo që nuk u tregua me këtë rast, është se Rashkovski ka qenë një kundërshtar i spikatur i intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga pushtimi ushtarako-policor i Serbisë së Sllobodan Millosheviqit. Nga një dokument që i ra në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas lindjes së djalit, Majlinda shfaq linjat seksi në bikini (Foto)

Posted: 05 Jun 2017 01:05 PM PDT

Majlinda Zeka e ka rimarrë shumë mirë veten pas lindjes së djalit. Këtë e dëshmojnë më së miri disa imazhe të fundit të realizuara me bikini, aty ku ajo shfaq linjat seksi, shkruan lajmi.net Majlinda Zeka u bë e njohur pas lidhjes me reperin Majk e pastaj lindja e djalit të tyre bëri që emri t’u përmendet së tepërmi në mediat rozë. Majlinda dhe Majk tashmë i kanë ndarë rrugët por është djali Roani ai i cili i lidh përsëri në njëfar mënyre.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Molliqaj për fotografinë: S’kam qenë dhe s’do jem kurrë në PDK

Posted: 05 Jun 2017 12:58 PM PDT

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka komentuar fotografinë në të cilën shihet bashkë me tani presidentin e shtetit Hashim Thaci. Ai ka deklaruar se ajo fotografi është bërë gjatë një vizite të Thacit në gjimnaz, duke theksuar se kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova. “Ajo fotografi është bërë menjëherë pas luftës. Hashim Thaci ka ardhur në gjimnazin e Decanit.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tronditet futbolli italian

Posted: 05 Jun 2017 12:51 PM PDT

Andrea Agnelli nuk do të jetë presidenti i vetëm i një klubi italian që do të dëshmojë para komisionit parlamentar Anti-mafia për lidhjet që ka futbolli me elementë të krimit të organizuar. Pas presidentit të Juventusit, dëshminë e tyre para këtij komisioni do ta japin edhe Claudio Lotito i Lazios, Aurelio De Laurentiis i Napolit dhe Enrico Preciozi i Genoas. Komisioni parlamentar është ndërtuar për të hetuar lidhjet që kanë elementët kriminalë, të cilëve shpesh klubet u kanë krijuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri malazez pas anëtarësimit në NATO: Sot është ditë e madhe

Posted: 05 Jun 2017 12:50 PM PDT

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, ka thënë se është një ditë e madhe për shtetin të cilin e udhëheq. Ai e ka falënderuar Amerikën për ndihmën që ia dha Malit të Zi në këtë rrugë, transmeton lajmi.net. “Pas 11 vjetësh kur ne jemi në hartën e Evropës, dhe pas 11 vitesh pavarësi sot bëhemi pjesë e kësaj aleance të fuqishme. Anëtarësimi në NATO do të thotë stabilitet i vazhdueshëm për ne dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Getoar Selimi zhduk këtë fotografi pak minuta pasi e postoi (Foto)

Posted: 05 Jun 2017 12:49 PM PDT

Zakonisht jemi mësuar të shohim fotot e tij fashion, të një djali me look të kuruar deri në detaj. Por shumë pak persona i kanë parë fotot e Getoar Seilimit para se ai të bëhej i famshëm apo në fëmijëri. Një foto e tillë u postua nga vëllai i tij, Liberian Selimi, në Instagram. Në foto ishin dy vëllezërit kur ishin të vegjël. Por nuk e kuptuam pse kjo foto u zhduk menjëherë pas disa sekondave pasi ishte postuar.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stoltenberg: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO sjell stabilitet në Ballkan

Posted: 05 Jun 2017 12:48 PM PDT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pranimi i Malit të Zi në Aleancë është mirë për stabilitetin e këtij vendi dhe për Ballkanin. Ai shtoi, se Mali i Zi sjell guximin dhe përkushtimin e popullit të tij në NATO, e cila është dedikuar për misionet në të cilat marrin pjesë ata, transmeton lajmi.net. Mali i Zi është bërë anëtari i 29 i NATO-s, pasi delegacioni malazez i dorëzoi instrumentet e ratifikimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut në Uashington,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident në qendër të Prishtinës, ka të lënduar (Foto)

Posted: 05 Jun 2017 12:40 PM PDT

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në kryeqytet. Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 21:00 në Rrugën “UÇK” tek pompa e benzinë “IP Petrol”, janë ndeshur dy vetura, raporton Telegrafi. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, në aksident ka edhe të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila po heton shkaqet e aksidentit.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoti: Prishtina për katër vjet ka mësuar si nuk duhet qeverisur

Posted: 05 Jun 2017 12:34 PM PDT

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me Degën e III-të të LDK-së, ka thënë të hënën se Prishtina në këto katër vite ka mësuar më së miri se si nuk duhet të qeveriset. “Gabimi që është bërë para katër viteve më nuk do të përsëritet më, sepse Prishtina e ka kuptuar se cili është dallimi ndërmjet qeverisjes së LDK-së dhe qeverisjes nga të tjerët”, ka thënë Hoti. Ai ka thënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Njëri nga sulmuesit e Londrës ishte shfaqur në një dokumentar të xhihadistëve (Video)

Posted: 05 Jun 2017 12:31 PM PDT

Njëri prej terroristëve në sulmin e së shtunën në mbrëmje në qendër të Londrës që vrau shtatë persona, u shfaq më parë në një dokumentar televiziv për xhihadistët në Britani, transmeton lajmi.net. Sic ka vlerësuar Daily Mail, përfshirja e Hiramit Sazama (27), është një turp i madh për Shërbimin Policor britanikë dhe ata të sigurisë, sepse ai ishte i njohur për policinë, pasi ishte paraqitur duke e shpalosur flamurin islamik në një park për predikuesit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afër 5 mijë vëzhgues të akredituar për zgjedhjet e 11 qershorit

Posted: 05 Jun 2017 12:27 PM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar edhe 1 mijë e 437 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke arritur kështu në gjithsejtë 4 mijë e 887 vëzhgues. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutoi edhe për masat që duhet të ndërmerren në drejtim të rritjes së transparencës dhe mbrojtjes së vullnetit të votuesve, gjatë numërimit të votave të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë. Anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Do të mundësojmë krijimin e një parku të biznesit për investimet amerikane

Posted: 05 Jun 2017 12:24 PM PDT

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka premtuar se do të mundësojnë krijimin e një parku të biznesit për investimet amerikane. Ai ka thënë se raportet me Amerikën vetëm duhet të forcohen. “E parapëlqej ta quaj si “Bondsteel American Investment Park” – një zonë e caktuar ku mund ta kemi edhe një park biznesi vetëm për investitorët amerikan.Marrëdhëniet tona krejtësisht të veçanta me Amerikën duhet të forcohen edhe me shumë përfshirë fushën e ekonomisë”,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhiu shpjegon reformat që do t’i bëjë Vetëvendosja në drejtësi, nëse fiton

Posted: 05 Jun 2017 12:22 PM PDT

Albulena Haxhiu, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, në studio të Magazinës Zgjedhore në Klan Kosova ka shpjeguar se çfarë do të bëjë VV-ja për të përmirësuar sistemin e drejtësisë në Kosovë. Sipas saj, janë disa hapa të domosdoshëm, e të cilët duhet të paraprihen me ligjin e Vettingut. “Për shkak të mendësisë së mbrapsht politike kriminelët ende janë të paprekshëm në Kosovë. Ky sistem merret me të pambrojturit, por jo me ata që e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV bllokoi ndërtimin e Operës dhe Baletit për shkak të emrit 'Ibrahim Rugova' (Video)

Posted: 05 Jun 2017 12:21 PM PDT

Ishte vitit 2006 kur filloi projekti për ndërtimin e objektit të Operës dhe Baletit në Kosovë. Që nga atëherë shumë para u shpenzuan e shumë fjalë u thanë për këtë projekt, i cili tash e sa vite vazhdon të jetë vetëm në letër. Problemi kryesor duket të jetë kostoja, pasi që për ndërtimin e objektit është paraparë një investim prej afër 30 milionë euro. Të zhgënjyer nga kjo ngecje janë të gjithë drejtuesit e institucioneve kulturore, mirëpo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është shpikja më e re që e ka bërë një shqiptar (VIDEO)

Posted: 05 Jun 2017 12:16 PM PDT

Shaban Saliu nga Tetova njihet si një shpikës inovativ që një kohë më të gjatë. Ai më parë ka krijuar një veturë që punon me energji elektrike, turbinën që me shtypje të ujit karrikon akumulatorët, dhe turbinën që prodhon rrymë elektrike. Zbulimi i tij i fundit është djepi për përkundje të bebeve dhe që funksionon i tëri me rrymë. Ai ka shfrytëzuar motorin që i lëviz fshirëset e parafingos së veturës dhe e ka lidhur me energjinë elektrike. Shabani......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now