Zëri: “Ky është numri emergjent i Ambasadës së Kosovës” plus 29 more |
- Ky është numri emergjent i Ambasadës së Kosovës
- A ka viktima kosovare në sulmin e Londres? Flet ambasadori i Kosovës, Lirim Greiçevci
- Dy incidentet në Londër konfirmohen si terroriste, jo edhe i treti
- Vjen edhe reagimi i Trump për ngjarjet në Londër
- May: Incidenti në Londër po trajtohet si sulm i mundshëm terrorist
- Çfarë dihet deri tash për sulmin në Londër?
- Policia britanike bën thirrje për qetësi
- Në Londër regjistrohet edhe incidentim I tretë
- Vlora Çitakut i vjen keq për Edi Ramën
- Shpërthimi në Itali pas Ligës së Kampionëve (VIDEO)
- Flet heroi, Ronaldo deklaratë të pabesueshme pas triumfit në Champions
- Monedhat virtuale arrijnë në Kosovë
- Juventus 1-4 Real Madrid, notat e lojtarëve (Foto)
- Kjo fushatë e çuditshme!
- Pacolli shtron iftar, qindra të ftuar në shtëpinë e tij (Foto)
- Gaxherri: Vota për Vetëvendosjen votë e humbur (Video)
- Grabovci: Fitorja e Kadri Veselit, e pashmangshme
- 'Mbretërit' shkruajn historinë, Real Madridi është fitues i Ligës së Kampionëve
- Juventus – Real Madrid, gol në minutën e fundit (Video)
- Rita Ora sërish në një dasmë, kësaj radhe në Tiranë (Foto)
- 970 kandidatë synojnë ulësen e deputetit
- Veseli për Fisnik Ismailin: Në Kuvend nuk na duhen lodhacak si ‘Skënderbeu’
- Mergim Mjeku sjell super projektin e verës 2017
- Çfarë po bën artisti Avni Hadergjonaj në Londër?
- Reali një hap afër trofeut, shënon dy gola të shpejtë ndaj Juves(Video)
- Çfarë u thotë Mustafa atyre që Avdullah Hotin e quajnë jokarizmatik? (VIDEO)
- Historike, Ronaldo lojtari i parë që e bën këtë në finale të Ligës së Kampionëve (Foto)
- Reali shënon, kryeministri Rama bëhet për cigare (VIDEO)
- Eskalon debati: Milaim Zeka kapet me Xhelal Sveçlën
- Mbyllet pjesa e parë e finales me rezultat të barabartë
Ky është numri emergjent i Ambasadës së Kosovës Posted: 03 Jun 2017 05:30 PM PDT Ky është numri emergjent i Ambasadës së Kosovës Ambasada e Kosovës në Londër vë në dispozicion numrin emergjent Ambasada e Kosovës në Britani të Madhe ka vënë në dispozicion një numër emergjent pas sulmeve në mbrëmjen e së shtunës në Londër. Tre sulme goditën të shtunën Londër, ndërsa policia ka konfirmuar se më shumë se një person ka vdekur. Tani, ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Grejçevci ka njoftuar për numrin emergjent në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
A ka viktima kosovare në sulmin e Londres? Flet ambasadori i Kosovës, Lirim Greiçevci Posted: 03 Jun 2017 05:25 PM PDT Ambasada e Kosovës në Londër, është mobilizuar pas sulmeve terroriste që ndodhën në kryeqytetin britanik. Në një bisedë për Magazina.al, Lirim Greicevci, ambasador i Kosovës në Britani të Madhe, ka thënë se është duke e përcjellë situatën pas ngjarjeve që ndodhën atje. Ai tha se nuk ka ende informacione nëse ndonjë kosovarë mund të jetë viktimë e këtyre sulmeve. Për çdo të papritur, Greiçevci ka thënë se Ambasada e Kosovës ka lëshuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Dy incidentet në Londër konfirmohen si terroriste, jo edhe i treti Posted: 03 Jun 2017 05:09 PM PDT Policia britanike ka konfirmuar se sulmi në Urën e Londrës dhe në Borough Market janë sulme terroriste. Policia poashtu ka bërë të ditur se incidenti i tretë që ka ndodhur në zonën Vauxhall nuk ka të bëjë asgjë me dy sulmet e para dhe s’ka asnjë ndërlidhje me sulm të mundshëm terrorist. Incidenti i tretë është përshkruar si therje, transmeton Klan Kosova. Deri tani besohet se një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar nga këto incidente derisa deri tani askush nuk e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vjen edhe reagimi i Trump për ngjarjet në Londër Posted: 03 Jun 2017 04:56 PM PDT Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas sulmeve të raportuara në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër. “Ne duhet të jemi të zgjuar, vigjilentë dhe të rreptë. Ne kemi nevojë për gjykatat, që të na kthejnë të drejtat tona. Neve na duhet Ndalesa e Udhëtimeve për të rritur nivelin e sigurisë”, ka thënë Trump, përmes një cicërime në rrjetin social Twitter. Përmes një tjetër reagimi, po ashtu në Twitter, Trump ka thënë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
May: Incidenti në Londër po trajtohet si sulm i mundshëm terrorist Posted: 03 Jun 2017 04:52 PM PDT Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se “incident i tmerrshëm” në Londër po trajtohet si “akt i mundshëm terrorist”. “Ky është një hetim që po vazhdon me hapa të shpejtë. Dua të shpreh mirënjohjen time për Policinë dhe shërbimet emergjente që janë në vend të ngjarjes. Lutjet tona janë me ata që janë prekur nga këto ngjarje të tmerrshme”, ka thënë May në deklaratën e saj pas sulmit në Londër. Ajo pritet që të dielën...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Çfarë dihet deri tash për sulmin në Londër? Posted: 03 Jun 2017 04:35 PM PDT Deri tani, Policia Britanike ka konfirmuar se është më se një i vdekur pas sulmit që po dyshohet të jetë terrorist në Londër. Fillimisht, një furgon i bardhë ka goditur këmbësorë në Urën e Londrës në orën 22:15. Më pas, është raportuar se janë parë persona me thika në duar dhe janë dëgjuar të shtëna. Incidenti i tretë ka ndodhur në Vauxhall, Scotland Yard. Policia Britanike është vënë në kërkim të tre personave që dyshohet se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Policia britanike bën thirrje për qetësi Posted: 03 Jun 2017 04:22 PM PDT Pas incidenteve të regjistruara këtë mesnatë në Londër, ku bëhet me dije se ka edhe viktima. Policia britanike ka bërë thirrje për qetësi. “Ju lutemi ta mbani qetësinë, por që jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm”. “Ne po përdorim aftësinë e nevojshme dhe burimet tona për këto incidente”, thuhet një thirrjen e policisë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Në Londër regjistrohet edhe incidentim I tretë Posted: 03 Jun 2017 04:05 PM PDT Brenda pak minutave në Londër janë regjistruar tre incidente të njëpasnjëshme. Policia tash thuhet se I janë përgjigjur incidentit të tretë që ka ndodhur në Londër. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vlora Çitakut i vjen keq për Edi Ramën Posted: 03 Jun 2017 02:50 PM PDT Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përgëzoi trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, pas fitores së Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve. Por, në postimin e saj në Twitter, ajo po ashtu tha se i vjen keq për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili tashmë dihet që është tifoz i flaktë i Juventusit, që u mposht nga ekipi madrilen. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shpërthimi në Itali pas Ligës së Kampionëve (VIDEO) Posted: 03 Jun 2017 02:25 PM PDT Mijëra njerëz ishin mbledhur në sheshin e ‘San Carlos’ në Torino, por duket se ajo që ka ndodhur gjatë pjesës së 2-të të ndeshjes nuk ka lidhje me ndeshjen. Siç raportojnë mediat italiane në sheshin ku ka pasur mijëra njerëz ka pasur disa shpërthime dhe për pasojë janë plagosur shumë persona. Njerëzit kanë ikur me vrap, ndërsa aktualisht në vendin e ngjarjes ka shumë ambulanca dhe polici. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Flet heroi, Ronaldo deklaratë të pabesueshme pas triumfit në Champions Posted: 03 Jun 2017 02:22 PM PDT Real Madridi është bërë skuadra e parë në histori të Champions Leagues që fiton këtë trofe dy herë me radhë, pasi “Los Blancos” mposhti në finale Juventusin me rezultatin 4-1. “Jam shumë i lumtur, një tjetër Champions dhe shkruam historinë. A është ky Championsi im? Nuk e di, kam qenë në formë në momentet më vendimtare, duke shënuar gola në ndeshjet kryesore, por me rëndësi është fitorja dhe rekordi historik që e arritëm. Me të vërtetë nuk po mund...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Monedhat virtuale arrijnë në Kosovë Posted: 03 Jun 2017 02:15 PM PDT Monedha virtuale është shtrirë edhe në Kosovë, thonë ekspertë për çështje financiare. Kjo monedhë e quajtur ndryshe, Bitcoin, ekziston vetëm në rrjetet informatike, por me anë të së cilës mund të kryhen transaksione, sikurse me paranë e vërtetë. Monedhat virtuale, paraqiten në shumë forma, në fillim si monedha brenda lokaleve të lojërave kompjuterike online, media sociale, dhe më vonë janë zhvilluar si mjete pagese që pranohen në jetën reale. Flamur Keqa, ekspert për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Juventus 1-4 Real Madrid, notat e lojtarëve (Foto) Posted: 03 Jun 2017 02:08 PM PDT Real Madridi ka fituar në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit me rezultat 1-4. Golin e nderit për Zonjën e Vjetër e shënoi Mario Mandzukic (27’), kurse për Los Blancos shënuan Cristiano Roanldo (20’, 64’), Casemiro (61’) dhe Marco Asensio (90’). Por, më i miri në takim ishte Casemiro i cili u vlerësua me notën 8.8, ndërsa më poshtë keni notat nga të dy skuadrat: Juventus: Real Madrid: ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 03 Jun 2017 02:06 PM PDT Nuk ngjan thuajse aspak më të tjerat! Është më ndryshe se çdo fushatë që kemi parë këto 27 vjet. Duhej të ishte më e tensionuar, por ngjan më e qetë. Duket se ka zëra më të ngritur, por askush nuk i merr seriozisht. Është një lloj hibridi që se kemi parë deri më sot, por që po ashtu, vështirë se mund të përsëritet sërish. Po përse kjo fushatë është kaq e panatyrshme dhe cili është çelësi i saj. Ka së paku dy gjëra që e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pacolli shtron iftar, qindra të ftuar në shtëpinë e tij (Foto) Posted: 03 Jun 2017 02:02 PM PDT Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli sonte në shtëpinë e tij në Hajvali ka pritur një numër të madh të mysafirëve për iftar. Në këtë iftar të pranishëm kanë qenë edhe disa nga strukturat e LDK-së me të cilën partia e tij AKR ka koalicion në zgjedhjet parakohshme parlamentare. Ai përmes një fotoje të publikuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se në shtëpinë e tij të gjithë janë të mirëseardhur. “Në shtëpinë time, të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gaxherri: Vota për Vetëvendosjen votë e humbur (Video) Posted: 03 Jun 2017 01:59 PM PDT Besa Gaxherri, ka thënë se LDK është alternativa e vetme në vend për qytetarët. Ajo ka thënë se Avdullah Hoti është lider i kalibrit evropian dhe se në krahasim me Albin Kurtin dhe Ramush Haradinaj ai është më i përgatituri sidomos në aspektin ekonomik. Gaxherri ka thënë se ata janë pasardhësit e Rugovës dhe për këtë po kërkojnë votë popullore. Derisa ajo ka thënë se vota për Vetëvendosjen është votë e humbur. Gaxherri këto komente i ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Grabovci: Fitorja e Kadri Veselit, e pashmangshme Posted: 03 Jun 2017 01:55 PM PDT Adem Grabovci nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka qëndruar sot në fshatin Devë të Gjakovës bashkë me Hajdar Beqën. Grabovci në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se vizioni i kryetarit Veseli po gjen përkrahje gjithëqytetare. Ja postimi i plotë: Në Devë të Gjakovës, së bashku me kandidatin për deputet Hajdar Beqa, morëm mbështetje të fuqishme për #FillimiRi. Vizioni dhe lidershipi i Kadri Veselit, po gjenë përkrahje gjithëqytetare. Fitorja...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
'Mbretërit' shkruajn historinë, Real Madridi është fitues i Ligës së Kampionëve Posted: 03 Jun 2017 01:45 PM PDT Real Madridi është bërë skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që fiton këtë trofe dy herë me radhë. Real Madridi ka fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2016/17. Los Blancos e mposhtën në finale Juventusin 4:1 për të shkruar histori. Me këtë triumf, Reali ka thyer rekord historik, duke u bërë klubi i parë që e fiton dy herë me radhë Ligën e Kampionëve. Ishte Cristiano Ronaldo ai që udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit duke shënuar dy gola...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Juventus – Real Madrid, gol në minutën e fundit (Video) Posted: 03 Jun 2017 01:42 PM PDT Real Madrid ka shënuar golin e katërt në finale kundër Juventusit. Golin e shënoi Asesnsio në minutën e 90-të. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rita Ora sërish në një dasmë, kësaj radhe në Tiranë (Foto) Posted: 03 Jun 2017 01:25 PM PDT Mund të jetë këngëtare me famë botërore, të jetë e angazhuar maksimalisht nëpër evenimente e ceremoni, por një gjë është e sigurt, familjen e ka në rend të parë. Pothuajse dy vjet më parë, kishte ardhur në Prishtinë që të merrte pjesë në dasmën e kushërinjve të saj, por kësaj radhe Rita Ora do e kalojë mbrëmjen në Tiranë, ndoshta duke hedhur valle shqipe sikurse bëri në Kosovë. Vajza e tezes së saj, Amantina Tolaj, po martohet dhe Rita Ora ia ka behur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
970 kandidatë synojnë ulësen e deputetit Posted: 03 Jun 2017 01:24 PM PDT Këtë vit numri i kandidatëve që synojnë të fitojnë ulëse të deputetit në Kuvend është më i ulëti që nga viti 2001. Zvogëlimi i numrit të kandidatëve për deputetë shihet si vendim pozitiv. Megjithatë, nuk përjashtohet fakti edhe i mundësisë së manipulimit të votave. Numri i kandidatëve për të fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës për vitin 2017, është numri më i ulët qysh nga viti 2001, kur për herë të parë u mandatuan deputetet...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Veseli për Fisnik Ismailin: Në Kuvend nuk na duhen lodhacak si ‘Skënderbeu’ Posted: 03 Jun 2017 01:20 PM PDT Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thumbuar për ditën e dytë me radhë, anëtarin dhe ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili. Derisa ka folur, Veseli ka bërë thirrje që të votohen kandidatët për deputetë, Leonora Bunajku-Morina dhe Skënderbe Hebibi. “E them si me gjysmë shaka, nuk është mirë në kuvend me pas lodhacak si ai Skënderbeu, prandaj votojeni Skënderbe Hebibin e vërtetë”, është shprehur Veseli, raporton Klan Kosova. Kadri Veseli në legjislaturën e fundit me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mergim Mjeku sjell super projektin e verës 2017 Posted: 03 Jun 2017 01:17 PM PDT Ai është një artist që jo vetëm falë bashkëpunimeve por edhe këngëve që solli vetëm u mirëprit shumë mirë në tregun muzikor shqiptar. Po flasim për këngëtarin Mërgim Mjeku ku ne mësojmë se ai tashmë ka realizuar projektin më të mirë të verës 2017, e për këtë flitet se klipin e ka realizuar në Gjermani me një produksion të njohur atje me emrin “Camera Cave”. Do të jetë edhe nga zhanri shumë më ndryshe e shumë modern, e ku kënga...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Çfarë po bën artisti Avni Hadergjonaj në Londër? Posted: 03 Jun 2017 01:17 PM PDT Ai është një artist i mirë dhe me një stil shumë të vecantë, ndërsa mjaft profesionist në punën që bën. Ky është këngëtari Avni Hadërgjonaj, ku mësojmë se ai ka udhëtuar në Londër e me siguri atje është duke projektuar këngën e rradhës. Nuk e dimë ende se kur do të dalë apo me kë po bashkëpunon atje artisti, por na duhet të presim deri sa të vijë puna e tij, e natyrisht nëse ka marrë këtë rrugë duhet të presim një super projekt...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Reali një hap afër trofeut, shënon dy gola të shpejtë ndaj Juves(Video) Posted: 03 Jun 2017 01:16 PM PDT Real Madrid ka shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen finale ndaj Juventusit. Është mesfushori brazilian, Casemiro, i cili ka shënuar një gol të bukur për 2-1. Goli i Casemiros erdhi në minutën e 61 të ndeshjes. Vetëm tre minuta më vonë ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi për 3-1. /Telegrafi/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Çfarë u thotë Mustafa atyre që Avdullah Hotin e quajnë jokarizmatik? (VIDEO) Posted: 03 Jun 2017 01:13 PM PDT Isa Mustafa nuk hyn në palestrën “Minatori” në Mitrovicë vetëm me partiakët e tij. Ai e bën këtë tek atëherë kur i vijnë partnerët e koalicionit. Më vonë, gjatë tubimit me simpatizantë, u tha se në krejt këtë bashkim, ka një mesazh – kështu të bashkuar do ta mposhtin PDK-në, sikur e fituan katër vjet më parë, kur në balotazhin për zgjedhjet lokale, LDK e AKR e bënë Agim Bahtirin kryetar të Mitrovicës. Dhe në këtë grumbull liderësh...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Historike, Ronaldo lojtari i parë që e bën këtë në finale të Ligës së Kampionëve (Foto) Posted: 03 Jun 2017 01:10 PM PDT Ronaldo është bërë lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon gol në tri finale. Juventusi dhe Real Madridi janë duke barazuar 1:1 me finalen e Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në “Millennium Stadium” në Cardiff, shkruan Gazeta Express. Të parët në epërsi kaluan Los Blancos përmes Cristiano Ronaldos, i cili shënoi për 1:0 në minutën e 20’të. Shtatë minuta më vonë, Mario Mandzukic befasoi vendasit duke shënuar një gol...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Reali shënon, kryeministri Rama bëhet për cigare (VIDEO) Posted: 03 Jun 2017 01:06 PM PDT Kryeministri Edi Rama e ka treguar qindra herë se është tifoz i zjarrtë i skuadrës italiane të Juventusit që sot përballet në finalen e Champions League me Real Madrid, një ndeshje që luhet në Cardiff të Uellsit. Ndërsa ka ftuar tifozët ta shohin ndeshjen në fushën e gjelbër të Kryeministrisë, edhe vetë Rama i është bashkuar atyre duke e ndjekur live përballjen e madhe me ta. Goli i parë i Realit ndaj Juventusit ka qenë i hidhur për kryeministrin, i cili me sa duket është bërë për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Eskalon debati: Milaim Zeka kapet me Xhelal Sveçlën Posted: 03 Jun 2017 12:46 PM PDT ‘Krimb’ e ka quajtur Milaim Zeka, Xhelal Zveqlën e Vetëvendosjes. Ky i fundit paraprakisht tha se kandidati për deputet i Nismës për Kosovën është ‘palaço’. Debat i ashpër është zhvilluar në DebatPernime në mes të Milaim Zekës së Nismës për Kosovën dhe Xhelal Sveqlës së Vetëvendosjes. Dyshja kanë debatuar për sistemin e drejtësisë në vend. “Çdo oborr ,mbretëror e ka pas një palaço të cilit i janë toleru me folë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mbyllet pjesa e parë e finales me rezultat të barabartë Posted: 03 Jun 2017 12:43 PM PDT Kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë të finales së Champions League. Juventus dhe Real Madrid kanë shkuar në pushimin në mes pjesëve me rezultat të barabartë 1:1. Ronaldo ka ç’bllokuar rezultatin pas 20 minutave lojë, me një gol nga një aksion i bukur. Por është me gol të bukur është kundërpërgjigjur në anën tjetër Mandzukiq vetëm pas shtatë minutave. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |